Читать книгу Atropos - Federico Betti, Federico Betti - Страница 2
ОглавлениеPër të gjithë lexuesit që po presin me padurim të lexojnë këto histori
Burri zbriti nga autobusi i linjës 19 te Sheshi Braçi në San Laxaro të Savenës, arriti tek kioska e gazetave, bleu një kopje të Resto Del Carlino dhe nisi ta shfletonte. U ul në një nga stolat e Sheshit për të lexuar gazetën por nuk gjeti ndonjë lajm me rëndësi: faqet e para ishin të mbushura të tëra me kronikën, ndërsa brenda gjeti lajme nga ekonomia dhe, më tej, faqet me lajme lokale nga krahina bolonjeze, që nga qyteti e deri tek të gjitha rrethinat e tij. I hodhi një sy edhe njoftimeve publicitare, pa gjetur asgjë interesante. E palosi gazetën dhe, duke e mbajtur poshtë krahut, nisi të ecte përgjatë rrugës Emilia me drejtimin nga Imola.
Arriti tek hyrja e bankës në kryqëzimin me rrugën Jussi, akoma disa qindra metra më përpara, shtyu të parën portë të rëndë prej metali, pastaj të dytën, dhe hyri brenda. Në atë orë të mëngjesit kishte shumë pak klientë dhe, pak minuta pasi kishte hyrë brenda, mundi të paraqitej tek sporteli i parë i arkës që u lirua nga tre sportelet e hapura në atë moment. âMirëditaâ, e përshëndeti punonjësja, âsi mund tâju ndihmoj?â âDo doja të flisja me drejtorin, nëse nuk është i zënë.â âSi të dëshironi. Ãfarë ka që nuk shkon?â, e pyeti gruaja, që lëshonte një aromë prej frute aq të rëndë gati sa të sillte të përziera. âJo, mos u shqetëso. Thjesht po mendoj sesi të investoj më mirë dhe do doja të flisja me të, në mënyrë që të marr një vendim.â âPër këtë gjë janë të gatshëm të gjithë konsulentët tanë financiarë. Besoj se ju mund të flisni shtruar me një prej tyre: të gjithë janë shumë të zotë. Vetëm në rast se dëshironi të flisni posaçërisht me drejtorin ose keni arsye të veçanta për ta shqetësuarâ shpjegoi gruaja. âDëshiroj të flas posaçërisht me drejtorinâ.
I
Atë ditë, Davide Paliarini po kthehej nga palestra ku kalonte nja dy orë mbasditeve gjatë javës, duke përfshirë edhe fundjavën.
Jetonte vetëm, në një kondominio në rrugën Venecia në San Laxaro të Savenës.
E kishte marrë atë vendim pas një vit fejese dhe një vit bashkëjetese me shoqen e tij. Me pëlqimin e të dyve i kishin thënë mjaft njëri tjetrit, nuk do mundnin më të jetonin bashkë pasi, ndryshe nga sa e mendonin në fillim, me sa dukej nuk ishin bërë tamam për njëri tjetrin.
Ritmet e jetës dhe pikëpamjet i kishin shumë të ndryshme përsa i përket manaxhimit të kohës dhe përdorimit të parave.
Dhe në fund kishin menduar që të përshëndeteshin dhe secili të vazhdonte jetën e vet.
Pasi mbërriti para derës së jashtme të pallatit, ngjiti shkallët dhe hyri në shtëpi.
Apartamenti i tij gjendej në katin e parë të një ndërtese jo shumë të lartë dhe të zhytur në jeshillëkun e një oborri plot me bimë dhe drurë të llojeve të ndryshme, ku një gardh e ndante me ambjentin tjetër të jashtëm.
Kishte të paktën tre avantazhe aty: hija që bënin drurët, që mundësonte strehë nga temperaturat e larta gjatë verës, një grimë prej elegance të vetë shtëpisë dhe fakti se një kondominio me oborr të brendshëm zor se tërhiqte vëmendjen e atyre që merreshin me shpërndarjen e fletëpalosjeve publicitare.
Pasi mbështeti në tokë çantën sportive që e përdorte në palestër dhe që brenda kishte kryesisht një palë rroba për tâu ndërruar dhe gjithçka që duhej për tâu larë, e hapi dhe e bëri gati për ditën tjetër, dhe pastaj vendosi të lexonte pakëz.
I donte romanet me aventura nga autorë si Klaiv Kasler, edhe pse deri pak muaj më parë zakonisht lexonte edhe thrillerat dhe, në përgjithësi, histori që përshkoheshin nga pasiguritë por, pas aksidentit rrugor që kishte bërë, kishte vendosur që tâi linte këto deri në një moment kur ta vendoste vetë.
Kishte qenë faji i tij, kjo ishte e pamohueshme, dhe nuk mund tâia falte dot vetes: ajo ngjarje sigurisht që i kishte lënë shenjë në psiqikë.
Mundohej me çdo kusht që mos ta sillte ndër mend, dhe shpesh ia dilte mbanë, por, atëherë kur pak e priste, kujtimi i rikthehej duke e mbërthyer sërish fort.
Ah, sikur vetëm mos ta kishte marrë atë pilulë...
Por ishte joshur nga e panjohura. I kishin thënë âDo ta shohësh se si do ndihesh. Do të të bëjë që të kapësh yjet. Provoje: mund ta kesh edhe një me zbritje.â
Dhe kështu e kishte provuar, por duke i thënë vetes se nuk do ta provonte më kurrë. Thjesht si kureshtje për të kuptuar se çfarë përjetohej me atë gjënë.
Pasi doli nga diskoteka ku shkonte herë pas here për të kaluar një mbrëmje të shtune ndryshe nga zakonisht dhe me shpresën për të takuar edhe njerëz të rinj që mund edhe tâi bënte miq, ose mundësisht edhe ndonjë shpirtin e vet binjak edhe pse e dinte dhe vetë se do duhej kohë për të stabilizuar një marrëdhënie të këtillë, ishte larguar për tek makina e vet dhe ishte nisur për në shtëpi.
Kishte kaluar të paktën një orë që nga marrja e asaj pilule eferveshente (në fakt i ishte këshilluar edhe një gotë pije) dhe, kur Davidi po udhëtonte në unazën e Bolonjës në drejtim të shtëpisë, filloi të ndihej euforik, si të ishte në qiell të shtatë. Shtypi deri në fund pedalin e gazit pasi e ndjente të nevojshme në njëfarë mënyre ta shkarkonte atë eufori dhe rezultati qe ai që shpresonte, por nuk kishte marrë parasysh të papriturat e mundshme si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë.
Me shumë vonesë vuri re një fëmijë që po kalonte rrugën në vijat e bardha, ndërkohë që e goditi në krahun e majtë duke e përplasur në tokë dhe duke e marrë zvarrë për nja njëqind metra.
Nuk i kishte kushtuar fare vëmendje pranisë së prindërve dhe ishte larguar pa u ndalur, me trupin plot adrenalinë.
Davide Paliarini mbyllte sytë sa herë që i vinte në mendje ai episod, me shpresën që tâi flakte tutje ato kujtime të dhimbshme dhe shpesh ia dilte mbanë, po jo gjithmonë.
Kur e kuptoi se po afrohej koha e darkës, mbylli romanin që po lexonte atë moment, duke u ulur në tavolinën e të ngrënit dhe vuri përpara një pjatë me makarona.
Mbrëmja kaloi qetë dhe para mesnate kishtë rënë tashmë në gjumë.
II
Stefano Xamanji qe zgjuar herët në mëngjes dhe kishte mundur të hante mëngjesin me qetësi para se të nisej për punë, por nuk e merrte fare me mend se ajo ditë do të qe aq stresante për të.
Bëri një dush në fillim, pastaj përgatiti një filxhan kafe, që e shoqëroi me një fetë buke të thekur, pastaj doli.
Mbërriti në Komisariatin e Policisë në orën 8:30, pas afro gjysëm ore rrugë në mes të trafikut të rrugës Emilia në segmentin që lidh San Laxaron e Savenës ku banonte, me Bolonjën.
I kishtë zët bllokimet e trafikut, sidomos nëse shkaktoheshin nga turmat e njerëzve që nxitonin për të arritur sa më parë në punë.
Përse vallë nuk dalin pak më përpara?, pyeste veten herë pas here, por pa gjetur kurrë një përgjigje të saktë.
Me të mbërritur në zyrë, mbi tryezë e prisnin shumë mesazhe në letër, disa prej të cilave i kishte vënë si kujtesë një mbrëmje më parë.
I lexoi shpejt, pastaj i hodhi në koshin e mbeturinave.
âSi ia çoni, inspektor?â, e pyeti një agjent që po kalonte andej si rastësisht.
âMirë, faleminderitâ, iu përgjigj me përzemërsi. âPo ju? Gjithçka mirë?â
âPo, faleminderit.â
âShkëlqyeshëm. Atëherë ju uroj një ditë të mbarë, dhe shpresojmë që të jeni i qetë deri në mbrëmje.â
âTë shpresojmëâ, tundi kokën agjenti, duke u përshëndetur.
Pak minuta më vonë, kapiteni i Seksionit të Krimeve u paraqit në zyrën e Xamanjit, dhe nga pamja që kishte marrë në fytyrë nuk dukej se po vinte për ta përshëndetur.
âPërshëndetje Xamanji, kam nevojë për juâ, foli duke hyrë direkt në temë.
âDuhet të përgatitem për më të keqen?â, e pyeti inspektori.
