Читать книгу Kriteri I Leibnizit - Maurizio Dagradi, Maurizio Dagradi - Страница 4
ОглавлениеPas-parathënie
Nëse keni arritur deri këtu, ju dua. Ju dua sepse e keni tashmë Shkëndijën ose doni Ta ndizni atë.
Ndërkaq, iu thoni lamtumirë atyre që nuk mbërritën deri këtu, dhe tani po më mallkojnë me ofendimet më gjakatare dhe degraduese që fjalori i tyre mban. Ata do të shkojnë në dyqanin ku të shkujdesur kanë blerë këtë libër të shkretë, do ta përplasin mbi banak dhe do kërkojnë t’ju kthehen paratë ose të ndërrojnë librin me ndonjë tjetër, duke i treguar të punësuarit fatkeq indinjimin e tyre mbi faktin që një botues ka patur shijen e keqe të publikojë një mbeturinë të tillë. Këta individë nuk do të jenë asnjëherë kolegët tanë në besimin ndaj një të Vërtete që, nëse ndonjëherë ka patur një të tillë përtej fesë që ta meritonte, kërkon një Akt Besimi.
Prolog
Helikopteri ushtarak qëndronte në ajër nja dhjetë metra lartësi mbi kënetën vjekjeprurëse, me elikën e bishtit që ndonjëherë bllokohej duke mos lejuar që trupi i tij të fillonte të rrotullohej në drejtimin natyral, në të kundërt të drejtimit të elikës kryesore. Pastaj pasi elika fillonte të punonte menjëherë helikopteri arrinte një ekuilibër delikat me lëkundje të frikshme deri herën tjetër, që mund të ishte edhe e fundit. Pa elikën e bishtit helikopteri do rrotullohej rreth vetes dhe çdo mundësi për të zotëruar mjetin do të zhdukej.
Në kabinë, piloti luftonte për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe pozicionin, duke zbatuar komandat me një delikatesë dhe saktësi që binte ndesh në mënyrë dredharake me kushtet e tij të përgjithshme: nga shpatulla e majtë i dilte një copë xhami që vinte nga xhami mbrojtës i kabinës, i ngulur të paktën pesë centimetra në mishin e butë; përreth plagës veshja e fluturimit ishte ngjyer në gjakun që po përhapej me shpejtësi drejt krahut dhe kraharorit të burrit. Copa të tjera xhamash ishin përhapur mbi gjunjët e tij dhe mbi dyshemenë e kabinës.
Në të djathtë të tij, piloti i dytë prehej i kthyer përmbys, i lidhur në ndenjëse, me qafën të shqyer nga një copë xhami. Gjaku gurgullonte vrullshëm nga karotidja e copëtuar, pompuar pa ndalesë nga zemra e çoroditur.
Komandanti po përpiqej të mbante helikopterin të qëndrueshëm në një pikë të qëndrueshme, por që të bënte këtë duhej të përdorte vetëm referime pamore, pasi kur xhami mbrojtës i kabinës ishte goditur dhe ciflat i kishin sulmuar, duke parë plagën e shokut të tij ai kishte vjellë mbi panelin e kontrollit, dhe tashmë pothuajse të gjitha pajisjet ishin mbuluar me një lëng të verdhë dhe ishin plotësisht të padukshme. Me elikën e bishtit përfundimisht të pabesë, nuk mund të shkëpuste as njërën dorë nga komandat qoftë dhe për ato pak sekonda që do i nevojiteshin për të pastruar mjaftueshëm pajisjet më kryesore.
Pikat e tij të vetme të referimit tani ishin horizonti i largët, në të cilin mbizotëronte një ngjyrë vjollcë, jonatyrale, muzgu i këtij vendi të mallkuar, dhe zabeli i errët, në të majtë të tij, nga i cili kishin mbirë pak minuta më parë anëtarët e tjerë të ekspeditës.
Në dhomën e ngarkesës, pas kabinës së pilotimit, dy ushtarë ishin shtrirë përtokë në pozicione të deformuara, si dy thasë me patate hedhur ashtu si rastësisht. I pari ishte i fuqishëm, me një trup mesatar, me flokët të zinj dhe me mjekër të parruar prej ditësh. Këmba e majtë ishte pllakëzuar për të mbajtur drejt femorin e thyer; pantallonat ishin të prera dhe çizmja e hequr. Gjithë këmba ishte e mbuluar në gjak të ngrirë. Burri ishte i pavetëdijshëm për gjakderdhjen që pasoi nga fraktura e deformuar. Rahjet e zemrës së tij ishin të lehta dhe të ngadalta, trupi ishte i ftohtë, me një zverdhje vdekjeje.
Ushtari i dytë ishte nje grua. Kishte flokë të verdhë, të shkurtër, të ngrira nga gjaku i dalë nga një plagë e madhe në kokë sipër mbi veshin e majtë. Një copë lëkure me diametër të paktën prej gjashtë centimetra mungonte plotësisht, me gjithë flokët, dhe ky shëmtim dukej absurd përballë linjave të ëmbla të vajzës, me nofulla të rrumbullakta, me një mjekër të vogël, me hundën me majë dhe buzët mishtore. Sytë i kishte të mbyllur por qepallat lëviznin me goditje, edhe pse pa u hapur. Buzët i dridheshin, sikur bënin një bisedë të heshtur, dhe trupi përshkohej nga ethe dhe temperaturë e lartë.
Uniformat e të dyve ishin plotësisht anonime, të privuara nga çdo lloj shenje dalluese. Asnjë etiketë me emër, asnjë gradë, asgjë që të mund ti identifikonte. Këta të dy ishin SAS, Special Air Service, njësia e forcave speciale më e stërvitur në botë. Ata ishin luftëtarë të niveleve të larta, të përgatitur të veprojnë dhe të mbijetojnë në kushte të pamundura, në çfarëdo lloj klime ndaj çdo lloj armiku, të shpejtë, efikasë, vjekjeprurës. Misionet e tyre ishin gjithmonë sekrete, prandaj identiteti i tyre duhej të ishte i errësuar.
Dhe tani ishin të paaftë dhe të shkundur andej-këtej pas çdo lëkundje të helikopterit, ndërsa e vetmja gjë që i shpëtonte nga rënia nga helikopteri ishte një litar i lidhur me rripin, i shtrënguar me një dorezë të dhomës së ngarkesës.
Armët në bord ishin plotësisht të zbrazura, përfshirë edhe armën më të re me plazëm që tani varej gjysëm e shkrirë prej mbajtëses së saj, poshtë barkut të helikopterit. Ishte prototipi i parë, dhe nuk ishte parashikuar që të gjuante pa ndërprerje për një periudhë të gjatë. Dhe e gjitha kjo vetëm për të arritur në pikën e kontaktit dhe për të ruajtur pozicionin.
<Adams! Gati për të zbritur!>, thirrja mbërriti e fortë dhe e qartë në kufjet e pilotit.
Pikërisht në atë moment elika e bishtit pati një tjetër hezitim por ai e morri menjëherë në kontroll mjetin, ndërsa përgjigjej:
<Gati, Zotëri!>
Poshtë helikopterit, në legenin e formuar nga vorbullimi i topave mbi ujin e qelbur, tre figura të grupuara në mënyrë të ngjeshur ishin përfshirë nga fluksi ciklik i ajrit që përplasej dhunshëm mbi ta.
Majori Camden po gjuante pa ndërprerje drejt zabelit me mitralozin statik, duke e mbajtur me krahë pavarësisht pamundësisë. Arma ishte e nxehtë dhe shumë e rëndë. Ushtari kërcëllinte dhëmbët ndërsa e shtrëngonte me duart e djegura, gishti i ngjeshur tek këmbëza, sytë të injektuar me gjak që shprehnin një urrejtje të egër, të pashuar, që shndërrohet në një përrua plumbash të vjellë jashtë nga gryka e zezë e kësaj vegle vdekjeje. Camden ishte mbuluar me gjak nga koka në këmbë, pjesërisht nga disa plagë sipërfaqësore në kraharor dhe në krahë, por më tepër nga gjaku i shokëve të tij të plagosur, që i ishte dashur ti ndihmonte dhe tërhiqte deri në pikën e takimit.
<Major!>
Camden mezi dëgjonte vajzën që bërtiste për të superuar goditjet e çekiçta të mitralozit. Me këmbët e ngulura mirë në llumin e kënetës, ajo kishte kapur nga sqetullat një djalë që, i kishte rënë të fikët, me lëkurë të errët, që ishte shtrirë me fytyrë lart dhe gjysma e trupit ishte e zhytur në ujë. Koka e tij varej inerte, goja gjysmë e hapur, sytë të mbyllur. Nga një plagë e madhe në bark dilnin pjesë të organeve të brendshme.
Vajza vështronte me dëshpërim nga zabeli, pastaj nga djali i plagosur, pastaj nga majori që vazhdonte të gjuante. Ishte në kufij të fuqive, flokët e zinj i ishin ngjitur në kokë nga djersa dhe nga pisllëku që mbulonte gjithë trupin e saj ngjyrë çokollatë, të cilin e mbulonin rrobat e zhytura në baltën me erë të keqe.
<Major!> thërriti përsëri, me një britmë histerike.
Camden iu përgjigj duke bërtitur nga ana tjetër, pa pushuar së vjelluri zjarr drejt pyllit.
<Tani jemi goxha në avantazh që të ulim helikopterin! Adams! Tani!>
<Roxher1, Zotëri!>
Adams filloi uljen, por kur arriti afërsisht në kuotën e gjashtë metrave elika e bishtit u prish dhe helikopteri filloi të rrotullohej. Më kot piloti u përpoq të ndizte elikën, duke manovruar në të njëjtën kohë për të tentuar të ngrihej lart.
<Urgjencë, urgjencë! Largohuni!> bërtiti Adams.
Camden përgjoi me bisht të syrit helikopterin që ishte jashtë kontrollit dhe e kapi rrufeshëm situatën. Nuk kishte kohë për t’u larguar, dhe në çdo rast të shtypeshe nga helikopteri që po rrëzohej ishte patjetër më e preferueshme sesa fati i egër që po iu arrinte nga pylli. Mbi fytyrën e tij u pikturua një ngërdheshje qesharake dhe shikimi i tij u ndez nga një dritë djallëzore, shprehja e një njeriu që shikon në fytyrë vdekjen e tij, dhe sfida. Vazhdoi brutalisht të godiste drejt errësirës, pa ndjerë më as dhimbjen e hekurit inkandeshent dhe peshën e armës.
Edhe vajza e kuptoi.
<Jo!> thirri e dëshpëruar, me gjithë forcën që i kishte mbetur.
<Jo, jo, jo! Jo tani!> U ankua e tronditur. <Shumë afër, shumë afër… pse?! Pse?!>Uli shikimin mbi djaloshin e plagosur, dhe një pështjellim i madh i mbushi shpirtin. Ishin një hap larg vdekjes tashmë.
Zemra e saj rrahu fort.
Dhe në këtë çast të tmerrshëm, ndërsa mbante të dashurin e saj, me helikopterin që mund ta shtypte nga një çast në tjetrin, me rropëllimën e mitralozit që i dridhte gjymtyrët, dhe me këmbët të zhytura deri në mes të kofshëve në ujin e qelbur, mendimi i saj shkoi tek ajo që kishte përjashtuar prej shumë kohësh, duke e vulosur në një kënd të errët të kujtesës.
Ngriti fytyrën nga qielli, dhe me lotët që vijëzonin mollëzat e fshikulluara nga era pulsuese që shkaktonte helikopteri në avari, filloi të lutej:
<Ati ynë, që je në qiej, u shenjtëroftë Emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë Vullneti yt, si në qiell, ashtu dhe në tokë…>
Pjesa e Parë
“Je me ne, Ryuu,
je me ne.
Çdo natë do vijmë tek ti në det të zi,
dhe e dimë që ti atje na pret
me krahët e tu të fortë.
Mbi varkë do ngjitesh sishkuma e valës
e përbri nesh,bashkë me ne dotërheqësh rrjetat,
si netëve të kaluara,
kur sytë dhe buzëqeshja jote
na lumturonin të përballeshim me stuhinë.”
Noboru
Kapitulli I
Gjithçka filloi ashtu rastësisht, siç ndodh shpesh në këto raste.
Nxënësi Marron po përgatitej të vinte në vend veglat në një banak në një nga laboratorët e fizikës të Universitetit të Manchesterit, duke mërmëritur i mërzitur pasi për këtë gjë e kishte detyruar profesor Drew që po dilte për të shkuar në shtëpi.
<Rregullo eksperimentin tim, Marron, para se të largohesh, sidoqoftë nuk funksionon!>, e kishte urdhëruar.
Vallë nuk mund të pritej mëngjesi për këtë? Tashmë ishte darkë vonë, kush dreqin mund të vinte të kontrollonte nëse laboratorin e kishin lënë në rregull?
<Bah!>, psherëtiu i dorëzuar Marroni, <Jeta e fizikës kalon edhe përmes nazeve të profesorëve të vjetër.>
Kishte mbështetur paninen e tij me proshutë mbi një pllakëzë çeliku që ishte pjesë e eksperimentit, pasiqë kishte hedhur poshtë mbështjellësen e saj para urdhërit të Drew-së, dhe ajo pllakëz ishte e vetmja gjë e pastër në atë laborator, për momentin.
Sa po bëhej gati të merrte pajisjet e para të laboratorit kur macja e laboratorit, një mace leshatore ngjyrë portokalli, me një kërcim të rrufeshëm u hodh nga ballkoni, eci drejt tastierës së kompiuterit, preku pjesën e sipërme të panines, shtyu me këmbë disa matësa mikrometrikë dhe në fund u hodh në dysheme. E gjitha kjo ndodhi në të qindat e sekondës.
Marroni nxorri një klithmë të çjerrë dhe filloi të ndjekë macen, e cila në një çast u fsheh në majë të raftit më të lartë të laboratorit.
Nxënësi arriti furishëm tek këmbët e raftit, duke tundur grushtat në drejtim të maces duke e bërë objekt të komplimenteve aspak bamirëse, pastaj, si njeri i arsyeshëm që ishte, vlerësoi që energjia e kërkuar për një kapje jo të sigurtë të asaj që iu morr ishte më e madhe se energjia që ajo vetë do i jepte, prandaj vendosi të heqë dorë, duke menduar se në njëfarë mënyre, kështu, dilte i fituar. I hodhi një shikim fajësimi të fundit maces dhe iu kthye banakut.
Kur u gjend përpara mbeturinave të panines së tij të gjorë dhe e vëzhgoi, papritur u bllokua dhe, dora dorës që vetëdija bënte përpara në mendjen e tij, hyri gradualisht në një lloj ekstaze, me sytë të hapur, të përhumbur, të ngulur në panine, djersë të ftohta që i niseshin nga balli dhe i binin me shumicë përgjatë trupit, tashmë i mbytur nga vetë djersët e tij, rrobat të qullura, duart që i dridheshin, mushkëritë po mësynin në kërkim të dëshpëruar për ajër.
Drejt qendrës së panines ose, pak më lart djathtas, një pjesë e panines mungonte, dhe kjo pjesë nuk kishte një formë dosido, për të cilën mund të mendoje natyrshëm që macja e kishte marrë bashkë me gjërat e tjera. Jo, ishte një racion i gjatë rreth katër centimetra, i gjerë rreth një centimetër dhe i valëzuar në mënyrë paralele përgjatë anëve të gjata, atyre horizontale.
Nuk kishte shenja djegjeje, thërrime apo mbeturina të çfarëdo lloji, aroma apo avuj djegjeje. Thjesht, ajo pjesë e panines nuk ishte më.
Ajo copë e vogël e formuar panineje ishte ‘zhvendosur’?, ‘shpërbërë?’, ‘…ç’farë?’
Në mendjen e Marronit kaluan me shpejtësinë e rrufesë të gjitha hipotezat që njihte, ortodokse dhe jo, dhe ndërkaq katalepsia filloi të largohej nga ai, frymëmarrja iu kthye progresivisht në normalitet dhe ai u kthye në realitet.
Marroni sigurisht që nuk e dinte, por Historia Njerëzore ishte para një zhvillimi thelbësor.
Tani.
Përgjithmonë.
Kapitulli II
Duke bërë shumë kujdes që të mos përplasej aspak me banakun, dhe duke mbajtur në të njëjtën kohë shikimin tek macja, e strukur mbi raft nja dhjetë metra largësi me synimin për të marrë fetën e bukës, Marroni lëvizi drejt telefonit të instaluar në murin pas tij. U përpoq të kujtonte numrin e telefonit të shtëpisë të Drew-së: një herë e kishte telefonuar për një paqartësi në detyrat e shtëpisë. Mbaronte me 54 apo 45?
<Oh, në djall vaftë!>
Formoi numrin e parë dhe, pas një pritjeje të shkurtër, profesori u përgjigj në telefon:
<Kollitje!…Urdhëro.>, profesori ishte ftohur.
<Profesor jam Marron, mendoj që është më mirë që ju të vini shpejt në laborator, ka diçka që duhet ta shikoni dhe…>
<Marron!>, e ndërpreu pa shumë ceremoni Drew, <Shiko se kam patur një ditë shumë të keqe sot: rektori më komunikoi që fondet për laboratorin tonë janë pakësuar me dyzet për qind, dhe …kollitje… për më tepër duket se dhe këtë vit nuk do më lënë të dal në pension. Shpresoj që të bëhet fjalë për një gjë shumë, shumë të rëndësishme!>
<Epo, profesor, besoj se nëse nuk e doni ju, Nobelin do ta mbaj për vete.>
<Ç’farë po flet, Marron? Nuk kam kohë për të humbur me shakara!>
Marronit nuk i bëri përshtypje.
<Është eksperimenti juaj, profesor. Prodhon një efekt që …>
Nxënësi perceptoi një trazirë të shpejtë dhe, pak sekonda më pas, dëgjoi një derë të përplasej. Mund të dëgjonte akoma zhurmat e shtëpisë së Drew-së. Televizori ishte ndezur dhe llomotiste pa kuptim si zakonisht. Profesori as nuk u kujdes që të mbyllte telefonin.
Marroni po i bënte roje eksperimentit, duke mbajtur gjithmonë në kontroll macen për të evituar një sulm të dytë që me siguri do të kishte patur pasoja shkatërrimtare. Kafsha po hante paninen me kafshata të vogla, por pas çdo kafshate ushqimi pakësohej pashmangshmërisht, dhe macja fillonte të shikonte me trishtim banakun.
Drew nuk po vinte.
Marroni mallkoi veten që nuk i jepte kurrë për të ngrënë asaj maceje, por ai e dinte që merreshin nxënësit e tjerë. Ajo që nuk dinte ishte që atë ditë ata nxënës kishin shkuar në një seminar dhe nuk i kishin dhënë për të ngrënë maces, të bindur që do merrej Marroni me këtë gjë.
Macja ndërkaq kishte mbaruar paninen dhe po shtriqej, duke parë me vëmendje banakun. Marroni filloi të djersijë, i pasigurtë për të vepruar, kur dëgjoi zhurmën e një dere të përplasur dhe të një ecjeje të shpejtë në korridorin e hyrjes për në laborator.
Dera u hap dhe papritur Drew hyri brenda. Sapo futin kokën brenda shikimi i tij përfshiu gjithë skenën dhe vlerësoi rrufeshëm gjendjen: Marroni rrinte i palëvizur përpara banakut, me sytë të fiksuar tek macja që dukej se seriozisht kishte ndërmend të kafshonte një panine të mbështetur në piastrën e eksperimentit, i cili dukej ende i montuar.
Drew kishte një marrëdhënie të mirë me macen dhe e zgjidhi udhëkryqin shumë thjesht:
<Niels! Përjashta!>
Pas asaj komande të thatë, macja që mbante një emër2 të rëndësishëm doli menjëherë nga dritarja e laboratorit, gjithmonë paksa e hapur në mbrëmje për të lejuar ajrosjen.
Marroni lëshoi një psherëtimë lehtësimi dhe filloi të ç’tensionohej. Shkoi të mbyllte dritaren dhe filloi t’i tregonte profesorit. I rrëfeu faktet kryesore, pasi fizikantët janë njerëz sintetikë, dhe përfundoi hipotezën e tij:
<Besoj se macja ka gjetur rastësisht një rregull kritik të eksperimentit, i cili prodhon një efekt zhvendosjeje ose shpërbërjeje të lëndës së vendosur në pllakëz. Nuk gjej shpjegime të tjera, për momentin.>
Gjatë kohës të tregimit, Drew kishte vëzhguar eksperimentin, kishte thithur gjithë vlerat e vendosura në kompiuter dhe rregullat përfundimtare të instrumenteve të lidhura.
<Marron, mesa duket ka ndodhur si thua ti, por ti e di mirë se që një eksperiment të jetë i vlefshëm, duhet të mund të përsëritet. Mirë, tani ne do ruajmë gjendjen aktuale, pastaj do të provojmë të riprodhojmë efektin e vëzhguar.>
Para së gjithash, pa prekur asgjë, Drew morri nga një raft një aparat fotografik dixhital, pajisur me një dispozitiv që i vishte një rrjetë të shkallëzuar me finesë imazhit të kapur; fotografoi gjithë sendet në banak, një nga një dhe të grupuara, nga disa këndvështrime. Rrjeta do të lejonte më pas t’ju riktheheshin largësive të sakta dhe këndeve midis objekteve, në mënyrë që të mund të restaurohej paraqitja e saktë e eksperimentit po të qe nevoja. Fotografoi edhe ekranin e kompiuterit, ku shfaqeshin të gjithë parametrat e kalibrimit të mjeteve të ndryshme që komandoheshin nga ai, dhe në fund Marron ruajti parametrat në skedar.
Të dy bashkë shkarkuan në një kompiuter tjetër të gjitha imazhet e fotografuara dhe skedarët me parametra, krijuan dy kopje dhe i ruajtën të veçuara: një në çantën e Drew-së dhe tjetrën në xhaketën e Marronit.
Tani ishte momenti vendimtar: duhej të provonin të riprodhonin efektin.
Drew zhvendosi fetën e bukës mbi piastër, në mënyrë që të kishte përsëri bukë në vendin nga ku më parë ishte zhdukur lënda.
<Pasi nuk dimë asgjë sesi mund të ketë funksionuar, do të vijojmë në mënyrë rastësore, duke modifikuar një parametër çdo herë dhe duke vëzhguar se ç’farë ndodh. Marron, zgjidh një parametër në kompiuter. Do të fillojmë nga kjo.>
Marron u kthye drejt ekranit dhe zgjodhi parametrin e parë që i zunë sytë.
<Do ndryshoj K22-in.Tani është 1123,08V3. Po e çoj në zero.>
Nxënësi e bëri.
Nuk ndodhi asgjë.
<Po e rris me 10V. Tani K22-i është në 10V, 20V, 30V…>
Akoma asgjë.
Kur mbërriti në 350V, Drew i tha Marronit ta rriste me shkallë 50V.
<…400V, 450V, 500V…>
Akoma asgjë.
Gjeneratori zhurmonte fuqishëm nga rritja e tensionit.
<…950, 1000, 1050, 1100, 1150, 1200V…>
Asgjë.
Marron ndaloi. Ndaloi së rrituri tensionin.
<Profesor, e kemi kaluar vlerën e eksperimentit.>
<E pashë, Marron.>, Drew po reflektonte intensivisht. <Mirë, vendos K22-in në mënyrë direkte, në 1123,08V, siç ishte në fillim.>
Marron vendosi vlerën me tastierë, dhe para se ta fuste në sistem ndaloi, këmbeu një shikim dakordësie me Drew-në, që të dy u përqëndruan tek paninja, pastaj djaloshi aktivizoi vlerën: menjëherë, sikur të kish qenë gjëja më natyrale në botë, një racion nga paninja u zhduk. Forma e tij ishte ekzaktësisht si ajo që ishte zhdukur më parë.
Drew gulçoi. Në vetvete, nuk kishte besuar vërtet që efekti i përshkruar nga Marroni të ishte prodhuar, por mendonte se kishte një shpjegim konvenzional për çdo gjë.
Të gjendurit direkt gjatë manifestimit të efektit e kishte shtangur. Iu duk se po zhytej në një zbrazëti të krijuar papritur poshtë tij dhe hezitoi. Për fat qëndronte ulur dhe mjaftoi që nxënësi ta mbante pak, gati, duke penguar rrëzimin e tij. E kuptoi se ç’farë mund të kish kaluar Marron duke vëzhguar efektin herën e parë. Iu desh gati një minutë për të rimarrë veten, por tani e kishte veten në kontroll. Nuk e ndjente më lodhjen e ditës, gjumi i kishte dalë, mendja e tij tani ishte një mjet i fuqishëm dhe i mprehtë, i përqëndruar plotësisht tek eksperimenti.
<Mirë, Marron>, tha ftohtë Drew, <çoje K22-in në zero, pastaj në 1123,08V.> Ndërkaq hoqi në mënyrë të përshtashme paninen.
Marron ekzekutoi, dhe sërish materia u zhduk.
Provuan duke çuar K22-in në 1123,079V, por pa rezultat.
<Tani e dimë që K22-i prodhon efektin vetëm nëse arrihet direkt vlera kritike. Nuk ka një manifestim gradual të fenomenit, as për vlerat e afërta me atë kritike. Duket se jemi pikërisht përballë diçkaje neto, që ose ndodh ose nuk ndodh aspak, sipas vlerës që i japim parametrit. Mirë, tani provojmë me parametrat e tjerë. Fillo me radhë, duke nisur nga i pari, duke i ndryshuar gradualisht siç vepruam për K22-in.>
Marron ndërhyri:
<Profesor, ka mbetur pak bukë; mendoj se duhet të provojmë me ndonjë material tjetër, para se të kalojmë tek parametrat e tjerë.>
<Hëm, ke të drejtë.>
Drew morri një bllok tefloni nga një banak afër dhe e mbështeti mbi piastër.
Duke ndryshuar K22-shin, bënë të zhdukej edhe një pjesë nga ai. Arritën në të njëjtin rezultat edhe me një copë dru, një prizëm, një fletë plumbi dhe me fshirësen e dërrasës. Kuptuan që trashësia e lëndës që zhvendosej ishte rreth gjysmë centimetri.
Ishte ora dhjetë e darkës kur filluan të ndryshojnë parametrat e tjerë. Kishin fikur të gjitha dritat veç një llampe sipër në banak. Drita spektrale e hënës hynte nga dritarja afër, duke ndriçuar shpatullat e dy njerëzve të përkulur mbi një banak të lodhur të një laboratori normal fizike. Puna e tyre ishte e heshtur, murgjërore. Nxënësi ndiqte mësuesin, dhe mësuesi merrte forcë të re nga intuitat e nxënësit të ri, por të mprehtë. Mjaftonin pak fjalë, ndonjëherë vetëm gjeste të sapo përmendura, që të kuptoheshin në ajër në sintoni perfekte gjatë analizës së një fenomeni ogurzi dhe të pakapshëm.
<Duhet të ketë një këmbim.>, vuri re Drew gjatë provave.
Marroni e pa me pamje pyetëse.
<Nëse lënda do të zhvendosej ose shpërbëhej, në vend të saj do të mbetej zbrazëtia dhe ajri rrethues që do ta mbushte menjëherë, duke nxjerrë një zhurmë të thatë, si një kërcitje. Meqë zhurma nuk dëgjohet, besoj që lënda që zhduket nga këtu shkon në një vend tjetër, dhe atje zëvendëson një vëllim ajri që në fakt vjen këtu. Shkëmbimi duhet të jetë i menjëhershëm dhe bashkëkohor.>
‘Kushedi ku përfundojnë këto sende,’ pyeti Marron, ‘ku do jetë drejtuar instrumenti?’
Në një moment shuan edhe llampën e fundit të mbetur dhe monitorin e kompiuterit, për të vëzhguar efektet e mundshme optike që shoqëronin eksperimentin.
Brendësia e laboratorit ishte e errët, me përjashtim të dritës së hënës që ndriçonte dobët ambientin.
Asnjë zhurmë, përveç ventilatorit të kompiuterit që frynte mbyturazi dhe zukatjes së gjeneratorit të tensionit të lartë.
Marron ndjeu impulsin për të parë jashtë nga dritarja dhe vuri re diçka te çuditshme: fytyra që jemi mësuar të shikojmë kur vëzhgojmë hënën tani dukej sikur i vëzhgonte e habitur, sikur kjo gjë që po bënin ata të dy nuk duhej bërë.
Ose ndoshta jo akoma.
Marronin e kaploi një e dridhur, por u shkund shpejt dhe aktivizoi shkëmbimin.
Laboratori u mbyt në errësirë të plotë. Nxënësi ngriu në vend; balli iu bulëzua nga djersët.
<Profesor…>, mërmëriti.
Si përgjigje, dëgjoi vetëm një kërcitje të çuditshme. Nuk guxonte të lëvizte. Djersa po i shtohej.
Dukej sikur koha kishte ndaluar, në atë laborator.
Gjithmonë errësirë, një ërrësirë shtypëse, si një dorë e madhe që e shtrëngonte gjithmonë e më shumë.
Tensioni ishte tashmë i patolerueshëm.
Kaloi edhe një gjysmë minuti tjetër, pastaj era në lartësi shtyu tutje renë që kishte errësuar hënën, pa dijeninë e të dyve, dhe kjo e fundit filloi të ndriçonte ftohtësisht skenën.
Marron pa nga Drew.
Profesori i moshuar i kishte sytë të shqyer, fytyrën të zverdhur si limoni, dhe me duart ishte kapur pas banakut dhe e shtrëngonte fort, me grushtat e zbardhura nga sforcimi. Ky shtrëngim shkaktonte kërcitjen që nxënësi kishte dëgjuar pak më parë. Siguria dhe vetëkontrolli i Drew-së ishin zhdukur, dhe në atë moment ky njeri shprehte vetëm një gjë: frikë.
<Profesor…>, guxoi përsëri Marron.
Drew u duk sikur u shkund, me ngadalë.
<Ndiz dritën, Marron.>, psherëtiu me mundim.
Djaloshi kërkoi çelësin e dritës dhe ndezi llampën. Një dritë e gjallë ndriçoi banakun. Pa thënë asnjë fjalë, shkoi tek muri dhe ndezi të gjitha dritat e laboratorit.
U duk sikur jeta po rikthehej, sikur ato çaste të tmerrshme u fshinë menjëherë nga gjithë ajo dritë. Drew u ngrit nga karrigia dhe bëri disa hapa. Pastaj fshiu ballin me një shami.
Marron u kthye tek banaku dhe vëzhgoi piastrën e eksperimentit. Lënda ishte zhdukur, si gjithmonë. Asgjë nuk ishte ndryshe. Nxënësi pa nga profesori, që ndërkaq ishte duke u kthyer në vendin e tij. Shikimet e tyre u kryqëzuan, dhe të dy kuptuan që në atë moment dramatik kishin provuar të njëjtat ndjesi.
<Sygjestion. Veç sygjestion. Është natë, jemi të lodhur dhe po merremi me probleme të vështira. Mund të ndodhë…>, Drew fliste, i pasigurtë, duke u përpjekur të merrte veten.
<Po, sigurisht. Kështu duhet të jetë.>, Marroni aprovoi, jo shumë i bindur, por e ndjente se, si njeri racional që e mbante veten, duhej të ishte siç thoshte profesori i tij, më i moshuar dhe më i ditur.
Të dy rinisën punën e tyre, por, jo pa një hezitim të vogël fillestar.
Parametrat në kompiuter ishin njëzet e tetë, dhe në orën dy të natës Marron e Drew mbaruan provat. Kishin shënuar gjithçka, kishin ruajtur të gjitha të dhënat që kishin përdorur, dhe sytë e tyre të zmadhuar nga tensioni, me rrathë të zinj dhe rrema gjaku nga sforcimi pamor që kërkonte eksperimenti shprehnin një lodhje të pathënë, bashkë me dritën e një fitoreje që pak herë në jetë një njeriu i lejohet të provojë.
Incidenti ishte harruar tashmë.
Kapitulli III
Duke parë orën, Drew mendoi që do kishte qenë e patakt të kthente Marronin në godinat e studentëve, të vetmuar dhe të sfilitur, me gjithë atë që djali kishte fituar për të dy.
<Marron, si thua sikur të vish për të fjetur në shtëpinë time? Motra ime është tek një mikeshë në Leeds për disa ditë, dhe ti mund të përdorësh dhomën e saj.>
<Faleminderit, profesor, besoj se do pranoj me kënaqësi.>, u përgjigj mirënjohës djali i rraskapitur.
Për të mos lejuar që ditën tjetër dikush të ngacmonte qoftë edhe padashje eksperimentin, Drew ngjiti në anën e jashtme të derës së laboratorit një fletë të zhgarravitur në moment, që thoshte: ‘LABORATOR I INFEKTUAR NGA BUBURRECA. MOS HYNI!’, pastaj hipën në makinën e Drew-së dhe shumë shpejt mbërritën në vilën e vogël, që ndodhej sapo dilje jashtë perimetrit të Universitetit.
‘Falë Zotit banon afër…’, mendoi Marron, qoftë për arsyen që profesori kishte ardhur shpejt në laborator, atë mbrëmje, qoftë dhe për faktin që ndihej aq i lodhur dhe sytë po i mbylleshin. Kishte absolutisht nevojë të flinte.
Ngjitën rruginën që të çonte tek hyrja dhe Drew u hallakat paksa me çelësat, më në fund hynë brenda.
I zoti i shtëpise e çoi nxënësin në dhomën e së motrës dhe i dha indikacionet kryesore në lidhje me shërbimet e kuzhinës, pastaj propozoi:
<Dëgjo pak, Marron, tani të veshim pizhamat dhe të lajmë dhëmbët si fëmijë të mbarë, po si thua për ndonjë gllënjkë sa për të hequr stresin, para se të flemë?>
Nxënësi pothuajse nuk rrinte dot më në këmbë nga gjumi, por duhej edhe të pranonte që i kishte nervat shumë të tendosura, dhe kjo gjendje mund ta kishte mbajtur zgjuar për gjithë natën.
Ndërkohë nuk kishte ngrënë darkë, po në atë orë kush kish dëshirë për të ngrënë, e sidomos të përgatisnin? Të mos haje një vakt nuk ishte fundi i botës, për të, pra iu bashkua profesorit.
<Ide e mirë, është dhe një mënyrë për të festuar, apo jo?>
Për nja një çerek ore ishin të zhytur në kolltukët e sallonit me një wisky të mirë në duar. Nxehtësia e këndshme e gllënjkave të para i kishte çtensionuar goxha tashmë, dhe biseda ishte e qetë.
<Kjo është një ditë e veçantë, Marron>, po thoshte Drew, <shumë e veçantë. Kemi në duar një mjet që prodhon një efekt komplet të ri, as të teorizuar, me sa më rezulton. Do jetë e nevojshme të marrim parasysh teoritë fizike aktuale dhe të shohim nëse është e mundur të shpjegojmë efektin sipas tyre, apo nëse është e domosdoshme të ndërtojmë një teori të re që ta bëjë këtë gjë. Do ketë shumë punë për të bërë, për mua dhe për kolegët e mi të shpërndarë nëpër botë, pasi ti kemi vënë në dijeni të eksperimentit.>
<Do të jetë një punë e bukur, patjetër. Do më pëlqente të merrja pjesë në studim…>
<Pse, kishe dyshime? Mbi të gjitha falë teje ky efekt iu dhurua botës, dhe mund të jesh i sigurtë që tani e tutje të pret vetëm një gjë: një mal me punë. Në fakt duhet të vazhdosh planin tënd të programuar të studimeve, përveç kësaj do të japësh shpirtin dhe trupin edhe për këtë sfidë të re. Urime, Marron, do të bëhesh i famshëm dhe në të njëjtën kohë do të të duhet të punosh si një pastrues anijesh. Ç’farë tjetër mund të duash?>, Drew i drejtohej Marronit me ton prindëror, i kënaqur me rezultatet e djaloshit.
