Sëmundja E Alzheimerit I

Sëmundja E Alzheimerit I
Авторы книги: id книги: 1096065     Оценка: 0.0     Голосов: 0     Отзывы, комментарии: 0 235,76 руб.     (2,56$) Читать книгу Купить и скачать книгу Купить бумажную книгу Электронная книга Жанр: Здоровье Правообладатель и/или издательство: Tektime S.r.l.s. Дата добавления в каталог КнигаЛит: ISBN: 9788873046424 Скачать фрагмент в формате   fb2   fb2.zip Возрастное ограничение: 0+ Оглавление Отрывок из книги

Реклама. ООО «ЛитРес», ИНН: 7719571260.

Описание книги

Çfarë është kjo sëmundje? Cilat janë shkaqet? Çfarë pasojash sjell? Zbuloji të gjithë çelësat e sëmundjes së Alzheimerit. Alzheimeri është një sëmundje që po shtohet përsa i përket numrit të rasteve të prekura gjatë viteve të fundit, dhe në këtë aspekt kanë lindur shumë pyetje në momentin kur një person apo një i afërm njihet me diagnozën, si për shembull: çfarë është Alzheimeri? Cili është shkaku? A ka një trajtim të tij? Si zhvillohet sëmundja? Çfarë pasojash sjell në jetën e përditshme? Cilat janë efektet psikologjike mbi pacientin? Hapet kështu një mori pyetjesh që tentojnë të ulin pasigurinë që shkaktohet kur arrin të marrësh vesh se vuan nga një sëmundje çdo herë e “më të hasur” dhe më të vështirë, për të cilën dihen tashmë edhe zhvillimet e fundit shkencore, dhe kjo pasiguri ndodh jo vetëm për shkak të një pjese të madhe të kompleksitetit të gjuhës teknike që përdoret, por edhe sepse këto zhvillime të fundit vijnë zakonisht tek specialistët nëpërmjet mbledhjeve dhe kongreseve ku shpërndahet një informacion i tillë. Objektivi: Objektivi i këtij libri elektronik është që të shërbejë si model fillestar për ata persona që vuajnë vetë ose kanë një të afërm në familjen e tyre që vuan nga sëmundja e ALZHEIMERIT. Ky libër ka për qëllim të prezantojë në formë sa më të qartë rezultatet e kërkimeve të fundit mbi sëmundjen e Alzheimerit, duke u dhënë përgjigje tre pyetjeve thelbësore, si nga këndvështrimi i pacientit ashtu edhe i familjarëve të tij, duke filluar nga më kryesorja: çfarë është Alzheimeri? Cilat janë shkaqet? Dhe çfarë pasojash sjell në jetën e pacientit dhe të afërmve të tij? Ky libër u adresohet: – Specialistëve të shëndetit që dëshirojnë të thellojnë diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit. – Profesorëve që duan t’u ofrojnë studentëve të tyre një informacion të azhornuar mbi sëmundjen e Alzheimerit. – Kujtdo që është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit dhe të afërmve të tij/saj në mënyrë që t’i mësojë se si të veprojnë për t’i bërë ballë kësaj sëmundje. Çështjet Si më poshtë do të gjeni secilën nga çështjet thelbësore që trajtohen në këtë punim: – Përkufizimi i Alzheimerit: pavarësisht gjithë asaj që është dëgjuar të flitet për Alzheimerin, për shumë njerëz është akoma i panjohur. – Shkaqet e Alzheimerit: zbulo shkakun e Alzheimerit, duke e njohur më mirë me qëllim parandalimi. – Pasojat e Alzheimerit: si për jetën e personit që është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit, ashtu edhe për të afërmit e tij/saj.

Оглавление

Dr. Juan Moisés De La Serna. Sëmundja E Alzheimerit I

PARATHËNIE

Índice

FALENDERIME

KAPITULLI 1. PËRKUFIZIMI I ALZHEIMERIT

KAPITULLI 2. SHKAQET E ALZHEIMERIT

KAPITULLI 3. PASOJAT E ALZHEIMERIT

KONKLUZIONE

JUAN MOISES DE LA SERNA

Отрывок из книги

PROF. Dr. Juan Moisés de la Serna

Përkthyer nga Gentian Cane

.....

Rezultatet tregojnë diferenca të konsiderueshme të rezultateve më të këqija tek pacientet me D. C. L. në krahasim me ata që kanë sëmundjen e Alzheimerit, ku të parët normalisht merrnin më shumë trajtim mjekësor, përveçse kishin një incidencë shumë më të madhe të depresionit, emikranisë dhe hemorragjisë cerebrale. E gjitha kjo do të sillte rritjen e pasojave negative tek pacientët me D.C.L si tek shëndeti i tyre fizik ashtu edhe ai mendor.

<< D.C.L. (demenca me trupa Levi) është një lloj demence që ka të njëjtat simptoma me sëmundjen e Alzheimerit dhe sëmundjen e Parkinsonit. Mund të konstatohet në rreth 10% të gjithë rasteve të demencës. D.C.L. ka tendencë të diagnostikohet gabimisht në sëmundje tjetër (ose D.C.L. diagnostikohet pak). Simptomat që përjeton një person varen pjesërisht nga fakti se ku gjenden trupat Levi brenda në tru.

.....

Добавление нового отзыва

Комментарий Поле, отмеченное звёздочкой  — обязательно к заполнению

Отзывы и комментарии читателей

Нет рецензий. Будьте первым, кто напишет рецензию на книгу Sëmundja E Alzheimerit I
Подняться наверх