âUroj vetëm mos të jetë ndonjë gjë e komplikuar, por me siguri do jetë diçka e pakëndshme. Morëm një telefonatë nga një person që thotë se kishte mbërritur në shtëpinë e vajzës dhe e kishte gjetur atë pa jetë.â
âDo kisha preferuar ta filloja ditën ndrysheâ, u shpreh Xamanji, âA dihet ndonjë informacion më shumë? Dua të them, referuar nga ky personi që ka telefonuar.â
âZonja tha se kishte mbërritur në shtëpinë e vajzës së saj dhe se ajo nuk ia kishte hapur derën pavarësisht se zilja kishte rënë disa herë, kështu që zonja, që me sa duket kishte çelësat e apartamentit, u kthye në shtëpinë e vet, mori çelësat dhe, kur hapi derën, e gjeti atë të shtrirë në dysheme në dhomën e ndenjes.â
âKuptova.â, tha Xamanji dhe, pas një pauze të shkurtër, shtoi: âE pse duhet të jetë vrasje? Nuk mund të ketë vdekur nga shkaqe natyrale? Një aksident?â.
âNuk e diâ, iu përgjigj kapiteni, âBesoj se gjëja më e mirë është të shkojmë në vendngjarje dhe të mundohemi të kuptojmë diçka më shumë për atë që ka ndodhur... Zonja që telefonoi, po pret që të shkojmë atje dhe unë i thashë që të rrinte në dispozicion për çdo gjë.â
âDakort.â, tundi kokën Xamanji, âTani po shkoj që të kontrolloj.â
Vajza gjendej akoma e shtrirë mbi dysheme, pikërisht në po atë pozicion ku e kishte gjetur e ëma.
âNuk kam prekur asgjë, mund tâju siguroj për këtëâ, tha zonja sikur të shfajësohej menjëherë për diçka që nuk e kishte bërë, pasi i pa ata tâi tregonin distinktivin e policisë.
âKeni qenë në rregullâ, iu përgjigj Xamanji. âA mund ta di si e keni emrin?â
âKiara. Kiara Balxani.â, u prezantua ajo. âDhe ajo është vajza imeâ, shtoi më tej, duke u kthyer nga trupi i vajzës, sikur të qe akoma gjallë.
âE kuptoj. A mund të na thoni edhe emrin e vajzës suaj, ju lutem?â
âOh.. sigurisht, më duhet tâju kërkoj ndjesë. Jam akoma e tronditur për atë çfarë ka ndodhur. Quhet... quhej... Luçia Mistroni.â
âJu faleminderit.â, foli Xamanji, dhe pastaj shtoi: âA mund ta di se cila është arsyeja që nuk hezituat të njoftoni policinë? Dua të them, e ndjera mund të ketë pasur ndonjë infarkt apo mund të ketë vdekur nga ndonjë lloj tjetër shkaku natyral, apo jo?â. Dhe, duke u kthyer nga agjenti Marko Finoki që kishte afër, tha: âTë marrim shënim çdo gjë.â
Agjenti tundi kokën.
âPyetja juaj është e drejtë, por siç duket vajza ime kishte ca kohë që merrte telefonata kërcënuese. Prandaj mendja më shkoi menjëherë te një vdekje jo natyrale, dhe kështu që ju telefonova.â
âTelefonata kërcënuese? Po dihet se kush i telefononte?â
âJo, edhe pse kam patur gjithmonë dyshimin ose edhe bindjen, nëse mund ta quani kështu, dhe kjo ishte edhe ndjesia e vajzës sime, se ai që e telefononte qe një ish i fejuar i saj.â, sqaroi gruaja. âMarrëdhënia e tyre kishte përfunduar në mënyrën më të shëmtuar, ishin grindur vërtet shumë keq. Në periudhën e fundit të fejesës ata grindeshin shpesh.â
âE kuptojâ, tundi kokën Xamanji, âDo na nevojitet që të dimë çdo gjë mbi vajzën tuaj. Mosha, ça pune bënte, pasionet që kishte, adresat dhe emrat e miqve të saj. Po ky ish i fejuari i saj? A dini të na thoni emrin e tij? Ãdo lloj informacioni që dini rreth atij. Dhe... diçka tjetër: aktualisht vajza juaj ishte e martuar? E fejuar? Beqare? E shikoni pra, nuk mund të përjashtojmë asnjë pistë hetimiâ
âMe aq sa di unë, tani Luçia ishte beqare.â
Inspektori bëri një pauzë të shkurtër për të vështruar rreth e rrotull.
Apartamenti, i vendosur në katin e parë të një pallati të vogël i ndërtuar rishtazi në periferi të Bolonjës, dukej elegant, nga ata modernët, me një arredim thuajse minimal dhe kombinime të krijuara me goxha shije. Nëpër dritare nuk kishte grila dhe, gjatë ditës, drita e diellit ndriçonte përsosmërisht çdo pjesë të tij.
âApartamenti ishte në pronësinë e vajzës suaj?â, pyeti agjenti Finoki.
âPo, sigurisht.â Me sa dukej, zonjës Balxani kjo i dukej një pyetje fare pa lidhje.
Vajza ime e kishte paguar plotësisht apartamentin, sqaroi e ëma.
Dhe më tej sqaroi edhe se Luçia Mistroni kishte një pozicion goxha të rëndësishëm në kompaninë ku punonte, edhe pse e bija kurrë nuk e kishte saktësuar mirë se cili qe pozicioni i saj.
âAtëherë? A mund të na thoni emrin e ish të fejuarit të vajzës suaj?â, pyeti Xamanji.
âPo, më falni.â, tha zonja Balxani. âPersoni që kërkoni quhej Paolo Karnevali. Nëse nuk ka lëvizur prej andej, banesa e tij gjendej në rrugën Krakovia, në krah të Parco dei Cedri, numri... 10, besojâ.
âShkëlqyeshëm. Për momentin ju faleminderit zonjë. Kini parasysh se çdo lloj informacioni që do të dini, do të jetë me vlerë për hetimin. Edhe diçka tjetër: Policia Kriminalistike do duhet të kontrollojë çdo centimetër të këtij apartamenti, me shpresë se kjo mund tâi shërbejë gjetjes së autorit të këtij krimi, për të cilin do jetë krejtësisht e pamundur hyrja e tij këtu brenda gjatë ditëve në vazhdim. Do vendosim menjëherë shenjat vulosëse.â
Zonja tundi kokën në shenjë dakordësie.
âDo të bëj të pamundurën për të gjetur vrasësin.â
Pasi u përshëndetën dhe zbritën përsëri në rrugë, inspektori Xamanji dhe agjenti Finoki u nisën në drejtim të zyrave të Qendrës Operative.
III
Nuk ishte kushedi se çfarë, por tani ndoshta kishte gjetur një pistë hetimi, në pritje për të mësuar rezultatet nga kontrolli në apartamentin e Luçia Mistronit.
Nga orari i drekës, inspektori Xamanji bashkë me Marko Finokin, u paraqitën të dy në apartamentin numër 10 në rrugën Krakovia për të folur me Paolo Karnevalin.
I ranë ziles pa marrë përgjigje, pritën ca minuta dhe arritën të hynin në pallat në sajë të një zonje të moshuar që po kthehej nga shëtitja me qenin e saj.
âA mund të hyjmë, zonjë?â, pyeti Zamanji.
âMë vjen keq, nuk pranojmë shitësa derë më derë. Prandaj, nëse ju jeni ndonjë nga ata, mund të më kurseni mundimin dhe të ndryshoni destinacion.â
âPo kërkojmë zotin Karnevali. E njihni?â
âKush e kërkon?â, dëshironte të dinte zonja, ndoshta duke mos dashur që të kishte të bënte me të panjohur.
âKemi nevojë të flasim me të. Nuk kemi për qëllim që ta bezdisim ose tâi bëjmë keqâ, sqaroi inspektori, duke i treguar kartën identifikuese.
âOh, ça dreqin..â, ishte reagimi i të moshuarës, âÃa ka ngatërruar ai djalë? Më duket në rregull ai djalë.â
âMos u shqetësoniâ, e qetësoi agjenti Finoki, âDuam vetëm të flasim me të.â
âSidoqoftë besoj se ai është në punë në këtë orëâ, sqaroi gruaja.
âPor kur mund ta gjejmë? A keni ndonjë ide se kur kthehet?â
âVetëm në rast se nuk ka ndonjë angazhim të veçantë pas pune, përgjithësisht e takoj nga ora 18 apo 18:15 në çdo ditë të javës. Dal me Tobin për shëtitjen para mbrëmjes dhe, kur kthehem, ai gjendet duke parkuar ose duke zbritur shkallët.â
âA dini të na thoni se çfarë makine ka zoti Karnevali?â
Kjo pyetje e gjeti të papërgatitur zonjën, pasi nuk ishte fare eksperte në fushën e automjeteve. Të vetmet mjete transporti që njihte mirë ishin autobuzët që i përdorte kur shkonte nga shtëpia deri në qendrën e qytetit të dielën mbasdite.
âJu faleminderit përsëri, zonjë.â, tha Xamanji, âDo kalojmë prapë këtej në mbrëmje.â
Përshëndetën të dy zonjën dhe Tobin, që do tâi shkonte nga pas për të marrë të paktën disa përkëdhelje prej ndonjërit prej tyre, dhe pastaj u kthyen tek makina me të cilën kishin ardhur.
Nuk do kishte kuptim që të prisnin shumë orë deri në mbërritjen e Paolo Karnevalit, kështu që vendosën të shkonin në Qendrën Operative dhe Xamanji do të përfitonte kështu për të marrë ndonjë lajm të mundshëm nga Kriminalistika dhe nga pathologu që qe ngarkuar për të kryer autopsinë.
Prindërit e tij ishin vërtet të lumtur për të, e shihnin të kënaqur, dhe ndiheshin krenarë edhe tek të afërmit dhe miqtë e familjes.
Përveçse shkonte në shkollë, kryente edhe ndonjë punë të vlefshme dhe fitimprurëse, për aq pak para sa mund të merrte.
Nuk do të ishte shumë, por për një djalë që studion është gjithnjë më mirë sesa asgjë fare.
Kjo ishte ajo çka tregonin për punën që kishte gjetur i biri.