<Eh, në këtë moment, do të thoja një shtrat të mirë!>, u përgjigj i buzëqeshur Marron duke mbaruar likerin e tij.
<Jam dakord.>, iu bashkua Drew, <Meqë ra fjala, si quhesh?>
<Marron!…Ah…hëm…Joshua Marron. Josh.>
Drew e vëzhgoi i kënaqur.
Ai djalë ngjyrë çokollatë kishte patur fatin dhe mprehtësinë të kapte një fenomen që do të kishte mbetur i panjohur për njerëzimin për kushedi sa kohë, ndoshta përgjithmonë.
‘Një pikë tjetër për të zinjtë.’, mendoi, ‘Duhej. E kanë merituar. Vafshin në djall ata që donin ti diskriminonin. Bota po fillon të rrotullohet nga kahu i duhur, fatmirësisht dhe besoj që…’, Drew u shkund, duke u kujtuar që whisky reklamonte taksat e veta.
<Natën e mirë, Josh.>
<Natën e mirë, profesor Drew.>
Pas pak Drew ishte në shtratin e tij, i vetmuar si gjithmonë, në jetën e tij prej beqari.
Kishte njohur gra, shumë kohë më parë, por kishin qenë veç miqësi ose diçka më shumë. Ai nuk e kishte thelluar më tepër lidhjen, dhe ato pas pak kohe e kishin lënë, duke menduar se nuk nxirrje gjë nga një tip i tillë që dukej se e kishte gjithmonë kokën mes reve.
Sigurisht që fizika zinte gjithë jetën e Drew-së, por ai ishte edhe një burrë, pavarësisht gjithë të tjerave, dhe arsyeja e vërtetë për të cilën nuk kishte ndritur gjë në fushën sentimentale ishte e motra.
Timorina Drew kishte jetuar gjithmonë me të.Te të pesëdhjetat, dhjetë vite më e re se i vëllai, edhe ajo nuk ishte martuar, dhe kujdesej për të dhe për shtëpinë në një mënyrë aq shembullore saqë Drew ndihej mirënjohes në mënyrë të pavullnetshme për atë që ajo bënte. Gjallëria e të motrës e lejonte, në fakt, ti kushtohej plotësisht punës së tij, gjë që normalisht nuk e shpaguante plotësisht.
Pra Drew kishte evituar të merrtë një grua sepse, pa vetëdije, kishte frikë se kjo grua nuk do të kishte qenë në lartësinë e së motrës dhe do ta kishte kufizuar në punët e tij, diçka e pakonceptueshme për të. Ndërkaq gruaja e mundshme mund të kishte hyrë në grindje me Timorinën, dhe edhe kjo gjë do t’i dukej e padurueshme pasi ndaj të motrës ndjente një detyrim të madh dhe drejt gruas do ti duhej të kishte kujdesjet e një bashkëshorti. Do të ndodhej në një qorrsokak dhe nuk do dinte si të dilte.
Me pak fjalë, Drew kishte komplekset e tij dhe kjo nuk ia bënte jetën të lehtë, edhe pse ai ende nuk e kuptonte.
Timorina, në fakt, i bënte presion psikologjik, si shumë gra dinë të bëjnë pa e kuptuar burrat, dhe e detyronte të bënte disa punë të vogla që ajo thjesht nuk kishte dëshirë t’i bënte, duke ia shfaqur Drew-së si punë ‘që vetëm ti di t’i bësh mirë’.
Një nga këto ishte prerja e barit në livadh, përballë vilëzës.
Kishte një sipërfaqe rreth dyqind metra katrorë dhe me barprerësen që kishin blerë duhej rreth një orë. Nuk ishte shumë, por kohët e fundit e motra e vinte në punë të dielën në mëngjes, për atë një moment i shenjtë gjatë të cilit do të kishte dashur të shplodhej plotësisht dhe të rrinte në kolltuk të dëgjonte muzikë klasike. Deri disa muaj më parë ai e korrte barin të shtunave pasdite, por që atëherë Timorina kishte filluar të ftonte shoqet, që më parë i ftonte të dielave, pikërisht të shtunave, dhe thoshte se nuk mund të pihet çaji me zhurmën e korrëses së barit në punë!’.
Drew ishte përshtatur por në javët e fundit kjo gjë po bëhej e padurueshme, dhe kishte patur një ide.
Kishte menduar që, si profesor fizike që ishte, do kishte mundur të ndërtonte një dispozitiv që të ishte në gjendje të digjte menjëherë barin e livadhit mbi një lartësi duke marrë kështu një rezultat të ngjashëm me atë të kositjes.
Drew mendonte se duke patur një model të përshtatshëm konduktorësh në livadh dhe duke gjeneruar një fushë elektrike me fuqi të lartë duke filluar nga, të themi, pesë centimetra mbi barin, ky do të digjej në një farë gjatësie, duke përfituar ekuivalentin e një prerjeje të korrëses.
Nuk kishte marrë parasysh, pafajësisht, që së motrës nuk do t’i shpëtonin shenjat e djegjeve në majë të fijeve të barit, dhe atij do ti duhej ti rikthehej përsëri kositëses së barit.
Megjithatë nga gjithë kjo kishte lindur dispozitivi që prehej në banakun e laboratorit.
Sikur ta kishte ditur që ‘shoqja nga Leeds’, që prej disa kohësh Timorina vizitonte të djelave, dhe këtë rradhë edhe për gjithë fundjavën si dhe të hënën, ishte një burrë simpatik i moshës së mesme që në këtë moment po bënte një gjimnastikë të këndshme me motrën e tij, në një shtrat të bukur treçereksh!
Kapitulli IV
Marron u zgjua herët, në agim. Normalisht në mëngjes nuk kishte asnjë vështirësi për t’u ngritur, dhe edhe këtë herë, pavarësisht lodhjes së natës, nuk ndryshoi. Por qëndroi edhe pak në shtrat, për të peshuar ç’farë kishte ndodhur, dhe filloi të pyeste veten se ku mund t’i çonte mjeti materialet e shkëmbyera. Ndoshta në një faltore japoneze? Apo në një shkretëtirë australiane? Ose ndoshta në një fshat të largët afrikan?
<Eh! Nëse ka një mënyrë për ta zbuluar, do ta zbulojmë!>, përfundoi në mënyrë filozofike.
Zbriti në kuzhinë dhe gjeti Drew-në që po përgatiste një mëngjes të bollshëm për të dy.
U përshëndetën dhe iu sulën me shije të dy vezëve me pançetë, të shoqëruara me nga një çaj të mirë.
Gjatë vaktit folën pak, pasi koha nuk mjaftonte.
Pasi mbaruan mëngjesin, Drew i telefonoi sekretares së Universitetit për ta njoftuar që do të vonohej.
Ndërsa Marron nuk kishte mësim atë mëngjes, pra ishte i lirë.
U përgatitën dhe dolën.
Fillimisht shkuan tek një noter mik i Drew-së. Pas shpjegimeve të shkurtra, përgatiti një dokument në të cilin deklarohej që në atë datë zotërinjtë Lester Drew dhe Joshua Marron kishin zbuluar një efekt të ri fizik, i cili përshkruhej në mënyrë të përgjithshme, dhe që ky efekt ishte prodhuar nga një pajisje ndërtuar nga Drew dhe përshtatmërisht rregulluar nga Marroni. Macja nuk përmendej.
Pasi firmosën sipas rregullit të dy hipën në makinë dhe Drew ngau makinën deri në parkimin afër zyrës së rektorit.
Njoftuan mbërritjen dhe pak minuta më vonë hynë.
Rektori McKintock jetonte në atë zyrë në mënyrë spartane dhe pa stoli. Vetëm gjërat kryesore dhe më të nevojshme lejoheshin në atë ambient. Vetë pamja e rektorit përçonte qetësi dhe efikasitet.
<Drew, miku im, ç’farë mund të bëj për ty?>, vetëm një shikim Marronit, pa asnjë përshëndetje.
<Përshëndetje, McKintock. Kam një zbulim.>
Thelbi i konfirmimit të Drew-së bëri që balli i rektorit të rrudhej, duke prishur maskën e ftohtë që ishte mësuar të paraqiste në vendin e punës. Ajo maskë duhej të shprehte vetëkontroll dhe kontroll të plotë mbi gjithçka dhe për çdo gjë, dhe ishte një ndihmë për të ruajtur shkallën hierarkike në rregullin e duhur.
McKintock e dinte që Drew ishte i zoti, por nuk priste që, në të gjashtëdhjetat, fizikanti të prodhonte diçka të veçantë, pas një jete të harxhuar në hijen e mësimdhënies dinjitoze por anonime.
<Një zbulim? Cilin?>
<Unë dhe studenti Marron kemi vënë në punë një pajisje që është në gjendje të shkëmbejë midis tyre dy vëllime hapësire, në mënyrë të menjëhershme dhe me harxhim të vogël energjie.>
Rektori ishte profesor i letërsisë së vjetër dhe fizika për të ishte një botë pa peshë dhe e pakuptueshme. Konceptet si hapësirë-kohë, relativitet apo edhe strukturë e atomit për të ishin të panjohura.
Mendoi se e kuptoi atë që Drew kishte thënë, dhe e pa me një hije sarkazme, pastaj morri në të njëjtën kohë nga tavolina një kapesë dokumentash dhe një mbajtëse syzash, kryqëzoi krahët dhe iu këmbeu vendet.
<Nuk më duket një zbulim i madh, Drew. Arrij ta bëj edhe unë veç me duar dhe pa ndihmën e mjeteve, siç e sheh.>
<Të lumtë, po a i ke krahët aq të gjatë për ta bërë midis Manchester-it dhe Pekinit?>, Drew i njihte boshllëqet shkencore të McKintock-ut dhe i njihte edhe prirjet e tij për sarkazëm, dhe kishte vendosur t’iu përgjigjej rimave të tij.
<Si, Pekin?…>, rektori ishte konfuz.
<Pikërisht kështu, McKintock>, e nxiti Drew, <mjeti ynë është në gjendje të kryejë shkëmbimin në një largësi që mendojmë se varet nga rregullimet e tij, por sigurisht që flitet për kilometra, qindra dhe pse jo mijëra.>
<Në ç’kuptim, ‘mendojmë’?>, McKintock kishte marrë kontrollin e situatës.
<Në kuptimin që kemi punuar natën dhe kemi arritur të nxjerrim shumë të dhëna thelbësore mbi funksionimin e dispozitivit, ndërsa duhet akoma të përcaktojmë ku punton mjeti dhe si të ndryshojmë këto koordinata. Pasi shkëmbimi nuk kishte si destinacion ambientin e brendshëm të laboratorit, është e qartë që për momentin kjo mbetet një e dhënë për t’u përcaktuar.>
Drew e kuptoi pak si vonë që fjala ‘mendojmë’ e kishte bërë të humbiste avantazhin që kishte mbi rektorin, dhe ky mund të ishte një problem.
Ndërkohë u dëgjua një trazirë në sekretari. Një derë e përplasur, hapa të kujdesshëm dhe një zë i mprehtë femëror që sulmonte sekretaren, pastaj përsëri hapat e kujdesshëm, me shumë tik-take të takave, dhe dera e rektorit që hapej papritur, me profesoreshën Bryce që hynte si një tërbim dhe drejtohej me vendosmëri tek tavolina, pa dashur të dijë për miqtë.
Nëpërmjet derës së hapur, sekretarja e tronditur hapi krahët dhe tundi kokën, duke i komunikuar rektorit që nuk kishte mundur ta ndalte.
<Rektor McKintock!>, ia filloi gruaja me zërin që i ndryshonte, pothuajse duke gërthitur, <këtë herë është me të vërtetë e tepërt! Shikoni ç’farë kam gjetur sot në mëngjes në karrigen e tavolinës time!>
Profesoresha vringëlloi një qese plastike transparente, në të cilën kishte disa objekte me ngjyra të ndryshme.
<Mbërrita në zyrë dhe u ula, dhe papritur kuptova që poshtë kisha këto gjëra. Shikoni ç’farë pisllëqesh: qelq, metal, plastikë dhe, ooooh, mbeturina ushqimi! Më prishën fundin dhe nuk di nëse do mund ta shpëtoj. Nxënësit e vitit të dytë e kanë tepruar këtë herë dhe unë pres që ju të merrni masa për këtë rast. Për veten time e di unë si t’i sistemoj!>
Gjatë këtij monologu, Marron dhe Drew ishin zbardhur papritur: në fakt në përbërësit e qeses kishin njohur materialet që kishin shkëmbyer gjatë natës. Misteri i piketimit të instrumentit ishte zgjidhur, por tani kishin një problem më të afërt.
McKintock kishte mbetur i pandjeshëm përballë zemërimit të Bryce, në fakt shakara të tilla ndodhnin me një frekuence të matur dhe mendonte se ky ishte një nga rastet e shumta, duke mos qenë në gjendje të lidhte zbulimin e Drew-së me objektet e skandalit.
Drew nuhati situatën, por pa edhe që profesoresha ishte shumë e zemëruar për të pranuar sqarime: donte vetëm hakmarrje. Prandaj e la që rektori të vendoste vetë.
McKintock morri një shprehje aprovimi të rreptë.
<Ju keni plotësisht të drejtë, profesoreshë Bryce. Ata studentë nuk dinë ç’është disiplina dhe respekti për mësuesit, prandaj mund të jini e sigurtë që do veproj menjëherë që të zbatohet një dënim ekzemplar, pas të cilit nuk do kenë më asnjë dëshirë të bëjnë diçka tjetër veç studimit.>
Bryce pranoi përgjigjen me një gjest të thatë miratimi, pastaj u rrotullua mbi taka dhe me hapa të mëdhenj doli nga zyra duke u drejtuar në klasën e biologjisë, lënda e saj, për t’ju imponuar ndëshkimin e saj personal studentëve të vitit të dytë që kishin një provim me shkrim. Do t’u jepte atyre një detyrë të vështirë dhe do ta vlerësonte në mënyrë që t’ju prishte mesataren të gjithëve.
Ata djem do të ishin viktimat e para te Shkëmbimit.
Në zyrën e rektorit, ndërkaq, atmosfera po kthehej në normalitet, pas asaj ndërprerjeje të furishme, dhe Drew morri fjalën.
<McKintock, lëri rehat ata studentë. Ato sende janë tonat. Tani e dimë ku ka puntuar mjeti: rreth treqind metra në lindje të laboratorit të fizikës.>
Rektori pa Drew-në me pamje pyetëse.
<Do të thuash që i keni dërguar ju, natën, gjithë ato sende mbi karrigen e Bryce?>
<Po, kështu është. I njoha objektet. Kishin të gjitha formën që prisja dhe materialet ishin të njëjtat. I dërguam ne atje.>
McKintock ndryshoi plotësisht shprehje, u përpoq të përmbahej, por në pak sekonda filloi të qeshë gjithë kënaqësi, dhe si Drew dhe Marron iu bashkuan pa u përmbajtur.
<Me gjithë ato vende ku mund të shkonin, pikërisht tek Bryce… ah… ah… ah!>, rektori u bë blu nga të qeshurat.
<E pe fytyrën e saj? Dukej si apokalipsi i kthyer në grua … eh… eh… eh!>, ia ktheu Drew.
Marron qeshte në mënyrë të hallakatur, duke mbajtur barkun me dorë.
Kukurisja e përgjithshme zgjati disa sekonda, pastaj gradualisht iu kthyen normalitetit.
McKintock ishte i pari që foli.
<Mirë, i dashur Drew, duket që zbulimi yt është vërtet një zbulim, meqë unë nuk i kam krahët të gjata treqind metra dhe nuk do kisha mundur ta bëja,> pa profesorin e fizikës me pamje provokuese, <pra tani ç’farë ke ndërmend?>
Drew nuk iu përgjigj provokimit, duke u mjaftuar të ngrinte lart vetullat si i çuditur.
<Kam ndërmend ta bëj publik zbulimin, ndërkohë dua t’u transmetoj detajet e eksperimentit kolegëve të huaj me të cilët jemi në kontakt si Universitet, në mënyrë që të mund ta riprodhojnë dhe ta studiojnë. Kemi nevojë për ndihmën e tyre për të përcaktuar teorinë që …>
<Qetë, qetë, Drew. Mos u nxito.>, e ndërpreu rektori. <Të bësh publik zbulimin dakord, por të transmetosh detajet nuk më duket ky rasti. Shiko, universiteti ynë ka nevojë për para, shumë nevojë, dhe nëse ky zbulim mund të na i sjellë, atëherë duhet t’i mbajmë për vete detajet dhe të shfrytëzojmë në maksimum avantazhin që kemi, domethënë atë të të qënurit të vetmit në botë që zotërojmë këtë teknologji.>
Drew mbeti për një çast i paralizuar. Nuk e priste një sjellje të tillë. Ai e kishte menduar shkencën si diçka për t’u ndarë me të tjerët, në mënyrë që njerëzimi të mund të zhvillohej sa më shpejt të ishte e mundur dhe në mënyrë harmonike, për interesin e përbashkët. Duhet të luftonte.
<McKintock, skocez i mallkuar!>, sulmoi me inat sapo morri veten, <E kupton se ç’farë po thua? Për një dorë lekësh që nuk do kishte ndonjë rëndësi për një Universitet si i yni, që është nga më të financuarit në të gjithë Britaninë e Madhe, ti pretendon që zbulimi i Marronit dhe imi të mbeten të kufizuara në këto katër mure. Si mund të përparojë shkenca? Si mund të përparojë njerëzimi? Mendo sikur…>, kërkoi një shembull që rektori të mund ta kuptonte, <…nëse Guglielm Marconi të mos kishte ndarë me të tjerët shpikjen e radios. Tani nëse ti do doje të blije një radio do duhej të shkoje tek pasardhësit e tij, gjithmonë nëse prodhojnë akoma radio, ose të heqësh dorë dhe të gjesh diçka tjetër që të të bëjë shoqëri ndërsa udhëton për në Liverpool kur shkon tek mikesha jote. Për shembull një carillon.>
McKintock nuk u dekurajua.
<Hëm, përse, si mendon se mund të nxjerr para nga zbulimi yt?>
<Epo, duke organizuar seminare, duke shkruar artikuj për revistat e fushës…>
<Drew, je një fizikant i shkëlqyer patjetër, por nuk e ke sensin praktik. Nuk ke menduar se pajisja jote, përshtatshmërisht e rregulluar, mund të shërbente për të transferuar materiale për qëllime tregtare? Aktualisht nëse duam të dërgojmë një pako nga Manchester-i në Pekin duhet të përdorim një shërbim postar që kërkon ditë, në rastin më të mirë, dhe kushton goxha. Me dispozitivin tënd trasferimi do të bëhej në çast, duke paguar për shembull gjysmën e kostos së postës, do të ishte jashtëzakonisht e përshtatshme. E ke idenë se sa pako dërgohen nga Manchester- i, në një ditë të vetme? Unë jo, por besoj që janë me mijëra. Mendo për tregun në gjithë Aglinë, Evropën, botën…>
Drew ishte konfuz. Nuk kishte menduar për këto mundësi dhe tani po fillonte të kuptonte pikëpamjen e rektorit, por kjo nuk e hutonte nga kryqëzata e tij për shkencën.
<Dëgjo, McKintock, programet tregtare mund të studiohen në kohën e duhur, por tani eshtë absolutisht e domosdoshme të përcaktojmë një teori që të shpjegojë funksionimin e pajisjes dhe të na lejojë ta rregullojmë në mënyrë të përshtatshme. Pa këtë teori dispozitivi është plotësisht i papërdorshëm, vetëm nëse ti do kufizohesh me dërgimin e karameleve në karrigen e Bryce. Efekti i shkëmbimit eshtë plotësisht jashtë çdo teorie të njohur, dhe është shumë e vështirë që vetëm unë dhe Marron, edhe pse me ndihmën e kolegëve të mi që punojnë këtu, të arrijmë në një rezultat të kënaqshëm në kohë të arsyeshme. Pasi të kemi një teori, do të na duhet pastaj të ndërtojmë pajisje të tjera dhe të studiojmë si t’i përmirësojmë dhe t’i bëjmë sa më efikase. Me një fjalë, kemi nevojë për ndihmën e mendjeve më të mira në qarkullim, dhe kjo gjë nuk është në shit-blerje.>, përfundoi Drew me vendosmëri.
Rektori peshoi me kujdes argumentat e Drew-së, dhe në fund u bind që për të nxjerrë para nga dispozitivi ishte e nevojshme të dihej si funksiononte dhe përse funksiononte.
<Në rregull, Drew, më binde. Do ta bëjmë kështu: zgjedhim një grup të ngushtë shkencëtarësh që mund t’ju besojmë, merremi vesh me ta për një kompensim të përshtatshëm në këmbim të bashkëpunimit që do na ofrojnë, iu transmetojmë atyre informacionet dhe të përpiqemi të arrijmë sa më shpejt të jetë e mundur në përcaktimin e teorisë për të cilën po flet. Kur të kemi teorinë dhe pajisjet funksionuese siç duam ne, vetëm atëhere do ta bëjmë publik zbulimin. Deri në këtë moment nuk duhet të flisni me asnjë, pa autorizimin tim.>
Drew nuk ishte i kënaqur. Ishte një idealist dhe nuk arrinte të konceptonte që çdo gjë të lidhej me paranë e kotë.
<Por zhvillimi, shkenca…>, filloi me ton të hidhur, por McKintock e ndërpreu.
<Bota do të përparojë dhe shkenca do të pasurohet me zbulimin tuaj, por nuk shikoj asgjë të keqe nëse kjo do të ndihmojë edhe në rritjen e të ardhurave të këtij Universiteti. Kemi vërtet nevojë për para, Drew, dhe më beso nëse të them që më duhet të kapem pas çdo gjëje që më rrethon mjaft të nxjerr ndonjë kacidhe më shumë. Mirë, ramë dakord.>, vendosi në mënyrë të vetme. <Përgatit listën e shkencëtarëve për të kontaktuar dhe pastaj eja ma trego. Do të veprojmë shpejt.>
Drew u mund, i demoralizuar.
<Mirë,>, ia ktheu me zë të thatë, <shihemi pasdite.>
U ngrit dhe, i ndjekur nga Marron që nuk kishte thënë një fjalë gjatë gjithë takimit, doli nga zyra.
Ajri i freskët i marsit hyri në mushkritë e tyre, gjallërues, dhe fshiu tutje ndjenjën e shtypjes që po përjetonin. Qielli i kaltër sapo ishte vijëzuar aty këtu nga ciruset e bardha. Dielli shkëlqente i sigurt.
Marroni guxoi:
<Ishte e vështirë, ëë?>
Drew nuk u përgjigj.
Nobeli duhej të priste.
Kapitulli V
<Ooooooouuuuuuaaaaaaargh!>
Ishte natë dhe Marroni përfundoi një përqafim të egër me Charlene Bonneville, të fejuarën e tij. Kishte më shumë se një orë që vazhdonin, dhe gjatë gjithë kësaj kohe kishin bërë një rrëmujë të tillë saqë finalja e madhe nuk kaloi pa u vënë re. Nga dhomat pranë pati reagime të llojeve të ndryshme.
Mjaaaaaaaft! Nuk mundemi mëëëëë! Duam të flemëëëë!>
<Jepi, Charl! Tregoji si jemi gatuar ne të psikologjisë!>
<Ajo ngjyrë çokollata ta shpërthen, eh?>
<PO TË KAPA NESËR DO T’I THYEJ KËMBËT!>
Marroni nuk dëgjonte më asgjë, tashmë. Pas performancës ishte shembur përbri Charlene-ës, me barkun lart, dhe e kishte zënë gjumi menjëherë, i lagur nga djersa dhe në gjendje kataleksike. Qartazi kjo ishte një situatë në të cilën ishte abonuar, këto ditë. Nuk kishte hequr akoma preservativin, dhe vajza buzëqeshi duke parë sa qesharak ishte Marron i katandisur ashtu. Pjesëmarrja e saj në përqafim ishte e thellë, si gjithmonë, në fakt edhe asaj i pëlqente të bënte dashuri intensivisht, duke përdorur plotësisht trupin e saj dhe duke shprehur një aktivitet fizik të kënaqshëm, por si shumë femra mbante situatën në kontroll. Mendja e saj ishte gjithmonë në zjarr dhe gjithmonë e kujdesshme si zhvillohej ngjarja. Vlerësonte dhe gjykonte, memorizonte për të ardhmen.
Marron, përkundrazi, iu dorëzohej plotësisht instikteve të lashta, kthehej në një kafshë të udhëhequr nga hormonet dhe po ashtu sillej. Finalja e tij e përqafimit ishte shpesh piroteknike, por atë mbrëmje kishte arritur një dalldi më të madhe se herët e tjera.
Charlene shkoi në banjë për të bërë një dush, dhe ndërkaq mendonte për djalin.
Intuita shumë e diskutueshme femërore është një e vërtetë e thellë, në fakt ajo ndiente që kishte diçka të re tek i fejuari i saj. Mund të ishte ndoshta një tërheqje e shtuar ndaj saj, por nuk i dukej e mundur, pasi Marron ishte aq i dashuruar saqë një tërheqje më e madhe nuk do kishte qenë e mundur.
Uji rridhte i nxehtë dhe i këndshëm, e masazhonte bujarisht dhe e gjallëronte, pas gjithë asaj lëvizjeje.
‘Jo, është diçka tjetër.’, mendoi Charlene, ‘Më shumë se një herë dukej sikur ishte gati të më thoshte diçka, sonte, por gjithmonë hezitonte. Kushedi pse.’
Mbylli ujin e dushit dhe u mbështoll me një rrobdishan të verdhë, të butë dhe të sfungjertë.
U fshi me vrull, duke fërkuar me energji gjithë trupin dhe duke tharë flokët, në fund filloi me tharësen.
‘Nuk duhet të jetë e vështirë për ta zbuluar..’, përfundoi me një buzëqeshje të djallëzuar.
Kapitulli VI
Po atë mbrëmje, rektori McKintock kishte mbyllur një ditë tjetër pune në Universitet. Kishte qenë një ditë e vështirë, si zakonisht. Drejtimi i një strukture gjigande si ajo ishte një detyrë jashtëzakonisht komplekse dhe në të njëjtën kohë mosmirënjohëse, pasi vendimet e marra në dobi të dikujt do mërzisnin patjetër dikë tjetër, dhe me një organikë prej dhjetëmijë mësuesish, statistika vepronte në mënyrë të përpiktë dhe të pashmangshme: ç’farëdo gjëje që ai të bënte, ishte i destinuar të bënte çdo ditë ndonjë armik të ri. Një armik që do donte ta bënte pastaj për vete, ndoshta duke pranuar ndonjë lëvizje të tij pa shumë ankesa, gjë që do t’i siguronte sërish armiq të rinj diku tjetër.
Mirë, kjo ishte puna e tij, dhe fati i tij. I dashur, i respektuar, dhe njëkohësisht i urryer dhe i përqeshur. Dhe asnjëherë nga të njëjtët persona për pak më shumë javë në vijim.
Të paktën të kishte patur një armik të identifikuar mirë, nga i cili të ruhej. Përkundrazi, ndërsa ecte nëpër rruginat jeshile që të çonin në ndërtesa të ndryshme të komplesit universitar, ose ndërsa kalonte pranë ndonjë zyre mbushur me mësues, ose duke kaluar nëpër korridoret midis klasave, i dukej sikur ishte në një shteg të pushtuar nga snajperët, gati t’i gjuanin në lëvizjen e parë të gabuar. Profesori që sot e përshëndeste i buzëqeshur mund të ishte i njëjti që pas një muaji ose dy do ta kishte përdhosur dhe përçmuar me kolegët.
Ishte një jetë e neveritshme, por këtë kishte zgjedhur, dhe për të cilën ishte zgjedhur, tetë vite më parë. Por shpërblimi ishte i madh. Ai drejtonte Universitetin më të rëndësishëm të vendit dhe kjo i jepte një prestigj të pafund, një afirmim personal që pak njerëz mund ta provonin, dhe që shumë mund ta kishin zili.
Prandaj ishte i vetmuar.
I vetëm si nje qen endacak. Nga lartësia e kulmit të fuqisë së tij të madhe, largësia me njerëzit që e rrethonin ishte e tillë që raportet njerëzore ishin të pamundura.
Gruaja i kishte ikur vite më parë, tashmë, duke e arshivuar atë si një organizëm difektoz që funsiononte vetëm në fushën e punës, ushqyer nga mendjemadhësia dhe vetëkënaqësia, ndërsa në shtëpi, si burrë, ishte komplet i padobishëm dhe i paaftë. Nuk dinte ta kuptonte, nuk dinte as sesi arsyetonte një grua, i përqëndruar në ngritjen e tij në detyra gjithmonë e më të rëndësishme dhe prestigjioze, por në të njëjtën kohë i thatë dhe i shkëputur nga ndjenjat. Nuk kishin fëmijë, pra kur asaj i erdhi në majë të hundës të jetuarit si një e afërme e dhembshur, thjesht kishte ndërruar adresë dhe i kishte kryer gjithë praktikat e divorcit nëpërmjet një shoqeje të saj avokate. Që atëhere nuk kishin folur më.
Fillimisht, McKintock nuk e kishte kuptuar ç’kishte ndodhur. Nuk kalonte shumë kohë në shtëpi, dhe kur ishte nuk ishte i prirur në marrëdhëniet familjare. Stresi i punës shkarkohej në atë pengesë, dhe të kishte gruan nëpër këmbë e bezdiste goxha. Zgjidhte të rrinte vetëm, në kopësht ose në bibliotekë.
Por, pas rreth një jave nga largimi i saj, McKintock duke u kthyer në shtëpi kishte gjetur gruan që pastronte duke nxjerrë disa valixhe jashtë derës. E pyetur për këtë gjë, ajo kishte marrë një pamje të sikletosur dhe e kishte informuar që e shoqja kishte kërkuar dërgimin e sendeve personale në adresën e re.
Si të ishte zgjuar nga një ëndërr me sy hapur, ai kishte parë përreth, duke kërkuar instiktivisht të shoqen, dhe vetëm atëherë kishte kuptuar situatën reale.
Ishte mbyllur në vetvete, brerë nga ndjenja e fajit, por në të njëjtën kohë i paaftë të kalonte pengesën që ai vetë kishte ndërtuar në shumë vite jetese sterile bashkëshortore.
Dhe kishte filluar jetën e tij si një burrë i vetmuar. Veçse, pak më shumë i vetmuar seç kishte qenë më parë.
Derisa njohu Cynthian.
Rreth një vit më parë kishte vendosur të bënte një javë pushime për të marrë pjesë në një kuvend në Birmingham, dhe pasi eventi do të zgjaste tre ditë rresht kishte marrë një dhomë në hotel.
Një mbrëmje ishte në bar, pas një dite të kaluar duke dëgjuar disa specialistë të mitologjisë greke që debatonin, plot gjallëri, mbi disa përkthime të mundshme për mbishkrimet e gdhendura mbi kapakun e një vazoje të zbuluar së fundmi në Korinth.
Ishte buka e tij, kjo, lënda në të cilën ishte derdhur natyrshëm dhe që e kishte bërë specialitetin e vetë, duke e studiuar për vite e vite, duke mbikqyrur programe të rëndësishme kërkimi dhe duke dhënë këshillimet e veta institucioneve më të mëdha botërore përgjegjëse të ruajtjes së kulturës klasike.
Të gjitha këto derisa detyra e rektorit e vendosi në një dimension të ri, shumë drejtues dhe pak kulturor, edhe pse me fuqinë e tij mikluese. Që atëherë kënaqej duke ndjekur kërkimet e të tjerëve, lexonte publikimet mbi argumentin, merrte pjesë në seminare kur mundej.
Atë mbrëmje nuk kishte gjumë, dhe ulur në banakun e barit të hotelit gllënjkëzonte duke medituar, një whisky me malt të pastër, shumë të vjetër. Ishte klienti i fundit që kishte mbetur, edhe pse nuk ishte shumë vonë. Baristi po shkëlqente për herë të tretë gotat e kristalta. Dritat ishin të zymta, dhe ngjyrat e drurit të çmuar që karakterizonte mobilimin përçonin qetësi, duke e bërë të ndihej rehat.
Ishte duke pirë një tjetër gllënjkë likeri kur, e papritur dhe e pathyeshme, aroma e një parfumi, pabesueshmërisht femërore e mbështolli, duke e gjetur të papërgatitur dhe duke e bërë të kthente kokën për një çast. Mbeti i shtanguar ashtu siç ishte, si i ngurosur, dhe parfumi e zhyti plotësisht. Në të majtë të tij ishte shfaqur një grua, e veshur shumë mirë, me sjellje elegante dhe të sigurtë, që pa u ulur, pak e larguar nga banaku, bëri porosinë e saj:
<Sherry, faleminderit.>
Zëri ishte i ngrohtë, prej kontraltoje, i kontrolluar në mënyrë të përkryer, si një person i mësuar të flasë në publik, në një publik të kujdesshëm e të vëmendshëm.
McKintock e vëzhgoi me bisht të syrit, duke u përpjekur të mos tregojë interes.
Gruaja po e injoronte plotësisht. Ishte me trup mesatar, me lëkurë ngjyrë të hapur dhe flokët të kuq të errët të mbledhura me një kapse ngjyrë mermeri. Trupi kishte përmasa shumë femërore.
Kishte veshur një kostum të një çmimi të lartë, me një fund të ngushtë që arrinte deri tek gjunjtë, të përkryer, këpucët ngjyrë kafe e errët, me takë të lartë dhe të hollë, getat të zeza. Xhaketa e vogël mbulonte një këmishë të bardhë me një dekolte të dukshme por të matur. Mbi jakë një spillë floriri në formë ‘C’-je spikaste me hijeshi. Në qafë mbante një varëse masive floriri të derdhur me finesë, dhe vëthët me diamantin e tyre të bollshëm mbushnin me dritë veshët.
Fytyra ishte e ëmbël, me linja delikate por të përcaktuara mirë. Sytë jeshile e çelur i hapnin rrugën hundës pozicionuar drejt dhe lehtësisht si shqiponjë. Buzët e holla por jo shumë ishin në sintoni me mjekrën pak të dalë.
Grimi i lehtë dhe në ngjyra pastel. Vetëm ndonjë fije rrudhe shumë e hollë mbi ballë dhe mbi mollëza të gruas, mesa dukej rreth të pesëdhjetave.
Baristi shërbeu sherry-in, duke lënë kupën mbi banak pa bërë as zhurmën më të vogël, pastaj u zhduk në zonën e shërbimit pas vitrinës së barit për të mbaruar ndonjë punë.
Gruaja zgjati dorën e majtë, me gishta të hollë dhe me thonjtë të zbukuruara me kujdes, me zmalt ngjyrë perle, dhe morri me delikatesë gotën. Ndërsa e ngrinte, McKintock-u nuk mundi të përmbahej, ndoshta i magjepsur nga ai parfum dhe nga ai vizion, dhe ngriti edhe ai gotën e tij, duke thënë me zë të qetë:
<Gëzuar!>
Ajo ktheu lehtësisht kokën drejt tij, duke e përkulur njëkohësisht pak përpara. Bëri një buzëqeshje të lehtë, dhe u përgjigj pa asnjë ndryshim të zërit:
<Gëzuar.>
Pastaj u kthye të shikonte përpara vetes dhe piu një gllënjkë nga likeri i saj, ndërsa McKintock gëlltiti njëherazi ç’i mbetej në gotë.