Siç dukej nuk ishte i vetmi, dhe kështu kishte njohur edhe disa bashkëmoshatarë të tjerë të tij me të cilët herë pas here dilnin shëtitje, shkonin tek Kopshtet Margerita ose në Sheshin Maxhore të shtunën mbasdite, argëtoheshin, dhe ndonjëherë qëndronin edhe jashtë për darkë së bashku.
Me ato pak që fiton, arrin tâi dalë për zot vetes edhe pa i dhënë para ne.
Ishte një punë e thjeshtë, bëhej fjalë vetëm për të shpërndarë fletëpalosje. E kush nuk do dinte ta bënte një punë të tillë? Mjaftonte vetëm të shpërndante fletëpalosje publicitare rreth e rrotull. Në apartamente, në vendet publike ose edhe vetëm në rrugë, dhe loja kishte mbaruar. Nuk i qe kërkuar asgjë tjetër, asnjë lloj tjetër detyrimi.
E lehtë, e lehtë si të pish një gotë ujë.
Dhe kjo ishte ajo që bënte çdo mbasdite, një orë ose maksimumi dy orë në ditë, vetëm në ditët mes javës, pasi kishte mbaruar shkollën dhe kishte bërë detyrat. Fundjavave do të çlodhej, argëtohej, dhe do të shpenzonte një shumë minimale nga paratë e fituara: si fëmijë këmbëngulës që qe, ishte marrë vesh me prindërit që tâi mbanin gjysmën; tani që kishte mundësi, donte të kontribuonte në shpenzimet e shtëpisë, me aq sa do të mundte.
Vazhdonte kështu punën me lehtësinë tipike të moshës së vet, pa pyetur veten as se çfarë po reklamonte.
IV
Mbrëmjen e po asaj dite, në orën 18:30, inspektori Xamanji dhe agjenti Finoki u kthyen në rrugën Krakovia për të biseduar me Paolo Karnevalin.
I ranë ziles dhe pas pak minutash u gjendën në apartamentin e tij.
âU njoftova pak më parë për ardhjen tuaj.â, shpjegoi djali. âPo ju prisja. Hyni këtu në dhomën e ndjenjes.â
U ulën në një tavolinë katrore me dimensione mesatare dhe, pas prezantimit, Xamanji filloi të fliste.
âMë falni që erdhëm në këtë orë. Nuk e di nëse jeni mësuar të darkoni shpejt, por sidoqoftë kemi për qëllim vetëm tâju marrim pak nga koha juaj.â
âMos u bëni merakâ, iu përgjigj Karnevali. âNë fakt doja të dija arsyen e kësaj vizite.â
âDuam të bisedojmë në lidhje me Luçia Mistronin.â
âÃfarë ka bërë? I ka ndodhur ndonjë gjë?â
Dukej se nuk dinte asgjë se çfarë i kishte ndodhur ish të fejuarës së tij ose, nëse edhe e dinte, e fshihte mirë.
âKëtë mëngjes, është gjetur e vdekur nga e ëma brenda në apartamentin e saj.â
Paolo Karnevali mbylli sytë për disa çaste, pastaj i hapi prapë dhe tha: âMë vjen shumë shumë keq. Si ndodhi? A keni zbuluar ndonjë gjë? Ma ha mendja se, përderisa jeni këtu, është akoma herët për të dhënë ndonjë emër.â
âJemi duke punuar për këtëâ, sqaroi Xamanji, âPër momentin dimë vetëm se e ëma kishte shkuar në shtëpinë e të bijës dhe, pasi nuk kishte marrë asnjë përgjigje, ishte kthyer të merrte kopjen e saj të çelësave. Kur kishte hapur derën e apartamentit, Luçia Mistroni gjendej e shtrirë mbi dysheme.â
Të paktën për momentin nuk tha asgjë në lidhje me telefonatat kërcënuese.
âShpresoj që të mund ta gjeni shpejt autorin. Përse keni ardhur të flisni me mua? Unë nuk e shihja më Luçian që kur u ndamë disa muaj më parë.â
âDuhet të ndjekim çdo pistë dhe ajo e ish të fejuarit është një nga pistat.â
âAshtu siç ju thashë, unë nuk di asgjë. Nuk e shihja Luçian që prej disa muajsh.â
âDimë se kohët e fundit grindeshit shpeshâ, tha inspektori.
âJua tha e ëma?â
âPo.â
âE kuptoj. Në rregull, kohët e fundit të fejesës sonë grindeshim shpesh, por kjo nuk do të thotë se jam unë autori.â
âNuk duam të themi këtë. Ashtu siç jua thashë, duhet të ndjekim çdo pistë që mund të na çojë tek ai që e ka bërë. Përse ziheshit?â
Pati një pauzë të shkurtër, në të cilën Paolo Karnevali u mendua, para se të përgjigjej: âMund të themi se çdo pretekst ishte i mirë për të filluar një debat të fortë mes nesh. Marrëdhënia, për ndonjë arsye apo tjetër, kishte marrë këtë rrjedhë gjatë muajve të fundit. Grindeshim edhe për gjërat më banale.â
Agjenti Finoki po mbante shënime, duke regjistruar edhe gjënë më të vogël.
âE kuptoj.â, foli inspektori. âMe sa duket kishte disa kohë që zonjusha Mistroni merrte telefonata kërcënuese. E keni idenë se kush mund tâi bënte? Ãfarë dini ju, kush mund të ishte ai që mund të shkonte deri këtu? Ndonjëri që e njihte Lucian dhe me të cilin kishte ndodhur ndonjë gjë e papëlqyeshme.â
âNuk di si tâju ndihmoj, më vjen keq.â
Me sa dukej, nga zoti Karnevali nuk do të shkëpusnin ndonjë gjë tjetër, të paktën tani për tani.
âNë rregull. Në rast se ju vjen në mend çfarëdolloj gjëje në lidhje me zonjusha Mistronin, na telefononi dhe më kërkoni mua.â
Djali tundi kokën.
âAh, dhe një gjë të fundit.â, foli inspektori Xamanji duke u përshëndetur, menjëherë para se të zbriste shkallët, âRrini në dispozicion.â
V
âA mund të paguaj me bankomat?â, pyeti gruaja.
âSigurishtâ, iu përgjigj nënpunësja e palestrës.
âShkëlqyeshëm. Ãfarë formulari duhet të plotësoj për tâu regjistruar?â
âJa ku është. Plotësojeni në çdo pjesë dhe, nëse keni paqartësi, më pyesni.â, i sugjeroi bjondja nga mbrapa banakut. âShkruani me gërma shtypi.â
Gruaja tjetër tundi kokën dhe mori stilolapsin që e gjeti të lidhur me një fije.
âMariolina Spaxhezi? Mirë e lexoj?â, pyeti nënpunësja.
âPo.â
âDhe banoni në rrugën San Vitale numri 12, saktë?â
âPo, e saktë.â
âNë rregull. Do thoja se është gjithçka krejt e lexueshme.â
Pastaj i dha një fletë ku ishte specifikuar rregullorja e palestrës.
Mariolina Spaxhesi e palosi, e vuri në çantë dhe, duke dalë, e përshëndeti gruan tjetër, për të marrë pastaj rrugën për në shtëpi.
Mezi po priste orën për të filluar: prej shumë kohësh i kishte premtuar prapë vetes që të frekuentonte lirisht një palestër, pa qenë e detyruar nga oraret dhe më në fund atë ditë kishte vendosur të kalonte andej.
Kalonte aty para thuajse çdo ditë pasi palestra gjendej në rrugën që lidhte shtëpinë e saj me vendin ku punonte dhe shpesh preferonte më shumë të bënte një shëtitje sesa të përdorte mjetet publike. I konsideronte si përçuese të sëmundjeve gripale dhe fundja, të ecurit i bënte mirë shëndetit, ashtu si kishin thënë gjithmonë.
Atë mbrëmje mbërriti në shtëpi dhe, pasi kishte tërhequr postën dhe kishte konsumuar një darkë të shpejtë me një picë që ia sollën në shtëpi, vajti të flinte në orën 9 të darkës: e zuri gjumi në çast duke qenë shumë e lodhur nga dita e rëndë e punës.
Kur u zgjua të nesërmen, kontrolloi në mëngjes postën që e kishte vendosur mbrëmjen e kaluar në tavolinën e ndenjies.
Disa broshura reklamuese, një kartolinë e dërguar nga një mike e saj që gjendej me pushime në veri të Evropës dhe një zarf i bardhë ku përsipër qe shkruar X MARIOLINA SPAXHEZI dhe adresa e shkruar me gërma të mëdha.
Nuk e dinte se kush qe dërguesi, sepse mesa dukej nuk kishte dashur ta bënte të ditur ose sepse ndoshta do tâia bënte të ditur në ndonjëfarë mënyre brenda zarfit, ose edhe për ndonjë arsye tjetër që Mariolinës nuk i binte ndërmend.
Vendosi filxhanin e kafes me qumësht mbi tavolinë dhe hapi zarfin, gjithë kureshtje rreth asaj se çâmund të kishte brenda.
Me aq e lehtë sa dukej dhe, në përgjithësi nga pamja e jashtme, dukej se nuk kishte gjë brenda.
Në fakt, kishte diçka aty, dhe pikërisht një kartëvizitë. Aty shkruhej:
MASSIMO TROVAIOLI
Drejtor Marketingu
Tecno Italia S.r.l.
Në fund të kartëvizitës kishte një numër telefoni i firmës, një celular, me sa duket po i firmës, dhe një adresë emaili personale.
Me duart që i dridheshin, Mariolinës i ra zarfi në dysheme dhe kartëvizita për një çast, fluturoi në ajër para se të binte në dysheme. E lexoi prapë edhe një herë tjetër gjithë sa shkruhej aty, ku pas saj iu desh të ulej në përpjekje për të kuptuar atë çka po provonte.
VI
Rezultatet nga kontrolli i Policisë Kriminalistike në apartamentin e Luçia Mistronit dhe nga autopsia e saj mbërritën shumë shpejt dhe gati në kohën që pritej.
Në shtëpinë e vajzës me sa dukej nuk ishte gjetur asnjë gjë me interes, të paktën nga një kontroll i parë.
Sido që të jetë, tâi mbajmë akoma shenjat vulosëse deri në përfundim të kësaj historie, kishte specifikuar Xamanji, sepse e dinte që pastrimi i vendit të krimit do të kishte goxha probabilitet në çorientimin e hetimeve dhe në vonesën e zgjidhjes. Dhe akoma më tepër, mund të kishin nevojë gjithmonë për tâu kthyer në atë apartament për kontrolle të mëtejshme.
Apartamenti i qe dukur krejt në rregull, pa ndonjë gjë anormale. Kjo mund të tregonte se autori i atij krimi nuk kishte kërkuar asgjë preçize kur kishte vajtur në shtëpinë e Luçias.
Dhe, mbi të gjitha, brava e derës së jashtme rezultonte në rregull, pa ndonjë shenjë thyerje.
Kështu që kishte të ngjarë që Luçia Mistroni e njihte vrasësin.
Autopsia nuk kishte nxjerrë në pah shenja të ndonjë përleshjeje. Gruaja kishte goditur kokën në mënyrë fatale, dhe si rrjedhojë, ndoshta kishte rënë në tokë.
âAjo çka kemi deri më tani nuk na çon askundâ, tha inspektori Xamanji duke biseduar me kapitenin Luci në zyrën e tij.
âPropozoj që më mirë të kërkojmë midis të afërmve, miqve apo të njohurve të sajâ, foli kapiteni. âKështu pak a shumë do të arrijmë të marrim ndonjë informacion më shumë lidhur me vajzën.â
âJam dakord.â
âDo tâju ndihmojë agjenti Finoki. Ndani detyrat, si fillim. Shkoni prapë bashkë tek e ëma pastaj, në bazë të asaj që do tâju thotë, bisedoni me personat që njihnin vajzën e saj.â
Pasi mbarimit të bisedës, Xamanji dhe Finoki dolën për të shkuar dhe folur përsëri me mamanë e Luçia Mistronit.
Trafiku rrugor atë mëngjes ishte i papërballueshëm, sidoqoftë ia arritën të mbërrinin në destinacion brenda një kohe të pranueshme. Zonja u kishte dhënë adresën e saj menjëherë fill se të dilte nga apartamenti i vajzës një ditë më parë.
Kur gruaja i pa dy policët, u bë gati të hynte prapë në shtëpi pasi po dilte tek dyqani i fruta zarzavateve.
I la të hynin në shtëpi dhe i pyeti nëse do të dëshironin diçka për të pirë.
âJeni shumë e sjellshmeâ, e falenderoi inspektori, âE pranoj me kënaqësi një gotë ujë.â
âGjithashtu edhe për mua, faleminderitâ, tha Marko Finoki.
Gruaja e hodhi ujin në dy gota të mëdha qelqi dhe ua dha dy mysafirëve.
âKemi përsëri nevojë për ndihmën tuajâ, ia nisi inspektori pasi kishte pirë një gllënjkë.
âMë thuaj.â
âA mund të më bëni një listë të të gjithë përsonave që njihte vajza juaj? E kam fjalën për të afërmit, miqtë dhe të njohurit. Përsa i përket vendit të punës mjafton që të na thoni emrin e firmës.â
Gruaja mori një fletë letre, filloi të shkruante dhe, me të mbaruar, të dy policët e kuptuan se do tâu duhej të bënin goxha punë për të arritur të flisnin me të gjithë në një kohë sa më shkurtër.
Xamanji e mori fletën, e palosi dhe e vuri në xhep.
âNga hera e fundit që jemi parë, a ju ka ardhur ndërmend ndonjë gjë që mendoni se mund të na ndihmojë në punën tonë?â, e pyeti më pas.
âPër momentin jo, por nuk e kam harruar. Sapo të kem ndonjë gjë për ju, nuk do të hezitoj tâju telefonoj.â
âJu falenderojmë.â, tha Marko Finoki.
âTani është më mirë që të largohemi, zonjë. Na pret puna.â Këtë herë ishte inspektori Xamanji ai që foli.
Të dy policët u ngritën gati në një kohë, përshëndetën gruan dhe dolën.
Fleta që u kishte dhënë gruaja, panë se ishte shumë e hollësishme: për çdo emër në listë, qe specifikuar lloji i njohjes apo i lidhjes dhe, përbri qe shënuar edhe adresa e atyre që u dihej.
Xamanji vendosi që të fillonte me emrat e atyre për të cilët kishte të dhëna të plota dhe do tâua linte si detyrë agjentëve në zyrë që të plotësonin listën me të dhënat që mungonin.
Inspektori do të merrej me të afërmit dhe agjenti Finoki me miqtë.
Para se të fillonin punën e vështirë të mbledhjes së informacionit, kaluan prapë nga stacioni i policisë dhe Xamanji përfitoi nga rasti për të bërë dy fotokopje të listës që kishte përpiluar gruaja: një kopje ia la agjentit Finoki, një ia dha agjentit të ngarkuar për kërkimin e të dhënave që mungonin dhe origjinalin Xamanji e vuri prapë në xhep.
VII
Atë mëngjez autobuzi ishte më shumë se i mbushur me njerëz: shumë studentë po shkonin në shkollë dhe zinin pjesën më të madhe të vendeve të autobuzit. Në asnjë rast burri nuk e kishte problem të rrinte në këmbë, pasi e dinte se rruga që do tâi duhej të bënte, qe mjaft e shkurtër.
Pasi arriti në stacionin që gjendej më afër me destinacionin ku i duhej të shkonte, zbriti dhe eci në këmbë nëpër trotuare.
Kaloi unazën dhe nisi të përshkonte Rrugën Maxhore në drejtim të qendrës së qytetit. Pas afro pesëqind metrash, u kthye nga e djathta për të shkuar në rrugën San Vitale dhe hyri në oborrin e një dyqani lulesh.
âMirëdita.â, tha si fillim, âPo mendoj për të blerë ca lule. I dërgoni edhe në shtëpi, apo jo?â
âSigurishtâ, iu përgjigj vajza.
âNë rregull.â
âDhe për çfarë lulesh e keni fjalën?â
âKrizantemëâ, ia ktheu burri, âNjë tufë të madhe me lule krizantemë.â
Vajza heshti për një çast, duke analizuar me mend kërkesën, pastaj filloi të përgatiste tufën me lule.
âÃshtë e mundur të flas me titullarin?â
âNuk është për momentin.â
âKur mund ta gjej?â
âNë përgjithësi kalon nga dyqani mbasdite, andej nga mbrëmja.â
âÃdo ditë?â
âZakonisht po, vetëm nëse nuk ka ndonjë angazhim të veçantë që e pengon.â
âFaleminderit për informacionin dhe për lulet. A mund tâi mbani këtu deri sot në mbrëmje?â
âSigurisht.â
âNë rregull, atëherë në mbrëmje.â
âA njiheni?â, pyeti vajza, duke e patur fjalën për titullaren e saj dhe burrin që e kishte kërkuar. âNëse marr lajm prej saj, ndoshta edhe mund tâi them paraprakisht se ju erdhët këtu dhe do të kaloni prapë në fund të ditës.â
âMos u bëj merak, nuk ka problem. Mund të kaloj fare mirë dhe pa i thënë ndonjë gjë ju paraprakisht.â
Vajza tundi kokën, dhe kur burri kishte dalë prej pak minutash, u mendua prapë për sjelljen e tij jonormale.
Atë mbrëmje, pa patur asnjë njoftim paraprak të shitëses lidhur me vizitën e atij burri në mëngjes, ky i fundit dhe titullarja e dyqanit të luleve folën për gati një orë në barin në krah të dyqanit.
Kur të dy u ndanë, titullarja hyri përsëri në dyqan, mori tufën me lule krizantemë dhe e vendosi në dhomën e vogël në fund të dyqanit.
VIII
Inspektori Xamanji dhe agjenti Finoki ndanë detyrat: njëri do të merrte kontakt me miqtë e Luçia Mistronit, ndërkohë që tjetri do të fliste me të afërmit.
Për momentin, gjëja më e rëndësishme ishte të gjente informacione në lidhje me vajzën dhe personat me të cilën kishte më shumë kontakte.
Zhvillimet e mundshme do të vinin më tej si rrjedhojë llogjike.
E filluan shpejt mëngjesin, duke u telefonuar personave një nga një për të planifikuar takimet: përveçse marrjes së informacioneve të vlefshme, kjo do tâu shërbente edhe për tâi njohur dhe krijuar një ide si fillim.
Stefano Xamanji arriti të takonte, në të njëjtën ditë, Dario Banjaran dhe Luna Paltrinierin.
Të dy i thanë se ishin miq të vjetër të vajzës së vdekur, dhe të dy mbetën pa fjalë sapo morën lajmin.
Zoti Banjara ishte agjent imobiliar që punonte në një filial në Rrugën Della Barca.
Ai dhe inspektori lanë takim në zyrën e të parit, ku Xamanji arriti në kohë pavarësisht trafikut.
âPërshëndetje, ju jeni Dario Banjara?â, tha Xamanji si fillim.