Dhe McKintock qëndroi kështu, me gotën të zbrazët në dorë, duke kuptuar vetëm atëherë që kishte pirë treçerekun e sasisë njëherazi. Whisky e kishte mbushur me një nxehtësi të këndshme, dhe parfumi i gruas e dehte dhe rindizte tek ai ndjenja të fjetura prej shumë kohësh. Dhe mbi të gjitha ishte ajo, një metër larg, pabesueshmërisht tërheqëse dhe e përkryer, ajo që mund të kishte qenë gruaja e tij ideale, nëse ndonjëherë do kishte menduar për një prototip të tillë.
Pa e kuptuar fare se ç’farë ishte duke bërë, ai uli gotën, zbriti nga stoli dhe bëri një hap drejt gruas, i buzëqeshi dhe duke shtrirë miqësisht dorën tha qetësisht:
<Më lejoni? Lachlan McKintock.>
Uli edhe ajo kupën e saj, u kthye nga ai dhe i shtrëngoi dorën me hijeshi.
<Cynthia Farnham, gëzohem.>
<Cynthia…>, McKintock mbeti i shtangur. Pasta filloi, me zë të ulët dhe të qetë: <Është një nga epitetet e perëndeshës Artemisë, bija e Zeusit dhe Letos, motra binjake e Apollos. Lindi në ishullin e Delos, në majë të malit Kynthos, nga ku rrjedh emri Cynthia. Perëndeshë e hënës, ishte tmerrësisht e bukur dhe qe një nga hyjnitë më të dashura të Greqisë së Vjetër. Dhe…> Ndaloi, i pasigurtë.
Ndërsa ai fliste, Cynthia kishte filluar të buzëqeshte e kënaqur.
<Dhe…?> e nxiti duke përkulur lehtësisht kokën majtas.
Tashmë McKintock nuk mund të kthehej më mbrapsht. Zari ishte hedhur.
<…dhe shpresoj që të mos kem edhe unë fundin e Atteonit. Ai ishte një princ teban që, duke shkuar për gjah, vuri re Artemisën teksa po lahej lakuriq. U fsheh dhe qëndroi ta vëzhgonte, por ishte aq i magjepsur saqë pa e kuptuar shkeli një degë. Zhurma që bëri e nxorri zbuluar, dhe Artemisa u neverit nga shikimi i ngultë i Atteonit dhe i lëshoi mbi trup ujë magjik dhe e shndërroi në një dre. Qentë e saj e kujtuan si gjah dhe e copëtuan, duke e vrarë.> Bëri një pushim, i penduar, pastaj përsëriti:
<Shpresoj të mos kem fundin e Atteonit …>
Ajo buzëqeshi pak, e zbavitur.
<Nuk shoh asnjë qen, këtu.>
McKintock nxorri frymën, i çliruar, dhe bëri edhe ai një buzëqeshje, pastaj filloi me zë konfidencial:
<Ah, këtë herë shpëtova. Më falni nëse ju kam mërzitur.>, dhe u kthye tek stoli i tij.
<Nuk ka asgjë për të kërkuar falje. Edhe mua më pëlqen të këmbej dy fjalë e relaksuar, pas ditës që kam kaluar. Lachlan, më thatë? Ç’prejardhje ka?>
McKintock u qetësua.
<Është një emër gal, dhe duket se tregon ‘që vjen nga liqeni’, ose edhe ‘luftëtar luftarak’.>
<Preferoj përkufizimin e parë. Ju si thoni?>
<Sigurisht. Jam dakord.> McKintock ndihej plotësisht rehat, ndërsa fliste me Cynthian. Ishte e këndshme të bisedoje me të, dhe po kaq e këndshme të gjeje menjëherë pika takimi. Prej sa kohësh lidhjet e tij me të tjerët konsistonin vetëm në grindje stresante, vendime të hidhura dhe fjalime publike pompoze!
McKintock i propozoi gruas:
<Si thoni sikur të uleshim pak më rehat?>, duke treguar një hapësirë të rehatshme pranë barit, me tavolina të ulëta dhe me kolltukë të butë.
Ajo pa orën dhe peshoi një çast kërkesën, gjë që e bëri McKintock-un të kërcente përpjetë, pastaj:
<Epo po, nuk është shumë vonë.>
Morri kupën e saj dhe iu avit bashkë me të sallonit të vogël. U ulën njëri përballë tjetrit me tavolinën në mes.
Ajo gjerbi një gllënjkë tjetër sherry; McKintock, që nuk kishte ç’të pinte më, u kthye nga banaku i barit dhe i bëri një shenjë baristit, që sapo ishte kthyer në vendin e tij.
Shërbyesi arriti i gatshëm dhe McKintock u kthye nga Cynthia:
<Mund të më lejoni t’ju ofroj diçka? Ju pëlqejnë të kripurat, apo ndoshta një ëmbëlsirë? Një akullore?>
Ajo u mendua pak, pastaj tha:
<Pse jo? Të kripura, faleminderit.>
Ndërsa McKintock porositi një ujë tonik, dhe baristi shkoi të përgatiste porositë.
Cynthia kryqëzoi këmbët dhe morri një pozë shumë komplekse.
<Ç’ne në Birmingham?> e pyeti.
<Jam këtu për kuvendin mbi mitologjinë greke. Jam profesor i letërsisë së vjetër dhe dua të jem i azhornuar.>
<Ah, kuptoj. Prandaj dinit gjithçka për Artemisën. Por…> shtoi me një pikë djallëzie <… po t’ju kisha dërguar një derr të egër?>
McKintock mbeti i shushatur. U skuq deri në rrëzë të flokëve, duke u ndjerë një budalla i vërtetë. Cynthia dinte gjithçka për Artemisën, gjithçka! E kishte vënë atë në lojë deri në atë moment, dhe ai i kishte besuar.
<Do kisha përfunduar si Adoni, i vrarë nga derri i egër dërguar nga Artemisa.> konstatoi i dëshpëruar. Pastaj pati një frymëzim:
<Po ishte e llogjikshme: kush më mirë së vetë perëndesha mund të njihte legjendat e veta?>
Cynthia buzëqeshi e kënaqur.
<Do të thotë që këtë herë do të jem zemërgjerë. Aq më tepër që kjo perëndeshë merret me investime, më shumë sesa me telenovela të Olimpit.>
Atëhere edhe McKintock buzëqeshi, dhe u ndje i lumtur që e kishte takuar. Ishte një grua e kulturuar dhe inteligjente, pabesueshmërisht tërheqëse.
Baristi solli porositë. Pasiqë Cynthia kishte mbaruar sherry-n, McKintock e pa me shikim pyetës, dhe ajo porositi:
<Ujë tonik edhe për mua, faleminderit.>
Filluan t’ju shërbenin të kripura, që ishin shumë të ndryshme dhe të shijshme. Për disa minuta qëndruan në qetësi, pastaj McKintock e pyeti:
<Investime, domethënë? Interesante. Duhet të jetë një punë me përgjegjësi të madhe.>
<Sigurisht.> pohoi ajo. <Duhet marrë parasysh që kush vendos të investojë para pret të ketë një fitim, ose të paktën të ruajë kapitalin e investuar, në rastin më të keq. Kjo varet kryesisht nga profili i riskut që investitori zgjedh. Sa më i lartë të jetë rreziku, pra flasim për investime me përmbajtje të lartë aksionesh, aq më i lartë mund të jetë fitimi, me kusht që horizonti i përkohshëm i investimit të jetë të paktën pesë vjet. Kjo zgjatje është mjaftueshmërisht e gjatë për të lejuar rritjen e aksioneve në kohë, edhe duke qenë objekt i variacioneve të forta në periudhë të shkurtër të lidhura me ecurinë e tregut. Tendenca është ajo që ka rëndësi, në këtë rast, sepse nëse aksionet janë të kompanive të shëndetshme vlera e tyre do të rritet në mënyrë të paevitueshme, falë luftrave, revolucioneve ose ngjarjeve në nivel kombëtar ose botëror. Nëse investitori është i sigurt në mënyrë të arsyeshme se nuk do ketë nevojë për paratë e investuara në aksione, të paktën për afatin minimal të nevojshëm për këto lloj operacionesh, atëhere është shumë e mundur që pas ndonjë viti të ketë marrë një fitim domethënës. Sigurisht, asnjë nuk e njeh të ardhmen, si vijim rreziku për të humbur para ekziston, është real, por ekonomia paraqet tendenca ciklike që lejojnë të bësh parashikime të arsyeshme dhe të investosh sipas rrethanave.>
Baristi ndërkohë kishte sjellë ujin tonik për Cynthian, që piu një gllënjkë dhe rifilloi:
<Ekstremi i kundërt është risku i ulët, investimi në tituj me të ardhura fikse. Në këtë rast horizonti i përkohshëm është shumë më i shpejtë, mund të jetë edhe më pak se një vit. Këto tituj, në fakt, japin një rendiment të ulët por të sigurtë, pra janë të përshtatshëm për atë që nuk do të rrezikojë asgjë, që kënaqet me pak fitime dhe e di që ka kapitalin në dispozicion virtualisht kur të dojë.
Midis dy ekstremeve janë investimet e përziera, në të cilat mund të zgjidhet të investohet një pjesë e kapitalit në aksione dhe një pjesë në të ardhura fikse, në proporcione të ndryshueshme sipas prirjes ndaj riskut. Në këtë mënyrë është e arsyeshme të presësh që nëse një pjesë e investimit nuk po shkon shumë mirë në një periudhë të dhënë, pjesa tjetër është e mbrojtur, pra investuesi është më i qetë. Detyra ime është të drejtoj investuesin të zgjedhë formën e investimit më të përshtatshëm për të. Pasi janë paratë e klientit ato që rrezikohen në operacion, nevojitet shumë kompetencë, shumë ndërgjegje dhe shumë përgjegjësi gjatë këshillimit të një investimi në vend të një tjetri. Nuk lejohen gabimet. Ose më mirë, nuk mund të gabosh dy herë, sepse pas të parit është e sigurtë që duhet të ndërrosh punë.>
Piu një tjetër gllënjkë uji tonik dhe e pa:
<Po ju mërzis, vërtet?>
McKintock po e dëgjonte i magjepsur prej disa minutash. Ai zë i ngrohtë që ekspozonte me shumë pushtet koncepte të thata si ato të financës, ato sy të gjelbër që shikonin larg ndërsa fliste, e kishin lënë gojëhapur.
<Jo, përkundrazi.> u përgjigj. <Është një argument shumë interesant. Kam investime, edhe unë, por duhet të them se nuk kam takuar asnjëherë dikë që të më fliste siç më folët ju.>
Ajo morri një copë ushqimi dhe pyeti me gjallëri:
<Eh, e si po shkojnë investimet tuaja?> dhe filloi të përtypte ushqimin: ishte shumë i shijshëm me speca djegës dhe açuge, shumë i shijshëm.
McKintock gjerbi mendueshëm ujin tonik, pastaj u përgjigj:
<Në të vërtetë, nuk e di. Tani që po e mendoj, ka disa kohë që nuk merrem më. Kushedi si janë paratë e mia. Do përpiqem të bëj një kotroll, në një nga këto ditë.>
Po pra, një nga këto ditë. Si për shumë gjëra të tjera, ajo ditë nuk do të kishte ardhur kurrë, aq i zënë sa ishte me punë dhe nga shkëputja e pandërgjegjshme që kishte vendosur drejt gjërave që nuk kishin lidhje direkt me Universitetin. Papritur e kuptoi që kishte lënë që shumë gjëra të ecnin për hesap të tyre, pa i drejtuar ai. Miqësitë, investimet, vetminë e tij.
Vetminë.
Ndjeu, deri në fund të shpirtit, sa i vetmuar ishte. Dhe prej sa kohësh ishte.
Në atë moment McKintock pa veten e tij. Pa njeriun që ishte bërë. Një personazh i fuqishëm dhe prestigjioz, përballë botës.
Por një mjeran, si njeri.
E pa ngultas në sy.
<Po pyesja veten…> filloi hezitueshëm, <po pyesja veten nëse …> pushoi përsëri, <po pyesja veten nëse mund të ishit kaq e sjellshme sa të donit të merreshit me investimet e mia.> përfundoi me një frymë.
Cynthia i ktheu vështrimin, e ndërsa ai fliste lexoi në sytë e tij ato që kishte brenda ai burrë. Lexoi vetminë, dhe lexoi gjendjen e personit.
Nuk hezitoi një çast.
<Nuk më pëlqen të fle vetëm, sonte.>
E kishte thënë me aq natyrshmëri saqë McKintock nuk e kuptoi menjëherë kuptimin e vërtetë të fjalëve të saj.
Por pas disa çastesh e kuptoi, dhe një emocion shumë i fortë e pushtoi atë. Sytë iu lagën, dhe me buzët që i dridheshin zgjati dorën të kapte me delikatesë dorën e saj, që i buzëqeshi me hijeshi.
Morrën me vete gotat dhe iu avitën ashensorit, dorë për dore.
Baristi i vëzhgoi të largoheshin
‘Uau, ç’farë shpejtësie!’ mendoi.
Pa me habi kutinë që mbante në një raft.
‘Të kenë qenë ushqimet e kripura?’
Dhoma e Cynthia-s ishte shumë e ngjashme me dhomën e tij, e gjerë, me shtratin treçereksh, dollapin të mjaftueshëm, një tavolinë shkrimi dhe një kolltuk për relaks. Televizori satelitor dhe frigo-bari ishin aksesorë të vlefshëm për përdoruesin e dhomës. Mobilimi ishte i rafinuar, siç i përshtatej një hoteli të kategorisë së lartë siç ishte ai. Pikturat nëpër mure përfaqësonin pejsazhe të Yorkshir-it, me shkurre të gjelbra dhe të valëvitura vazhdimisht nga era.
Banjua ishte shumë mikpritëse, me sanitarët e rinj dhe të higjienizuar në mënyrë të përkryer. Dushi lluksoz me kabinë kristali ishte tmerrësisht ftues, në fakt Cynthia filloi menjëherë të përgatitej. Hoqi kapësen e flokëve dhe i lëshoi, duke rrotulluar kokën disa herë majtas dhe djathtas për t’i veçuar. I arrinin deri tek shpatullat dhe tregonin një prerje të sofistikuar me shkallë. Hoqi xhaketën dhe e vendosi me rregull në varëse. Nuk i hoqi ato këpucë aq elegante. Akoma jo. Kur uli zinxhirin e fundit McKintock u ndje i pafuqishëm, dhe për të fshehur reagimin e tij kërkoi nëse mund të shkonte në dhomën e tij të merrte sendet personale të nevojshme.
Sapo doli nga dera, me ballin mbushur me djersë dhe zemrën që i rrihte si e çmendur, pyeti veten nëse po bënte ndonjë marrëzi. Ndërsa ecte në korridor me hap mekanik dhe merrte ashensorin për të zbritur në katin e parë ku gjendej dhoma e tij, u kujtua që nuk ishte më një burrë i martuar. Tashmë ishte divorcuar prej vitesh, dhe duhej ta konsideronte veten si një burrë i lirë për të parë mundësi të reja. Futi me nxitim në valixhe një palë të brendshme, një veshje të hekurosur dhe sendet për higjienën personale, pastaj mbylli derën dhe iu drejtua më i qetë katit të dytë, dhomës 216.
Trokiti por nuk morri përgjigje. Provoi dorezën dhe pa që Cynthia e kishte lënë hapur derën për të. Nuk ishte një ëndërr, pra, kjo që po jetonte.
Hyri dhe dëgjoi rrjedhën e ujit në dush. Vuri valixhen e tij përbri dollapit, pastaj pa që dera e banjos ishte lënë e hapur.
Dhe përmes saj pa Cynthia-n.
Brenda kabinës së kristaltë, nën masazhin bujar të ujit të nxehtë, ajo po kalonte sfungjerin e mbushur me shampo trupi mbi kraharor, poshtë gjokseve të bëshëm, mbi stomak dhe mbi bark. Ishte kthyer treçerek ndaj derës, me këmbën e majtë lehtësisht maskuar nga gjuri e poshtë. E pa dhe nuk lëvizi as një milimetër. I buzëqeshi dhe filloi të sapunisë krahët, sqetullat, anët.
McKintock do kishte dashur të gjente forcën të shkëputej nga ajo pamje, të paktën për respekt, por nuk e gjeti.
Ishte shumë e bukur. E mrekullueshme.
Mbeti i magjepsur duke parë atë trup të mrekullueshëm, të plotë dhe tepër sensual.
Ajo filloi të kalojë sfungjerin mbi ijë, me ngadalë, në mënyrë metodike, dhe duke tundur kokën mbrapa ritmikisht.
Shikimi i McKintockut ndoqi pa rezistuar lëvizjet e sfungjerit, me sy të shqyer, i paaftë të lëvizte.
Derisa e kuptoi që ajo po e shikonte, e qeshur dhe tinëzare.
Cynthia mbushi me ujë tapën e shampos së trupit dhe ia lëshoi përmes çatisë së hapur të dushit.
McKintock u shkund papritur, sikur e goditi një rrufe, dhe u bë ngjyrë vjollcë nga turpi. Kuptoi se si duhet të jetë ndjerë Atteoni i shkretë i legjendës. O Artemisë! Sa burra ke magjepsur me bukurinë tënde! Tani edhe unë u laga nga uji magjik: do të shndërrohem në dre?
Cynthia buzëqeshi dhe lau shpejt kurrizin, vithet dhe këmbët, në fund u shpla me ujë të bollshëm duke u rrotulluar poshtë dushit dhe duke kaluar ndërkohë gishtat nëpër flokë për t’i shplarë më mirë. Mbylli rubinetin dhe la që uji të kullonte nga trupi i saj, shtrydhi flokët dhe në fund hapi me ngadalë kabinën, doli dhe u kthye në shpinë për të veshur rrobdishanin që McKintock po e mbante gati.
E shtrëngoi në trup dhe u rrotullua përpara. Ishte e ngrohtë, e parfumosur me shampo trupi me lavandë, me flokët të lagur dhe lëkurën të skuqur nga uji i nxehtë. Tmerrësisht e dëshirueshme.
Lëvizi për të dalë nga banjua; McKintock nuk arriti të përmbahej dhe i mbështeti duart në të dy supet, duke i dalë përpara por pa e ditur mirë ç’farë të bënte. Cynthia e pa me pamje qortuese:
<Dushin!>
Ai i zbehur hoqi dorë dhe e la të kalonte.
Cynthia doli nga banjua, lidhi rripin e rrobdishanit rreth belit dhe morri tharrësen e flokëve nga valixhia, pastaj hyri përsëri dhe filloi të thajë flokët përpara pasqyrës së veshur me avull.
McKintock atëhere doli dhe u zhvesh, duke vënë rrobat në një hapësirë boshe të dollapit dhe syzet pa korniza rrethuese mbi tavolinën e shkrimit. Vendosi një palë pizhama në anën e majtë të shtratit.
Si në të pesëdhjetëetetat që ishte dukej pak a shumë në formë. Si një skocez i mirë hante pak, ndërsa i pëlqente të ecte shpejt në rrugë të gjata, sidomos në brendësi të strukturës universitare. Përdorte makinën vetëm kur ishte e nevojshme, dhe kjo e kishte ndihmuar të rrinte në formë. Kishte vetëm pak bark të dalë tek ai burrë i dobët me trup mesatar, me flokët gri dhe shikim depërtues, me sytë gështenjë.
U fut brenda në dush duke mbajtur një peshqir rreth belit, dhe kur e hoqi dhe hapi ujin qëndroi i kthyer nga muri i veshur me pllaka.
Cynthia nuk i hodhi asnjë shikim gjatë gjithë kohës. Vazhdoi të përdorte tharësen e flokëve me një dorë të sigurt, duke marrë një rezultat final të admirueshëm. Pavarësisht moshës, flokët e saj ishin akoma të dendur dhe me shkëlqim. Boja e flokëve i nxirrte më në pah ngjyrën origjinale të tyre, vetëm pjesërisht vijëzuar në të bardhë po të mos e kishte mbuluar në mënyrë perfekte dhe pa një milimetër rritje e kuqja e errët artificiale.
E çoi tharësen në dhomë. McKintock ishte akoma duke u larë.
Hoqi robdishanin, morri nga çanta shishen e parfumit dhe e sprucoi disa herë në ajër, duke krijuar një re. Hyri brenda resë dhe bëri disa pirueta për disa sekonda, duke lënë që trupi i zhveshur të thithte aromën, pastaj veshi një këmishë nate mëndafshi që shkëlqente, jeshile të hapur dhe e gjatë deri në mes të kofshës, pa të brendshme. Më në fund u ul në një kolltuk, gjysmë e shtrirë në një pozë topitëse.
I kishte krahët të mbështetura lehtësisht në mbajtëset, kokën të mbështetur në shpinë dhe të përkulur në të majtë, këmbën e djathtë në kënd të drejtë dhe me shputën zbathur mbi moketin e dyshemesë, këmba e majtë zgjatur përpara.
Sistemi ngrohës vakëzonte këndshëm ambientin, në atë natë pranvere.
Cynthia mbylli sytë, duke u relaksuar në atë ngrohtësi.
Pas rreth një minute McKintock doli nga banjua me robdishanin në trup dhe u drejtua për nga pizhamat e tij të mbështetura në krevat, por gjatë rrugës kaloi përpara Cynthias. E pa mbi kolltuk, si një nimfë qiellore, rozë si një lule e çelur mrekullisht, dhe ndjeu parfumin e saj magjik. Një shkarkesë elektrike i përshkoi trupin nga fundi në krye, dhe ai ra në gjunjë përpara saj. I vendosi me delikatesë gishtat në kofshën e majtë, vetëm duke e cikur. Lëkura ishte jashtëzakonisht e butë, e ngrohtë dhe e hidratuar. Përshkoi me gishtërinj disa centimetra në drejtim të ijës, pastaj puthi ëmbëlsisht gjurin e rrumbullakët. Me dorën tjetër përkëdheli kofshën e djathtë të saj nga ana e jashtme, pastaj lëvizi dorën nga brenda, duke puthur njëherë një kofshë dhe pastaj tjetrën. Mëndafshi i këmishës së natës rrëshqiste për lart sa më shumë që ai përparonte, derisa ija mbeti e zbuluar. McKintock u gjend përpara pubisit, i cili shpaloste një push në formën e një drejtëkëndëshi të formuar me saktësi gjeometrike, me kufirin e sipërm që fillonte një centimetër mbi vulvë dhe anët vertikale dy centimetra nga buzët e mëdha. Puthi kanalin inguinal të majtë, pastaj vazhdoi në drejtim të kundërt të akrepave përgjatë një gjysmërrethi përreth malit të Venerës, duke puthur me intervale prej tre centimetrash duke arritur në kanalin inguinal të djathtë. Mbështeti me guxim buzët në klitor, hezitoi, pastaj u mjaftua me një të puthur me buzë tashmë të mbyllura. E puthi në barkun, e lëmuar dhe të tonifikuar, si dhe rreth kërthizës, për të puthur pastaj edhe atë. Vuri duart në brinjë, puthi stomakun dhe gjoksin e majtë, të ngrohtë dhe të plotë, pastaj kaloi tek ai i djathti, duke fërkuar gjithë dëshirë kokën dhe hundën.
Në atë çast Cynthia hapi papritur sytë dhe me dorën e djathtë i kapi penisin nga poshtë, dhe duke e mbajtur siç mbahet një elektrik dore e detyroi të ngrihej në këmbë, u ngrit nga kolltuku dhe duke manovruar penisin si nje levë komandimi e shtriu McKintock-un kryq mbi shtrat, me këmbët poshtë. Hoqi këmishën e natës dhe hypi kaluç mbi të, me trupin të ngritur, pastaj me dorën e majtë rregulloi buzët e mëdha për të lehtësuar hyrjen e penisit në vaginë, kryqëzoi gishtërinjtë prapa qafës dhe filloi të lëvizë ritmikisht lart dhe poshtë. Kur arrinte poshtë rrotullonte barkun përpara që të fshikte klitorisin me lëkurën e tij. Ritmi ishte perfekt dhe i rregullt, me zbritjen më të ngadaltë dhe intensive sesa ngritja.
McKintock ishte si në ekstazë, dhe me duart të mbështetura në gjunjtë e Cynthia-s e shikonte me admirim ekstazik. Ajo lëvizte me një hijeshi dhe një zotërim femëror të vetes saqë dukej si një krijesë hyjnore. Ndërsa e përkëdhelte të gjithën me shikim, vuri re poshtë sqetullave dy shenja të vogla gjysmë të rrumbullakëta në forma saktësisht identike. Në fillim nuk e kuptoi, pastaj u kujtua që një shoku i tij kirurg estetik i kishte treguar, një herë, që një nga mënyrat e përdorura për të vënë protezat prej silikoni në gjoks ishte të praktikonin një prerje pikërisht si ajo poshtë sqetullës, në mënyrë për të fshehur shenjën. Pra ky ishte sekreti i një gjoksi kaq të bollshëm dhe sensual. McKintock nuk u zhgënjye. Përkundrazi.
‘Kujt i plasi!’ mendoi. Nesë ky ishte rezultati, ishte i lumtur që ishte aty ta shijonte.
Ato gjinj i kërcenin përpara syve, ndërsa Cynthia lëvizte lart e poshtë me shikimin të humbur dhe gojën gjysmë të hapur. Një kuitje e ulët hundore shoqëronte plotësimin e çdo zritje, derisa ajo filloi të përshpejtonte ritmin, gjithmonë e më shpejt, gjithmonë e më shpejt, duke goditur edhe më fort ndaj tij, me kuitjen që ishte bërë një ‘Ooh!’ gryke pas çdo goditje. Kur goditjet arritën një tërbim të egër, me trupin e Cynthia-s të tendosur deri në spazma dhe të mbuluar me djersë, ajo shkëputi duart e kryqëzuara dhe shpërtheu në një britmë të mprehtë, therrëse dhe të zgjatur, ndërsa trupi tërhiqej dhe kontraktohej ritmikisht në orgazëm, çdo koordinim tashmë vinte më i paktë.
McKintock e kishte parë me dyshim atë performancë. Asnjëherë në jetën e tij nuk kishte parë një gjë të tillë. As nuk e dinte që një grua mund të ishte e aftë për gjithë këtë.
Cynthia u palos, orgazma mbaroi dhe frymëmarrja e saj u bë e rregullt. E pa në fytyrë me sytë që i lëshonin drita dhe i lëshoi një shpullë të fortë në faqen e majtë.
<Idiot!> bërtiti, pastaj u shkëput nga ai dhe u lëshua në krevat në shpinë, dhe e zuri gjumi menjëherë.
McKintock nuk lëvizi asnjë muskul dhe qëndroi i poshtëruar duke parë tavanin, me faqen që i digjte si një qymyr i ndezur.
Kishte ejakuluar sapo Cynthia kish filluar të përshpejtonte.
Natë e thellë.
Cynthia e kishte gjumin të lehtë dhe u zgjua menjëherë, kur truri i saj perceptoi një ndryshim në zhurmën e sfondit. Deri atëherë dhoma kishte mbetur pothuajse e qetë, por tani një zë po murmuriste diçka.
Duke rrotulluar kokën, Cynthia kërkoi origjinën e atij zëri, dhe në dritën e mbetur ndezur pa McKintock-un që po fliste në gjumë. Ishte akoma i shtrirë siç e kishte lënë ajo, me robdishan të hapur veshur, dhe timbri i tij i zërit bëhej gjithnjë e më i dallueshëm pas çdo fjale që shqiptonte:
<Unë këndoj për Artemisën Tingëllimin,
atë virgjëreshë me furkë të artë
që ndoqi dhe gjuajti drerë
motrën e vetë Apollos me shpatë të artë,
ajo mbi male të errëta dhe maja me erë
kënaqet në gjueti,
tërheq harkun e artë dhe hedh shigjeta vdekjeprurëse..>
Cynthia njohu menjëherë Himnin Homerik numër XXVII, titulluar ‘Artemisës’ dhe kushtuar perëndeshës.
E njihte shumë mirë, pasi nga të gjitha himnet që ishin shkruar për nder të Artemisës ky ishte i preferuari i saj.
McKintock vazhdonte i patrazuar, sikur po recitone mësimin:
<Dridhen majat e maleve të larta
dhe pylli i hijezuar jehon frikshëm
me britmat e bishave.
Tunden toka dhe deti si peshq
por perëndesha me zemër të fortë
shtyhet kudo me dhunë
duke e zhdukur racën e bishave.>
Në të vërtetë recitimi ishte intensiv dhe shprehës, prezent. Në mendjen e McKintock kjo këngë duhej të ishte ngulitur me gjithë interpretimin që i përshtatej, pra gjithë kjo dilte edhe gjatë këtij recitimi të pavetëdijshëm.
<Megjithatë kur gjuetarja u kënaq
dhe gëzoi shpirtin e saj
ndalon harkun e lakuar mirë,
dhe shkon drejt shtëpisë së madhe
të vëllait të dashur Febo Apollo
të zonës më prodhimtare të Delfit
për të përgatitur vallen e bukur
të Muzave dhe të perëndeshave.>
Këtu Cynthia filloi të recitojë nën zë, duke pasuar McKintock-un.
<Këtu varet harku i përkulshëm
dhe kryeson e udhëheq vallet,
përgatitur bukur,
ndërsa zërat hyjnisht të bukur
këndojnë një himn në Leto me këmbë të bukura
ndërsa një vajzë e sjellë në këtë botë
superiore ndaj të pavdekshmëve,
e mbrojtur dhe e shkëlqyeshme në vullnet.
shëndet ty
bijë e Zeusit dhe Letos me flokë të bukur
Sidoqoftë unë do të kujtoj dhe do të celebroj
me një këngë tjetër.>4
Himni kishte mbaruar, i lavdishëm dhe i mrekullueshëm, duke i lënë brenda një kënaqësi të thellë.
Shumë vite më parë kishte kërkuar origjinën e emrit të vetë dhe ishte përplasur tek Artemisa; ishte apasionuar aq shumë pas mitit saqë kishte mësuar përmendësh gjithçka që i përkiste, dhe ishte shumë e kënaqur që McKintock e lavdëronte edhe në gjumë. U ngrit ulur në shtrat, lakuriq siç ishte, dhe buzëqeshi me mëmësi duke parë burrin që flinte. Morri mbulesën e vendosur afër jaskëkut, e hapi dhe e shtriu me delikatesë mbi trupin dhe këmbët e McKintock-ut, duke e mbuluar, pastaj u fut në shtresa, fiku dritën dhe u kthye në brinjë, dhe menjëherë e zuri gjumi.
Për atë takim të tyre të parë po mendohej McKintock, ndërsa mbyllte pas vetes derën e zyrës së tij, atë mbrëmje.
Cynthia i kishte ndryshuar jetën, dhe që prej një viti nga ajo anë ai kishte filluar të ndihej një burrë më i plotësuar, më i lumtur. Mesatarisht një herë në javë shkonte të kalonte natën tek ajo, në Liverpool, dhe kur dita e caktuar vinte, problemet e ditës ishin më pak të rënda, madje arrinte edhe t’i merrte disa prej tyre me filozofi. Zakonisht, në fakt, të gjitha problemet, të vogla dhe të mëdha, për atë ishin pengesa me të njëjtën rëndësi që duheshin larguar absolutisht sa më shpejt, dhe ndonjëherë impenjohej aq shumë sa bëhej posesiv. Po kur e dinte që në mbrëmje do të shkonte tek Cynthia vizioni i tij ndryshonte pak, ishte më i relaksuar, dhe pengesat më të vështira kalonin në plan të dytë, madje ndonjëherë i shtynte për ditën tjetër.
Doli nga ndërtesa dhe morri makinën. Hyri në Oxford Road,
që kalonte në mes të kompleksit universitar në drejtim vertikal, dhe u drejtua në veri. U kthye në të djathtë në Booth Street East dhe pak më vonë u kthye në të majtë në Upper Brook Street. Një spostim i shkurtër dhe pastaj përsëri majtas për tu ngjitur mbi rampën e hyrjes në mbikalimin e Mancunian Way. Trafiku ishte mesatar, në atë orë, dhe një shi i vogël i lehtë dhe i vazhdueshëm lagte xhamin mbrojtës të makinës; fshirësja e xhamit mbante me lehtësi një shikim perfekt.
Nga Mancunian mund të shikonte pak nga Manchesteri i tij, qyteti në të cilin kishte lindur, dhe e donte më shumë se çdo qytet tjetër. Por, nuk mund të shpërqëndrohej shumë, sepse kjo rrugë ishte e njohur për numrin e madh të aksidenteve.
Motori ishte goxha i ngrohtë dhe kondicioneri filloi të nxirrte ajër të vakët në makinë.
Mancuniani u bë Dawson Street dhe që aty McKintock u kthye në të majtë në Regent Road. Tek rrethrrotullimi vijoi drejt në M602, që fillonte në atë pikë, dhe filloi të relaksohej.
Ndezi radion dhe e sintonizoi në kanalin që në atë orë transmetonte lajmet.
<... manifestimet e studentëve në Sheshin Tien An Men nuk duket se po pakësohen. Kjo ditë e tretë e demonstratës ka regjistruar përleshje të shumta dhe dyndje të policisë. Disa studentë janë arrestuar, ndërsa gazetarët janë mbajtur në largësi të konsiderueshme. Akoma është e ndaluar të bësh fotografi ose xhirime televizive. Kërkesa urgjente për demokraci duket nuk gërvisht murin e qëndrueshmërisë që qeveria kundërshon, ndërsa shtypja rezulton të jetë akoma përgjigjja e vetme ndaj rradhëve paqësore përgjatë sheshit...>
‘Të shkretët,’ mendoi McKintock, ‘vërtet e kanë keq, këta. Do të donin vetëm pak liri dhe marrin veç shkopinj. Dhe ushtarët duhet të gjuajnë me shkopinj, ndryshe nuk ushqehen dhe i rrahin edhe ata pastaj, ose më keq. Është larg Kina, nga ne, në të gjitha kuptimet...’
Në atë moment kujtoi takimin me Drew.
Po, Drew, që si papritur kishte nxjerrë jashtë nga kapelja atë zbulimin e tij, së bashku me atë studentin me ngjyrë. Si quhej? Nuk e mbante mend. Por implikimet i mbante mend që çke me të. Nëse në të vërtetë kishte një zbatim tregtar për atë zbulim, do të kishte qenë shumë e nevojshme për universitetin. Që kur qeveria Howard kishte vendosur t’i ndërpriste fondet Universitetit të Manchesterit për tu dhënë një sasi më të madhe të tjerëve, ai përpiqej të mbante universitetin në nivelin e mëparshëm, por ishte praktikisht e pamundur. Çdo lloj aktiviteti kishte një kosto, dhe nëse kostoja nuk ishte e mbuluar aktiviteti nuk mund të kryhej. Pa debate. Pa apelime. Duhej hequr dorë. Dhe lulja në brimën e gjilpërës të sistemit universitar britanik po rrëshqiste në plan të dytë. Ishte një gjë e padëgjuar, absurde, megjithatë kështu ishte.
‘Drejtësi dhe barazi’, kjo kishte qenë motua e Howard-it, dhe po e vinte në praktikë madje shumë mirë, ai bastardi.
Dritat e Salfordit po rrëshqisnin nëpër anët e rrugës, ndërsa shiu i lehtë ishte zvogëluar në disa pikëza sporadike mbi xham.
Një trafik i matur vinte nga drejtimi i kundërt. Ishin ata që hynin në qytet pasi kishin qenë jashtë tij për punë.
Ndërsa ai vazhdonte, numri i makinave pakësohej progresivisht, dhe kur arriti në lartësinë e Alder Forest dhe kur M602 u bë M62 u gjend në fushë të hapur.