âPo, unë jam.â
âKënaqësi që ju njoh. Më quajnë Xamanji... Stefano.â
âMirëdita. Si mund tâju ndihmoj?â, pyeti agjenti imobiliar. âMua më erdhi krejt papritur. Jam akoma i tronditur. Më kënaqësi do tâju ndihmoja, me aq sa mundem.â
âFaleminderitâ, tha Xamanji, âNdërkohë mund të më tregoni se si njiheshit me Luçia Mistronin dhe prej sa kohësh e njihnit.â
âPrej shumë kohëshâ, iu përgjigj Banjara, âIshim shokë shkollë në lice.â
âE kuptoj. Pra mund ta imagjinoj se njiheshit fare mirë.â
âPadyshim që po.â
âDhe kur mbaruat liceun? A vazhduat të shiheshit si zakonisht?â
âPo, edhe pse jo me ndonjë shpeshtësi të vazhdueshme. Organizonim ndonjë mbrëmje së bashku, mes miqsh. Unë, ajo dhe Luna, një shoqja tjetër e jona e shkollës në lice. Po thoja se shpeshtësia me të cilën shiheshim nuk ishte e vazhdueshme pasi, që kur ishte fejuar me Paolon, shpesh qëllonte që të dilnin vetëm ata të dy bashkë.â
âKur jeni parë për herë të fundit?â
âJavën e kaluar. Ishim ne të tre. Në përgjithësi, Paolo nuk ishte kur takoheshim.â
âE si kështu?â, pyeti inspektori.
âMe pëlqimin e të dyve. Donte të ishte një e dalë mes miqsh, pa të fejuarit apo të fejuarat.â
âEdhe Paolo... Karnevali, donit të thonit?..Edhe ai kishte të njëjtin mendim?â
âPo, për atë e kisha fjalën. Në fillim nuk ishte shumë dakord për faktin që të shiheshim vetëm ne të tre, ndoshta nga xhelozia... nuk di si tâjua them. Por pastaj, me sa duket, kohët e fundit e pranoi pa problem.â
âE kuptoj. Më parë ju përmendët një ... Luna?â
âPo, Luna Paltrinieri. A biseduat edhe me të?â
âEnde jo, por kam një takim pas një ore në barin ku punon.â
Dario Banjara tundi kokën.
âEdhe ajo është një vajzë për së mbari.â
Atë moment hyri një klient potencial, që pyeti nëse mund të fliste me dikë nga agjencia imobiliare. Po kërkonte një apartament në shitje.
âVetëm një çast dhe erdhaâ, iu përgjigj Banjara dhe iu drejtua Xamanjit: âNëse dëshironi, mund tâi kërkoj zonjës që të kthehet më vonë.â
âMos u bëj merak, bëni qetë qetë punën tuaj. Do të dëgjohemi sërish.â
Agjenti imobiliar e falenderoi Xamanjin dhe, ndërkohë që inspektori po dilte, e ftoi klientin të hynte brenda.
Në orën e paracaktuar, Stefano Xamanji mbërriti në barin e Luna Patrinierit, në rrugën Andrea Kosta, pak a shumë afër agjencisë imobiliare ku punonte zoti Banjara.
âPërshëndetje, ju jeni Luna?â, pyeti Xamanji kur nuk kishte klientë.
âPo, unë jam.â
âInspektori Xamanji.â
âKënaqësi që po ju takoj. A do donit një kafe?â
âMe kënaqësi, ju faleminderit.â
Vajza i përgatiti një kafe dhe ia serviri me një bustinë me sheqer të bardhë, një me sheqer ngjyrë kafe dhe një me mjaltë.
Duke pirë një kafe të hidhur, Xamanji tha: âKam nevojë të flas me ju në lidhje me Luçia Mistronin.â
âDo të bëj të pamundurën për tâju ndihmuar.â
âFaleminderit. Ndërkohë a mund të më thoni çfarë marrëdhënie kishit me vajzën? Di që keni qenë shoqe shkolle në lice.â
âÃshtë e vërtetë. A mund tâju pyes se nga e morët vesh këtë fakt?â
âFola pak më parë me zotin Banjara. Ai më tha se ju të tre keni qenë bashkë në shkollë. Shpresoj se nuk përbën problem për ty.â
âE kuptoj. Gjithsesi jo, nuk është problem fare.â
Xamanji piu gllënjkën e fundit të kafesë dhe baristja, pasi kishte sistemuar filxhanin, pjatën dhe lugën në koshin e lavastovilies, i tregoi inspektorit që faktikisht ata të tre si shokë shkolle, kishin rënë në sintoni që në fillim të vitit të parë të shkollës dhe e kishin ruajtur miqësinë edhe me të mbaruar provimet e pjekurisë. Të gjithë në punën e vet, arrinin në njëfarë mënyre që të shiheshin të paktën një herë në javë, gjatë fundjavave.
âPërsa i përket punës, a dini të më thoni se ku punonte zonjusha Mistroni? E ëma nuk arriti të na thoshte ndonjë gjë të saktë.â
I tha emrin e kompanisë dhe se punonte si përgjegjëse zyre për marketingun e jashtëm, dhe pastaj shtoi: âDuhet të më falni, por tani po trishtohem pa masë kur flas për të.â
Dhe filloi të qante.
âE kuptoj dhe më vjen vërtet shumë keq për atë që ka ndodhur. Por sidoqoftë ne duhet të vazhdojmë të bëjmë punën tonë dhe të gjejmë autorin.â
âE diâ, tha vajza, duke tundur kokën. âShpresoj që ta gjeni shpejt.â
âUroj.â
âFaleminderit.â
âAsgjëâ, tha Xamanji. âA mund të mbështetem në ndihmën tuaj në çdo moment?â
âSigurisht.â
âShumë mirëâ, e falenderoi inspektori. âPër momentin do thoja se mjafton me kaq. Do të kaloj këndej sapo të kem sërish nevojë për të folur me ju.â
âDo tâju pres.â
Xamanji u nda nga vajza me një buzëqeshje dhe doli nga bari me shpresën ende të pashuar se do të mbërrinte në zgjidhjen e çështjes.
Ngeleshin për tâu pyetur akoma dy miq të Luçia Mistronit, dhe ndërkohë kishte marrë edhe një informacion të ri: së shpejti do tâi duhej të bënte një vizitë edhe tek punëdhënësi i saj.
Gjatë rrugës me makinë në drejtim të zyrës, Stefano Xamanji pyeti me vete se si po shkonte kërkimi i informacioneve nga ana e agjentit Finoki.
IX
Agjenti Finoki iu fut punës për të biseduar me të afërmit e Luçia Mistronit.
E ëma i kishte shënuar vetëm të vëllain Atos, një dajë dhe një kushërirë.
Rezultoi se të gjithë ata ishin tashmë në dijeni të fatkeqësisë që i kishte rënë zonjës Balxani dhe, kur agjenti arriti të fliste me të vëllain, ai filloi të qante duke thënë se nuk kishte reshtur së qari që prej momentit të marrjes së lajmit.
Banonte vetëm në rrugën San Feliçe, në një apartament të vogël por funksional.
âA mund të flas me ju për motrën Luçia?â, e pyeti Marko Finoki pas prezantimit.
âSigurisht, urdhëroni brenda.â
U ulën në dhomën e ndenjes, nën dritën e mëngjesit që ndriçonte ambjentin përmes xhamave të dritares.
âSi ishin marrëdhëniet mes jush?â, donte të dinte agjenti.
âDo thoja të shkëlqyera, edhe pse kohët e fundit nuk shiheshim shpesh, pasi unë kam qenë shumë në lëvizje për shkak të punës.â
âE kuptoj. Ãfarë pune bëni, a mund tâju pyes?â
âInstaloj makina automatike. Jam shpesh në lëvizje dhe shpesh mbetem larg shtëpisë për të paktën një javë.â
âDuhet të jetë një punë interesante, të paktën për vetë faktin se udhëtoni dhe shihni gjithmonë vende të reja.â
âDo të ishte në qoftë se do kisha pak më shumë kohë për të lëvizur sesa të qëndroja i mbyllur brenda kompanisë duke montuar makina automatike nga mëngjesi deri në darkë. I vetmi argëtim që kemi është mbrëmja, kur shkojmë për darkë dhe provojmë gastronominë lokale.â
âSigurisht një punë impenjativeâ, tundi kokën Finoki, âKur jeni parë për herë të fundit me motrën tuaj?â
âAfro dy javë më parë.â
âMe ndonjë rast të veçantë?â
âJo. Sapo kisha ardhur nga një shërbim dhe të dielën vendosëm që të darkonim së bashku. Një picë për tâi rrëfyer njëri tjetrit ndonjë gjë.â
âDhe si tâu duk ajo atë ditë? E qetë, apo kishte ndonjë gjë që nuk shkonte? Ishte ndoshta e shqetësuar për ndonjë gjë?â
âMë foli për telefonatat që merrte. I shtinin frikën, edhe sepse nuk e kuptonte se nga mund tâi vinin.â
âNuk e kishte idenë më të vogël se kush mund të ishte?â
âJo.â
âNuk e kishte denoncuar në polici?â
âNuk di si tâju përgjigjem.â
âE kuptoj.â
âA mund tâju pyes se si është e mundur që gjendeni në shtëpi në këtë orë të ditës? Në këtë orar përgjithësisht punohet.â
âKjo është një javë tepër e qetë, pa shërbime, dhe kur jam këtu punoj me turne. Deri të premten do të punoj nga ora dy e drekës deri në dhjetë të darkës.â
âNë rregull. Ju kërkoj që të rrini në dispozicionin tonë në rast se do kemi ende nevojë për ndihmën tuaj.â
âDo bëj çdo lloj gjëje që të mund tâju ndihmoj për të gjetur autorin.â
âJu falenderoj.â
Agjenti Finoki u nda me të vëllain e Luçia Mistronit dhe doli përsëri në rrugë.
Në mbrëmje do të takonte dajën dhe kushurirën e vajzës.
Lanë takim në Komisariatin e policisë. Luixhi Mistroni, e bija Laura dhe gruaja e tij Antonia Ãipola hynë brenda në sallën e vogël të pritjes dhe filluan të flisnin sapo agjenti Finoki erdhi nga jashtë.
âMë vjen keq nëse ju kam shqetësuar në këtë orë të darkës. Sidoqoftë do të mbarojmë shpejtâ, foli agjenti si fillim.
âNuk ka problemâ, tha daja i Luçias.
âPo bisedojmë pak me gjithë personat me të cilët mbesa juaj ishte në kontakt të afërtâ, sqaroi Marko Finoki duke iu drejtuar dy bashkëshortëve. âDuam të marrim sa më shumë informacion që të jetë mundur pasi kjo mund të na ndihmonte në zgjidhjen e çështjes.â
âNe jemi të gatshëm tâju ndihmojmë, me aq pak se mund të bëjmë.â
âJu falenderojâ, tha Finoki, pastaj bëri një pauzë duke i pyetur të tre nëse do tâu pëlqente të pinin diçka, ujë, kafe, por ata nuk pranuan duke thënë se do të shkonin për darkë pasi të mbaronin me policinë.
âDakord. Pikësëpari, a mund të më thoni si i kishit marrëdhëniet me Luçian?â
Qe e shoqja që u përgjigj për të tre: âTë mira i kishim, edhe pse nuk shiheshim çdo javë. E dini... gjithkush ka angazhimet e veta. Luçia ishte shumë e zënë me punën, dhe për këtë arsye qëllonte më shumë të flisnim në telefon ose të shiheshim për fundjavë.â
I shoqi dhe e bija tundën kokën, duke i konfirmuar agjentit se të gjitha ato që po thoshte zonja Antonia ishin të vërteta. Hipoteza tjetër ishte se, në rast se njëri nga të tre mund të qe autori, ishin marrë vesh të tre për të mbrojtur njëri tjetrin.
âPrej sa kohësh nuk e shihnit Luçian?â
âUnë... që prej disa javëshâ, foli kushurira Laura. âKishim shkuar për të bërë një xhiro në qendër të Bolonjës një të shtunë mbasdite, për tâu zbavitur disi dhe ngaqë na kishte treguar për telefonatat që merrte, ajo e ndjente të nevojshme të rrinte me dikë që i besonte.â
âPra u kishte treguar edhe juve për telefonatat.â
âNa kishte treguar gjatë një dreke familjare, afro dy apo tre javë më parëâ, sqaroi daja.
âE kuptojâ, tundi Finoki. âMe aq sa dini, a mendoni se kishte ndonjë person që mund të ketë pasur inat apo konflikt me Luçian? Ose edhe me ndonjë që mund të jetë grindur?â
âNuk na vjen ndërmend ndonjë njeriâ, u shpreh zonja Cipola pasi ishin këshilluar nën zë për disa çaste.
âFaleminderit. Për momentin do thoja se mjafton me kaq. Ju kërkoj të rrini në dispozicion. Tani po ju lë të shkoni për darkë.â
U ndanë duke u përshëndetur. Pak pasi daja, e shoqja dhe kushurira e Luçia Mistronit dolën nga Komisariati i policisë, agjenti Finoki u përgatit për tâu kthyer në shtëpi.
X
Mëngjesin e ditës së nesërme, kapiten Luci i kërkoi Xamanjit dhe Finokit që ta informonin për zhvillimet e fundit në lidhje me rastin e Luçia Mistronit.
âPo marrim në pyetje miqtë dhe të afërmit e sajâ, e sqaroi inspektori, âpastaj do duhet që të dëgjojmë edhe punëdhënësin e vajzës. Nuk është për tâu përjashtuar fakti se autori mund të jetë edhe ndonjë koleg i saj.â
âTë afërmit që dëgjovaâ, shtoi agjenti Finoki, âkanë nxjerrë në dritë gjithmonë faktin që me sa duket vajza merrte telefonata kërcënuese. Duket se ajo kishte mjaft frikë, të paktën nga ato që donte të thoshte kushurira e saj.â
âMirë atëherë, vazhdoni të kërkoni dhe shkoni shpejt tek personat që duhet të merrni akoma në pyetje.â konkludoi Luci.
Xamanji dhe Finoki tundën kokën, dhe pastaj dolën në rrugë për të vajtur të bisedonin me punëdhënësin e vajzës dhe dy miqtë që figuronin akoma në listën që u kishte dhënë e ëma e Luçia Mistronit.
Inspektori filloi nga Beatriçe Santini, që administronte një dyqan cigaresh në rrugën San Feliçe.
Kur mbërriti aty, nuk gjeti asnjeri tek njësia tregtare.
âJu shqetesoj?â
âÃfarë dëshironi?â, e pyeti shitësja.
Xamanji i tregoi kartën identifikuese të policisë, dhe pastaj shtoi se do dëshironte të bisedonte me të në lidhje me Luçia Mistronin.
âKa qenë një goditje e rëndë për mua. Lajmin ma dha e ëmaâ, foli Beatriçe Santini, që nuk dukej e surprizuar nga vizita e inspektorit të policisë.
âE kuptoj. A mund të më sqaroni me saktësi se si e mësuat?â
âE mësova rastësisht. Kisha vajtur tek shtëpia e vajzës së saj pasi doja tâi bëja nja dy muhabete. Nuk e gjeta dhe, duke ndenjur për pak tek porta e hyrjes, pasi nuk e dija vërtet nëse gjendej në shtëpi apo se ndoshta ishte vonuar të më përgjigjej, pashë që po kalonte e ëma. Sikur rashë nga retë, nuk dija asgjë fare. U ndjeva shumë keq dhe, kur më tha se policia po bënte hetime lidhur më këtë, i kishte dhënë një listë të personave me të cilët kishte njohje Luçia, të afërm, dhe miq të saj të ngushtë, prandaj edhe e prisja vizitën tuaj.â
âE kuptoj. Si i kishe marrëdhëniet me Luçian?â
âShkonim shumë mirë. Përgjithësisht Luçia nuk zihej kurrë me njeri, ishte një vajzë me karakter të mrekullueshëm.â
Xamanji tundi kokën.
âMos rastësisht e dini nëse i kishte ndodhur ndonjë gjë kohët e fundit që mund të ketë influencuar në jetën e saj private?â
âJo. Asgjë, me sa di unë.â
Një klient hyri brenda, kërkoi një paketë cigare dhe me të dalë, Xamanji u përshëndet me vajzën.
âPër momentin them se mjafton me kaq. Ju kërkoj që të rrini në dispozicion dhe, në rast se ju vjen në mend ndonjë gjë e veçantë që ju duket me rëndësi, na vini në dijeni.â
Vajza aprovoi duke tundur kokën, dhe ai i la numrin e telefonit të Komandës.
âMund të më kërkosh mua. Jam inspektori Xamanji.â
âDakord.â
Numri i fundit i kontaktit që kishte lënë e ëma e Luçia Mistronit ishte ai i Fulvio Kostelos, një nënpunës i zyrës postare në rrugën Emilia në lagjen Maxini.
Kur mbërriti aty inspektori Xamanji gjeti pak njerëz, kështu që mundi të pyeste pa problem se kush qe përgjegjësi i zyrës, dhe më tej nëse mund të fliste për një moment me punonjësin e tij.
Përgjegjësi i zyrës foli një çast me burrin për tâi shpjeguar situatën, pastaj Fulvio Kostelo u largua nga sporteli dhe vajti në pjesën e mbrapme për të folur me Xamanjin.
âMë falni për shqetësimin. Jam inspektori Xamanji. Do doja të shkëmbeja nja dy fjalë me ju në lidhje me Luçia Mistronin.â
âO perëndi, çfarë i ka ndodhur?â, e pyeti burri, duke pasur dijeni fare për ndodhitë e orëve të fundit.
âVajti në jetën e përtejme. Më vjen keq që po jua them në këto rrethana. Kemi dyshimin se nuk ka qenë një vdekje natyrale.â
Nënpunësi i postës heshti për një moment, pastaj pyeti nëse kishin ndonjë ide mbi autorin.
âPër fat të keq, akoma jo, por po punojmë shumë që ta gjejmë sa më shpejt të mundemi.â
âE kuptoj. Shpresoj që të gjendet shpejt.â
âAshtu urojmë edhe neâ, foli Xamanji, âTani do doja tâju bëja disa pyetje, nëse nuk ju vjen keq.â
âPo, bëjini.â
âJu faleminderit. Para së gjithash do doja të dija se si jeni njohur me Luçian.â
âGjatë një udhëtimi në Kanada, rastësisht.â
âE kuptoj. Dhe keni qenë gjithmonë në kontakt.â
Kostelo tundi kokën.
âA dëgjoheshit shpesh?â, e pyeti inspektori.
âJo çdo javë, por dëgjoheshim shpesh.â
âPara sa kohësh jeni njohur bashkë?â
âPara dy vitesh.â
âDhe a mund tâju pyes meqë ra fjala, mos ka patur mes jush ndonjë gjë ndryshe nga miqësia?â
âPërse ma bëni këtë pyetje?â
âKemi nevojë për informacione për të zgjidhur një çështje si kjo, dhe po i kërkojmë kudo ku të jenë.â
âE kuptoj. Por jo nuk ka patur.â
âNë rregull. Dhe mos ndoshta keni ndonjë ide nëse ndokush ka patur arsye për ta vrarë? Ose ndonjë diçka që ka ndodhur, që mund të ketë çuar në një fund të këtillë?â
âJoâ, u përgjigj burri, pasi ishte menduar për një minutë. âPër fat të keq nuk mund tâju ndihmoj në lidhje me këtë. Në rast se më vjen ndërmend diçka, do tâju vë në dijeni.â
âJu faleminderit.â
Përgjegjësi i zyrës postare zgjati kokën tek dera që shihte për nga pjesa e mbrapme. âFulvio?â
Burri u kthye dhe tha: âBesoj se tani më duhet të kthehem në vendin tim të punës.â
âNë rregull.â, i tha Xamanji, duke e kuptuar situatën, âJu kërkoj vetëm të qëndroni në dispozicion dhe të mos hezitoni të na kontaktoni në rast se ju vjen në mend ndonjë gjë që mund të jetë me vlerë.â
âPa problem fareâ, iu përgjigj nënpunësi postar.