Ideja e të transportuarit të pakove me sistemin e Drew-së i kishte ardhur impulsivisht, ndoshta nxitur nga një dokumentar mbi tregëtinë botërore që kishte parë disa ditë më parë, në të cilin ishin filmuar linja transporti për pako të përmasave të ndryshme, gjithmonë plot dhe gjithmonë në lëvizje. Ishte mbresëlënëse të shihje sa shumë mallra dërgoheshin me postë ose me ndërlidhës. Ishte patjetër një biznes i madh trasporti i mallrave, dhe të ishe në zotërim të një metode plotësisht inovative, të menjëhershme, të sigurtë dhe pak të kushtueshme do të kishte qenë me të vërtetë fitore. Asnjë konkurrencë, në këtë rast. Teknogjia do të ishte vetëm në dorë të tyre, dhe do mund të fitonin atë që donin. Duke parë përmasat e çështjes, kishte përshtypjen se Universiteti do të kishte mbetur qetësisht në nivelin në të cilin ishte mësuar.
Sigurisht, se si do pajtohej një administrim i thjeshtë administrativ, si ai i një universiteti, me një administrim të thjeshtë tregtar, si ai i një trasportuesi ndërkombëtar, ishte për t’u përcaktuar. Ishte e nevojshme edhe të verifikohej nëse ligji lejonte një bashkim të tillë, edhe pse themeluar për mirëqënien e Universitetit. Duhej të këshillohej me ndonjë ekspert përkatës, sa më shpejt.
Sintonizoi radion në një stacion kushtuar muzikës klasike dhe për pak kohë vijoi të dëgjonte Bach-un. Passacaglia në Do minor ishte një vepër madhështore, shumë më superiore sesa e famshmja Toccata e Fuga në Re minor, dhe e ridëgjoi me kënaqësi të madhe.
Ndërkohë qytetet përgjatë rrugës ndiznin shkurtimisht fshatin e errët të North West. McKintock regjistroi vetëm ndonjë, i zhytur siç ishte në dëgjim: Risley, Westbrook, Rainhill.
Në fund të Passacaglia-s fiku radion, për të mbajtur brenda vetes ndjenjën e lartësisë që vepra i kishte transmetuar. Shija sublime që provonte e vinte në një ndjenjë faljeje, dhe ndihej shumë mirë. Lodhja e ditës ishte një kujtim, dhe kur kaloi Broadgreen autostrada mbaroi dhe ai filloi të hynte në Liverpool duke marrë Edge Lane Drive, u ndje i elektrizuar nga mendimi se do takonte Cynthia-n, të kalonte mbrëmjen dhe natën me të. Ishte një grua e jashtëzakonshme. I jepte gjithçka që një burrë mund të dëshironte. Kishte nevojë për të. E dashuronte çmendurisht.
E donte.
Kapitulli VII
Drew nuk po flinte dot.
Diskutimi me McKintock-un e kishte shqetësuar më shumë nga sa mund ta kishte menduar. Mendonte se tanimë ishte i rregjur mjaftueshëm sa të mos ndikohej nga debatet gojore, por ja ku ishte atje i shtrirë në shtrat duke parë tavanin, natën, dhe duke dëgjuar stoikisht tik-takun buçitës të orës, atë orë të vjetër mekanike me të cilën ishte mësuar aq shumë. Ai që merrej kryesisht me fizikë teorike duke përdorur hetime mahnitëse në proçedurat matematikore më të vështira dhe abstrakte me qëllimin për të treguar ligjet që udhëheqin universin përpara studentëve të tij, mbante mbi komodinë një orë me akrepa dhe me kurdisje. Ora ishte për atë një referuese e sigurtë për gjërat e thjeshta dhe funksionale pa shumë vështirësi, që do të kishin funksionuar gjithmonë dhe falë një teknologjie të vjetër ndoshta, por lehtësisht të kuptueshme dhe të riprodhueshme, gjë që në fushën e tij ishte komplet jashtë diskutimit. Ndjente nevojën e një porti të sigurtë në të cilin të strehohej, pas një dite të kaluar në teorinë e pakapshme, dhe ky port ishte ora. Por, atë natë, tik-taku i saj nuk po e qetësonte Drew-në por diktonte kursin e shqetësuar të mendimeve të tij.
Gjatë ditës, midis një mësimi dhe tjetrit, kishte filluar të hartonte një listë të kolegëve të mundshëm për t’i përfshirë në kërkimin e fenomenit. Kishte shtuar patjetër Nobu Kobayashi, që me kërkimet e tij mbi energjitë e larta kishte mundësisht mjetet për të punuar me efikasitet për problemin; pastaj kishte shtuar Radni Kamaranda, matematicien i fuqishëm që kishte treguar të ishte në gjendje të ndërtonte modelin matematik të një proçesi fizik kompleks në një kohë qesharake krahasuar me atë që do ti duhej mesatares së specialistëve. Pasi fenomeni për të studiuar ishte patjetër i lidhur me manipulimin e materialit hapësirë-kohor, një fizikant relativist me vlerë të madhe si Dieter Schultz do të kishte qenë bukë për dhëmbët e tij. Por i nevojitej elementi çelës i grupit, dikush i pajisur me një intuitë të tillë për të parë zgjidhjen e fshehur brenda një mase gjigande informacioni dhe konjukturash. Dikush që në momentin e duhur do kishte mundur të kuptonte thelbin e vërtetë të fenomenit dhe të sintetizonte menjëherë elementët e pakoordinuar në dispozicion, duke iu treguar rrugën kolegëve.
Njihte vetëm një person me këto cilësi të lindura, gjë që e kishte vënë në vështirësi të madhe. Jasmine Novak kishte publikuar disa punë mbi teorinë string, në të cilat aftësia për të marrë me mend atë që të tjerët nuk arrinin as të hamendësonin shfaqej me një qartësi kaq të kristaltë saqë e bënte të dukej një qënie mbinjerëzore. Drew e dinte që nuk do të kishte qenë kurrë në gjendje të përshtatej me të, dhe e dinte pra që vetëm Novak ishte personi që do kishte mundur ti çonte drejt zgjidhjes, por Novak ishte edhe një grua.
Ai nuk arrinte të lidhej në mënyrë të përshtatshme me gratë dhe kishte frikë se nuk do ishte në gjendje të punonte qetësisht dhe me përfitim me një shkencëtare të atij kalibri. Për më tepër Novak ishte krenare dhe rebele, një shpirt i pavarur që nuk pranonte kompromise me ata që e rrethonin. Ajo e shikonte rrugën e saj si të vetmen të drejtë dhe të mundur; në rast konflikti ishte e aftë të braktiste gjithçka duke mos i marrë parasysh pasojat. Me një fjalë ishte një grua e vështirë dhe ai nuk dinte si të bënte për ta menaxhuar, por kishte nevojë për të. I dorëzuar e kishte shtuar në fund të listës, emri i fundit i një grupi të vogël shkencëtarësh që do përpiqej të zbulonte ligjet që përcaktojnë një fenomen fizik me sjellje të tillë që ndryshon kursin e historisë njerëzore, vetëm nëse do të arrinin ta kuptonin.
Po mendonte për Kobayashin dhe energjitë e larta. Mbi të gjitha, eksperimenti që Marron kishte vënë në funksion nuk përdorte ndonjë energji të madhe: çdo gjë që rrinte mbi një tavolinë laboratori, ishte përbërë nga një gjenerator prej disa mijëra Volt, disa ushqyesë me tension të ulët, elektroda, pllakëza, një solenoid dhe pajisje të ndryshme rregullimi,përveç kompiuterit të kontrollit. Nuk dukej sikur duhej kushedi ç’farë për të arritur efektin, por Drew mendoi që duhej të arrinin në zgjidhje sa më shpejt të ishte e mundur, pra për të fituar kohë ishte më mirë të kishin shkencëtarët më të zotë.
<Sa më shpejt të jetë e mundur...> përsëriti Drew. Po, pse? Për të vënë McKintock-un në gjendje të fillonte aktivitetin e tij si korrier ndërkombëtar për të financuar Universitetin? Ky dukej ishte bërë qëllimi përfundimtar i zbulimit të tij, mendoi i dëshpëruar. Po nuk mund të mbaronte gjithçka aty, nuk mund ta besonte. Në fakt, konstatoi, Universiteti mund të kishte eskluzivitetin për përdorimin e sistemit për qëllime transporti mallrash, ndërsa të gjitha zbatimet e tjera duhej të ishin në disposizion të të gjithëve. Nuk mund të ishte ndryshe, për një zbulim shkencor të atij lloji.
Të transportoje njerëz, për shembull, si në ‘teletransportin’ e famshëm shpesh prezent në historitë e fantashkencës, duhej të kishe një aplikacion shumë më revolucionar sesa lëvizja e thjeshtë e objekteve. Do të kishte lejuar një ndërveprim direkt dhe të menjëhershëm midis individëve që jetonin shumë larg nga njëri tjetri: një mbledhje pune mund të thërritej edhe pak minuta para fillimit të saj dhe të përfshinte njerëz të shpërndarë nëpër botë, që në fund të takimit të tyre do ktheheshin për një çast në punët e tyre.
Një i sëmurë do mund të kurohej nga specialistët më të mirë pavarësisht vendit ku ata do operonin zakonisht, dhe pa kohën dhe kostot e trasferimeve të kushtëzuara.
Vendi i punës ose studimit mund të ishte kudo, me një sistem tranferimi si ai. Babai mund të punonte në Sydney, mamaja në Toronto, fëmija mund të studione në Dallas dhe të gjithë së bashku në darkë do kishin shkuar në restorant në Venezia.
Mënyra e të jetuarit do të kishte ndryshuar rrënjësisht, me pasoja sociale të tilla që do mund ta linin çdo gjë në mëdyshje. Ishte pastaj e drejtë të vije në duar të njeriut një mjet të tillë? Ç’farë përdorimi do i kishte bërë? Luftrat? Si do kishin qënë? Të tmerrshme, vetëm ta mendosh.
Por, ndoshta, nëse metoda e tranferimit do kishte qenë me të vërtetë në shërbim të të gjithëve, ajo vetë do të ishte bërë siguruesi, në lidhje me aspiratat abuzive të personit. Toka do kishte gjetur një ekuilibër të ri dhe një epokë të re paqeje; njeriu do kishte qenë më i lirë të mendonte dhe të përparonte.
<Ç’farë utopie!> mendoi Drew. <Si mund të aludoj që pikërisht falë këtij zbulimi njeriu do mund të bëhet më i mirë? Nuk ka qenë kurrë kështu, në të gjithë historinë njerëzore, pavarësisht mirësisë së pajisjeve që i janë vënë në dispozicion.>
Nuk mund të bënte asgjë; e dinte që kishte nëpër duar diçka jashtëzakonisht revolucionare, por në vend që të ishte i emocionuar dhe të shijonte lavdinë që do kishte marrë, ishte i mbushur me siklet dhe hidhërim. Zbulimi i ri ndoshta do ta çonte njerëzimin në shkatërrim, dhe librat e historisë do t’i drejtoheshin atij, Drew-së, si përgjegjësi i parë i kësaj, asaj që i kishte dhënë fillim gjithçkaje.
Por, por... ishte edhe e vërtetë që pavarësisht gabimeve të tij dhe çmendurive të tij delirante, njerëzimi kishte bërë përpara gjithsesi. Sigurisht, duke lënë nga prapa një varg të vdekurish të pafajshëm, por zhvillimi kishte vazhduar, si në arritjet teknologjike ashtu dhe në etikë. Kushedi nëse këtë herë qëniet njerëzore do kishin treguar më shumë arsye dhe respekt për tjetrin. Nuk besonte shumë, po kush ishte ai që të vendoste ç’farë ishte e mirë për racën njerëzore? Ai ishte një shkencëtar që kishte qëlluar krejt rastësisht në një fenomen të papritur dhe të jashtëzakonshëm, ose më mirë, falë këmbënguljes së nxënësit të tij fenomeni u zbulua dhe tani po përgatiteshin ta studionin. Pa Marron zbulimi ndoshta nuk do ishte bërë kurrë, duke parë rrethanat absolutisht rastësore që e kishin paraprirë, dhe njerëzimi nuk do kishte mundur ta njihte dhe ta përdorte, në të mirë dhe në të keq.
Duhej ti përkushtohej me të gjitha forcat e tij studimit të tij dhe inkuadrimit të tij në një teori që ta shpjegonte dhe ta bënte të përdorshëm. I detyrohej shkencës, Marronit dhe vetes së tij. Nëse McKintock donte ta përdorte pak për të mbështetur Universitetin, le ta bënte. Universiteti i Manchesterit për Drew-në ishte gjithçka: i kishte dhënë punë në tridhjetë vitet e fundit, një punë prestigjioze përbri shumë çmimeve Nobel; ishte shtëpia e tij për më shumë orë në ditë seç rrinte në banesën e tij të vërtetë; kolegët dhe studentët e respektonin. Falë Universitetit mund të bashkëpunonte me shkencëtarë të tjerë si ai, të lidhur me universitetet më të rëndësishme të globit. Ndihej në detyrim, dhe dhurimi i të paktën një pjese të zbulimit Universitetit i dukej një mënyrë shlyerjeje.
Tavani nuk ishte më i zhytur në errësirë siç kishte qenë për gjithë këtë kohë; zhbiroi jashtë dritares dhe pa që agimi kishte tretur tashmë natën, duke ndriçuar i mrekullueshëm dhe rritës mbi Manchesterin e tij, prelud i një agimi ndritës. Të njëjtin agim që ai po jetonte në zhvillimin progresiv të misterit shkencor që me kolegët e vetë do të përpiqeshin të kthenin në një agim po aq të ndriçuar të njohjes superiore, për njerëzimin.
U ngrit, aspak i përgjumur, dhe kuptoi që kishte një uri të madhe. Përgatiti një mëngjes të bollshëm dhe e konsumoi i kënaqur, duke menduar ndërkaq për orarin më të përshtatshëm për t’u telefonuar kolegëve që kishte zgjedhur për kërkimin. Kobayashi duhej telefonuar menjëherë, meqë në Osaka ishte tashmë pasdite. Kamaranda vinte menjëherë më pas pasi operonte në Raipur, në verilindje të Indisë. Schultzi në Heidelberg dhe Novak në Oslo ishin shumë afër tij, si zonë kohore, pra do t’i telefononte nga mesi i mëngjesit.
U vesh dhe doli përballë agimit, drejtuar për në Universitet dhe në fillim të një aventure që do ta kishte çuar ku ai nuk do kishte mundur kurrë të imagjinonte.
Kapitulli VIII
Drew arriti në studion e tij pasi kishte kaluar kopshte të zbrazëta dhe përshkuar korridorë të zbrazur. Ishte akoma shumë shpejt për të parë vërdallë studentë, të punësuar dhe profesorë, por edhe herë të tjera ai kishte shkuar që herët në mëngjes në Universitet. I pëlqente të jetonte atë moment në të cilin gjithë universiteti dukej sikur flinte në mëngjesin e mjegullt, si një përbindësh i shtrirë për të pushuar por i mbushur me fuqi që nga çasti në çast do të hidhej në veprim. Gjeti shpejt numrin e Kobayashit në bllok dhe e telefonoi. U përgjigj një zë i hollë femëror, në japonisht.
<Moshi moshi.>5
<Drew desu ga, Kobayashi-san onegaishimasu?>6 u përgjigj Drew me japonishten e tij të cunguar.
<Mirëdita, profesor Drew,> bashkëbiseduesja ndërroi menjëherë në gjuhën angleze, duke e njohur atë. <Jam Maoko. Profesor Kobayashi më kishte folur për ju. Fatkeqësisht tani po jep mësim dhe do të mbarojë pas pak. Më vjen shumë keq që nuk mund t’ua kaloj dot shpejt, profesor.>
Drew u kujtua që kur e kishte takuar herën e fundit, disa muaj para një konference, Kobayashi i kishte folur për atë nxënësen e shkëlqyer afër diplomimit, Maoko Yamazaki, që po i kalonte para kohe hapat dhe do kishte arritur në diplomim parakohe krahasuar me kohën e përcaktuar. Ishte kënaqësi të flisje me një person kaq të aftë, dhe në të njëjtën kohë vlerësonte edukatën e këndshme që japonezët shprehin në bisedë. Vajzës vërtet i vinte keq që nuk po i kalonte Kobayashin, nuk shtirej hipokrizisht si do kishte bërë një perëndimor.
<Ju falënderoj për sjelljen, Maoko-san7. Do ishit kaq e sjellshme të më telefononi, sa të kthehet? Është shumë e rëndësishme.> pyeti i kënaqur Drew.
<Patjetër, profesor. Mund të më lini numrin tuaj... Oh! Ja profesor Kobayashi! Po jua jap menjëherë. Ditën e mirë!>
‘E pabesueshme.’ mendoi Drew, ‘Maoko e dinte që Kobayashi do të kthehej për pak megjithatë kishte recituar aktin e pendimit. Një perëndimor thjesht do të kishte thënë: "Prit një moment se po vjen." Kemi vërtet shumë për të mësuar nga japonezët, në lidhje me edukatën.’
<Drew-san, miku im!> Kobayashi filloi gjallërisht në telefon, <Ç’farë të shtyn të telefonosh një ngrënës orizi si unë?>
<Përshëndetje, Kobayashi. Kam nevojë për ndihmën tënde për një kërkim goxha kompleks. Ke kohë për mua?>
<Sigurisht, Drew-san. Sapo kam përfunduar një punë për përshpejtuesin e ri të grimcave në projektin në Chiba dhe kam disa javë pushim. Ç’farë të duhet saktësisht?>
<Kam takuar në një fenomen të çuditshëm që kërkon një studim të thelluar. Ai shfaqet vetëm në prani të sasive të përcaktuara mirë të energjisë dhe do të doja të kuptoja mekanizmin që e drejton. Meqënëse ti punon përditë me nivelet e energjisë që më interesojnë, mendova që do kishe mundur të merreshe me këtë pjesë të kërkimit. Si thua?>
Kobayashit iu bë qejfi.
<Jam i nderuar nga kërkesa jote. Pranoj me kënaqësi. Si mendon të veprosh?>
<Para së gjithash është e nevojshme që ti të vish në Manchester që unë të të tregoj si shfaqet fenomeni dhe pajisjen që e prodhon. Pastaj së bashku me shkencëtarët e tjerë të grupit të kërkimit që po formoj do të përpiqemi të arrijmë tek teoria që shpjegon funksionimin. Je dakord?>
<Natyrisht, Drew-san. Kush janë të tjerët?>
<Kamaranda për matematikën, Schultz për relativitetin, ehm..., Novak për strukturën e lëndës.>
<Novak? Jasmine Novak?> i shpëtoi Kobayashit, por u përmbajt shpejt. <Drew-san, miku im, ti e di që unë kam patur debate të pakëndshme me Jasmine Novak. Nuk arrij të kuptohem me të. Në konferencën e fundit, në Berna, në fund të prezantimit tim u ngrit në mes të publikut dhe shpalli: "Profesor Kobayashi, ju jeni vërtet i sigurtë për këtë që po thoni? Në prezantimin tuaj kam gjetur të paktën tre, po them tre, gabime themelore të vlerësimit ..." dhe aty filloi të çmontonte pjesë për pjesë tezën time, me shkencëtarët e publikut që e dëgjonin sikur të ishte një orakull dhe unë që dukesha si fillestar. Të lutem, Drew-san, miku im, nuk ke zgjidhje tjetër?>
Drew e dinte për fitoren e Novak kundër Kobayashit, por jo, nuk kishte një tjetër zgjidhje.
<Nobu-san, mik i dashur, ti je më i miri në fushën tënde dhe askush nuk mund të matet me ty. Novak ka një karakter të vështirë por ka edhe një mendje të jashtëzakonshme; pikërisht për këtë arriti të gjente në punën tënde disa pika që ajo i gjykonte ‘gabime thelbësore’ por që në fakt, në një vështrim normal, rezultonin vetëm detaje për t’u përcaktuar më mirë. Pikërisht për një mendje si të saj kemi nevojë në grupin tonë. Mendon se mund t’ia dalësh?>
Kobayashi u dorëzua.
<Në rregull, Drew-san, miku im. Do ta bëj për ty dhe për shkencën. Por të kërkoj të më lejosh të marr me vete edhe Maoko-san. Është shumë e zonja dhe do të më ndihmojë të duroj Jasmine-san.>
Drew ishte i ngazëllyer.
<Shkëlqyer, Nobu-san. Do jem i nderuar të kem në grupin tim një studente me vlera si zonjusha Yamazaki. Do të të informoj pas disa orësh në lidhje me datën e mbledhjes këtu në Manchester. Të falënderoj nga thellësia e zemrës.>
<Unë duhet të të falënderoj, Drew-san. Dëgjohemi së shpejti. Konnichiwa!8>
<Konnichiwa, Nobu-san!>
Drew ishte jashtëzakonisht i çliruar që kishte arritur të siguronte pjesëmarrjen e Kobayashit pavarësisht vështirësive që e dinte që do dilnin, dhe vendimi për të angazhuar Maokon, zbuluar nga kolegu, ishte karta fituese për një bashkëjetesë të pranueshme në brendësi të grupit të kërkimit.
Kultura japoneze e vendoste akoma gruan në pozitë vartëse në lidhje me burrin, prandaj ishte normale që Kobayashi nuk e shikonte me sy të mirë super të emancipuarën Jasmine Novak. Maoko do t’i kishte dhënë Kobayashit përshtypjen se është ai që përcakton kontrollin dhe në të njëjtën kohë do të ishte përballur me efikasitet me Novak, si nga ana shkencore ashtu dhe ajo njerëzore, me paqe për të gjithë dhe për arritjen e projektit.
Tani, Kamaranda-n.
Telefoni tringëlliu, pastaj një zë femëror u përgjigj direkt në anglisht:
<Urdhëro.> Toni ishte tepër indiferent.
<Jam profesor Drew nga Manchester. Është profesor Kamaranda?>
<Është poshtë banianit duke medituar.> Dukej mjaftueshëm e bezdisur.
<Mund të shkosh ta thërrasësh?>
<Tani jo. Kam punë.>
Drew kaloi në sulm, i paduruar.
<Duhet t’i flas urgjentisht. Shkoni ta lajmëroni shpejt!>
Aspak e impresionuar, gruaja u nxeh akoma më shumë.
<Sapo të mundem do shkoj. Merr pas një ore.>
Drew humbi kontrollin.
<Dëgjo, budallaçkë, shko menjëherë të thërrasësh Kamarandan ndryshe do përballesh me të, që do të nxjerrë të flesh trotuarëve!>
Ajo reagoi, dhe që çke me të.
<Bastard i një kolonialisti dreqi! Prindërit e tu ishin këtu të masakronin popullin e pafajshëm, gra dhe fëmijë përfshirë; na shfrytëzonit deri në vdekje për t’u pasuruar dhe për t’u bërë të bukur përpara asaj kurvës mbretëreshës tuaj. Nëse mendon se do e luaj bythën për të të shërbyer ty, vdis pra!> Dhe mbylli telefonin dhunshëm.
Drew ishte i tërbuar. E pa veten me receptorin memec në dorë; nga inati pati impulsin ta godiste mbi tavolinë si një çekiç, por morri frymë thellë, mbylli sytë dhe u qetësua shumë shpejt.
Pikërisht me nipërit e viktimave të kolonializmit duhej të përballej, atë mëngjes! Dhe sa anglishte perfekte që fliste: dukej si banore e Birminghamit! Nuk e njihte shumë historinë, por: në kohën e Gandhit, kur mesa duket të afërmit e saj kishin vuajtur represionin anglez, kishte mbret, jo mbretëreshë.
Sidoqoftë, tani si do t’ia bënte? Ajo do të futej midis atij dhe Kamarandas dhe nuk do t’ia kalonte kurrë në telefon. Dhe ai nxitonte, dreqin!
Për më tepër, gruaja duhej të kishte parë numrin në ekranin e telefonit dhe të kishte kuptuar që telefonata vinte nga Britania e Madhe: prandaj ishte përgjigjur në anglisht. Tani do të ishte vigjilente dhe të telefonoje përsëri do të kishte qenë e kotë dhe antiproduktive.
Në atë çast hyri Marron. Kishin lënë takim në orën tetë në studion e Drew-së dhe djali ishte i përpiktë. I erdhi një ide.
<Përshëndetje, Marron! Dëgjo pak, njeh ndonjë kolegun tënd që në këtë moment po studion në Indi, në Raipur?>
<Mirëdita, profesor. Më lër të mendohem ... Ah, ja! Thomas Chatham është atje për doktoraturën e kërkimit. E njoh mirë. Pse ju duhet?>
Drew filloi të shpresonte.
<Një favor i vogël. Mund t’i telefonosh dhe t’i kërkosh nëse mund të shkojë të kërkojë profesor Kamarandën? Do ta gjejë poshtë banianit ku rri zakonisht për të reflektuar mbi problemet e tij matematikore; duhet t’i thojë që të më telefonojë sa më shpejt në këtë numër.>
Marronit kërkesa iu duk pak e çuditshme, por duke njohur natyrën e Drew-së nuk bëri pyetje. Nxorri nga telefoni celular numrin e mikut dhe përdori telefonin fiks të Drew-së për të telefonuar.
Chatham u përgjigj menjëherë. Sapo kishte mbaruar së ndjekuri mësimin e fundit të ditës dhe qe i lumtur që do bënte një shëtitje në kërkim të Kamarandës së ndritur. E gjeti pikërisht poshtë banianit, me shprehitë e përqëndruara të një guruje në meditim. I referoi mesazhin dhe, dhjetë minuta më pas, telefoni i Drew-së po tringëllinte.
<Po ju flet Drew.>
<Përshëndetje, Drew. Jam Kamaranda. Më thuaj.> Indiani ishte një tip sintetik që shkonte drejt e në temë pa shumë zbukurime.
<Më fal nëse të shqetësova, por doja të të propozoja një kërkim mbi një fenomen fizik shumë të veçantë. Do më nevojitej specializimi yt në modelet matematike për të punuar mbi teorinë e fenomenit. Pranon?>
<Kur dhe ku?>
<Këtu në Manchester, sa më shpejt të mundesh. Duhet të të tregoj si funksionon gjëja dhe ...>
<Për nesër në mbrëmje, me orën e Greenwich, do jem aty.>
<Fantastike! Faleminderit, Radni. Shihemi nesër.>
Drew u qetësua. Nga telashi në të cilin ishte ngatërruar, edhe pse jo plotësisht për faj të tij, kishte dalë falë zellit të dy studentëve. Ishin të zotë, ata djem.
<Faleminderit për bashkëpunimin, Marron. Eja, të të ofroj një çaj.>
Ndërsa ecnin përgjatë korridorit të drejtuar për tek pika e freskimit, Marron nuk i rezistoi kureshtjes:
<Profesor Drew, më falni për bezdinë, po më duket që profesor Kamaranda ishte çuditërisht shumë i shpejtë kur vendosi të pranonte detyrën: ka shumë mundësi që tani po bën gati valixhet. Kushedi pse?>
<Nuk di ç’të them, Marron. Ndoshta ka thjesht dëshirë të ndërrojë ambient për pak kohë.> Nuk i tregoi për atë shtrigën e telefonatës; mundej që, në fakt, Kamarandës t’ia kishin dhënë atë grua vetëm se mund të ishte e afërme e ndonjë personazhi të rëndësishëm, edhe pse plotësisht e paaftë si bashkëpunëtore. Ishte e mundur që matematikani të ishte në ndikimin konstant të saj dhe mundësia për të ‘ikur’ në Manchester t’i ishte paraqitur si një ankorë e papritur shpëtimi. Po t’i tregonte Marronit debatin me gruan, do t’i duhej t’i shpjegonte edhe arsyet e inatit të saj; pasi studenti ishte i zi, Drew mendonte që ishte më mirë të mos ngatëroheshin me epokën koloniale me paudhësitë e saj, sigurisht jo më pak të rënda se dëmet e bëra ndaj popullsive afrikane deportuar në skllevëri. Marroni mund të ishte shqetësuar ose të irritohej, gjë që nuk do ishte produktive për klimën që do mbizotëronte në grupin e kërkimit. Më mirë të mos i zbulonin çështje të tilla.
Pika e freskimit ishte e pajisur me gjithçka të nevojshme për të përgatitur çajin klasik anglez, me disa ibrikë çaji, filxhanë të ndryshëm, furnelë për zjerjen e ujit, llojet kryesore të çajrave paraqitur si me zarf ashtu edhe me gjethe, komplete të ndryshëm, sheqer dhe një llojshëri diskrete pastash të paketuara. Nuk mund të mungonte qumështi, që shtohej rigorozisht në fund të përgatitjes. Sipas praktikuesve të ortodoksisë të çajit origjinal, anglezët kishin shkatërruar atë pije të bukur duke i shtuar qumështin, gjë mundësisht e vërtetë, po nëse atyre iu pëlqente kështu, pse të mërzitesh? Shijet janë të ndryshme: ç’farë do të duhej të thonin italianët, atëherë, meqë amerikanët gatuajnë picën edhe në zgarë?
Drew vuri ujin të zjejë, e rrotulloi paksa në ibrik për ta ngrohur në brendësi, e zbrazi dhe hodhi brenda tre lugë të vogla me Darjeeling gjethe, të preferuarin e tij: një lugë të vogël për çdo filxhan dhe një për ibrikun, sipas traditës. Shtoi ujin e përvëluar dhe e la të qetë për katër minuta, kohë e nevojshme për të arritur përqëndrimin ideal për të.
<Një gjë tjetër, profesor.> filloi Marroni, <Si do të paguhen shkencëtarët që po thërret? Profesor Kamaranda, për shembull, thjesht pranoi detyrën dhe që nesër do jetë këtu. Kush do ta paguajë udhëtimin, shpenzimet e qëndrimit, performancën profesionale?>
<Universiteti i Manchesterit ka një konventë vjetore me shumë universitete të tjera, nëpërmjet të cilës studiuesit që lëvizin midis universiteteve pjesëmarrës në konventë paguhen sikur të qëndronin në selitë e tyre; shpenzimet kompensohen automatikisht mjafton që të hyjnë në tipologjitë e parashikuara. Meqënëse fluksi i personave është goxha i balancuar midis selive të ndryshme bilanci vjetor nuk preket, por çdo universitet ka një fitim nga pikëpamja shkencore, falë kontributit të trurit që i ‘emigron’ për një farë periudhe.>
<Kuptoj. Kolegët që keni zgjedhur vijnë pra të gjithë nga Universitete të lidhur me Manchesterin, domethënë?>
<Saktë, Marron. Kur dje pasdite i parashtrova listën McKintockut për aprovim, gjëja e parë që ka kontrolluar ka qenë pikërisht kjo. Duhet të kuadrojë llogaritë, ai. Pavarësisht anës ekonomike, sidoqoftë, për shkencëtarët trasferta është një fitim nga pikëpamja intelektuale dhe kulturale, pasi bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me kolegët e universiteteve të tjerë është shpesh stimulues dhe shumë interesant. Të ekperimentosh metoda të ndryshme të të kuptuarit të problemeve, të debatosh mbi pikëpamje edhe shumë të largëta, ose edhe veç të gjendesh duke punuar në një ambient të veçantë nga ai i zakonshmi, jo rrallë bëjnë të rrjedhin koncepte të reja që pasurojnë shkencën dhe studiozët që jetojnë atë eksperiencë.>
<Jam i sigurtë.> Marron morri kutinë me pasta të vogla ndërsa Drew mbushte filxhanët. U ulën në një tavolinë dhe pinë çajin, duke kryer kështu atë rit aq të dashur për anglezët që të jep një kënaqësi që ngrihej nga të shprehurit të një prej aspekteve thelbësore të shpirtit britanik.
Pas pushimit u kthyen në studio dhe Drew telefonoi Schultzin. Ky u përgjigj personalisht, gjë vërtet e çuditëshme pasi që, për sa dinte ai, gjermani vinte të përgjigjej gjithnjë një nga studentët dhe dilte në telefon vetëm për çështje të rëndësisë jetësore.
<Ja?>9
<Jam Drew nga Manchester, përshëndetje, Dieter.>
<Oh, përshëndetje, Lester. Si je?>
<Mirë, faleminderit. Po ti? Gjithmonë me punë me varkën tënde?> Schultz kishte blerë një varkë të përdorur dhe pak a shumë të katandisur keq, dhe po përpiqej ta riparonte për të shkuar për në lumin Neckar.
<Këtu çdo gjë në rregull. Varka fut akoma ujë; mendova se kisha riparuar gjithë vrimat po mesa duket ndonjëra më ka shpëtuar. Sidoqoftë në këtë periudhë nuk kam kohë të punoj; të gjithë laureantët e mi janë në një udhëtim pranë observatorëve për valët gravitacionalë, në Evropë, dhe unë kam mbetur këtu dhe po mbahem fort.>
<Nuk i shoqërove ti?> Drew ishte i hutuar.
<Jo. Kanë shkuar me një koleg që shumë sjellshëm u ofrua.> Schultz u skërmit. <Të paktën, ky është versioni zyrtar. E vërteta është që Hoffner donte të merrte pushimet në qershor, gjë që nuk i takonte, përveçse në korrik. Besoj se e shoqja po i bënte presion: mesa duket ajo kishte leje në qershor dhe pretendonte që burri ta çonte me pushime. Për t’i bërë qejfin, i thashë që unë do ta zëvendësoja në qershor nëse ai do të çonte studentët në vendin tim: pranoi fluturimthi. Më mirë një angari poshtë e lart nëpër laboratorët e nëndheshëm, me studentë të viteve të para, sesa të vuash hakmarrjet e gruas.> U skërmit përsëri.
<Kuptoj. Eh, Hoffner ka gjithë mirëkuptimin tim.> Drew psherëtiu. <Sidoqoftë, Dieter, të telefonova për të të kërkuar të bashkëpunosh në studimin e një fenomeni të veçantë eksperimental që kemi zbuluar këtu tek ne. Mundesh?>
Schultz u mendua një çast.
<Të shohim... Duhet të vi aty?>
<Po, është e domosdoshme. Duhet të të tregoj fenomenin gjatë shfaqjes së tij, si edhe aparatin që e prodhon. Për më tepër, ti do të bëje pjesë në një grup kërkimi që po formoj për këtë qëllim, pra duhet të punojmë të gjithë bashkë.>
<Në rregull. Kur të duhet prezenca ime?>
<Ehm...> Drew ishte në siklet, <Kamaranda mbërrinte nesër në mbrëmje...>
<Nesër në mbrëmje?!> Schultzi shpërtheu i habitur. <Si paralajmërim jo keq, apo jo, Lester?> Reflektoi disa sekonda, pastaj filloi:
<Megjithatë, tani nuk kam studentë për t’i ndjekur dhe për leksionet mund të më zëvendësojë Ebersbacher; është i zoti. Dakord, po flas me rektorin dhe po programoj të jem në Manchester pasnesër.>
<Faleminderit, Dieter. Nuk do pendohesh, do ta shohësh.>
<Shpresoj vërtet.> nënqeshi akoma Schultz, <Nuk po të pyes kush do jetë tjetër veç Kamarandës. Preferoj surprizën. Mirupafshim, Lester!>
<Mirupafshim, Dieter.>
Schultzit i pëlqenin surprizat, edhe rreziku, që tani po shfaqej nga personi i fundit për t’u telefonuar: Jasmine Novak.
Drew dërgoi Marronin në sallën e kopjeve të fotokopjonte disa dispensa. Nuk donte që të ishte i pranishëm në debate të mundshme midis tij dhe norvegjezes, as që ta shikonte të vënë përpara nga ajo valkiriane. Më mirë të mos rrezikonte.
<Hallo?>10 Zë mashkullor në telefon.
<Jam Drew nga Universiteti i Manchesterit. Kërkoj profesoreshën Jasmine Novak.>
<Mirëdita, profesor. Është këtu. Po e thërras shpejt.>
<Faleminderit, ditën e mirë.>
Drew dëgjoi në sfond disa fraza në gjuhën norvegjeze, pastaj receptori kaloi dorë më dorë.
<Këtu Novak.>
Theksi nordik ishte vetëm një detaj, në atë zë të akullt si akullnajat e Rrethit Polar Arktik.
<Jam profesor Drew nga uni...>
<... nga Universiteti i Manchesterit, e di. Bashkëpunëtori im më njoftoi, ç’farë kujtuat?>
‘Po fillojmë mirë.’ mendoi Drew. U përpoq të tregonte savoir-faire-in e tij më të mirë. <Ju falënderoj për kohën që po më kushtoni. Ju telefonoj për një çështje shumë të rëndësishme që vetëm ju mund ta zgjidhni. Rastësisht u ndesha në një efekt fizik absolutisht të jashtëzakonshëm, kompleksiteti i të cilit është i tillë që kërkon mendjet më të mira që të mund të eksplorohet dhe shpjegohet. Për këtë vendosa tju kontaktoj, me shpresën që ju mund të merrni pjesë në grupin e kërkimit që po formoj për këtë qëllim. Aftësitë tuaja intuitive dhe të sintezës janë të njohura në të gjithë botën dhe ...>
<Ç’farë efekti?> Novak ishte krejt trasparente ndaj lavdërimeve të Drew-së dhe kishte mbetur e ngrirë si më parë. Por, tregonte interes për efektin,dhe ky ishte tashmë një progres.
<Më vjen keq, profesoreshë Novak, por është vendosur ta mbajmë sekrete çështjen dhe nuk mund të flas në telefon. Të gjitha informacionet do t’u jepen vetëm anëtarëve të grupit të kërkimit. Shpresoj shumë që ju do doni të merrni pjesë.> Drew u përpoq me gjithë forcat. Tani e kishte rradhën Novak.
<Kush do marrë pjesë në grup?>
Drew ishte i përgatitur për pyetjen, por përsëri u shqetësua.
<Kamaranda, Schultz dhe...> hezitoi <... Kobayashi.> përfundoi me një frymë.
<Kobayashi?> përsëriti Novak. <Kobayashi? Ah, ah, ah!> Shpërtheu në një të qeshur të këndshme. <Zgjedhje e mirë, profesor Drew! Do jetë kënaqësi të vë në rresht atë tip të fryrë maskilisti të paaftë!>
Drew ishte zverdhur. Kurrë nuk do kishte menduar për një reagim të tillë. Norvegjezja kishte shpërthyer në të qeshur vetëm me idenë që do kishte nëpër thonj Kobayashin. Çmenduri. Ajo grua duhej të kishte llogari të kripura të pa mbyllura me burrat, përderisa sillej ashtu. Sidoqoftë, kishte pranuar padyshim detyrën dhe ky ishte një rezultat që Drew nuk shpresonte vërtet ta arrinte me leverdi. E dinte që po e vinte të shkretin Kobayashi në duart e Novak, por e dinte edhe se Maoko do kishte reaguar patjetër si moderatore dhe gjërat nuk do kishin qenë pastaj edhe kaq të vështira. Megjithatë, ata ishin të gjithë shkencëtarë në këtë proçes për të studiuar një problem kompleks, e kërkimi vinte në vend të parë.
<Do ta kishit të vështirë të ishit në Manchester për pasnesër?> pyeti Drew duke u shtirur së injoruari shpërthimin e kukurisjes të Novak.
Një çast heshtjeje, pastaj norvegjezja u përgjigj pothuajse me simpati:
<Mendoj që po. Do delegoj detyrat e mia kolegëve të mi. Jam kureshtare të shikoj fenomenin për të cilin flisni.> dhe këtu iu kthye akullit të Artikut: <Uroj që të jetë me të vërtetë diçka e panjohur dhe jo një marrëzi si zbulimet e tjera fallco.>
Drew u shqetësua përsëri po nuk e dha veten.
<Nuk do të pendoheni, profesoreshë Novak. Ju jam thellësisht mirënjohës që pranuat propozimin tim. Ju pres me padurim. Faleminderit përsëri dhe shihemi së shpejti.>
<Mirupafshim.> qe përshëndetja e mekur.
Drew ishte në qiellin e shtatë. Kishte arritur të formonte skuadrën dhe së shpejti do kishin filluar të punonin mbi fenomenin.
Telefonoi Kobayashin për ta njoftuar për datën e takimit. Edhe pse afati ishte shumë i shkurtër japonezi u përshtat dhe konfirmoi prezencën e tij për ditën e vendosur.
Marron hyri me dispensat e fotokopjuara dhe Drew e azhornoi mbi marrëveshjen e arritur me shkencëtarët e grupit të sapolindur të kërkimit.
<Profesor,> vëzhgoi studenti, <po mendoja që kur t’u tregojmë efektin kolegëve, profesoreshë Bryce duhet të jetë jashtë zyrës së saj dhe ne duhet të jemi në gjendje të marrim gjithë materialin që do zhvendosim pa e marrë vesh ajo, përndryshe do kemi telashe.> Poterja e Bryce në zyrën e rektorit e shqetësonte.
<Ke të drejtë, Marron.> ndërhyri Drew. <Kemi dy mundësi: ose, dakordësuar me McKintockun, e informojmë për eksperimentin dhe kërkojmë bashkëpunimin e saj, ose bëjmë gjithçka kur ajo të mos jetë në zyrë. Por, në këtë rastin e fundit, duhet t’i kërkojmë rektorit çelësin e asaj zyre.> Reflektoi një moment, pastaj përfundoi: <Flasim me McKintock.Të vendosë ai.>
<Po tallesh?> shpërtheu McKintock, <Bryce ma bën jetën mjaftueshëm të vështirë edhe pa shtuar këtë të renë e fundit. Duhet ta bëjmë patjetër pjesë të lojës, nuk ka mundësi të tjera. Për më tepër, kur të eksperimentosh efektin tënd mbi kafshët një biologe do na nevojitet.>
Drew nuk e kishte menduar aspak, në atë këndvështrim, por rektori kishte të drejtë.
<Mendon se do jetë e disponueshme për një mbledhje tani?> u informua Drew.
Si përgjigje unike, McKintock telefonoi direkt sekretaren e vetë.
<Miss Watts, ku është profesoresha Bryce në këtë moment?>, priti disa sekonda, dëgjoi përgjigjen dhe pastaj: <Shumë mirë. Faleminderit. Mund ta sillni në zyrën time menjëherë? Perfekt. Faleminderit përsëri.>
Zonjusha Watts ishte një model i efikasitetit. Intelligjente, intuitive dhe e zgjuar, ishte krahu punëtor i rektorit dhe ai kishte për të konsideratë maksimale.
<Bryce sapo ka dalë në pushim. Pas pak duhet të jetë këtu.> e azhornoi McKintock-un.
Drew vuri re që rektori i kishte sytë me rrathë të zinj dhe shprehje të përgjumur. Duhej ta kishte kaluar natën me mikeshën e tij; ishte gjithmonë kështu, të nesërmen. Drew e kishte pak zili, por duhej të pranonte që nuk ishte impenjuar shumë të kërkonte një grua. Mesa dukej McKintock ishte më i zoti ose kishte patur më shumë fat.
<Grupi i kërkimit do jetë këtu brenda disa ditësh, McKintock. Mezi po presim t’i vihemi menjëherë punës.> e informoi Drew.
Rektori vështroi Marron. E mati mirë me shikim dhe pastaj i foli për herë të parë, që kur kjo çështje kishte nisur.
<Dhe kështu, ti je nxënësi i Lesterit.> rinisi mendueshëm. <Ky këtu...> tregoi me shaka drejt nga Drew <... thotë që ke qenë ti që vure re efektin e prodhuar nga pajisja. Është vërtet kështu?>
Marron ishte në siklet, dhe edhe nën sygjestion përballë zyrtarit më të lartë të Universitetit.
<Ehm, po, zotëri. Ndodhi pikërisht kështu. Falë karakteristikave unike të dispozitivit të ndërtuar nga profesor Drew dhe një varg rastësish fatlume, unë kam patur privilegjin të vëzhgoj manifestimin e fenomenit. Tani duhet ta studiojmë me themel edhe me grupin e kërkimit të formuar nga profesori...>
Në atë moment, profesoresha Bryce shpalosi derën dhe hyri me hap marshimi; me filxhanin e çajit akoma në dorë dhe pa thënë asnjë fjalë, morri një karrige dhe e përplasi me forcë në tokë, përbri tavolinës; u ul dhe vështroi nga rektori me sytë e zjarrtë.
<Pra?> filloi me arrogancë.
McKintock ishte mësuar me sjelljet provokuese të gruas dhe nuk mërzitej më, tashmë.
<E famshmja profesoreshë Bryce, Megan...> u përpoq ta zbuste duke e thërritur në emër, por ajo si përgjigje mbylli syrin e djathtë dhe përveshi cepat e gojës për nga poshtë; përplasi filxhanin mbi suprinën e tavolinës, duke pikuar çaj të nxehtë mbi shënimet e rektorit dhe mbi një anforë antike që rrinte mbi tavolinë, kryqëzoi krahët dhe pa përsëri në mënyrë ofenduese.
<Po, Lachlan?> foli me zë tallës.
McKintock psherëtiu.
<Kemi nevojë për ndihmën tuaj për një kërkim...>
<Nëse keni humbur çelsat thërrisni një punëtor. Unë kam gjëra më të rëndësishme për të bërë!>
<Dreqi ta hajë, Bryce!> shpërtheu McKintock duke goditur me grusht mbi tavolinë dhe këtë herë duke spërkatur ai çajin nga filxhani i profesoreshës. Ajo u trondit në karrige, e trembur. Ndërkaq rektori ia nisi me tërsëllimë:
<Nëse dërgova t’ju thërrisnin e bëra sepse kam nevojë për ju, përndryshe do ia kisha dalë me shumë dëshirë pa ju meqë nuk kam asnjë kënaqësi t’ju kem nëpër këmbë, është e qartë!?>
Profesoresha ishte bërë e bardhë si bora dhe e shikonte e kontraktuar, pa lëvizur asnjë muskul.
McKintock rifilloi, më i qetë:
<Profesorin Drew e njihni tashmë. Ky është studenti i fizikës Joshua Marron.> Bryce hodhi sytë si shigjetë drejt nxënësit dhe i riktheu menjëherë mbi rektorin, e habitur. Ai vazhdoi.
<Kanë zbuluar një fenomen fizik revolucionar dhe po përgatiten ta studiojnë me një grup kërkimi përbërë nga shkencëtarët më të mirë në qarkullim, zgjedhur nga Drew. Pasi kërkimi do të përfshijë edhe format biologjike, mendojmë që ju jeni personi më i përshtatshëm për këtë detyrë. Jeni me ne?> përfundoi i vendosur.
Profesoresha mbeti e palëvizur për disa sekonda, pastaj çliroi trupin dhe morri frymë për herë të parë qëkur McKintock kishte përplasur grushtin në tavolinë. As nuk kishte pipëtitur, që atëhere.
<Falmëni, zotërinj, për sjelljen time. Rektor, përdorim të formave biologjike, po thonit? Për ç’farë qëllimi?>
McKintock pa nga Drew, që ndërhyri me veprim rinor sikur asgjë të mos kish ndodhur.
<Profesoreshë, më duhet t’ju them që ky është një kërkim sekret.> Bryce shtrëngoi sytë. Drew vazhdoi:
<Jemi në gjendje të zhvendosim njëkohësisht lëndë midis dy vendeve të largëta midis tyre. Objektet që një ditë më parë gjetët në kolltukun tuaj vinin nga laboratori i fizikës në të cilin unë dhe nxënësi Marron ishim duke ekperimentuar efektin e sapo zbuluar. Na falni për sikletin që ju kemi shkaktuar, por nuk mund ta dinim me të vërtetë se ku përfundonin ato sende.> Bryce shqeu sytë për një moment, për t’iu kthyer pastaj të dëgjuarit me vëmendje.
Drew shpjegoi përsëri:
<Me grupin e shkencëtarëve që kam zgjedhur do të përpiqemi të vëmë në punë teorinë që shpjegon fenomenin e zbuluar, pra do na duhet të provojmë të zhvendosim edhe qënie të gjalla, bimë dhe kafshë. Ndihma juaj do jetë përcaktuese.>
<Përse ma kërkoni pikërisht mua? Ka shumë biologë me vlera në qarkullim.> pyeti profesoresha.
<Instrumenti që prodhon zhvendosjen e ka destinacionin të rregulluar mbi kolltukun tuaj, krejt rastësisht. Nuk e dimë akoma si ta ndryshojmë këtë koordinatë, prandaj faza e parë e eksperimentit do të zbatohet duke përdorur edhe zyrën tuaj. Do na ndihmoni?>
Bryce ndryshoi plotësisht shprehjen e fytyrës. Tani ajo ishte e këndshme, si një studente në eksperiencat e saj të para të laboratorit. Ndoshta ishte ajo, profesoresha e vërtetë Megan Bryce: një shkencëtare që kishte vetëm nevojë për një sfidë për të përballuar, që ta largonte nga monotonia e të dhënit mësim studentëve indiferentë e të pasjellshëm.
<Sigurisht, profesor Drew!> thërriti, <Po kjo do t’ju kushtojë diçka...>
Drew e pa në mënyrë pyetëse, dhe ajo vijoi:
<Tani e di kujt t’ia dërgoj llogarinë e lavanderisë që më ka pastruar fundin!> i shkeli syrin dhe doli duke buzëqeshur nga zyra.
Të tre burrat mbetën në qetësi për disa çaste, pastaj McKintock përfundoi:
<Është një grua e mirë, tek e fundit. Duhet të jetë gjithmonë shumë e stresuar për jetën që bën. Duhet ta kuptojmë. Por tani mendoj që ky projekt e ka bërë të hyjë në një gjendje paqeje, dhe kjo do jetë e vlefshme si për atë ashtu edhe për kërkimin tonë.>
<Amen!> theksoi Drew.
<Për më tepër, Lester,> filloi rektori, <ke verifikuar nëse laboratori ku mban eksperimentin është akoma i mbyllur? Unë e kisha mbyllur zyrtarisht, kur dje ma kërkove ti.>
<Ishte faza jonë e dytë.> u përgjigj Drew duke u ngritur i ndjekur nga Marron. <Do takohemi sapo shkencëtarët të kenë mbërritur të gjithë. Mirupafshim, Lachlan.>
<Mirupafshim, rektor McKintock.> përshëndeti Marron me respekt.
Laboratori i kishte akoma shiritat ngjitës mbi derë dhe një tabelë e shkruajtur mirë zëvendësonte atë provizoren të zhgaravitur nga Drew natën e zbulimit.
Profesori hoqi gjithë ngjitësat dhe të dy rihynë për të parën herë që atëhere. Gjithçka ishte siç e kishin lënë. Laboratorët e shumtë të fizikës së Universitetit të Manchesterit bënin që padisponueshmëria e atij të bllokuar të mos ishte pengesë për aktivitetet kurrikulare.
Dolën dhe Drew izoloi përsëri laboratorin duke përdorur ngjitës të rinj të tërhequr më parë në sekretari.
U kthyen në zyrën e Drew-së dhe kaluan pjesën tjetër të ditës duke renditur sërish shënimet e eksperimentit, duke përgatitur tabela dhe grafikë dhe një relacion të shkurtër mbi veprimet e kryera dhe rezultatet e arritura, në mënyrë që tu jepte anëtarëve të grupit të kërkimit një pamje konçize por të plotë të argumentit për të studiuar. Do kishte qenë një pikë nisje e matur, por Drew kishte intuitën se rruga për të përshkuar do të ishte shumë e gjatë dhe e vështirë.
Ditën tjetër Drew vazhdoi leksionet e tij normale ndërsa Marron qëndroi në dhomën e tij për të studiuar.
Në mbrëmje Kamaranda mbërriti në Manchester. Me një taksi erdhi direkt në banesën që i ishte rezervuar pranë Universitetit, pastaj i telefonoi Drew-së për ta informuar për mbërritjen e tij. Shkoi për darkë dhe pastaj fjeti. Mëngjesin tjetër, në pritje të shkencëtarëve të tjerë që do të vinin gjatë ditës, shkoi në Sackville Park, sa del jashtë nga Universiteti, dhe u ul të meditonte mbi stolin që strehonte statujën e Turing11. Për të, ishte si të ndodhej poshtë banianit të tij.
Kobayashi, Maoko dhe Schultzi mbërritën në pasdite. Novak u praqit nga darka.
Mbledhja e parë ishte vendosur për mëngjesin tjetër, në orën nëntë, në laboratorin e eksperimentit.
Aventura po fillonte.
Kapitulli IX
Disa të ulur në karrige dhe të tjerët në stola, pjesëmarrësit në mbledhje ishin vendosur në gjysmërrethi përreth banakut, mbi të cilin makineria e ndërtuar nga Drew shfaqej si prototipi anonim i ndonjë eksperimenti elektrodinamik. Profesori ishte afër rregullueses mikrometrike, ndërsa Marron qëndronte i ulur në kompiuter.
Drew morri fjalën.
<Pajisja që keni tani përballë është mesa duket në gjendje të shkëmbejë midis tyre dy pjesë të largëta të hapësirës. Në pratikë, ç’farë ka në pikën A shkëmbehet në mënyrë të menjëhershme me atë ç’farë ka në pikën B.>
Me këtë njoftim, Schultzi zmadhoi sytë, ndoshta duke paracaktuar realizimin e asaj që studimet e tij mbi relativitetin kishin treguar.
Kamaranda mbeti i hutuar, si në meditim, ndërsa Kobayashi filloi të vëzhgonte me një zbardhje dhëmbësh të vogël gjeneratorin e tensionit të lartë dhe lidhjet midis pjesëve të ndryshme të dispozitivit. Maoko, përbri tij, fiksoi skeptike makinerinë.
Novak vështronte e ftohtë skenën, pa treguar asnjë lloj reagimi, ndërsa Bryce buzëqeshte në një pritje të padurimtë.
McKintock rrinte ulur me krahë të kryqëzuara dhe priste.
<Tani do bëjmë një demonstrim të efektit. Pika jonë A është mbi këtë pllakëzën.> vijoi Drew duke treguar pjesën, <Pika B është e pozicionuar mbi kolltukun e profesoreshës Bryce, në zyrën e saj, treqind metra nga këtu. Kemi vendosur një telekamerë që filmon kolltukun; monitori përbri pllakëzës është i lidhur me telekamerën.>
Drew morri nga një kuti një bllok të vogël plastik të bardhë dhe e mbështeti mbi pllakëzën.
Të gjithë fiksuan sytë mbi zonën e treguar.
Me zë të ulët, Drew urdhëroi Marron:
<Jepi!>
Marron shtypi një tast dhe menjëherë blloku i vogël u zhduk nga pllakëza dhe u shfaq në fushën e telekamerës, në mes të ajrit, duke rënë menjëherë mbi kolltukun e profesoreshës Bryce.
Të pranishmit u shtangën, të hutuar. Disa u ngritën në këmbë dhe u afruan të ekzaminonin pllakëzën nga e cila blloku i vogël ishte zhdukur.
Novak ishte zbardhur, duke u bërë akoma më e zbehtë se zbehtësia e saj tipike prej norvegjezeje.
Kobayashi nuk po tallej më. Duke vrenjtur ballin vëzhgonte dispozitivin, ndërsa Maoko i kishte sytë të shqyer nga habia.
Schultzi ishte rrezatues. Në këmbë përpara banakut, shikonte monitorin sikur të tregonte lindjen e fëmijës së tij të parë.
McKintock ishte i kënaqur dhe mezi po priste për prurjet ekonomike për Universitetin, ndërsa Kamaranda dukej tashmë sikur po meditonte mbi modelin matematik të asaj që sapo kishte parë.
<Profesoreshë Bryce!> bërtiti Marron.
Të gjithë u kthyen drejt karriges së zënë nga gruaja.
Profesoreshës i kishte rënë të fikët dhe rrinte e braktisur mbi mbështetësen e karriges, me kokën e kthyer mbrapa dhe krahët varur nëpër krahët e karriges.
Rektori i doli përpara dhe e shkundi fuqishëm nga shpatullat.
<Megan! Megan!> i thirri duke bërtitur.
Bryce nuk reagoi, atëhere McKintock i goditi dy shuplaka të forta dhe e thirri sërish:
<Megan! Megan!>
Gruaja hapi sytë dhe u shkund, duke u ngritur drejt e pasigurtë. Ishte e zbehtë si një gjethe.
<Ç’farë...ndodhi?> pyeti.
<Ju ra të fikët, profesoreshë Bryce.> u përgjigj rektori, <Si ndjeheni tani?>
<Më mirë, faleminderit. Më merren pak mendtë, po do kalojë. Më djegin faqet, ama. Nuk kuptoj.> tha Bryce duke i masazhuar.
McKintock filloi të qeshë me vështirësi, ndërsa përreth gjithë të tjerët shkëmbenin shikime zbavitëse.
<Marron, bëj shpejt një çaj për profesoreshën. Me shumë sheqer, kujdes.> tha Drew.
Studenti shkoi në këndin e freskimit të laboratorit dhe filloi të kërkonte ibrikun e çajit.
<Keni ngrënë mëngjes sot, profesoresha Bryce? Mundet të jetë një rënie sheqeri?> u informua Drew.
<Po, kam ngrënë mëngjes.> iu përgjigj gruaja. <Nuk ka qenë rënia e sheqerit që më bëri të më binte të fikët, po emocioni i madh që provova duke parë të funksionojë eksperimenti!>
Të pranishmit e panë me dyshim.
<Po nuk e kuptoni?> shpërtheu Bryce. <Me një pajisje të tillë do mund të tërheqim kampione nga vende të paarritshme, siç janë thellësitë maksimale oqeanike, bërthama tokësore, të brendshmet e qënieve njerëzore! Dhe kjo pa asnjë sforcim. Mendoni për mjekimin e sëmundjeve. Nuk do duhet më të pritet barku i një personi për të hequr në mënyrë të përafërt dhe jo të plotë masa tumorale. Do mjaftojë të rregullohet në mënyrë të përshtatshme pajisja mbi siluetën e materialit për t’u hequr dhe të kryhet shkëmbimi. Masa do të zhduket thjesht nga trupi i të sëmurit, pa i treguar as një bisturi. Jemi përballë një epoke të re në fushën e biologjisë dhe mjekësisë!>
<Ja çaji, profesoreshë Bryce.> Marron i solli filxhanin, që ajo e morri me mirënjohje.
<Ha ndonjë nga këto, profesoreshë.> ndërhyri Maoko, duke i ofruar disa biskota që mbante në çantë. <Janë shumë të ushqyeshme.>
<Faleminderit, zonjusha Yamazaki.> pranoi Bryce. Piu disa gllënjka çaji, pastaj filloi të përtypte biskotat. <Të mira, vërtet! Ç’farë përmbajnë?>
<Vetëm produkte natyrale, pa ngjyrues as konservues.> deklaroi pafajësisht Maoko. Hoqi dorë së saktësuari që baza ishin fasulet Azuki, pasi i njihte vështirësitë e perëndimorëve në vlerësimin e një ëmbëlsire të mos bazuar në miellra drithërash.
Profesoresha Bryce hante me shije dhe e kishte marrë veten plotësisht.
Të tjerët ndërkaq ishin relaksuar dhe ishin kthyer në vendet e tyre.
<Nuk kisha menduar për gjithë këto implikime.> ndërhyri i menduar McKintock, që deri në atë moment kishte menduar vetëm për transportin e sendeve. <Në fakt, mundësitë e aplikimit janë shumë të gjera. Mund të revolucionarizojmë vërtet shkencën dhe teknikën, me këtë sistem.>
<Për këtë jemi këtu.> Drew iu drejtua të gjithë atyre. <Duhet të studiojmë këtë fenomen dhe të vihemi në kushtet që ta kontrollojmë. Në eksperimentet që unë dhe Marron kemi kryer deri tani, kemi arritur të ndryshojmë formën dhe përmasat e lëndës së spostuar, por destinacionin jo, domethënë pika B, nuk ka ndryshuar kurrë; kushedi pse. Dispensat që ju shpërndamë sot në mëngjes përmbajnë projektin e dispozitivit dhe raportin e detajuar të çdo transferimi të veçantë të kryer, me parametrat përkatës të vendosur, rregullimet mikrometrike, energjinë e përdorur dhe rezultatin e arritur. Tani është e nevojshme të depërtojmë në bazën teorike të fenomenit.>
<Ç’farë duhej të ishte kjo makineri?> u informua Kobayashi. <Përse është ndërtuar, në origjinë?>
<Doja të eksperimentoja një jonizim në energji të ulët mbi gazrat.> gënjeu Drew, për të mos zbuluar orvatjen e tij foshnjore për t’i shpëtuar zgjedhës të së motrës në lidhje me prerjen e barit.
<Kuptoj.> Kobayashi filloi të shfletonte dispensën. <Ky gjenerator,> tregoi një pjesë të skemës, <ke provuar ta zëvendësosh dhe të verifikosh nëse efekti prodhohet përsëri?>
<Absolutisht jo, Nobu. Nuk kemi modifikuar asgjë, për mos të rrezikuar të humbasim përgjithmonë mundësinë e kryerjes së eksperimentit me sukses.>
<Shumë mirë, Drew-san. Gjëja e parë që duhet bërë, absolutisht, është të ndërtojmë një sistem tjetër identik me këtë dhe të shohim nëse funksionon.>
Drew nuk e kishte menduar.
Ishte e qartë që kjo ishte lëvizja e parë.
<Marron, bëj një kopje të listës së materialeve dhe siguro menjëherë përbërësit tregtarë. Disa pjesë janë ndërtuar me dorë. Do të merrem vetë personalisht.> Pa grupin e tij të kërkimit. <Kolegë, ç’farë mendoni për gjithë këtë?>
Schultz po fliste me Kamarandën. E ndërpreu bisedën dhe iu drejtua Drew-së.
<Lester, na duket goxha e çuditshme që ti ke arritur të prodhosh një efekt kaq tronditës me një metodë kaq të thjeshtë. Mendohu pak. Tashmë ka dy shekuj që njeriu eksperimenton me fushat elektromagnetike, duke përdorur makinat më të veçanta dhe qasjet më ekstravagante. Në gjithë këtë kohë, është mahnitëse që askush nuk është ndeshur kurrë me këtë fenomen.>
<Edhe unë jam mahnitur, miqtë e mi. Pra duhet të kuptojmë përse shfaqet, dhe kështu ndoshta do të kuptojmë edhe përse nuk është vënë re akoma nga të tjerët.>
<Duhet të ketë rol ndonjë shtrembërim ekstrem i shtresës hapësiro-kohore...> dhe u kthye të diskutonte me Kamarandën. Të dy shkuan tek një dërrasë dhe filluan të shkruajnë ekuacione, të vizatojnë grafikë me boshte të harkuara, të fshijnë, të korrigjojnë dhe të shkruajnë. Pjesa tjetër e laboratorit për ata nuk ekzistonte.
<Mirë, zonja dhe zotërinj.> tha McKintock <Ju kujtoj që kjo punë është e mbuluar nga një sekret maksimal. Nuk duhet ta bëni bisedë me asnjë, për asnjë arsye. Po kthehem në zyrën time dhe pres lajme. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj të çmuar.> dhe u largua.
<Profesor Drew, keni provuar të vendosni një kampion në pikën B, duke lënë të zbrazët pikën A, dhe të aktivizoni pajisjen?> Jasmine Novak ndërhyri për herë të parë, që nga fillimi i mbledhjes.
<Akoma jo. Do ta bëjmë tani. Profesoreshë Bryce, a mund të më shoqëroni?>
<Sigurisht!> u përgjigj ajo me gjallëri. Çaji dhe biskotat e kishin sjellë në vete.
U drejtuan nga zyra e Bryce, ndërsa Novak qëndroi në laborator të studionte dispensën.
Sapo mbërriti në vend, profesoresha morri nga kolltuku bllokun e vogël plastik të bardhë transferuar më parë dhe e vëzhgoi me vëmendje, duke e rrotulluar nga të gjitha anët. Dukej i plotë në mënyrë perfekte. Drew, ndërkaq, vuri re që nuk kishte akoma një masë të saktë të pozicionit të pikës B, por vetëm një tregues të përafërt: pak sipër mbi sediljen e kolltukut. Pra nuk mund të sistemonte një kampion siç kishte bërë për pikën A. Vështroi përreth dhe pa një copë polisteroli që dilte nga një kuti reagentësh vendosur në një raft të zyrës. Ishte i gjatë rreth pesëdhjetë centimetra, i gjerë tridhjetë dhe i thellë po aq. Ishte i duhuri për qëllimet e tij. E mbështeti mbi kolltuk, vertikalisht, në mënyrë që pika B të binte në mënyrë të sigurtë në brendësi të saj.
<Unë po rri këtu për të riorientuar kampionin sipas nevojës.> tha Bryce.
<Dakord. Do qëndrojmë në kontakt me telefon. Rrini larg nga kolltuku.>
Profesoresha buzëqeshi, duke aprovuar, dhe Drew u kthye në laborator.
<Tani do provoj të transferoj polisterol nga B në A.> njoftoi.
Maoko mbylli dispensën dhe u afrua në kompiuter.
<Profesor, mundem?> e pyeti.
Drew pa që Kobayashi i ishte afruar makinerisë dhe shikonte duke buzëqeshur rregullimet mikrometrike.
Kishin lexuar tashmë gjithë dispensën dhe dinin si të manovronin dispozitivin! Drew ishte i shushatur.
<Të lutem!> aprovoi Drew me ngrohtësi.
Maoko u ul në kompiuter, verifikoi parametrat mbi ekran dhe vështroi Kobayashin. Ky bëri një shenjë të thatë me kokë. Vajza shtypi tastin e aktivizimit dhe në çast një bllok i vogël kubik me brinjë rreth pesë centimetra u shfaq mbi pllakëzën e përcaktuar si ‘pika A’.
Novak kishte vëzhguar gjithçka në qetësi.
<Profesor Drew, pyesni Bryce nëse ka vënë re ndonjë efekt mbi mostrën, në momentin e transferimit.> pyeti.
Gjatë këtij eksperimenti Bryce kishte mbetur jashtë fushës së telekamerës, që fokusonte bllokun e madh të polisterolit akoma të sistemuar në kolltuk; me sa duket pozicioni i tij ishte akoma ai në të cilin e kishte vendosur Drew.
Fizikanti morri telefonin dhe formoi numrin e zyrës së Bryce. Ajo u përgjigj menjëherë.
<Po?>
<Kemi transferuar me sukses rreth tridhjetë sekonda më parë. Keni vënë re ndonjë gjë të veçantë, tinguj, vibrime ose të tjera?>
<Absolutisht asgjë. Po të mos ma kishe thënë, do betohesha që asgjë nuk kishte ndodhur. Ndërsa ...> hyri në fushën pamore vizualizuar nga monitori, morri polisterolin dhe e vuri përpara llampës së tavolinës, për ta vëzhguar në transparencë. <... po, në këtë lartësi ka një pikë në të cilën drita kalon më me lehtësi. Do të thoja që është një zonë rreth pesë centimetra anësore.>
<Perfekt, faleminderit, profesoreshë. Prisni pak, ju lutem.>
Pa nga Novak në mënyrë pyetëse.
<Deri tani kemi shkëmbyer lëndë të forta me ajër.> ndërpreu ajo. <Provojmë të forta me të forta.>
Drew pohoi.
<Profesoreshë, ju lutem, vendosni polisterolin që të kemi lëndë të fortë në lidhje me pikën B në mënyrë të sigurtë.>
<Dakord.>
Ndërkohë, duke përdorur një stilolaps Bryce kishte vizatuar një rreth mbi njërin krah të bllokut, në lartësinë e pikës nga ku lënda ishte nxjerrë. Vendosi bllokun përsëri në këmbë, por këtë rradhë duke e rrotulluar në njëqind e tetëdhjetë gradë. Pika B binte në një pjesë të paprekur të mostrës.
Drew morri nga kutia e saj një kub të vogël hekuri gjithnjë me brinjë prej pesë centimetrash dhe e vendosi mbi pllakëzë.
<Gati.> iu tha dy japonezëve.
Maoko aktivizoi me tast dhe më pas Bryce u gëzua në telefon:
<Funksionon! Blloku u rëndua, e pashë të fundosej pak në kolltuk. Prit një moment.>
Ngriti bllokun dhe konstatoi një rritje neto të peshës. Prova përballë dritës konfirmoi që tani tek polisteroli ishte përfshirë blloku i vogël i hekurit, që duke ardhur nga pika A ishte shkëmbyer me një bllok të vogël polisteroli me të njëjtin vëllim, i cili tani po shfaqte vetveten mbi pllakëzën në laboratorin e fizikës.
Të vëzhgoje këtë shkëmbim të fundit direkt, duke parë pllakëzën dhe monitorin përbri tij, kishte qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme për të pranishmit: kur Maoko kishte bërë aktivizimin, të dy blloqet e vogla thjesht kishin këmbyer vendet, sikur të ishte gjëja më e natyrshme në botë.
<Kam përshtypjen se fenomeni ka të bëjë me gjeometrinë e brendshme të hapësirës, pa marrë parasysh absolutisht nga ajo çka mban hapësira.> vëzhgoi Novak. Iu afrua Kamarandës dhe Schultzit dhe raportoi rezultatin e eksperimentit të fundit, bashkë me përshtypjet e veta. Të dy studiuesit u panë, pastaj indiani ngriti krahët dhe e fshiu tërësisht dërrasën e zezë. Qëndruan pak duke u menduar, pastaj filluan të shkruajnë, me zj.Novak që herë pas here iu tregonte atyre ndonje detaj në ekuacione. Shpërthente një diskutim i shkurtër, pastaj shpesh ekuacioni modifikohej dhe kështu vazhdonin.
Kaluan kështu disa orë.
Bryce shkoi të bënte disa orë mësimi; studentët e saj atë ditë pyetën veten se ç’farë i kishte ndodhur vallë: nuk ishte e rreptë dhe kërkuese si zakonisht, po dukej më tepër e kapur nga një lloj gëzimi i brendshëm, shkaku i të cilit nuk kishte asnjë gjurmë.
Kobayashi dhe Maoko filluan të ndryshojnë parametrat dhe rregullimet mikrometrike mbi dispozitiv, në mënyrë më sistematike dhe të organizuar nga ç’kishin bërë Drew dhe Marron atë natë të lodhshme. Drew i kishte furnizuar me një numër të përshtatshëm mostrash për provat dhe kryen shumë eksperimente. Por, nga mesdita, Kobayashi u ngrit në këmbë i inatosur dhe lëshoi ca mallkime në japonisht, pastaj mbështeti të dyja duart mbi banak dhe vëzhgoi me armiqësi të hapur pajisjen. Diçka nuk shkonte. Para se të bënin shkëmbimin e fundit kishin përgatitur një rregullim shumë kompleks, rrjedhur nga një sasi shënimesh dhe skemash grumbulluar e gjurmuar mbi fletë të shumta, vendosur në mënyrë të rregullt mbi një tavolinë përbri. Por, rezultati nuk ishte ai i pritshmi.
<Përse pika B nuk zhvendoset, dreqi e morri?!> gërthiti Kobayashi.