Inspektori tundi kokën, pastaj u përshëndet dhe doli përsëri jashtë në rrugë.
Tani i mbetej vetëm që të dëgjonte atë çka do i tregonte punëdhënësi i zonjushës Mistroni, dhe më pas do kishte ndoshta mjaft material mbi të cilin të niste të hidhte ndonjë hipotezë apo mendim.
XI
Davide Paliarini me zor e hiqte nga mendja atë aksident. I dilte natën në ëndërr, si një makth i vazhdueshëm, por sigurisht që ai nuk do donte tâi kishte ndodhur kjo.
Idiot, përsëriste me vete, jam një idiot, vrava një fëmijë!
Ishte në pritje të gjykimit, me shpresën se me anë të një avokati të zotë, do të arrinte të ulte dënimin. Ndërkohë, i kalonte ditët me ndërgjegje të vrarë.
Pak pasi kishte kaluar mëngjesi i asaj dite, atij i ra zilja e shtëpisë.
âKush është?â, pyeti në citofon.
âNjë letër rekomande. Duhet të firmosni.â
Postieri.
Paliarini zbriti tek hyrja e pallatit, firmosi, mori zarfin dhe u ngjit përsëri në apartamentin e tij.
E dërgonte Gjykata e Bolonjës.
Objekti: njoftim paraqitje.
Hapi zarfin dhe mësoi se i duhej të paraqitej fiks pas dy javësh në dhjetë dhe se, nëse nuk do gjente vetë një avokat mbrojtës, atëherë do tâi jepnin një nga zyra.
Vuri zarfin mbi tavolinën e dhomës së ndjenjies, pastaj formoi numrin e telefonit të avokatit të tij mbrojtës.
âPo vjen ditaâ, i tha Paliarini, pasi sekretarja e kishte transferuar telefonatën tek zyra e avokatit.
âMjafton të rrimë të qetë dhe do ta shohësh që do tâia hedhim.â
Avokati ishte tashmë në dijeni të gjithë ngjarjes, pasi ia kishte rrëfyer vetë Paliarini në telefon një ditë pasi kishte ndodhur incidenti.
Do më dënojnë, i kishte thënë, nuk kam asnjë kartë që ta luaj në favorin tim.
Avokati, edhe këtë herë, ishte përpjekur ta qetësonte klientin e vet duke i thënë se do gjente ndonjë gjë që ta ndihmonte të paktën për të arritur një dënim më të zbutur, fundja pse jo edhe të paguante vetëm ndonjë gjobë. Edhe pse qe i vetëdijshëm se do kishte qenë diçka e papëlqyeshme tâua tregonte të afërmve të viktimës.
Do tâia dalim, i kishte përsëritur avokati, do ta shohësh se do tâia dalim.
Shpejt do ta zbulonte: ajo ditë kishte për të ardhur, dhe Davide Paliarini ishte shumë i merakosur, pavarësisht atyre që i thoshte avokati.
Ranë dakord për tâu takuar një ditë më vonë dhe të flisnin më mirë në detaje.
Kur Paliarini dhe avokati u takuan në zyrën e këtij të fundit, e para gjë që bënë ishte një ripërsëritje e ngjarjes.
âKisha dalë nga diskoteka. Kur gjendesha në unazën e Bolonjës isha euforik, shtypa në fund pedalin e gazit, pa qenë i ndërgjegjshëm për shpejtësinë e makinës. Me të arritur në një kryqëzim, ku semafori ishte jeshil, godita një fëmijë që po kalonte mespërmes rrugën në vijat e bardha.â
âAi fëmijë po kalonte mespërmes rrugën, edhe pse e dinte që nuk duhej ta bënte në atë moment. Semafori për këmbësorin duhej të ketë qenë i kuq, ma ha mendja.â
Paliarini tundi kokën, me shpresën se ajo çka i kujtohej ishte e vërtetë dhe jo e mjegulluar nga efekti i drogës.
âJa pra e sheh, e kemi gjetur tashmë një pikë në favorin tonë.â
âNë rregullâ, tha Paliarini, â por si do ta paraqesim me faktin që unë nisa të ngisja makinën pasi mora një nga ato pilulat e mallkuara? Ãa dreqin dhe unë, nuk i mora vetë, ma hodhi ai tipi atje brenda, ai ma dha. Më tha 'Do ta shohësh që do ndihesh më mirë' dhe mua mâu mbush mendja.â
Për një çast avokati ra në mendime.
âPuna e pilulës nuk dëshmon në favorin tëndâ, tha ai në fund, âpor në njëfarë mënyre do tâia dalim. Duhet të kesh besim tek mua.â
âTë shpresojmë. Dhe çfarë duhet të bëj unë këto ditë? Ndonjë gjë të veçantë? Ju duhet ndonjë deklaratë prej meje?â
âTani për tani, jo. Do të them për të gjitha në gjyq, përpiqu të rrish i qetë dhe do ta shohësh se gjithçka do të zgjidhet fare mirë.â
âKam besim në eksperiencën tënde.â
âShkëlqyer. Tani kthehu në shtëpi dhe çlodhu. Do bëhem unë i gjallë në njëfarë mënyre.â
âJu falenderoj pa masë.â
âAsgjë. E kam për detyrë.â
Pasi u përshëndetën, avokati nisi të mendonte sesi ta ndiqte këtë çështje në gjykatë, dhe Davide Paliarini u kthye në shtëpi. Do të zbatonte këshillën që i ishte dhënë: çlodhje absolute deri në ditën e paraqitjes në gjyq.
XII
Herët në mëngjesin e po asaj dite, Mariolina Spaxhezi dëgjoi zilen që binte, vajti tek citofoni dhe pyeti se kush ishte.
âKam sjellë lule për ju, zonjëâ, ishte përgjigja.
âNgjituniâ, tha gruaja, duke nisur të hamendësonte se kush qe dërguesi i mundshëm i kësaj dhurate të këndshme.
Kur pa luleshitësin me tufën e luleve në dorë, i ndryshoi fytyra.
âPo..hajdeni..hyniâ, i tha duke belbëzuar burrit që gjendej para. I dukej se e kishte parë më parë, ndoshta qe luleshitësi që gjendej pak më larg shtëpisë së saj, në po atë rrugë.
âVëreni aty sipër.â
Burri kapërceu pragun e apartamentit, ndoqi udhëzimet që sapo i ishin dhënë, pastaj u përshëndet shpejt duke u shprehur se do tâi duhej të kthehej në dyqan pasi gjendej vetëm dhe kishte lënë një letër tek hyrja që i njoftonte klientët e mundshëm për kthimin e tij pas pak minutave.
Mariolina Spaxhezi mbylli prapë portën dhe u drejtua me shpejtësi për nga tufa e luleve që sapo kishte marrë.
Një tufë lulesh krizantemë?, mendoi.
Pa se tek letra që mbështillte lulet ishte ngjitur një zarf prej letre ku qe shkruar PÃR MARIOLINÃN.
E hapi dhe brenda gjeti vetëm një kartëvizitë prej kartoni.
MASSIMO TROVAIOLI
Drejtor Marketingu
Tecno Italia S.r.l.
Gruaja ndjeu një si gjendje të fikëti dhe iu desh të ulej për ta evituar që kjo tâi ndodhte vërtet.
Ktheu kartëvizitën dhe pa se në pjesën mbrapa ishte shkruar me stilolaps Sà SHPEJTI!.
Pas ca minutash u ngrit nga karrigia, mori një gotë dhe e mbushi dy herë me ujë. Kishte nevojë të pinte.
Njomi gojën, pastaj vajti në banjë për të freskuar fytyrën.
Si ishte e mundur?
Sipas një thënie të urtë popullore që i ishte mësuar pak a shumë, ajo gjithnjë i kishte lidhur krizantemat me të vdekurit, dhe Massimo Trovaioli...
Mori telefonin dhe i ra 113-ës.
âUnë po... persekutohem...â, arriti menjëherë të thoshte, kur dikush iu përgjigj nga ana tjetër e telefonit.
âQetësohuni, zonjëâ, i tha agjenti në telefon. âdhe sqarohuni më mirë.â
âUnë... po persekutohem... nga një i vdekur!â
âÃshtë e pamundur. Jeni e sigurt se ndiheni mirë?â
âPo, po, mirë jamâ, tha ajo. âUnë po përsekutohem.. nga një i vdekur!â, ulëriti.
âKu banoni?â, e pyeti agjenti në fund, duke u përpjekur tâi binte shkurt, âPo dërgoj dikë aty.â
Gruaja i dha adresën ku banonte dhe mbylli telefonatën duke iu lutur që të vinin shpejt.
Kur dy agjentët e patrullimit mbërritën në banesë, e gjetën Mariolina Spaxhezin gati në prag paniku.
âMundohu të qetësohesh, zonjë. Do donim të na tregoje qartë se ça po ndodhâ, i shpjegoi një nga dy agjentët.
Gruaja iu tregoi për zarfin që kishte marrë disa ditë më parë dhe për lulet që kishte marrë në mëngjes.
âKush është Massimo Trovaioli?â, e pyeti një agjent.
âIsh i dashuri im.â
âDhe ai mund të kishte ndonjë gjë kundra teje? Kur u ndatë, u ndatë keq?â
âAi...ka vdekur!â, ulëriti gruaja. âAi... i vdekur... po më persekuton!â
Spaxhezi vazhdonte të ulëriste, duke e theksuar gjithnjë e më shumë fjalën i vdekur sa herë që e përmendte.
âNa falniâ, foli agjenti tjetër, âNuk e kishim ende të qartë këtë detaj. Duhet të na falni. Na vjen keq.â
âNuk ka gjëâ, iu përgjigj gruaja, pas një momenti heshtjeje ku u përpoq të çâtensiononte nervat.