Maoko ishte errësuar në fytyrë dhe tregonte një frustrim të dukshëm. U ngrit edhe ajo dhe rimorri në dorë disa shënime, duke i rilexuar për të disatën herë në kërkim të një gabimi.
<Nuk ka gabime, Kobayashi-san.> deklaroi pas disa çastesh. <Duket sikur ka një pllakë të dytë të polarizuar që e mban gjithmonë fushën të lidhur në të njëjtin pozicion.>
<Po nuk ka pllaka të tjera, Maoko-san!> u përgjigj kokëfortë japonezi. <Ka diçka që nuk shikojmë, diçka që na shpëton. Dhe pastaj, ku duhej të ishte kjo pllakë e dytë, sipas teje?>
Maoko pa nga lart, drejt tavanit.
<Atje, profesor.> tha, duke treguar nga lart.
<Drew-san!> thirri Kobayashi me zë të ashpër.
Drew po ndërtonte disa pjesë për makinerinë dublikat. Me hapa të gjatë iu afrua dy japonezëve.
<Thuamë, Nobu.>
<Ç’farë ka brenda atij tavani?>
Drew e pa me gojë të hapur.
<Brenda tavanit?> pyeti i hutuar. <në ç’farë kuptimi, brenda tavanit?>
<Po, brenda tavanit.> iu kundërpërgjigj i paduruar Kobayashi. Kur nuk arrinte të zgjidhte një problem bëhej grindavec. <Ka metal, që të dish ti? Një të madh, një piastër të gjatë prej metali?>
Drew e pa i përhumbur, pastaj papritur kuptoi domethënien e asaj që po i thoshte kolegu japonez.
<Në tavan nuk e di, por di ç’farë ka më sipër tavanit!> thërriti Drew. <Ka një laborator të shkencave të materialeve. Shkojmë të shohim.>
I ndjekur nga Kobayashi dhe Maoko, Drew doli nga laboratori dhe iu avit shkallëve lart. Shpalosi derën e laboratorit tjetër, duke lënë të shushatur disa studentë në punë, dhe u drejtua drejt zonës së mësipërme të makinerisë.
Pikërisht atje, mbështetur në dysheme, kishte një fletë hekuri të zinkuar, të trashë disa milimetra dhe të gjerë dy metra me dy.
<Ja!> bërtiti Kobayashi, duke treguar një anë të fletës.
Maoko pa dhe filloi të konfirmonte, duke shkarkuar me një frymëmarje të thellë tensionin e grumbulluar gjatë atyre orëve.
<Nuk arrinim të kuptonim pse pika B nuk zhvendosej asnjëherë, çfarëdo gjëje që të bënim. Tani është e qartë.> shpjegoi e ngazëllyer, <Kjo fletë bën rolin e pllakës dytësore në lidhje me pllakëzën e pikës A. Është paralele me të dhe ka tension referues zero, sepse është e vendosur në tokë!> dhe tregoi të njëjtën pikë që tregonte më parë Kobayashi.
Duke ndjekur gishtin e vajzës, Drew pa që bordi i fletës së zinkuar prekte tubin e shkarkimit të lavamanit të shërbimit të laboratorit. Tubi metalik ishte i lidhur me sistemin e shkarkimit, që mbaronte në tokë, diku vërdallë. Pasi toka është referimi i tensionit zero për shumë sisteme ushqimi elektrik, ajo pllakë kishte marrë një rol të rëndësishëm në eksperimentin e çuditshëm të Drew-së.
<Nëse kjo pllakë nuk do kishte qenë këtu, ose e palidhur me tokën, dispozitivi im nuk do kishte prodhuar kurrë fenomenin që po studiojmë.> Vërejti Drew. <Çmenduri.>
<Këto janë kushtet që bëjnë të përparojë raca njerëzore, miku im.> deklaroi Kobayashi i kënaqur.
Drew u kthye nga studentët që i vëzhgonin të shpërqëndruar.
<Ti!> iu drejtua një djali me pamje të zgjuari, <Shko menjëherë të thërrasësh mësuesin tënd!>
<Nuk ka nevojë që të nxehesh shumë, Drew. Jam këtu prej kohësh.> Një zë i qetë dhe i paqëndrueshëm u shfaq nga mbrapa perdes së krijuar nga studentët, ndjekur pastaj nga pronari i tij.
<Oh, ehm, më fal, Morton...> ia bëri i sikletosur Drew, <është rasti që piastra jote është një element thelbësor i eksperimentit që po zhvillojmë poshtë. Të vjen keq ta lësh aty ku është për disa orë?>
<Nuk ka problem, koleg i dashur.> iu përgjigj Morton i rezervuar. <Vazhdo punën me qetësi. Por...> dhe e pa duke qeshur <...më detyrohesh një pije!>
<Mund të kesh besim, Morton, faleminderit.>
Ndërsa ktheheshin poshtë, Kobayashi bisedoi pak me Maokon, pastaj azhornoi Drew-në.
<Tani duhet të ndërtojmë një pllakë dytësore të përdorshme në mënyrë praktike. Do të na duhet një fletë katrore me brinjë prej njëzet centimetra dhe trashësi një milimetër. Do ta fiksojmë në një mbështetëse të rregullueshme dhe do ta vendosim fillimisht dhjetë centimetra mbi pllakën pika A. Kuptohet do ta lidhim në tokë, që të ketë të njëjtën sjellje elektrike të fletës së madhe në laboratorin e shkencës së materialeve.>
Drew u vu menjëherë në punë dhe në më pak se një orë pllaka dytësore ishte gati.
Kobayashi e sistemoi siç ishte projektuar, pastaj kërkoi në kutinë e mostrave diçka për të vendosur në pikën A. Kutia ishte plotësisht e zbrazët: kishin përdorur gjithçka që iu ishte vënë atyre në dispozicion.
<Nuk ke më asgjë ç’të përdorësh, Drew?> pyeti i paduruar Kobayashi.
<Lermë të shikoj...> Drew pa përreth dhe, duke mos gjetur tjetër gjë, mbërtheu një gotë plastike plot me gjilpëra transparente kristali dhe ia ofroi japonezit.
<Përdor këtë. Nuk e di ç’është, po besoj asgjë e veçantë.>
Kobayashi mbështeti gotën mbi pllakën e pikës A, pastaj, pa prekur asnjë rregullim, i bëri një shenjë Maokos.
Ajo shtypi tastin e aktivizimit dhe në çast një shpërthim i fuqishëm shkundi laboratorin.
Të gjithë u shtrinë përtokë të tmerruar. Drew nuk arrinte të merrte frymë dhe u lëshua drejt derës. E hapi dhe u kthye mbrapsht për të ndihmuar të tjerët.
Novak ishte shtrirë mbi dysheme me fytyrën përmbys, pa ndjenja. Schultz dhe Kamaranda po ngriheshin në atë moment; duke gulçuar ngritën norvegjezen, duke e kapur indiani nga sqetullat dhe gjermani nga këmbët, dhe e nxorrën jashtë.
Maoko dhe Kobayashi kishin dalë tashmë vetë përjashta dhe po merrnin ajër me frymëmarrje të thellë.
Drew e kishte marrë veten goxha mirë dhe nxitoi për tek Novak. Kamaranda po e shkundte fort, ndërsa Schultz i mbante këmbët pak të ngritura për të ndihmuar qarkullimin. Në pak sekonda gruaja u përmend dhe me ndihmën e kolegëve u ngrit në këmbë.
Ndërkohë kishin ardhur shumë persona nga zona rreth e qark.
Drew nxitoi të zvogëlonte ngjarjen për të mos tërhequr vëmendjen mbi studimin sekret në vijim.
<Shpërtheu një ushqyes, asgjë e rëndë. I dini këto punë, gjëra të vjetra, nuk ka para për të blerë të reja, dhe kështu ndodhin këto gjëra.>
Studentë e kolegë nga laboratorët e tjerë pohuan të kuptueshëm dhe, pasi panë që personat e ngatëruar në aksident ishin të gjithë mirë edhe pse lehtësisht të çoroditur, iu kthyen detyrave të tyre.
Në atë moment mbërriti profesoresha Bryce.
Kishte dëgjuar shpërthimin nga larg, ndërsa ishte drejtuar tashmë në laborator, dhe kishte nxituar të mbërrinte.
<Ç’farë keni ngatërruar?> pyeti e shqetësuar duke i parë të katandisur kështu, me rrobat e rrudhosura dhe flokët të ngatërruar.
<Nuk e dimë akoma.> u përgjigj Drew duke parë përreth i kujdeshshëm, për të qenë i sigurtë që nuk kishte mbetur ndonjë i huaj të dëgjonte.
U futën përsëri me kujdes në laborator.
Banaku i eksperimentit ishte në rregull.
Drew erdhi vërdallë nëpër ambient dhe papritur e pa!
Në zonën e freskimit, kana e ujit kishte shpërthyer.
Ishte një kanë prej dhjetë litra dhe nuk kishte mbetur asnjë copë nga plastika që e përbënte. Gjithçka përreth, objektet metalike ishin djegur dhe nxirrnin tym akoma. Muri ishte nxirrë dhe mbi dysheme njolla të lëngshme pa ngjyrë ishin përzier me pjesë të rëna nga pajisjet e dëmtuara.
<Po ç’farë keni bërë?> pyeti sërish Bryce.
Kamaranda, Schultz dhe Novak panë në mënyrë pyetëse Drew-në dhe dy japonezët.
<Ehh, kemi ndërtuar një pjesë të re për makinerinë, e kemi montuar dhe kemi provuar të transferojmë një mostër. Kaq.> tha i pasigurtë Drew.
Maoko dhe Kobayashi shikonin pa shprehje përpara vetes.
<Një mostër? Ç’farë mostre?> u informua e alarmuar Bryce.
<Ehm...> rifilloi Drew, <...në të vërtetë, mostrat kishin mbaruar, prandaj pashë vërdallë dhe gjeta një gotë plot me kristale trasparente në formë gjilpëre ... si këto këtu.> dhe tregoi një gotë identike me të parën, mbështetur mbi një raft.
Profesoresha Bryce u zverdh.
<Faqezi> bërtiti, <ai është jodur beriliumi!>
Të gjithë të pranishmit e panë me pamje budallai.
<Po nuk e kuptoni?> bërtiti ajo akoma më fort. <Joduri i beriliumit është shumë lagështithithës dhe reagon dhunshëm me ujin! Dhe reaksioni prodhon acid jodur, një nga acidet më gërryes që ekzistojnë! Jeni me fat që jeni akoma kokë e këmbë. Po si ju shkoi në mend ta drejtonit pikërisht brenda kanës së ujit?>
Dy japonezët vazhdonin të heshtnin, por Drew i pa në mënyrë kuptimplotë.
<Nuk ishte e mundur të parashikonim ku do përfundonte pika B me pllakën e re.> filloi Kobayashi me zë shpëthyes. <Ky ishte absolutisht eksperimenti i parë, dhe në bazë të kësaj do mundemi të fillojmë të kalibrojmë një shkallë dimensionale për përcaktimin e destinacionit.>
Maoko pohoi ftohtë.
<Po a e kuptoni rrezikun që na bëtë të kalojmë?> shpërtheu Novak. <Ajo mostër mund të përfundonte në çfarëdo vendi, edhe brenda një personi!>
<Pra?> u përball me të Maoko, <Ndoshta ju shkencëtare e madhe kishit një zgjidhje tjetër? Apo ndoshta na dhatë ndonjë element të nevojshëm për të kalibruar makinerinë? Jo! Prandaj ne duhet të eksperimentonim. Dhe rreziku duhej pranuar. Ishim edhe ne, në këtë laborator. Problemi i ju perëndimorëve është që për ju vdekja është gjëja më e keqe që mund të ekzistojë, ndërsa për ne lindorët është edhe një çështje nderi! Të vdesësh në mënyrë të ndershme, duke kryer një punë të madhe, është një nga vlerat tona supreme!> përfundoi japonezja e vogël me sytë e zjarrtë dhe duke shtrënguar grushtat.
Novak ishte gati ti përgjigjej, po Drew ndërhyri për të qetësuar shpirtrat.
<Qetësohuni, zonja. Në fakt, nuk di se si mund të kishim vepruar ndryshe, në mungesë të një teorie të konsoliduar. Po si mund të ketë përfunduar joduri i beriliumit në një laborator të fizikës?>
Askush nuk u përgjigj, por profesoresha Bryce morri gotën e mbetur dhe e largoi duke ikur. Atë mëngjes kishte mbërritur në mbledhje me dy gota, që do duhej t’i çonte pastaj në laboratorin e saj për disa eksperimente rutinë; i kishte mbështetur përkohësisht mbi raft. Të rënit të fikët dhe aktivitetet që pasuan, me shkëmbimet e mostrave midis laboratorit të fizikës dhe zyrës së saj, e bënë të harronte plotësisht jodurin e beriliumit.
Kapitulli X
Marron kishte qenë me fat.
Pjesën më të madhe të materialeve të nevojshme për ndërtimin e makinerisë e kishte gjetur në laboratorët e tjerë të fizikës dhe të inxhinjerisë elektronike. Pjesën tjetër e siguroi pranë një furnitori jo larg Universitetit, ku shkoi me biçikletë.
Të gjitha ishin brenda në një kuti me madhësi mesatare dhe e rëndë rreth një kilogram; pasi ishte mesditë tashmë shkoi të hante në mencën e Universitetit, duke marrë me vete kutinë.
Si çdo ditë, dreka në mencë për të ishte edhe një mundësi për të takuar Charlene. Sapo e pa me atë kuti dhe me një pamje të lodhur, ajo e kuptoi menjëherë që kishte diçka në lojë, me shumë mundësi e lidhur me sjelljen e çuditshme që Joshua kishte prej disa ditësh. Këto veprime të mistershme, ai tension i brendshëm që shfaqej pavarësisht sforcimeve të djaloshit për ta injoruar, e bindnin gjithmonë e më shumë që i dashuri i saj duhej të kishte një sekret të madh brenda, aq sekret sa nuk mund t’ia zbulonte as asaj.
Provoi ta ngacmonte.
<Si je?> filloi me ton qëllimisht të shqetësuar. <Jam e shqetësuar për ty, Joshua. Je i heshtur, nuk flet më për studimet e tua dhe nuk ke ardhur më as të më takosh në dhomë!> përfundoi me ligësi.
<Oh, ehm... më fal, e dashura ime,> provoi ta merrte me të mira, <po përgatis një dispozitiv pak të ngatërruar dhe jam shumë i përqëndruar te kjo gjë.>
<Pra nuk ke kohë për mua?> iu kthye ajo këmbëngulëse.
<Jo, jo!> nxitoi ta siguronte djaloshi. <Thjesht bëhet fjalë për një eksperiment kaq delikat që...> vështroi përreth me pamje të kujdesshme <... që vetëm unë po e provoj. Nëse shkon mirë, do të kem një sukses të tillë në studimet e mia që askush nuk do më barazojë!> përfudoi duke i pëshpëritur në vesh.
Nuk e kishte gënjyer dhe nuk i kishte zbuluar informacione të rezervuara. Ndihej me ndërgjegje të pastër dhe shpresonte ta kishte kënaqur.
<Ah, është kjo, atëherë.> Charlene iu përgjigj me lehtësim të rremë. Marron ishte një libër i hapur, për atë që kishte një instikt natyral në perceptimin e gënjeshtrave. Mbi të gjitha, duke studiuar psikologji ishte ndeshur me kërkime mbi mikro-shprehjet e fytyrës: ishte apasionuar aq shumë pas tyre saqë kishte ndërmarrë e pavarur studimin e gjithë materialit që kishte arritur të shtinte në dorë, paralelisht me kurset e rregullta të fakultetit të saj. E shihte qartë se Marron duhej të kishte vërtet diçka të madhe nëpër duar, po nuk ishte ajo që ai donte që ajo të besonte. Kishte më shumë, shumë më tepër sesa një rezultat i mundshëm brilant në studime. Diçka që e mbante djaloshin në ankth dhe në të njëjtën kohë e galvanizonte. Nëse ai nuk donte ose nuk mundej t’ia thoshte duhej të ishte një gjë vërtet shumë, shumë sekrete.
<Atëhere gjithçka është mirë, Joshua. Në rregull, kështu.> e gënjeu paturpësisht.
Marron morri frymë i lehtësuar dhe filloi të hante, duke besuar se ia kishte hedhur paq.
Charlene e kënaqi me një buzëqeshje të bukur dhe filloi të hante me pirun sasi të madhe nga sallata e saj.
‘Mendoj vërtet që do të të bëj një surprizë të bukur, i dashuri im!’ tha me vete, dhe filloi të bënte një plan për të dalë në krye të kësaj pune njëherë e mirë.
Nuk e duronte, absolutisht, që i dashuri i saj t’i mbante të fshehtë diçka.
Kapitulli XI
Marron mbaroi së ngrëni nga ora një, përshëndeti Charlene-ën dhe shkoi në laborator.
Gjatë rrugëtimit u kryqëzua me profesoreshën Bryce; kishte një pamje të thatë dhe e shpërfilli kur ai tentoi ta përshëndeste.
Sapo kaloi derën e kuptoi që duhej të kishte ndodhur diçka e rëndë. Profesorët i kishin rrobat të pista dhe të zbehura, ndërsa në laborator mbretëronte rrëmuja. Një tym ngjyrë akre dilte akoma nga metali i ngjitur me acidin, zona e freskimit ishte copë-copë dhe pajisje të shumta dukeshin të dëmtuara në mënyrë të pariparueshme. Për fat dispozitivi i shkëmbimit ishte i paprekur, falë një dollapi që e kishte shpëtuar nga shpërthimi.
Vuri re një humor të keq të përhapur dhe mbi të gjitha një armiqësi të shëmtuar midis Maokos dhe Novak, që shiheshin shtrembër.
Duke e parë që hyri, Drew e thërriti.
<E bëmë një gjuajtje, Marron.> i shpjegoi profesori me pamje të rëndë.
Drew i tregoi ngjarjet e mëngjesit dhe përfundoi me përshkrimin e aksidentit. Studenti dëgjoi me shqetësimin që i vinte në rritje.
<Profesor, kjo tregon që për çdo shkëmbim që do të bëjmë tani e tutje nuk do të dimë ku do jetë pika B.> Marron tregoi pasiguritë e tij. <Është shumë e rrezikshme, më duket. Si mund ta bëjmë?>
<Tani do e ndërpresim. Siç e sheh,> dhe këtu Drew tregoi veten e tij dhe kolegët e tij, <kemi të gjithë nevojë të rregullohemi dhe të hamë. I gjete materialet?>
Marron pohoi dhe mbështeti kutinë mbi një banak afër.
<Shumë mirë, Marron. Ti ke ngrënë, tashmë?>
<Sigurisht, profesor.>
Profesorët dolën dhe Marron mbeti vetëm.
U përpoq të sistemonte pak vërdallë por kjo punë ishte e vështirë. Hapi dritaret për të krijuar një korrent ajri që do largonte tymin e mbetur. Veshi një palë doreza, dhe duke përdorur fshesën dhe lopatën mblodhi të gjitha mbeturinat që arriti të gjente. Pjesët më të vogla me shumë mundësi ishin ngjitur në boshllëqet e mobiljeve dhe në këndet më të paarritshme të ambientit; nuk mund ti rikuperoje vetëm nëse çmontoje gjithçka dhe ta bëje rrëmujë laboratorin. Ato pjesë do t’i kishin gjetur në vitet e ardhshme, një nga një, punonjësit e pastrimit dhe studentët që do ndodheshin aty. Asnjë nga ata nuk do ta dinte si kishin përfunduar, pikërisht në vendet më të errëta, copa metali të gërryera dhe plastikë e përzierë.
Disa copa, në fund, nuk do gjendeshin kurrë. Ishin bërë pjesë e godinës dhe trashëgimi e heshtur e një eksperimenti që nuk mund të tregohej, por që ishte një gur historik në zhvillimin shkencor.
Pasi mbaroi së pastruari, Marron liroi plotësisht një banak dhe me një leckë të lagur me detergjent e bëri sipërfaqen të shkëlqyeshme dhe, pastaj i vendosi sipër materialet e blera, duke i rreshtuar mirë dhe duke i ndarë sipas llojit. Mungonin pjesët sipas masave që Drew po përgatiste.
Nga një tavolinë morri një kompiuter me karakteristika të njëjta me atë të përdorur për eksperimentin dhe e transferoi mbi banakun e pastër, pastaj instaloi në të, të njëjtin program si të tjetrit. Përfundoi instalimin me parametrat e ruajtur në disqe të masterizuar natën e zbulimit.
Pa që dërrasa e zezë ishte e mbushur me ekuacione, grafikë dhe vizatime të çuditshme që, mendoi, përpiqeshin të përfaqësonin konfigurime të mundshme të një shtrembërimi hapësiro-kohor. U përpoq të ndiqte fijen e arsyetimit të shprehur nga ajo punë, por vuri re që nuk ishte mbrujtur mjaftueshëm për të kuptuar gjithçka. Arrinte të kuptonte nga ishin nisur kërkuesit, sigurisht relativiteti i përgjithshëm, por zhvillimet i kishte të paqarta. Të shumta ishin korrigjimet, dhe nga kjo perceptonte që ato mendje të jashtëzakonshme luftonin me vendosmëri për të penetruar thelbin e këtij fenomeni ogurzi. Dalloi qartazi tre kaligrafi të ndryshme, që alternoheshin në mënyrë të rastësishme. Intuita e njërit ishte zgjidhja për problemin në të cilin tjetri ishte bllokuar, dhe puna në dërrasën e zezë përfaqësonte me dëshminë maksimale sesi tre profesorët bashkonin njohuritë e tyre në mënyrë që të arrinin një super-mendje të vetme, pa dashur që njëri të donte të mbivlerësohej ndaj tjetrit.
Ai ishte shpirti i vërtetë i kërkimit të grupit,dhe Marron ishte i lumtur që bënte pjesë në gjithë këtë.
Ishte akoma duke vëzhguar dërrasën e zezë kur arritën Maoko dhe Kobayashi. Po diskutonin me entuziazëm në japonisht me zë të ulët, për të plotësisht të pakuptueshëm. Nga toni i zërit dhe nga gjestet i dukej sikur kuptonte që Maoko donte që me çdo kusht të bënte diçka, ndërsa Kobayashi përpiqej ta kundërshtonte.
E panë dhe ndaluan së diskutuari.
<Oh, tungjatjeta, Marron-san.> e përshëndeti Kobayashi. <Mirë, ke sjellë materialet për makinerinë e dytë. Mund të fillojmë menjëherë ta ndërtojmë. Eksperimentet do t’i vazhdojmë më vonë.> përfundoi me theks, duke parë Maokon drejt në sy dhe duke cilësuar fjalën ‘më vonë’.
Vajza bëri një ngërdheshje dhe shkoi të merrte dispensën e vetë, që mbante edhe projektin e makinerisë.
Marron siguroi kavo të llojeve të ndryshme, vida, dado dhe një llojshmëri aksesorësh montimi, pastaj vendosi mbi banak mjetet e nevojshme: pinza, kaçavida, gërshërë, hapëse dhe madje një trapan elektrik për hapjen e vrimave.
Ai dhe Kobayashi filluan të birëzojnë pllakën e mbështetjes, ndërsa Maoko iu jepte treguesit për masat. Pastaj montuan kollonat e vogla që formonin skeletin e dispozitivit. Mbërthyen disa përbërës tek kollonat dhe i lidhën me një kuti bashkuese të kapur tek pllaka. Përgatitën me kujdes të madh një solenoid që formonte një qark rezonant së bashku me një kondesator të përbërë nga dy pllaka përballë njëra tjetrës, largësia e të cilave rregullohej përmes një vide mikrometrike. Rregulluan distancën në tre milimetra fiks, në të njëjtën vlerë në të cilën ishte kalibruar kondesatori i makinerisë origjinale.
Pas çdo faze montimi, Maoko kontrollonte që lidhjet dhe rregullimet të ishin të përshtatura në mënyrë perfekte me projektin.
Mbështetën gjeneratorin e tensionit të lartë mbi pllakën e mbështetjes dhe e lidhën me kutinë bashkuese dhe me solenoidin.
Parametrat që ndryshoheshin gjatë eksperimenteve vepronin mbi tensionin, mbi rrymën dhe mbi formën e valës së prodhuar nga gjeneratori, prandaj e ndërlidhën në kompiuter përmes një kablli komunikimi.
Ndërsa mbërthenin mbështetëset për dy rrjeta jonizimi, arriti Drew, i ndjekur me radhë nga Novak, Schultz dhe nga Kamaranda.
<Shikoj që keni ecur përpara. Përgëzime!> tha Drew duke vëzhguar punën e kryer. Shkoi të merrte një kuti dhe ia dha Marronit. <Këtu janë pjesët që kam ndërtuar në mëngjes. Më mungojnë akoma pllaka pika A dhe pllaka dytësore.> Pa Kobayashin, i pasigurtë.
Japonezi ia ktheu shikimin me një pamje të rëndë.
<Makineria duhet të jetë absolutisht e njëjta, Drew-san.> konfirmoi. <Nëse sjellja do të jetë njësoj me atë të makinerisë origjinale atëherë do të dimë që Efekti i Shkëmbimit është një realitet shkencor, i riprodhueshëm dhe i përdorshëm, përndryshe do të të duhet të lësh në harresë gjithçka që është bërë deri tani.
Norvegjezja, indiani dhe gjermani ishin tashmë tek dërrasa e zezë, të përqëndruar të gjithë tek një ekuacion i veçantë.
Drew i kishte duart e lidhura, dhe nuk kishte mundësi të tjera.
Shkoi tek banaku i punës mekanike dhe përgatiti të dyja pllakat.
Kur ia solli Kobayashit dhe shokëve, pa që gjithë gjërat e tjera ishin tashmë të montuara. Maoko po drejtonte Marronin në rregullimin përfundimtar të një largësie mikrometrike12.
<Pak më shumë... akoma... jo, shumë!> japonezja maste me një mikrometër dixhital hapësirën midis rrjetave të jonizimit. <Mbrapa ngadalë... akoma... ngadalë... ndalo! Edhe pak fare, po pak fare... kujdes...dhe...ndal!>
Marron tërhoqi menjëherë dorën nga vida mikrometrike, pa e përplasur.
Maoko u ngrit, morri frymë dhe pastaj u palos përsëri mbi banak, për të përsëritur masën dhe për të kontrolluar përpuethshmërinë me projektin.
<Katërqind e tridhjetë e shtatë mikron. Përkryer. Fikso vidën.>
Marron hapi dhe mbylli disa herë dorën, për të çliruar muskujt e kontraktuar, pastaj e afroi me ngadalë tek vida mikrometrike dhe me delikatesën maksimale shtrëngoi unazën e mbërthimit koncentrik me vidën. Po e mbante frymëmarrjen, për të mos kryer lëvizje të pakujdesshme me dorë. U tërhoq dhe pa Maokon.
Japonezja nuk i kishte hequr sytë nga mikrometri për asnjë çast të vetëm.
<Në rregull.> deklaroi duke parë me egërsi ekranin e mjetit.
Pa nga Drew.
<Sipas gjykimit tonë,> rifilloi duke parë Kobayashin, që pohoi, <ky rregullim është me shumë mundësi më kritiku në lidhje me projektin. Gjatë gjenerimit të energjisë që ndodh duke aktivizuar shkëmbimin, rrjetat prodhojnë një fushë të veçantë të jonizuar që shkakton një efekt dytësor mbi hapësirën rrethuese, bashkohet me pllakat pika A, të parën dhe të dytën, dhe në ndonjë mënyrë bën të ndodhë vetë shkëmbimi.>
<Kompiuteri i jep gjeneratorit të tensionit të lartë komandën të gjenerojë një impuls energjie me zgjatje prej gjysmë sekonde.> vijoi Kobayashi. <Kemi vënë re që po të ndryshosh parametrin e kohëzgjatjes ndikon pak mbi funksionimin. Efekti prodhohet gjithmonë në të njëjtën mënyrë, me kusht që kohëzgjatja të jetë të paktën dy të dhjetat e sekondës. Mbi këtë limit minimal nuk manifestohen ndryshime në rezultatin e shkëmbimit. Besojmë që fusha e jonizuar e rrjetave arrin në intensitet optimal kur përcaktohet të paktën kohëzgjatja minimale, vendoset K22-shi në 1123,08V dhe largësia e rrjetave në 437 mikron. Të tjera rregullime të sistemit ndryshojnë përmasën dhe formën e sasisë së shkëmbyer, ndërsa në lidhje me koordinatat e destinacionit është i nevojshëm eksperimentimi duke filluar nga pika e re B, që pllaka dytësore ka zhvendosur në këtë laborator.>
<Mirë.> pohoi Drew, i shqetësuar. <Vazhdojmë.>
Montuan pllakën A dhe pllakën A2, siç e kishin pagëzuar pllakën dytësore, dhe Maoko kontrolloi sërish të gjitha lidhjet dhe rregullimet.
Marron u ul përpara kompiuterit, hapi programin e duhur dhe provoi komunikimin me gjeneratorin. Funksiononte në mënyrë perfekte. U kthye drejt të tjerëve, pyetës.
Drew ishte si në gjemba. Gjthçka ishte gati për të provuar makinerinë e dytë, por ai kishte vërtet frikë se shkëmbimi mund të ndodhte me brendësinë e ndonjë personi. Do kishte qenë një fatkeqësi, një tragjedi për karrierën e tij dhe për të ardhmen e shkencës. Edhe për viktimën, në të vërtetë.
Kobayashi e shikonte siç një samurai do kishte parë një koleg që do hezitonte të vritej për nder. Drew perceptonte përçmimin e mikut të tij, por nuk mund të bënte asgjë. Nuk kishte frikë vetëm për vete, por edhe për gjithë të tjerët.
Maoko vuri duart në bel, anoi kokën dhe filloi ta shikonte shtrembër, e acaruar, në pritje.
Marron e shikonte, nervoz.
Drew hezitoi përsëri, i pasigurtë, por në fund vendosi.
<Mirë.> e vendosi. <Ta provojmë.>
Maoko iu afrua kompiuterit dhe vështroi nga Marron me shprehje kuptimplotë. Ai e kuptoi fluturimthi dhe u ngrit menjëherë, madje i lehtësuar që po i hiqej ajo përgjegjësi.
Maoko u ul dhe vendosi në çast të gjithë parametrat e nevojshëm, pastaj pa nga Drew.
<Një mostër, ju lutem.> tha me një zë të thatë si era që valëvitet në Malin Fuji.
Drew pa përreth, pastaj zgjodhi një prizëm të vogël prej qelqi dhe e mbështeti mbi pllakën parësore.
Maoko vështroi Kobayashin, i cili vëzhgoi për herë të fundit pajisjen për tu siguruar që të ishte çdo gjë në rregull dhe pastaj pohoi.
Japonezja afroi gishtin tek tasti i aktivizimit, zhvendosi shikimin mbi mostrën dhe bëri të shtypte tastin, kur një britmë e Novak e bllokoi në çast.
<Ndaloni> bërtiste duke vrapuar drejt banakut, e ndjekur nga Schultz dhe Kamaranda.
<Mos e aktivizoni makinerinë! Mos lëvizni.> urdhëroi nervoze.
Maoko tërhoqi dorën nga tastiera dhe pa me urrejtje nga Novak.
<Kemi kuptuar çështjen e koordinatave.> vazhdoi norvegjezja. <Është e lidhur direkt me largësinë midis pllakës parësore dhe asaj dytësore, sipas një funksioni matematik që do ta diskutojmë pastaj, po problemi është që sipas nesh ka edhe një lidhje të veçantë me gjatësinë e Plankut 13.>
Drew e pa i hutuar.
<Ç’doni të thoni, saktësisht?>
<Dua të them që disa nga parametrat tuaj famëkeq ndikojnë patjetër koordinatat e destinacionit, por vetëm nëse vendosen në vlera të përcaktuara saktë dhe sipas kombinimeve të përcaktuara mirë.> deklaroi Novak triumfuese. <Deri sot në mëngjes destinacioni ishte vendosur në zyrën e profesoreshë Bryce vetëm sepse referimi ndaj largësisë midis pllakës A dhe pllakës së madhe në katin e sipërm nuk modifikohej nga një kombinim i përshtatshëm parametrash. Kur keni montuar pllakën e re të vogël dytësore eksperimenti funksionoi njësoj, vetëm se duke qenë më e vogël largësia midis pllakave edhe largësia e shkëmbimit është afruar. Kemi zbuluar një funksion të përafërt në gjendje të shpjegojë këtë sjellje. Për fatin e të gjithëve, në eksperimentet tuaja nuk keni gjetur akoma kombinimet vendimtare. Ka tre parametra, K9-a, K14-a dhe R11-a, që sipas nesh përbëjnë një treshe të transferimit. Treshja zhvendos pikën B nga një pozicion i thjeshtë midis pllakës A dhe pllakës A2, korrigjuar me funksionin që sapo përmenda, në një vendndodhje në hapësirë plotësisht në mënyrë arbitrare. Dhe kur them arbitrare kam ndërmend ‘gjithkund’.> Kamaranda dhe Schultz konfirmonin gjithë energji.
<Do të thotë...> belbëzoi Drew.
<Dua të them, i nderuar profesor Drew, që duke konfiguruar në mënyrë të përshtatshme treshen, mund të lidhim pikën B në një vendndodhje të çfarëdoshme të universit të njohur.> përfundoi Novak me sytë e ndritshëm dhe pamje të egërsuar.
Drew ishte sterrosur. Kishte mbajtur frymën gjatë shpjegimit të shkencëtares dhe tani kishte mungesë oksigjeni.
Marron nxirrte djersë të ftohta për aq sa sapo kishte kuptuar, ndërsa Kobayashi dhe Maoko skërmiteshin të kënaqur. Kushedi pse.
<Gjatësia e Plankut hyn në ekuacionin e transferimit duke vendosur vendndodhje diskrete për pikën B.> shpjegoi Schultz. <Kjo shpjegon që, për shembull, mund të vendosim pikën B mbi sipërfaqen e Jupiterit, në koordinata me gjerësi 30 gradë Veri dhe gjatësi 125 gradë Lindje, por as një metër më përpara, më pas, sipër apo poshtë. Vendndodhja alternative më e afërt mund të jetë në njëqind kilometra largësi. Ju morra vetëm një shembull, kini kujdes, sepse shifrat reale duhet akoma t’i zbulojmë, gjithashtu nevojitet të eksperimentojmë treshet.>
<Pra...> guxoi Drew.
<Pra,> ndërhyri Kamaranda <nëse makineria që sapo keni ndërtuar ka qoftë edhe vetëm një ndryshim shumë të vogël konstruktiv ose rregullimi, vendndodhja do të jetë e zhvendosur krahasuar me atë që presim. Në vend që të jetë ku u shkatërrua kana e ujit, pika B do gjendet diku tjetër, dhe madhësia e zhvendosjes do jetë në përpjestim me gjatësinë e Plankut, sipas funksionit që sapo kemi zbuluar.>
<Makineria është e njëjtë!> bërtiti Maoko me inat, po Kobayashi i vuri një dorë mbi krah për ta qetësuar.
<Kemi rrjetat e jonizimit në 437 mikron gap14.> tha japonezi. <Mikrometri i përdorur për të kalibruar gap-in e ka rezolucionin një mikron, prandaj vlera e saktë mund të shkojë nga 436,5 në 437,4 mikron15. Hamendësojmë që gap-i është në të vërtetë baraz me 436,9 mikron. Ku do të ishte pika B?>
Novak, Kamaranda dhe Schultz shkuan tek dërrasa e zezë, fshinë një zonë jo të domosdoshme dhe zhvilluan funksionin në bazë të të dhënave reale të marra. Ekuacioni ishte kompleks dhe iu deshën disa minuta, pastaj Schultz shënoi në një fletë rezultatin dhe të tre u kthyen tek banaku.
<Duke supozuar të mos kapim një treshe,> deklaroi gjermani, <pra duke i lënë parametrat siç janë, pika B do të ishte në rreth 18,6 metra krahasuar me kanën e ujit. Drejtimin e zhvendosjes nuk dimë akoma ta përcaktojmë, pra imagjinoni të keni një sferë me rreze 18,6 metra dhe si qendër kanën. Epo mirë, pika e re B do të gjendet në një pikë të çfarëdoshme të sipërfaqes së sferës.>
Drew pa jashtë nga dritarja.
Ishte errësirë, tashmë. Pak njerëz qarkullonin nëpër korridorët e Universitetit afër laboratorit. Në katet e sipërme me shumë gjasa nuk kishte më njeri, ashtu si edhe në ambientet e afërta. Por, sipërfaqja e sferës imagjinare kalonte edhe nën tokë.
Mund të kishte tubacione gazi, atje? Drew mendonte që jo. Një ndjenjë shtypëse e pafuqishmërisë përzier me dorëzimin e pushtoi atë. I dukej sikur kishte një gur në kraharor që i pengonte frymëmarrjen. Shkoi tek dera, e hapi dhe doli në ajrin e mbrëmjes së Manchesterit të tij. Thithi ajër me frymëmarrje të thellë, në mënyrë të përsëritur, ndërsa të tjerët e shikonin nga brenda.
A mund ti kërkonte McKintockut autorizimin për të kryer një eksperiment të këtij lloji? Jo, skocezi do e kishte tallur që kishte ngritur peshë gjithë këtë trazirë dhe pastaj që nuk ishte i zoti ta kontrollonte.
Duhej të merrte përsipër përgjegjësitë e veta, po ashtu edhe rreziqet e lidhura me këtë.
U fut brenda dhe iu kthye Schultzit.
<Cila do të rezultonte rrezja e sferës imagjinare në rastin kur gap i rrjetës së jonizimit do ishte 436,5 mikron? Po në 437,4?>
<Rreth 62 kilometra në rastin e parë, dhe 15 në të dytin.> E kishin llogaritur tashmë, të kujdesshëm. <Dhe nëse gap do ishte 436,99 sfera do të kishte një reze prej pak metrash, duke prerë pikërisht trupat tanë.> shtoi në fund Schultz.
Drew shqeu sytë për një sekondë, pastaj e pushtoi një lloj mpirjeje.
Si mund të eksperimentonte me një toleranzë kaq të gjerë?
Nuk mundej. Dhe në të njëjtën kohë nuk kishte zgjidhje tjetër.
<Ta bëjmë.> tha me zë të rëndë, duke ulur kokën poshtë dhe duke parë dyshemenë me sytë e zbrazët.
Të gjithë u vendosën përreth banakut të makinerisë së dytë. Novak nxirrte djersë të ftohta, ndërsa Marron qëndroi pak më larg, sikur kjo gjë mund ta mbronte në ndonjë mënyrë.
Maoko vëzhgoi përsëri edhe një herë gjithë sistemin, pastaj shtypi tastin me vendosmëri.
Një masë e kuqe dhe e dendur u shfaq në vend të prizmit prej qelqi, e tretur, dhe filloi të kullonte ngadalë poshtë pllakës.
Plluq.
Plluq.
Të pranishmit u zverdhën pothuajse të gjithë.
Drew volli atje ku gjendej, duke rënë pastaj në gjunjë mbi të vjellat e veta.
Novak-ut iu prenë këmbët dhe u mbajt tek një raft afër, e zbehtë si një e vdekur.
Kamaranda dhe Schultz ishin ngurtësuar, ndërsa japonezëve nuk iu lëvizi as një fije floku.
Marron kishte hapur sytë dhe gojën, i tronditur.
Por, pas disa sekondave, duke parë masën e kuqe vuri re diçka.
U afrua për të vëzhguar më mirë.
Atje kishte diçka, në mes të atij qulli.
Morri një pincë, dhe me kujdes shumë të madh e zhyti në masë.
Hezitoi një moment, pastaj mbylli sqepat e veglës mbi një pjesë të fortë.
Me kujdes të madh tërhoqi pincën dhe vendosi mbi banak mostrën e marrë.
Të tjerët ndiqnin lëvizjet e tij si në kllapi, përveç Drew-së që ishte akoma i gjunjëzuar, i tronditur.
Marron ekzaminoi objektin për disa çaste, pastaj morri një vazo të vogël qelqi dhe e mbushi me ujë nga një rubinet afër.
Kapi përsëri mostrën me pinca dhe e zhyti në ujë, duke e mbajtur aty. E tundi disa herë për ta larë, dhe uji në vazon e vogël u bë i kuq.
Me ngadalë ngriti pincën duke zhytur mostrën e pastruar.
Një buzëqeshje iu pikturua në fytyrë, dhe nxorri një psherëtimë çlirimi të zëshme.
<Profesor.> thirri, <Profesor Drew...>
Drew shkundte kokën, i kthyer me kurriz, sikur nuk donte t’ia dinte.
<Profesor.> thirri përsëri Marron. <Është çdo gjë në rregull, profesor. Ejani të shikoni.>
Drew u ngrit lart me mundim, pa dëshirë, dhe ngurrues iu afrua banakut.
Ajo që pa e la të ngurrosur.
Marron mbante me pincë një copë qese të kuqe, pas së cilës ishte ngjitur një etiketë e stampuar.
<Kjo është salca me domate që vendos çdo ditë mbi biftekun tim.> shpjegoi studenti. <Menca e Universitetit e blen drejpërdrejt në Itali, nga një prodhues artizanal, dhe e mban në një dhomë frigoriferike nja njëzet metra në lindje nga këtu.>
<Është shumë e mirë, e dini?> përfundoi. <Është e aromatiuar me rigon, erëzën time të preferuar.>
Kapitulli XII
Maoko po hynte në banesën e vetë, duke ecur nëpër bulevardët e universitetit të ndriçuar butësisht nga ndriçues rrugor të stilit viktorian. Ajri i mbrëmjes ishte i ftohtë dhe energjik, pas një dite si ajo e sotmja.
Ishte shumë e lodhur, po në të njëjtën kohë e emocionuar për rezultatet e arritura.
E pabesueshme që në një ditë të vetme kishin arritur të ndërtonin një makineri të dytë funksionuese dhe madje të siguronin një skicë të teorisë së fenomenit. Drew e kishte zgjedhur mirë grupin e tij, dhe bashkimi i këtyre kampionëve kishte prodhuar një rezultat të jashtëzakonshëm.
Ishte e lumtur që Kobayashi e kishte marrë me vete. E dinte që kishte dhënë një kontribut të vlefshëm për kërkimin dhe kjo e mbushte me krenari. Mbi të gjitha, kishte arritur të kalibronte gap-in e rrjetës së jonizimit me vetëm 0,1 mikron gabim, vlerë jashtëzakonisht e vogël pasi kishte përdorur një mikrometër me rezolucion të një mikroni.
Mbërriti përpara derës së saj, në atë zonë goxha të izoluar të kompleksit. Rrotulloi çelësin në bravë dhe e hapi. Po hidhte hapin e parë drejt hyrjes kur një zhurmë hapash të shpejtë e bëri të kthejë kokën.
Nga errësira u shfaq Novak, që i doli përpara me sytë flakërrues.
<Zonjusha Yamazaki!> e theksoi me vrazhdësi. <Si mundët, sot, të më drejtoheni mua në atë mënyrë? Ju, një studente e thjeshtë!> Me tërsëllim bëri një hap përpara duke kaluar kështu pragun e banesës.
<Në kaq vite mësimdhënie nuk kam takuar kurrë asnjë të pafytyrë si ju!> vijoi me përçmim. <Ndoshta në vendin tuaj prej ngrënësish orizi jeni mësuar të keqtrajtoni njëri tjetrin po këtu në perëndim pffff...!>
Maoko i kishte përplasur një dorë mbi gojë, duke ia mbajtur të mbyllur me forcë. Me dorën tjetër i kapi kyçin e djathtë dhe njëkohësisht fiksoi sytë e saj drejtpërsëdrejti tek ata të norvegjezes. I shqeu në mënyrë jonatyrale, pa përplasur qepallat, dhe bebet e zeza dukeshin sikur po zmadhoheshin pafund, duke rrezatuar një lëng hipnotizues që hynte në sytë e Novak dhe e paralizonte në mënyrë të vazhdueshme.
Me një këmbë i dha një shkelm derës duke e mbyllur, pastaj, duke fiksuar norvegjezen, ia hoqi me shumë ngadalë dorën nga goja.
Novak mbeti e palëvizur, me buzët gjysmë të hapura dhe sytë të çakërdisur.
Maoko i hoqi me kujdes çantën nga supi, pastaj ngadalë i kapi kyçin e majtë dhe e vuri sipër atij të djathtë që tashmë e kishte, duke i kryqëzuar dhe i mbajtur të shtrënguar me një dorë.
Pa shkëputur shikimin, me dorën e lirë rrëmoi në një çantë kashte mbështetur në një mobilje afër dhe nxorri që aty një top litari jute. U përpoq të gjente fillimin e duhur, e kapi dhe me shkathtësi lëshoi në tokë pjesën tjetër të topit.
Me ngadalë i mbështolli disa herë litarin rreth njërit kyç, pastaj filloi të mbështillte tjetrin dhe në fund bëri edhe disa mbështjellje mbi kryqëzimin e kyçeve, duke e përfunduar me një dopio nyje.
Novak ishte plotësisht pasive.
Maoko lëshoi pak litarin të lirohej, në mënyrë që ta mbante në tension me kyçet e norvegjezes të ngritura në lartësinë e barkut.
U përkul lehtësisht mbi gjunj dhe me dorën tjetër morri topin, pastaj me një lëvizje shumë të shpejtë të syve morri nishan dhe me hedhje mjeshtërore e hodhi mbi një ganxhë të trashë prej hekuri, çimentuar në tavan, nga e cila varej një llampë me pamje antike.
Nga topi që i kishte rënë afër kapi fundin tjetër të litarit, dhe me të dy duart filloi të tërheqë dalngadalë, duke i ngritur kyçet e Novak për nga lart.
Vazhdoi të tërheqë, një pëllëmbë pas tjetrës, derisa krahët e norvegjezes iu ngritën sipër kokës dhe filluan të tendosen. Novak nxorri një rënkim të zymtë por pushoi menjëherë, duke vazhduar të fiksonte përpara vetes me sy të zbrazët.
Maoko tërhoqi përsëri, më me ngadalë por me qëndrueshmëri. Krahët tashmë të drejtuara ishin të tendosur në maksimum dhe po fillonin të ngrinin peshën e trupit. Novak filloi të rënkonte me zë të ulët, pa ndërprerje, ndërsa balli po i mbushej me pika djerse.
Maoko tërhoqi edhe pak, deri sa këmbët e norvegjezes filluan të ngriheshin me një kënd rreth gjashtëdhjetë gradë ndaj dyshemesë. Në atë çast lidhi ekstremitetin e lirë të litarit pas një mbajtëseje peshqirësh të ngurtë që dilte nga muri, përbri lavamanit të aneksit të kuzhinës.
Nxorri nga çanta prej kashte një copë litari më të shkurtër dhe i lidhi fort kyçet e këmbëve të Novak, njëra pas tjetrës, pastaj u ngrit të kqyrte punën e saj.
Norvegjezja varej nga tavani, e tendosur dhe në mënyrë vertikale të përsosur, dhe mbështetej ngurtësisht mbi majat e këmbëve, e vetmja mbështetje e mbetur.
Nuk rënkonte më. Tani merrte frymë ngadalë, duke gulçuar, ndërsa gjithë trupi i ishte mbushur me djersë nga tensioni muskular.
Këmisha i kishte dalë nga fundi, duke lënë zbuluar një pjesë të barkut të djersitur.
‘Jo keq.’ komplimentoi me veten e saj Maoko.
Mbylli me çelës derën e hyrjes, hoqi xhaketën dhe këpucët dhe shkoi në banjë, pastaj përgatiti një çaj japonez. Përtypi me shije biskotat e saj, në fund u ul në kolltuk me një roman. Kishte qenë një ditë shumë e gjatë dhe e lodhshme; e kishte të nevojshme të shplodhej. Ngjarjet dashurore të protagonistes së librit e çuan në një botë imagjinare por edhe shumë reale; japonezët kanë një ndjeshmëri të veçantë për nuancat, detajet, dhe një nivel introspekti të lartë. Gratë, sidomos, i kushtojnë kujdes vazhdimisht dhe ndërveprojnë me ambientin thellësisht. Midori ishte një studente letërsie e dashuruar me Noboru, një peshkatar i ri që jetonte në një fshat bregdetar njëqind kilometra larg. Ishin njohur në një park, një vit më parë, me rastin e çeljes së qershive 16, dhe ishin dashuruar marrëzisht. Çdo mendim i saj ishte edhe mendimi i tij; kishin zbuluar që kuptoheshin kaq mirë saqë mund të konsideroheshin tashmë si një person i vetëm, i pandashëm. Por, Noboru kishte një punë shumë të vështirë. Dilte me varkë natën vonë, me shokët, për të peshkuar, dhe deti ishte shpesh i trazuar. Një nga djemtë kishte rënë nga varka, një herë. Bërtiste, në errësirë, por ata nuk arrinin ta shikonin. Kishin hedhur disa jelekë shpëtimi drejt zërit, por dallgë pas dallge ai zë ishte larguar akoma më shumë. Derisa u bë qetësi. Vetëm shkumbimi indiferent i dhunshëm i dallgëve mbi anët e varkës, dhe një rrjetë e hedhur në detin e errët.
Je me ne, Ryuu,
je me ne.
Çdo natë do vijmë tek ti në det të zi,
dhe e dimë që ti atje na pret
me krahët e tu të fortë.
Mbi varkë do ngjitesh si shkuma e valës
e përbri nesh,bashkë me ne do tërheqësh rrjetat,
si netëve të kaluara,
kur sytë dhe buzëqeshja jote
na lumturonin të përballeshim me stuhinë.
Noboru kishte shkruar këtë elegji për mikun e tij të humbur, dhe ia kishte shkruajtur në një nga letrat e shumta drejtuar Midorit. Ajo kishte qarë, për atë, dhe për Ryuu-n, edhe pse nuk e kishte njohur kurrë. Noboru ishte një poet, me një shpirt të ëmbël dhe të ndjeshëm, por jeta që bënte nuk e lejonte të shprehte talentin e tij siç do e kishte merituar.
Edhe për këtë qante ajo, bijë e një familjeje të pasur, me mundësi për të studiuar dhe udhëtuar, por e detyruar të fshehë lidhjen e saj sepse prindërit nuk do ta kishin pranuar kurrë që të martohej me një peshkatar të varfër. Noboru nuk kishte familje; e kishin braktisur të sapolindur dhe kishte kaluar nga një jetimore në tjetrën, derisa ishte rritur mjaftueshëm që të mund të punonte. Ekonomia e fshatit në të cilin jetonte ishte bazuar tek peshkimi, dhe të bëhej peshkatar kishte qenë pra fati i tij i pashmangshëm. T’i telefononte nuk mundej, sepse prindërit e Midorit do kishin mundur të zbulonin gjithçka. Atëhere i shkruante nëpërmjet një shoqeje kursi, që i kalonte letrat e marra dhe dërgonte ato të drejtuara atij.
Ditën kur ishin takuar për herë të parë, në park, një gushëkuq endej afër tyre, duke çukitur dheun dhe duke i parë herë pas here. Midori ishte bindur në atë çast që zogu do kishte qenë lajmëtari i tyre. Çdo mbrëmje dilte në kopësht dhe takonte gushëkuqin e parë që i dilte, dhe i fliste, i thoshte ç’farë t’i tregonte Noborut, dhe dëgjonte cicërimën, që i çonte mesazhin larg të dashurit të saj. Pastaj, natën, ngrihej dhe hapte dritaren, shumë ngadalë për të mos bërë zhurmë, dhe linte veten të mbështillej nga era, e njëjta erë që ajo mendonte se po tundte velat dhe flokët e të dashurit të saj, pikërisht në atë çast.
‘Ah, Midori, Midori,’ mendoi Maoko, ‘sa romantike je. Dhe e trishtuar.’
Zhbiroi norvegjezen për të parë si po ia kalonte.
Jo keq, mund të thuhej. Kishte mbyllur sytë dhe po merrte frymë rregullisht, pa rënkuar. Ishte përshtatur me pozicionin. Ndonjëherë lëvizte lehtësisht majat e këmbëve për të rregulluar ekuilibrin e pasigurtë. Ishte atje prej gjysmë ore, tashmë.
‘Hajt, ta çojmë të flejë këtë gaijin17’. i tha vetes, ‘Erdhi ora.’
Mbështeti librin dhe iu afrua qetësisht Novak-ut. Ajo u duk sikur nuk e vuri re.
Maoko morri me të dy duart litarin e tendosur, në vendin ku ngjitej nga pika e fiksimit mbi mbajtësen e peshqirit lart deri tek ganxha në tavan, dhe e tërhoqi me vendosmëri për disa centimetra. Norvegjezja hapi menjëherë sytë dhe ulëriu me një zë hundor; fyti i ishte tharë tashmë prej kohësh’.
E mbajti litarin të tërhequr për nja njëzet sekonda, pastaj me ngadalë e lëshoi të binte. Novak nxorri frymë me zhurmë nga goja dhe lëkundi kokën përpara, duke e lëvizur nga e djathta në të majtë, duke e tërhequr lart dhe duke e lënë të bjerë përsëri.
Maoko afroi një karrige pas norvegjezes, pastaj zgjidhi litarin nga mbajtësi i peshqirit dhe filloi ta lëshonte pak nga pak. Hap pas hapi që Novak zbriste, ajo e shtynte drejt karriges në mënyrë që ajo të ulej. Kur më në fund Maoko lëshoi litarin, Novak prehej mbi karrige me duart të lidhura në bark, këmbët të përkulura anash, dhe koka e varur nga prapa në mbështetësen e karriges.
Maoko mbushi një gotë ujë dhe duke i ngritur kokën me një dorë i dha të pinte me gllënjka të vogla. Uli gotën dhe i zgjidhi kyçet, pastaj zgjidhi nyjet në duar dhe çmbështolli të gjitha rrotullimet e litarit, duke e liruar.
Shenjat e lidhjeve ishin ngjyrë e kuqe e errët dhe të thella. Maoko filloi ti masazhonte duart me një lëvizje delikate por të rehatshme. Fillimisht norvegjezja u ankua pak, por pastaj u qetësua, duke ndjerë që qarkullimi i gjakut po normalizohej përsëri. Maoko vazhdoi masazhin edhe për një minutë tjetër, pastaj duke e mbajtur nga duart e ngriti në këmbë. I morri çantën dhe ia vendosi mbi sup. Ndërsa po linte rripin e çantës Novak i mbështeti me delikatesë një dorë mbi të sajën, me fytyrën që i shprehte mirënjohje të përzjerë me një manifestim konfuzioni të brendshëm.
Maoko e pa në sy.
<Shko të flesh, Novak.>
<Unë...> u përpoq norvegjezja, me zë hezitues.
<Shko të flesh, Novak.> përsëriti Maoko, duke tërhequr dorën dhe duke hapur derën.
Novak qëndroi një moment, e pavendosur, pastaj ngadalë iu afrua pragut, mbështeti një dorë mbi tavolinë dhe u kthye të shikonte përsëri Maokon.
Mbi fytyrën e japonezes ishte pikturuar një shprehje e padeshifrueshme.
Norvegjezja u kthye, nguruese, dhe me hapa të pasigurtë u drejtua nga banesa e saj, pak më përpara.
Kapitulli XIII
<Po si je sajuar kështu?!> i bërtiti Timorina Drew-së duke parë të vëllain që hynte në shtëpi.
Drew pa veten për herë të parë, atë mbrëmje.
Pas provës së makinerisë së dytë, me incidentin përkatës të salcës me domate, kishte larguar të gjithë dhe kishte pastruar dyshemenë e laboratorit nga e vjella e tij. Nuk do kishte mundur t’ia kërkonte këtë asnjë tjetri për ta bërë, as edhe dikujt nga pastrimi. Si do ta kishte shpjeguar një gjë të tillë? Do kishte bërë një figurë të keqe, në çdo rast. Ndërsa, duke bërë kështu, askush nuk do vinte të hetonte.
Por, në fund, e kishte xhaketën dhe këmishën të ndotur me të vjella të verdha dhe me kokrriza. Pantallonat, madje, ishin një tmerr i papërshkrueshëm. Nga gjunjët e poshtë ishin përlyer me një përbërje me erë të keqe e të pështirë, rezultat si i vjelljes ashtu edhe i pastrimit që bëri.
Drew nuk kishte qenë i kujdesshëm të mos bëhej edhe më tepër pis dhe ky ishte rezultati. Një kostum i errët i shtrenjtë ishte në kushte të dëshpëruara, dhe motra e tij do e bënte të paguante për këtë.
<Jam ftohur. Nuk kam qenë mirë. Ç’farë mund të bëj?> gënjeu duke u përpjekur të justifikohet.
<Ah ashtu?> qe përgjigjja e duruar e motrës. <Sapo kam mbaruar së sistemuari kostumin tjetër, atë që pa më thënë asgjë e ke lënë sot në mesditë mbi shtrat!>
Drew u drithërua. Eh, po. Ishte edhe veshja e përfshirë në shpërthimin e mëngjesit.
Toni qortues u rrit.
<Ai ishte vetëm i plurosur dhe i zhubrosur. Vetëm, fjala që bie, sepse duhen orë për të larë dhe hekurosur xhaketën në mënyrë perfekte, pantallonat, këmisha dhe kravata. Ti mesa duket nuk e kupton, përndryshe nuk do e kishe bërë edhe këtë!> tha duke treguar me dorë drejt tij.
Drew nuk u përgjigj dhe shkoi direkt në banjo të zhvishej. I hoqi të gjitha. Futi këmishën e bardhë dhe bluzën e brendshme në lavatriçe. Nuk lante kurrë rrobat, prandaj u përpoq të orientohej: rrotulloi dorezën e programimit tek simboli i të pambuktave dhe filloi ciklin. Futi xhaketën dhe pantallonat në vaskën e dushit dhe me tubin e dushit lau gjithë të vjellën. Përdori ujë të ftohtë sepse, mesa dinte, nuk i mblidhte rrobat. Shpresonte që kishte vepruar në mënyrën e duhur. I la të gjitha në banjo dhe bëri një dush, pastaj shkoi në dhomë të gjumit dhe veshi pizhamat. Pikërisht në këtë moment pati një iluminim. Detergjenti! Nuk kishte hedhur detergjent. Vrapoi drejt banjos, por tashmë ishte shumë vonë. Timorina ishte atje dhe po shikonte nga dera e lavatriçes, duke tundur kokën. U ngrit dhe pa nga Drew me pamje vetëpërmbajtjeje, duke vazhduar të tundte kokën.
<Shko fli, Lester. Merrem unë, me këtë.> përfundoi e dorëzuar.
Drew psherëtiu dhe u tërhoq në dhomën e tij.
Sikur ta kishte ditur Timorina për atë që kishte ndodhur atë ditë në laborator! Të rënë të fikët, shpërthime, terror dhe tronditje. Por edhe fitore e shkencës! Një hap përcaktues drejt një epoke të re të historisë njerëzore. E dinte që ishte një idealist, por ndiente brenda vetes që tashmë ishin nisur drejt suksesit dhe ato incidente ishin shumë pak krahasuar me rezultatin e jashtëzakonshëm që i priste.
U fut në rroba në shtrat.
Dëgjonte Timorinën në banjo që kalonte një furçë mbi rrobat, për t’i pastruar me themel. Po, kështu duhej bërë. Po ai, nga ta dinte? Mendonte për fizikën, ai, për majat stratosferike të mendimit, për pushtimet e mendjes, për mbledhjen e së nesërmes për të përcaktuar pikën e kërkimit...
Ra në gjumë duke lënë dritën të ndezur.
Ëndërroi sikur ishte në një dhomë të verdhë, menjëherë pas në një dhomë të kuqe, pastaj përsëri në të verdhën dhe pastaj në të kuqen, duke kaluar nga njëra tek tjetra papritur, pa tranzite të perceptueshme, me shpejtësi rritëse, gjithmonë e më shpejt, derisa filluan t’i merreshin mend dhe nuk pa më asgjë. Në sfond ndjente një gurgullimë uji të përzier me zëra të acaruar që flisnin çmendurisht, por ai nuk kuptonte se ç’farë thonin. Ishte i burgosur në atë vorbull ngjyrash dhe zërash, i mërzitur, i paaftë të mendonte ose të ndërmerrte çfarëdo lloj veprimi, kur papritur u zgjua.
Zilja e orës binte shpërthyeshëm, duke përplasur shkopin e saj mbi këmbanën e madhe prej tunxhi dhe duke u zhvendosur madje mbi komodinë, falë vibrimeve të shkaktuara nga mekanizmi në veprim.
Drew u ngrit menjëherë, mbuluar nga djersët, i tronditur, plotësisht i çorientuar. Nuk e dinte se ku ndodhej, lëvizte në kërkim të ajrit duke tundur krahët rreth vetes. Pas disa sekondave filloi të rikthehej; shkundi kokën për të qartësuar trurin dhe u rrotullua të shikonte orën. Duke lëvizur, kishte arritur në buzë të komodinës dhe ishte gati të binte. E kapi në kohë dhe shtypi butonin e pushimit të ziles.
Qëndroi me orën në prehër për disa minuta, akoma i hutuar, pastaj e mbështeti në komodinë dhe u ngrit. Ishte ora shtatë e gjysmë; mbledhja ishte në orën nëntë, ndaj me qetësi bëri një dush tjetër për të hequr gjithë atë djersë nga trupi, hëngri një mëngjes të mirë dhe doli. Për fat Timorina ishte tashmë duke ujitur lulet e saj në pjesën e kopshtit nga prapa shtëpisë, prandaj duke dalë nga përpara ai arriti të mos e pikasnin. Kishte shmangur një tjetër qortim.
Ishin të gjithë, në laborator, përfshirë edhe McKintock-un.
<Si është situata?> u informua rektori.
Drew morri fjalën, i sigurtë në vetvete.
<Madhështore, për të përdorur një eufemizëm. Dje kolegët e mi > dhe me një hapje të gjerë të krahut përfshiu shkencëtarët e tjerë, madje edhe Marron <kanë arritur, në një ditë të vetme, të nxjerrin një teori bazë të fenomenit, të ndërtojnë një prototip të dytë të makinerisë dhe të kryejnë eksperimente të shumta shkëmbimi të kurorëzuara me sukses.>
McKintock ishte sinqerisht i impresionuar.
<Pra kur mund të fillojmë të përdorim makinerinë për qëllime praktike?>
<Jemi në fazën e teorisë bazë, që kërkon përmirësime.> vuri në dukje Drew. <Nuk duhet të duhet shumë, para se të mund të projektojmë dhe pastaj të ndërtojmë një makineri më të madhe.>
Schultz dhe Kamaranda u panë për një çast, të ngrysur në fytyrë, po McKintock nuk i vuri re.
<Mirë. Faleminderit të gjithëve. Drew, po shkoj në zyrë. Pres lajme.>
<Ehh, një minutë, McKintock.> e ndaloi Drew.
Rektori ishte tashmë tek dera dhe u kthye me pamje pyetëse.
<Në një nga eksperimentet e djeshme kemi marrë rastësisht, po e përsëris rastësisht, një copë nga shishja e salcës së domates të magazinës të mencës, këtu afër.> shpjegoi Drew. <Do ishte e përshtatshme të hiqnim gjithë shishen e mbetur para se dikush ta shikojë dhe të bëjë pyetje.>
<Vetëm kaq?> tha i zbavitur rektori. Shkoi tek telefoni i brendshëm dhe thërriti sekretaren e tij.
<Miss Watts? Jam unë, mirëdita. Mund të jeni aq e sjellshme sa të më sillni menjëherë çelësat e magazinës së mencës? Përpara derës së magazinës, faleminderit. Po. Faleminderit sërish.>
Pa studentin.
<...Marron!> e thirri në emër, pas një çasti pasigurie.
Marron vërejti menjëherë, krenar që rektori ishte kujtuar se si quhej.
<Ndiqmë!> urdhëroi McKintock si babaxhan.
Dolën dhe shkuan përpara magazinës të mencës. Pas disa minutash erdhi një punonjës me biçikletë dhe dorëzoi çelësat e kërkuar, pastaj iku po aq shpejt siç erdhi.
<Ja këtu.> McKintock i vuri çelësat në duart e Marronit. <Hape, merr atë që duhet të marrësh, mbylle me kujdes dhe pastaj silli menjëherë çelësat sekretares sime. Gjithçka e qartë?>
<Sigurisht. Faleminderit, rektor McKintock.>
Rektori e përshëndeti dhe shkoi drejt zyrës së tij, duke kënduar nën zë.
Marron hyri dhe gjeti menjëherë paletën me salcë domate. Shishja e dëmtuar ishte lehtësisht e arritshme, për fat. E morri dhe konstatoi që prizmi i transferuar ishte brenda salcës. E pastroi sa më mirë duke përdorur shami letre që kishte me vete, pastaj mbylli derën dhe shkoi të kthente çelësat. Gjynah për atë salcë të çuar dëm, tha me vete. Ishte vërtet e mirë.
Duke hyrë në laborator pa që atmosfera ishte mjaft e zymtë.
<Problemi është këtu.> po thoshte Schultz, duke treguar dërrasën e zezë. <Treshja e transferimit shfaqet plotësisht e përcaktuar nga parametrat K9, K14 dhe R11, por funksionimi që e drejton tregon qartazi që energjia e nevojshme për shkëmbimin rritet me kubin e largësisë.>
<E shoh.> vërejti Drew duke vëzhguar funksionin. <Keni llogaritur ndonjë rast praktik?> <Unë dhe Kamaranda kemi ndenjur zgjuar deri në orën dy të natës për të gjetur një shteg të kësaj sjelljeje të sistemit, po nuk ia kemi dalë akoma. Tani për tani, për të shkëmbyer në 100 kilometra largësi shërbejnë 64 kilovat, që nuk janë shumë, por për të shkëmbyer në 200 kilometra nevojiten 512. Është energjia që përdor një fabrikë e tërë prodhimi.>
<Dhe për 1000 kilometra duhen 64 megavat18.> shtoi Kamaranda. <Do të nevojitej një çentral i vogël elektrik.>
<Ja përse sistemi shkëmben sikur të mos qe asgjë për largësi të vogla. Për 300 metra nga këtu në zyrën e profesoreshë Bryce janë përdorur pra... vetëm 2 milivat.> llogariti rrëmbimthi Drew duke shkruar në dërrasë. <Më pak nga sa duhet për të ndezur një LED.>
<Kjo karakteristikë është fantastike për zbatimet në largësi të afërta, që mund të jenë ato diagnostikuese ose terapeutike.> ndërhyri Bryce.
<Po.> miratoi Drew. <Por largësitë e gjata janë jashtë rrezes. Mendo të eksplorosh universin.>
Psherëtiu, duke i ulur krahët poshtë anësive. McKintock do kishte qenë i kënaqur gjithsesi, sepse edhe vetëm mjekimi i njerëzve do t’i kishte sjellë lumenj parash, po ai ishte një fizikant, dhe kolegët e tij i kishin hapur fillimisht dyert e gjithë universit. Tashmë kishte hyrë në perspektivën e eksplorimeve të paimagjinueshme, dhe tani po gozhdohej në tokë.
Nuk arrinte ta përtypte. Duhet të kishte një zgjidhje tjetër.
<Jemi vetëm në fillim.> deklaroi. <Po të punojmë shumë, ndoshta do të gjejmë ndonjë faktor që e heq këtë kufizim.>
<Po e bëjmë tashmë.> tha Novak me zë të thatë.
Bryce vure re që norvegjezja atë ditë kishte veshur një këmishë me mëngë të gjata, me kyçet të kopsitura me kujdes.
‘Çudi.’ mendoi. ‘Dje ishte me mëngë të shkurtra. E mësuar me klimë të ftohtë, Anglia e marsit duhet të jetë e nxehtë, për të. Kushedi pse ka ndryshuar.’ Një grua nuk mund të mos i dallonte këto veçanti.
Maoko ndërkaq vëzhgonte e ngeshme dërrasën, me krahë të kryqëzuara.
Kobayashi po studionte për të sajtën herë dispensën, dhe ndërkaq kontrollonte ndonjë llogaritje duke e zhvilluar në një fletë.
<Dhe nëse ndërkaq që thellojmë teorinë të eksperimentonim me format biologjike?> propozoi Marron.
Drew pa profesoreshën Bryce.
<Fillojmë me bimët.> pohoi ajo. <Do të siguroj mostra.> dhe u largua.
<Ndërkaq po shkoj të marr hua një mjet më të saktë mikrometri. Duhet të kalibrojmë makinerinë e dytë.> tha Drew duke iu drejtuar laboratorit të metrologjisë.
Marron filloi të përgatiste makinerinë e parë, ndërsa dy japonezët po merreshin me të dytën. Bisedonin në gjuhën e tyre mbi disa detaje teknike, ndërkaq që prisnin mjetin e ri matës.
Një gjysmë ore më vonë Bryce po vendoste mbi pllakën A të makinerisë së parë një gjethe sallate jeshile.
E aktivizuan dhe gjethja u shfaq atje ku ishte më parë kana e ujit. Biologia e morri dhe e ekzaminoi me një mikroskop portativ që kishte sjellë më vete. Pas disa minutash ngriti sytë nga okularët.
<Duket perfekte. Venat, gojëzat, qelizat. Për sa mund të shikoj, duket gjithçka në rregull.>
Drew pohoi me kokë i kënaqur.
Provuan me lulet, zhardhokët, një kërpudhë dhe një bonsai të vogël megjithë vazo.
Çdo mostër shfaqej në mënyrë absolute e pandryshuar, pas transferimit.
Në të njëjtën kohë Maoko kishte kalibruar gap-in e makinerisë së dytë duke përdorur mjetin matës më të saktë.
Vendosën një fasule mbi pllakën e makinerisë dy dhe e aktivizuan. Fasulja u rishfaq rreth tre metra në të majtë të kanës së ujit, largësinë e saktë që ndodhej midis dy makinerive.
Bryce ekzaminoi menjëherë kokrën dhe e gjykoi si perfekte.
<Kalojmë tek mishi.> njoftoi.
E kishte sjellë tashmë.
Nga një çantë izolimi termik nxorri një kuti me biftekë.
Marron i pa me lakmi: kishte uri tashmë, në njëmbëdhjetë të mëngjesit.
Profesoreshë Bryce e pa me një buzëqeshje dhe i dha çantën e zbrazët, ta varte. Studenti shkeli syrin, duke i qëndruar shakasë dhe duke u shtirur si i zhgënjyer.
Bryce morri një thikë nga këndi i freskimit të laboratorit dhe preu një copë katrore nga bifteku, me brinjë afërsisht katër centimetra. Trashësia ishte rreth tetë milimetra.
E transferuan me makinerinë dy dhe testimi mikroskopik tregoi që ishte në rregull.
Marron e provoi.
<Shija ishte ajo që pritej. Po ashtu edhe përbërja.> Do të thoja që transferimi nuk e ndryshon aspak.