âA e patë se kush ua solli këto lule?â, e pyetën, kur të dy agjentët u siguruan se kishte kaluar momenti ku gjendeshin pa rrugëdalje.
âMë dukej... se ishte... luleshitësi... ai këtu poshtë, përgjatë rrugës San Vitale, por nuk jam e sigurt. Kur jam në lëvizje, eci gjithmonë shpejt dhe nuk i vërej shumë dyqanet.â
âDo të kontrollojmë neâ, e siguroi një nga dy agjentët e patrullës, duke u drejtuar nga kolegu i tij me një shenjë dakordësie. âJu ndërkohë duhet të rrini e qetë. Na e premton?â
âDo të përpiqemâ, iu përgjigj gruaja. âDo të përpiqem.â
âNë rregull. Ne do të merremi menjëherë për të zbuluar diçka mbi këtë çështje. Ndoshta do të jetë ndonjë keqkuptim.â
âKam frikëâ, tha Spaxhezi, âBëni ndonjë gjë, ju lutemâ, iu lut ajo, sikur të mos i kishte dëgjuar fjalët e fundit të dy agjentëve.
âQetësohu dhe pi një gotë ujë të freskët.â
Agjenti që gjendej më afër çezmës së ujit, mori një gotë që gjeti përbri, e mbushi dhe ia dha gruas.
âPijeni gllënjka gllënjka dhe do ta shohësh se do të të ndihmojë të ndihesh më mirë.â
Gruaja e piu sipas këshillës që iu dha dhe, duke ndenjur prapë ulur, i pyeti nëse do ta kishin problem sikur mos tâi shoqëronte deri tek porta kur të dilnin.
âNuk ka problem, zonjë.â
Mariolina Spaxhezi mbeti vetëm, duke ndenjur ulur dhe palëvizur dhe duke menduar prapë për ato ça kishin ndodhur, e qetësuar nga fjalët e dy agjentëve: ata do merreshin vetë me çështjen, me shpresë për ta zgjidhur.
Kur dy agjentët, sipas rrëfimit të Spaxhezit, mbërritën tek dyqani i luleve, gjetën aty një letër tek dera: KTHEHEM SHPEJT.
Një njeri që me gjasa duhet të ishte titullari erdhi aty me hapa të shpejtë, duke i përshpejtuar në metrat e fundit tek pa dy agjentët që po prisnin.
âPo më kërkoni mua?â, pyeti, âKa ndonjë diçka për të cilën mund të jem i nevojshëm?â
âA mund të hyjmë?â, foli njëri nga dy agjentët.
âJu lutem, ju lutem, patjetër.â
Burri hapi derën me xham dhe i ftoi dy agjentët të hynin brenda.
âMë thoni atëhërë. Ãfarë ka? Unë nuk ju kam thirrur. Nuk më kanë vjedhur ndonjë gjë.â
âNuk gjendemi këtu për këtëâ, ia preu shkurt njëri nga agjentët.
âAtëherë më sqaroni.â
âNjë person thotë se ka marrë një tufë lulesh nga një i vdekurâ, nisi të tregonte agjenti që kishte më shumë vite karrierë në polici.
âE pamundurâ, tha luleshitësi, âTë vdekurit nuk i dërgojnë lule asnjeriut.â
âThotë se tufën e luleve ia keni dhënë ju apo një person që punon për ju.â
Vështrimi i burrit u bë akoma më i zymtë.
âNuk po e kuptoj se ku doni të dilni.â
âDuam vetëm të kuptojmë se çfarë ka ndodhurâ, i shpjegoi agjenti më i ri në moshë. âKy person është jashtëzakonisht i tmerruar.â
âE kur ka ndodhur kjo?â
âPak më parë... le të themi para dy orësh?â
âMë lini të mendohem për një çast.â
Luleshitësi heshti për pak, dhe pastaj nisi të fliste përsëri.
âUnë punoj vetëm, këtu nuk kam as ndihmës as ndonjë njeri tjetër të këtij lloji. Nuk mund ta përballoj dot. E bëj unë gjithçka: pres klientët, i shërbej atyre dhe, nëse është nevoja, i çoj dërgesat deri në banesë.â
âKur ne erdhëm, ju nuk ishit këtu. Po çonit ndonjë dërgesë?â
âSigurisht që po.â
âAsgjë nuk është e sigurt për profesionin tonëâ, tha njëri nga agjentët, si për tâi dhënë të kuptonte se nuk ishin duke i bërë një vizitë kortezie.
âMë falniâ, foli burri, âNë njëfarë mënyre po, u largova që këtu për dhjetë, ose ndoshta edhe pesëmbëdhjetë minuta, për të çuar një dërgesë.â
âNë rregull. Tani mund të na thoni nëse keni çuar ndonjë dërgesë rreth dy orë më parë?â
Pas një heshtjeje të shkurtër, luleshitësi iu përgjigj: âBesoj se po. Ishte një zonjë, a ndoshta zonjushë. Nuk di ta them me saktësi: nuk futem në jetën private të klientëve të mi. Në të gjitha rastet ishte një grua.â
âJu kujtohet emri?â
âJo, më vjen keq.â
âMendohu mirë. Mendohuni edhe për pak momente. Këto informacione mund të na hyjnë në punë.â
âPo ju konfirmoj se nuk më kujtohetâ, foli pas një minute, âPër fat të keq shoh shumë njerëz gjatë ditës dhe shpesh nuk më kujtohen emrat.â
âNë rregull gjithsesiâ, e siguroi agjenti. âA ju kujtohet të paktën se kush e porositi dërgesën?â
âNjë burrë. Po, ishte një burrë.â
âA dini të na thoni ndonjë hollësi më shumë?â
âMmm... i hijshëm. Ishte një burrë i hijshëm.â
âNdonjë hollësi tjetër?â
âDuhet ta mendoj. E dini, ky personi erdhi këtu dje në mbrëmje ndërkohë që isha gati të mbyllja dyqanin, kështu që ka kaluar pak kohë.â
âMos u shqetësoni, keni gjithë kohën që ju duhet. Nëse ju vjen në mend diçka, mos hezitoni të na informoni.â
âMund të rrini të sigurtâ, foli burri, duke marrë një qëndrim përshëndetës ndaj tyre. âTani, nëse nuk ju vjen keq, kam punëâ, shtoi, duke parë një grua tek po hynte në dyqan.
âVazhdoni atëherë: klientët kanë përparësi. Na falni për shqetësimin.â
Të dy agjentët dolën nga dyqani i luleve dhe u nisën nga oborri i dyqanit në drejtim të Dy Kullave.
âKy burri nuk na tregon të vërtetënâ, foli agjenti më i moshuar, âSipas meje po na fsheh diçka.â
âEdhe unë i këtij mendimi jamâ, e aprovoi tjetri, âpor nuk di të them se çfarë.â
XIII
Dëgjesa e parë ku mori pjesë Davide Paliarini, dhe ku do të hetohej mbi atë fëmijë të aksidentuar në unazën e Bolonjës, qe tepër i sikletshëm për të. Dolën në dritë faktet dhe, pas kësaj, autori u pyet para gjykatësit.
Pas pyetjeve të avokatit të akuzës dhe atyre të avokatit mbrojtës, nga të pranishmit në sallë erdhi një âTë kesh turpâ me një ulërimë aq të fortë sa tingëlloi shumë çjerrëse.
Paliarini u zverdh dhe ngriu i ulur aty në karrige, pa ditur nga të hidhte sytë; do kishte dashur të zhytej thellë, a ndoshta më mirë të zhdukej se sa ta gjente veten në atë moment.
Pas pak çastesh, u kthye nga avokati i tij dhe, pa folur fare, vështrimi i tij lutës thoshte çfarë duhet të bëj?; tjetri, pa hapur gojën fare, iu përgjigj me një shikim prej hetuesi, pasi edhe ai nuk dinte se çfarë do ishte më mirë: sigurisht të mos i jepte shumë rëndësi aksidentit të ndodhur, duke marrë shkas edhe nga reagimi i sapo bërë, do ta bënte situatën shumë më pak problematike sesa të shfaqte turp ashtu siç ia kishte kërkuar ai njeri që kishte guxuar të bërtiste para të gjithëve aty brenda sallës së gjyqit.
Në fund, Paliarini u ngrit nga karrigia që përdorej për ata që pyeteshin dhe me hap relativisht të shpejtë u pozicionua në krah të avokatit, por pa shfaqur ndonjë shenjë që tâi linte të kuptonte atij njeriu të panjohur që bërtiti në sallë se kishte goditur në shenjë.
Dëgjesa nuk konkludoi në ndonjë gjë përfundimtare, në pritje të një tjetre në një datë të mëvonshme.
Avokati e shoqëroi deri sa doli, për të shmangur ndonjë episod të pakëndshëm si ai që ndodhi në sallë, pastaj i tha që do ridëgjoheshin së afërmi për tâu takuar sërish dhe të vendosnin mbi hapat që do ndiqnin deri në dëgjesën e ardhshme.
Inspektori Xamanji dhe agjenti Finoki u nisën bashkë për të folur me punëdhënësin e Luçia Mistronit.
Vajza punonte te Piazzi & Co. si nënpunëse zyre dhe merrej me kontabilitetin.
Pasi folën me recepsionin, të dy u ftuan të uleshin në kolltuqet prej lëkure që gjendeshin para dhe, pak minuta më vonë, u pritën nga drejtori i firmës.
Ishte një burrë tek të pesëdhjetat, me pamje shumë të thjeshtë dhe me qëndrim as të bezdisshëm dhe as arrogant, i cili shfaqi kënaqësi që tâi ndihmonte funksionarët e policisë në punën e tyre.
âMe çfarë aktiviteti merreni, saktësisht?â, pyeti Xamanji.