<Pikërisht kjo duhet të ndodhë, pasi teoria thotë që makineria shkëmben drejpërsëdrejti dy vëllime në hapësirë pavarësisht përmbajtjes së tyre.> komentoi Drew. <Si thoni, e provojmë me një formë kafshe?> pyeti Bryce.
Profesoresha mbeti e menduar për pak, pastaj vendosi.
<Po, e provojmë. Do na duhet të kryejmë analiza të biologjisë molekulare mbi mostrat që kemi transferuar, për të qenë plotësisht të sigurtë, por deri tani rezultatet e marra vërtetojnë teorinë e shkëmbimit në hapësirë.>
Reflektoi edhe për një çast.
<Për çështje të bioetikës do të fillojmë me forma jete të privuara nga sistemi nervor. Nëse diçka shkon keq të paktën nuk do vuajnë. Takohemi pas drekës.> dhe u largua.
Drew dhe të tjerët u përqëndruan tek teoria, në kërkim të një zgjidhjeje të problemit të fuqisë.
<Diçka po na shpëton.> tha Schultz. <Nga sa kemi kuptuar deri tani, aktivizimi i makinerisë krijon një Lidhës ndërdimensional midis vëllimeve në hapësirë drejtuar nga pllakat A dhe B. Lidhësi mbahet për kohën e Plankut19 dhe ndërkohë dy hapësirat shkëmbehen.>
<Nëse është vërtet ndërdimensionale atëherë po shtrembërojmë një dimension shumë të dendur.> ndërhyri Kobayashi. <Vetëm kështu justifikohet një nevojë fuqie kaq e lartë me rritjen e largësisë.>
<Kështu duket.> ndërhyri Schultz.
<Të përpiqemi ta bëjmë të dukshme gjënë, ndoshta na ndihmon.> ndërhyri Kamaranda. Filloi pastaj me ton pedagogjik, sikur po iu mbante një leksion studentëve të tij. <Ne të gjithë jetojmë në një hapësirë që e perceptojmë si tredimensionale, me përmasat e njohura të gjatësisë, gjerësisë dhe lartësisë. Por dimë që graviteti e ndryshon hapësirën, dhe kjo tashmë na vë në vështirësi sepse nuk arrijmë ta konceptojmë një situatë të tillë. Pra përdorim krahasimin klasik të tapetit elastik, në të cilën një sipërfaqe elastike, tapeti, përfaqëson hapësirën tredimensionale. Nëse vendosim një objekt mbi tapet ky do të deformohet, duke u përkulur nën peshën e vetë objektit. Sa më i rëndë të jetë objekti aq më i madh do jetë deformimi, domethënë përkulja e tapetit. Në vend të peshës të themi masa, që është e pavarur nga graviteti por edhe gjeneron gravitet. Kështu shohim që sa më e madhe është masa aq më i madh deformimi. Nëse do vendosnim mbi tapet një objekt të dytë, me masë më të vogël se i pari, ai do të rrokullisej në deformim, duke iu afruar kështu objektit me masë më të madhe. Këtë sjellje e përkufizojmë si tërheqje gravitacionale. Në të vërtetë edhe objekti me masë më të vogël e deformon hapësirën, pra ushtron një tërheqje gravitacionale ndaj objektit më masiv, edhe pse në masë më të vogël. Me analogjinë e tapetit elastik, që është dydimensional, arrijmë të kuptojmë konceptin e ndryshimit të hapësirës nga graviteti; ajo, në fakt, deformon tapetin në një drejtim pingul me shtresën e tapetit, duke i shtuar në fakt një përmasë gjeometrisë së tij. Të hamendësojmë, tani, sikur marrim tapetin tonë elastik dhe ta vendosim mbi një fletë xheli, që siç e dimë është një koloidal i fortë elastik, i deformueshëm sipas dëshirës. Makineria që po eksperimentojmë ekziston në hapësirën tredimensionale, që është e përfaqësuar nga tapeti elastik, dhe mesa duket kur aktivizohet hyn drejtpërsëdrejti tek fleta e xhelit, që përfaqëson një përmasë shtesë; kondeson, deformon një pjesë të xhelit, duke gjeneruar një kanal, Lidhësin, që në ekstremitetet e tij ngjitet pas tapetit elastik, hapësirës normale, dhe shkëmben midis tyre pjesët e hapësirës me të cilat lidhet. Pas shkëmbimit Lidhësi shpërbëhet dhe xheli kthehet në gjendjen e tij normale.>
Kamaranda bëri një pushim pas një ekspozimi të gjatë, pastaj vijoi me arsyetimin e tij.
<Sigurisht xheli është shumë i dendur, ndaj nevojitet shumë energji për ta kondensuar. Për ndonjë arsye që nuk e dimë, Lidhësi qëndron vetëm gjatë kohës së Plankut, edhe nëse administrimi i energjisë është shumë herë më i gjatë sesa ajo kohë. E mbajmë për gjysmë sekonde, vërtet?> pyeti duke iu drejtuar Kobayashit, që pohoi.
<Duhet të ketë diçka që pengon ekzistencën e Lidhësit për një zgjatje kohe më të lartë se koha e Plankut. Nëse do të zgjatej më shumë, ç’farë do të ndodhte? Ndoshta të dy hapësirat e shkëmbyera do të rishkëmbeheshin përsëri? Do të shkaktohej një luhatje e vazhdueshme shkëmbimi midis dy hapësirave? Nuk e shikoj këtë si një problem për gjeometrinë e hapësirës. Thjesht, duke çaktivizuar makinerinë dy hapësirat do gjendeshin në konfigurimin e fundit të arritur. Por, edhe mund të ndodhë, që nëse Lidhësi do zgjaste më shumë sesa koha e Plankut, të manifestohet një paradoks, karakteristikat e të cilit për momentin nuk arrij t’i imagjinoj, dhe një ligj natyre për momentin i panjohur të ndërhyjë për ta penguar.>
Qëndruan të gjithë të heshtur duke medituar mbi konsideratat e matematikanit indian.
Pas disa minutave Novak u ngrit në këmbë papritur, e zbehtë në fytyrë.
<Oh Zot!> bërtiti me një mbytës.
Të gjithë e panë të trembur.
<Nuk ka asnjë paradoks.> vazhdoi e shqetësuar. <Ka një dhunim, në vend të kësaj!>
Shkoi tek dërrasa e zezë dhe fshiu një pjesë të ekuacioneve që me aq mund i gjetën, sikur të ishin zhgarravina të ndonjë studenti të paedukuar. Vizatoi tapetin elastik të Kamaranda-ës, me pamje tre të katërtat, dhe një tub të stilizuar që duke kaluar nga poshtë bashkonte dy pika të tapetit.
<Ky është Lidhësi, siç e kemi quajtur ne.> tregoi tubin. <Sapo është gjeneruar dhe shkëmbimi ka filluar. Jemi në kohën zero të proçesit. Vëllimi i hapësirës A niset dhe hyn tek Lidhësi, sesi dhe në ç’farë forme ne nuk e dimë akoma, dhe fillon të udhëtojë drejt ekstremit të kundërt. Në të njëjtën kohë, vëllimi i hapësirës B bën të njëjtën gjë nga ana e tij dhe fillon të udhëtojë drejt daljes së kundërt të Lidhësit. Kalon koha e Plankut dhe dy hapësirat arrijnë në destinacion, dalin nga Lidhësi dhe pozicionohen secila atje ku më parë ishte hapësira tjetër. Jemi në kohën një dhe proçesi ka mbaruar.>
Bëri një pushim me efekt.
<Por midis kohës zero dhe kohës një,> tha me një zë që rriste trashësinë, <ç’farë ka në vend të hapësirave që po udhëtojnë në Lidhës?> përfundoi me një britmë histerike.
Për një çast, koha duket se ka ndaluar.
<Jo...> tha Kamaranda me shikimin e zbrazët.
<Ja që, po!> bërtiti ajo akoma më fort. <Eshtë Hiçi!> njoftoi ashpër.
Drew -së iu ngritën flokët përpjetë.
Kobayashi hapi gojën dhe nofulla i ra poshtë.
Fytyra e Schultzit ishte një maskë e ngurtë, e gdhendur në një shprehje humbjeje absolute.
Marron shikonte drejt përpara vetes, sikur të mos qe atje.
Ndërsa, Maoko, vëzhgonte e kënaqur Novak-un dhe kishte një buzëqeshje të vogël të çuditshme.
<Hiçi, kuptoni?> vazhdoi norvegjezja. <Dhe me siguri pikërisht atje shkon e mbaron gjithë energjia që rezulton nga llogaritjet, energjia që del nga universi ynë duke ndryshuar bilancin energjitik. Është një dhunim i postulatit të Lavoisier, sipas të cilit asgjë nuk krijohet dhe asgjë nuk shkatërrohet, por gjithçka transformohet. Dhe ndoshta prandaj Lidhësi mund të zgjasë maksimuni për kohën e Plankut, sepse përndryshe Hiçi do të thithte gjithë energjinë që ka përreth. Po t’i jepnim mjaftueshëm kohë, ndoshta do të merrte energjinë e të gjithë universit!>
Në laborator ra një qetësi varri.
Ishte sikur acari i një errësire më të thellë që njeriu mund të imagjinonte kishte rënë mbi ta, dhe kishte kristalizuar mendjet e tyre dhe ndërgjegjet e tyre.
Novak mbeti në këmbë afër dërrasës së zezë, me shkumësin në dorë.
Kaloi një minutë e tërë pa lëvizur asnjë muskul askush prej tyre, pastaj Kobayashi iu afrua dërrasës, morri një shkumës dhe bëri disa llogaritje në një pjesë akoma të lirë të sipërfaqes së zdrukuar.
<Jo.> tha në fund. <Nuk mund të jetë kështu. Funksioni i treshes së transferimit tregon që fuqia rritet vetëm me kubin e largësisë, pavarësisht nga vëllimi i hapësirës së shkëmbyer. Duke hamendësuar pra të mbajmë konstant këtë vëllim, ajo do përcaktojë edhe sa ‘Hiç’ do të thithë energjia që fusim në eksperiment, ndërkohë që dy hapësirat udhëtojnë drejt destinacionit të tyre të ri. Nuk shikoj përse duke rritur largësinë e shkëmbimit dhe duke mbajtur fiks vëllimin, Hiçi do duhej të rriste aftësinë e tij të thithjes.>
Novak e pa me sytë të shqyer, duke reflektuar me inat.
Pas disa sekondave të pafundme u drithërua dukshëm, duke u zverdhur akoma më shumë.
<Jo... jo... është çmenduri, e pakonceptueshme.> belbëzoi. <Nuk mund të jetë.>
<Ç’farë, profesoreshë Novak?> pyeti i alarmuar Kobayashi.
<Ky!> dhe Novak tregoi Lidhësin e vizatuar në dërrasën e zezë.
Të tjerët po e shikonin me budallallëk.
<Po nuk e kuptoni?> bërtiti. <Është drejtpërsëdrejti Hiçi ai që po deformojmë! Lidhësi formohet në Hiç! Është formuar nga Hiçi! Hapësira A hyn në Hiç dhe rishfaqet në vendin e hapësirës B, i cili përfundon në vendin e hapësirës A duke kaluar nga Hiçi!>
Kjo gjë i futi të pranishmit në çorientim total. Ishte sikur nuk kishin tokë poshtë këmbëve. Sikur të gjitha siguritë, të gjitha bazat mbi të cilat kishin ndërtuar njohuritë e tyre të ishin zhdukur, papritur.
<Po si mundet... si mundet që diçka që ekziston...> guxoi Drew <... diçka që ekziston... të hyjë në Hiç, duke pushuar kështu së ekzistuari, dhe të rishfaqet nga Hiçi, duke filluar të ekzistojë me të njëjtat veti fillestare, edhe pse në një vend tjetër?>
Novak vuri një dorë mbi ballë dhe u mbështet tëk dërrasa e zezë. Dukej sikur i rrotullohej koka. Maoko iu afrua dhe e kapi nga krahu, duke e çuar të ulej mbi karrigen më të afërt. Shkoi ti merrte një gotë uji, që norvegjezja e pranoi me një shikim mirënjohës.
<Kjo është një çështje thjesht filozofike.> iu përgjigj Novak Drew-së, me zë të ulët, të fikur, ndërsa pinte. <Ose më mirë, do të ishte një çështje thjesht filozofike nëse nuk do të kishim përballë një manifestim eksperimental të manipulimit të Hiçit. Hiçi nuk ekziston, dhe nuk mund të jetë as i përcaktuar, përndryshe përcaktimi vetë do ta bënte të pushonte së qënuri Hiçin. Dhe ne po e manipulojmë. Ndjej që është kështu. Nuk shikoj zgjidhje të tjera. Duke u rritur largësia e shkëmbimit rritet edhe gjatësia e Lidhësit të ndërtuar nga Hiçi dhe bërë me Hiç. Pasiqë Hiçi dukshëm thith me efikasitet maksimal energjinë që i jepet hua, rrjedh që është Lidhësi vetë që gllabëron gjithë atë energji. Duke u rritur gjatësia e Lidhësit rritet edhe në mënyrë të pashmangshme energjia e nevojshme për ta gjeneruar dhe mbajtur për kohën e Plankut. Lidhësi
kryen shkëmbimin, këtë po, por me një çmim të paarritshëm mbi largësitë e konsideruara.>
Përsëri qetësi, por këtë herë mbi fytyrat e Drew-së, Schultzit, Kamaranda-s, Marronit dhe Kobayashit lexohej qartazi admirimi për intuitën gjeniale të Novak-ut. Kishin parë që mendja e asaj gruaje shikonte atje ku ata nuk mund të shihnin, dhe arrinte atje ku mendja e tyre nuk mund të arrinte. Në të njëjtën kohë fytyrat e tyre shprehnin edhe dëshpërimin për humbjen që ajo intuitë dekretonte, për pengesat e pakapërcyeshme që përcaktonin.
<Është çmenduri... çmenduri fare...> mërmëriste Schultz duke tundur kokën në shenjë mohimi.
Kaluan kështu disa minuta, pastaj, me gjakftohtësi dhe jo me pakujdesi, Maoko shkoi të ulej në këndin e banakut, afër Novak që ishte e ulur. E pa nga lart poshtë dhe i foli me ton miqësor, duke habitur të pranishmit që më parë as nuk e kishin vënë re gotën e ujit që i kishte afruar.
<Profesoreshë Novak, dizertacioni juaj tregon që nuk ka zgjidhje të praktikueshme për problemin e shtruar, pasi universi ynë është një sistem i izoluar dhe makineria në thelb shkarkon energji jashtë këtij sistemi, duke ndryshuar bilancin energjitik.>
Novak pohoi me ngadalë.
<Por nëse në vend se të konsiderojmë universin tonë një sistem të izoluar ta konsideronim thjesht një sistem të mbyllur20, vendosur në brendësi të një sistemi më të madh, nuk beson që do mundemi të studiojmë më lehtësisht sjelljen?>
Novak pa Maokon me sy të shqyer, e habitur.
Askush nuk guxonte të fliste, duke parë madhësinë e kësaj hipoteze.
Por, pas disa çastesh, Schultz u ngrit me ballin e rrudhur dhe shkoi tek dërrasa e zezë duke marrë me vete letër dhe laps. Rikopjoi mbi një fletë të gjitha ekuacionet kryesore, pastaj fshiu plotësisht planin e zdrukuar.
Filloi të shkruajë me tërbim me shkumës, duke nisur nga ekuacionet themelore të termodinamikës dhe duke i zëvendësuar pastaj faktorët me pjesë të marra nga rezultatet e teorisë së tyre.
Drew dhe Marron shkurt qenë pranë tij t’i jepnin një dorë, ndërsa Kamaranda pas shpatullave të tyre rrinte i kujdesshëm ndaj korrektësisë formale të atij zhvillimi matematikor. Kobayashi vëzhgonte i përqëndruar dërrasën, mbi të cilën po merrte formë një konceptim i ri, tronditës i universit.
Asnjëri nuk pa që, akoma e ulur mbi banakun pak metra më mbrapa, Maoko kalonte me delikatesë dorën e saj të vogël nëpër flokët e verdhë të Novak, duke e përkëdhelur.
Kapitulli XIV
Në dy të pasdites profesoreshë Bryce hyri në laborator duke sjellë një kuti nga e cila herë pas here vinin zhurma të papritura.
E vuri re se asnjë nuk kishte lëvizur nga aty, askush nuk kishte shkuar akoma të hante. Disa tek dërrasa e zezë ribënin ekuacione dhe korrigjonin grafikët, të tjerë tek banakët e lirë shkruanin nxitimthi mbi fleta letrash dhe bënin llogaritje duke u ndihmuar me makinë llogaritëse. Herë pas here ndonjë konsultohej me dispensën e makinerisë, nxirrte një numër dhe e fuste në ekuacionet e veta, pastaj zhvillonte hapat vijues.
Bryce vendosi kutinë në një raft dhe u ul në një kënd, në pritje. Duhej të ishte një fazë vendimtare, e kuptonte nga furia me të cilën kolegët e saj punonin dhe nga fytyrat e tyre të hequra nga përqëndrimi maksimal dhe impenjimi.
Kamaranda ishte në një banak, i përkulur mbi një fletë. Mbaroi hapin e fundit dhe shkruajti rezultatin pas barazimit. I dha një kalim të shpejtë edhe një herë zhvillimit dhe pohoi, pastaj u ngrit dhe shkoi tek Schultz me fletën.
<Entropia është 415J/K21.>
Schultz e çoi vlerën në një funksion, në dërrasë të zezë.
<Kobayashi, e ke energjinë?>
Japonezi ishte duke mbaruar së zgjidhuri një integral goxha të vështirë. Ngriti një dorë për të treguar të priste një moment, ndërkaq që fuste vlera në makinën llogaritëse. Kreu llogaritjet e fundit dhe shkruajti rezultatin në fletë. Kontrolloi përsëri një çast dhe iu duk gjithçka e saktë.
<163000J22.> deklaroi.
Schultz futi edhe atë vlerë, dhe ndërkohë Drew i solli rezultatin e punës së tij dhe Marronit.
<Konsidero një trashësi të shtresës të barabartë me dy miliardë vite-dritë. Është përafrimi më i mirë që mund të të japim, për momentin.>
Gjermani shkruajti numrin në ekuacion afër vizatimit të stilizuar të një sfere të veshur nga një guackë koncentrike.
Novak ishte tek dërrasa e zezë me Schultzin dhe filloi të zhvillonte ekuacionet me të dhënat e sapo shtuara.
Nga një banak Maoko u ngrit rrëzëllitëse dhe shkoi tek dërrasa me dispensën në një dorë dhe shënimet e saj në tjetrën. Me gisht tregoi një tabelë në dispensë.
<Ka! Është parametri R6!> deklaroi triumfuese. <Duhet mbajtur deri në 190 mikrovolt.>
Schultz shkruajti 190*10-6 në vend të x në një formulë dhe bëri llogaritë. Priti pastaj Novak-un, që arriti shpejt në fund të llogarive të saj dhe gjeti disa rezultate. Schultz i përdori menjëherë së bashku me të vetat, në një ekuacion të ri.
Punoi si në ethe për disa minuta, i vëzhguar nga kolegët.
Arriti në hapin përfundimtar dhe hezitoi.
Ekuacioni tashmë ishte pakësuar në pak faktorë, dhe ai ishte thuajse i frikësuar të bënte hapin e fundit dhe të njihte rezultatin.
Fshiu sytë e skuqur dhe me rrathë të zinj, morri frymë thellë dhe zgjidhi hapin.
Ndaloi të shikonte numrin e fundit që kishte shkruar në të djathë të barazimit, sikur nuk po e shihte në të vërtetë.
Nuk mund ta besonte.
Po ishte pikërisht kështu.
Novak pohonte, e ndjekur nga Kamaranda dhe Drew. Maoko dhe Kobayashi po i buzëqeshnin njëri-tjetrit, duke parë herë dërrasën herë kolegët. Marron u mbështet në një banak, i sfilitur.
<Sistemi termodinamik rezulton në ekuilibër.> njoftoi Schultz me qëllim thjesht formal. <Duke e konsideruar universin si një sistem termodinamik të mbyllur, vendosur në brendësi të një shtrese me trashësi dy miliardë vite-dritë, dhe duke rregulluar përshtatshmërisht parametrin R6 të identifikuar nga zonjusha Yamazaki, mund të kalibrojmë treshen e transferimit në mënyrë që të shkëmbejmë vëllimet e hapësirës nga këtu dhe çdo pikë e universit të njohur, me zgjidhjen e paraqitur nga gjatësia e Plankut. Vëllimi i shkëmbyer tani hyn në ekuacion, ndryshe nga më parë, por tani fuqia maksimale e nevojshme për shkëmbimin e një vëllimi të barabartë me një metër kub, në një largësi prej 10 miliardë vite-dritë, është 5 gigawatt. Një fuqi e konsiderueshme, sigurisht, dhe që kërkon një çentral elektrik të posaçëm, kuptohet, por të përdorshëm.>
Profesoreshë Bryce u afrua.
<Mund të di ç’farë ka ndodhur?>
<Kemi rikonfiguruar konceptin e universit.> tha Drew me zërin të mbushur me emocion. <Funksionimi i veçantë i makinerisë së shkëmbimit na ka çuar në evoluimin e modelit mbi të cilin shkenca është mbështetur deri tani. Tani e tutje, sistemi termodinamik për t’u marrë parasysh do jetë i përbërë nga një mbështjellje e dendur në brendësi të së cilës është universi ynë, ai i njohuri. Mbështjellësi dhe universi ynë mund të shkëmbejnë energji në dy drejtime, duke mbajtur bilancin energjitik kostant. Ligji i ruajtjes së energjisë respektohet, me një model të këtij lloji. Në këtë model mbështjellja është një metaforë e thjeshtë që lejon administrimin e termodinamikës së gjithë sistemit, dhe vënies në funksionim të saj. Ndërsa, nga pikëpamja hapësiro-kohore, nuk konsiderohet si një entitet fizik, si një guackë dua të them, pasi në realitet është e lidhur në nivel dimensional me shtresën hapësiro-kohore të universit të njohur. Kjo e lejon makinerinë të funksionojë, ndërkaq çdo pikë e universit tonë është e lidhur me një pikë të mbështjellësit. Kur makineria aktivizohet, pra, pllaka A hyn në pikën e mbështjellësit të lidhur me të, sikur të hapte një derë, dhe gjeneron një kanal transferimi që ne e kemi quajtur Lidhësi, i cili e ka ekstremitetin tjetër të kapur mbas një pike tjetër të universit tonë, përcaktuar nga parametrat që vendosëm. Një parametër vendimtar, R6-a, bën që shkëmbimi i vëllimeve midis hapësirave A dhe B mund të ndodhë duke përdorur një sasi energjie të praktikueshme.>
Biologia e kishte kuptuar vetëm në vija të trasha fjalimin e Drew-së, por i mjaftonte. E rëndësishme ishte që të funksiononte.
<Duhet t’i japim një emër, këtij modelit të ri.> vërejti Marron.
<E drejtë!> aprovoi Kamaranda, guru-ja e modeleve matematike. <Unë propozoj ta quajmë thjesht Sistemi. Është e lehtë për ta kujtuar dhe i shpejtë për ta cituar.>
<Jam dakord.> ndërhyri Drew. <Si thoni?> pyeti i kthyer nga të tjerët.
<Për mua në rregull.> tha Schultz, dhe edhe të tjerët iu bashkuan duke pohuar të kënaqur.
<Perfekt.> tha Drew. <Por, tani, të gjithë për të ngrënë!> urdhëroi me mirësi.
Marron qe i fundit që doli. Tek pragu i derës u kthye të shikonte dërrasën e zezë, mbi të cilën ekuacioni final për llogaritjen e fuqisë po shfaqej bukur. Ishte pabesueshmërisht e thjeshtë, krahasuar me punën e tmerrshme që kishte kushtuar, dhe në formën e tij të thjeshtuar paraqitej kështu 23:

ku:
P = fuqia në Watt
d = largësia e shkëmbimit, në metra
V = vëllimi i shkëmbyer, në metra kub
Bryce kishte ngrënë tashmë, natyrisht, ndaj qëndroi në laborator të korrigjonte disa punime të studentëve të saj që kishte me vete në çantë.
Gjithë të tjerët shkuan me hapa të shpejtë në mencën e Universitetit, të lodhur dhe të uritur.
Duke hyrë dhe duke parë sallën pothuajse të zbrazët Marron u kujtua që, duke mos shkuar për drekë në kohë, nuk kishte mundur të takonte Charlene-ën. Ndoshta do të ishte mërzitur, por shpresonte se duke i shpjeguar që kishte qenë i zënë me ‘eksperimentin e tij delikat’ do i kishte kaluar.
Menca ofronte akoma një zgjedhje diskrete dhe të gjithë vetëshërbyen bujarisht. U ndanë në disa tavolina për të shpërndarë tensionin e asaj zhytjeje totale, gju më gju, që kishin jetuar për shumë orë. Për më tepër hëngrën në qetësi, dhe të paktat fjalë të këmbyera ishin për klimën, argument klasik jo impenjativ dhe qetësues.
E morrën me qetësi dhe nga ora katër u kthyen me dembelizëm në laborator. Atë ditë kishin revolucionarizuar shkencën, nuk kishin pse të nxitoheshin më tepër.
Gjetën Bryce që po shkundte kokën e stresuar, ndërsa hiqte vija të kuqe në detyrën e një nxënësi.
U kthye nga grupi që po hynte dhe tundi në ajër fletën me shkrim dore.
<Sipas këtij studenti, një tretësirë uji dhe klorur natriumi në 15% është një përzierje ekspozive nëse nxehet në 38 gradë celcius, në presion atmosferik. Produktet e reaksioneve që ai llogarit janë aq të gabuara saqë nuk di nëse duhet t’i lë të kryejë eksperimentete e mbetura të kursit. Kam frikë se mund të hyjë në konkurim me dikë që e njoh, specialist në shpërthimet e papritura.> dhe i shkeli syrin Drew-së.
Fizikanti buzëqeshi mospërfillës dhe u ul gjysmë i nderur në një karrige, duke kryqëzuar gishtat mbi bark dhe duke parë Bryce me një shprehje gjakftohtë paqeje të brendshme.
<Profesoreshë Bryce, studenti juaj mund të jetë një gjeni i keqkuptuar, që ndoshta duhet vetëm të gjejë rrugën e tij.> tha me shaka.
<Po, rrugën... e bujqësisë!> bëri shaka biologia. <Durim, do të thotë që duhet të studiojë edhe një muaj tjetër për këtë provim, dhe shumë urime pastaj!>
<Atëhere, ç’farë na keni sjellë, profesoreshë?> u informua Drew.
<Paramecin.> u përgjigj ajo duke marrë kutinë nga rafti. <Siç e dini, është një qelizor dhe ushqehet me bakterie. Ekzemplari që kam këtu është i gjatë rreth 300 mikron, pra lehtësisht i vëzhgueshëm me mikroskopin portabël që kam gjetur.>
Nxorri një kuti të vogël transparente nga kutia. Brenda kishte një ndarje që mbante një përbërje të lëngshme.
<Është një ekzemplar i vetëm, i zhytur në një përbërje ushqyese. Nëse shkëmbimi nuk e dëmton do të vazhdojë të ushqehet siç bën zakonisht.>
Ia çoi kutinë Drew-së, që pa nga Kobayashi.
Japonezi tregoi makinerinë dy, prandaj Drew mbështeti mostrën mbi atë pllakë.
Liruan zonën e pikës B dhe vendosën poshtë një stol të mbuluar me një peshqir, për të pritur mostrën në mbërritje dhe të evitonin që të përplasej, duke rënë kështu në tokë.
Pa ndryshuar asnjë parametër, Maoko aktivizoi shkëmbimin.
Kutiza transparente u materializua atje ku pritej. Marron e morri dhe ia dha Bryce, që e vendosi menjëherë në mikroskop.
Shtrëngoi sytë tek okularët dhe mbeti disa sekonda në vëzhgim, pastaj u ngazëllye.
<Ushqehet! Është mirë!> vështroi përsëri, e emocionuar. <Është fantastike, dhe... një moment... pa shiko pak, ç’farë rastësie!> Priti përsëri disa sekonda, duke i lënë pa frymë, pastaj thërriti <U riprodhua! Shkëlqyeshëm. Kjo është prova e shndritshme që shkëmbimi nuk e ndikuar aspak. Shikoni ju vetë.> i tha e qeshur Drew-së.
Fizikanti pa në mikroskop, rregulloi vendosjen në qendër dhe në fund pa dy paramecë të vegjël që zhyteshin të fortë në substancën ushqyese.
Ia la mikroskopin të tjerëve, të paduruar për të admiruar formën e parë të jetës së kafshëve transferuar me makinerinë.
Ishte një rezultat historik.
Të gjithë buzëqeshnin entuziastë dhe u komplimentuan.
Ajo ditë do kishte qenë një moment i rëndësishëm në historinë njerëzore.
<Ç’ ka tjetër, atje brenda?> pyeti Drew duke treguar kutinë.
Bryce nxorri një kutizë që mbante një krimb, një tjetër kutizë me një bretkosë të vogël dhe në fund një kafaz të vogël në brendësi të të cilit një brejtës i vogël bridhte andej këtej mbi një tapet të vogël kashte.
<Krimb!> njoftoi Bryce duke i drejtuar kutinë përkatëse Drew-së, që e morri dhe vëzhgoi për një çast unazorin rozë që përdridhej me gëzim.
<Udhë të mbarë!> uroi besimplotë Drew krimbin.
Shkëmbim.
Perfekt.
Krimbi arriti në destinacion i gëzuar si më parë, me ndihmën e madhe të eksperimentuesve.
Tashmë kishte besim total tek makineria dhe teoria që e drejtonte, prandaj kaluan shpejt tek bretkosa e vogël.
Ajo po rrinte e qetë në kutinë e saj me vrima, dhe pas arritjes lumturisht në pikën B kërceu pak për të ardhur në vete pas rënies mbi stol. Bryce i ofroi një mizë duke e kaluar nga një vrimë e kutisë, dhe bretkosa me një lëvizje të gjuhës e kapi shpejt dhe e gëlltiti.
<Ka oreks, kafshëza, ëh?> vuri në dukje me shaka Drew.
<Tani, jemi tek gjitarët.> deklaroi solemnisht Bryce, duke mbajtur të ngritur në ajër kafazin e vogël të brejtësit. <Po ecim?> pyeti thjesht për formalitet Drew-në.
Ai i tregoi drejtpërsëdrejti pllakën A, dhe Bryce me pamje pompoze e vendosi sipër personalisht kafazin.
Maoko shtypi tastin e aktivizimit.
Kafazi mbeti atje ndërsa brejtësi, i lirë, u shfaq në pikën B dhe ra mbi peshqir, u hodh poshtë nga stoli dhe kërceu shpejt drejt këndit të kundërt të laboratorit.
<Iiiiiiiiiiiiih!> një britmë e mprehtë theu ajrin, ndërsa një vajzë doli nga pas dollapit dhe përfundoi tek karrigia më e afërt, duke hipur sipër. Vuri gishtat në gojë dhe vazhdoi të bërtiste. <Aaaaaaaaaah!>
Gjithë të pranishmit u kthyen të habitur drejt saj.
Pas disa çastesh Drew reagoi.
<Po kjo, kush është?> pyeti me gojë të hapur.
Brejtësi u fsheh poshtë një dollapi duke iu ikur nga shikimi, ndaj vajza pushoi së gërthituri.
<Charlene!> bërtiti Marron pushtuar nga një habi e madhe.
<Kush?> pyeti Drew.
<Ehm... është Charlene. Ehm... e fejuara ime.> tha Marron duke u bërë vjollcë nga sikleti.
<Ç’farë?> tha Drew duke shtrënguar sytë kërcënueshëm. <E fejuara jote?> dhe theksoi rëndshëm fjalën.
<Eh, po. E fejuara ime.> dhe iu afrua Charlene-ës, duke e ndihmuar të zbriste nga karrigia.
Vajza pa me dyshim drejt vendit të fshehtë të brejtësit dhe u avit shpejt drejt derës.
<Ku kujton se po shkon, zonjushë?> i bërtiti Drew me zë të lartë.
<Dua të dal që këtu, menjëherë!> i ktheu përgjigje ajo, me ton sfidues.
<Jo tani!> e bllokoi Drew duke dalë përpara derës.
Marron s’ishte në vete. Kishte vënë një dorë mbi ball dhe vazhdonte të shkundte kokën. Po djersinte bollshëm dhe nuk dinte nëse të mbante anën e Charlene-ës apo të Drew-së. Ishte një rrëmujë, dhe ndjente që përgjegjësia ishte e tij.
<Profesor Drew, ju lutem. Më lini t’i flas unë.>
Drew e injoroi.
<Ç’bëni ju këtu?> e morri në pyetje Charlene-ën me ashpërsi.
<Unë...> filloi vajza, po menjëherë u hap dhe u skuq. E dinte që nuk ishte sjellë tamam korrektësisht.
<Unë doja vetëm të shikoja ç’farë po sajonte i dashuri im.> filloi me sinqeritet, dhe edhe me një fije trishtimi. <Ka disa ditë që e shikoj me mendjen diku tjetër, është i entuziazmuar, por edhe i menduar, dhe vura re që më fsheh diçka, dhe më tregon gënjeshtra!> përfundoi duke e parë drejt në sy.
Marron i ngriti të tijtë në qiell dhe hapi krahët, i mundur.
<Ç’farë mund të të thoja?> provoi t’i shpjegonte. <Po bëjmë eksperimente dhe...>
<Ç’farë keni parë, zonjushë?> e ndërpreu thatë Drew, duke iu kthyer Charlene-ës.
<Unë...> filloi hezituese, <unë... kam parë. Kam parë atë që ishte për t’u parë.>
Të gjithë në laborator kishin bërë një rreth përreth saj dhe e shikonin me armiqësi, përveç Marronit që rrinte i veçuar, zemërthyer.
<Mirë.> konstatoi Drew, <tashmë dëmi u bë. Ju nga ky moment bëni pjesë në këtë grup kërkimi. Ju jeni një studente, mendoj. Studente e...?>
<Psikologjisë.> u përgjigj Charlene kujdesshëm.
<Mirë, zonjushë Charlene, studente e psikologjisë.> Drew pa derën pas kurrizit të tij, për t’u siguruar që ishte e mbyllur mirë. <Sot ju, këtu, keni asistuar në eksperimentimin e një sistemi për të transferuar lëndë nga një vend në tjetrin, në mënyrë të menjëhershme dhe absolutisht revolucionare. Duke parë përgatitjen tuaj thjesht njerëzore mendoj se nuk ju interesojnë implikimet shkencore të çështjes, por do ia lë Marron-it kënaqësinë t’ju a shpjegojë, nesë do ta quajë të nevojshme. Fenomeni u zbulua rastësisht nga i dashuri yt, duke përdorur në mënyrë krejt të pavullnetshme një makineri të ndërtuar nga unë. Personat që shikoni këtu,> dhe tregoi të pranishmit, <janë angazhuar nga unë për të zbuluar mekanizmin e funksionimit të makinerisë dhe të teorisë që ka për bazë. Dhe kjo është bërë. Sot kemi eksperimentuar me forma jete bimore dhe shtazore > pas asaj fjale, ‘shtazore’, Charlene pa nervoze drejt dollapit që fshihte brejtësin, <dhe kemi gjetur konfirmime të qëndrueshme të teorisë. Ju ndodheni në prani të më të ndriturve në qarkullim. Ju prezantoj profesorin Schultz, fizikant i Universitetit të Heidelberg.>
Charlene i shtrëngoi dorën profesorit, që ia ktheu me një shtrëngim të fortë dhe të sinqertë.
<Profesor Kamaranda, matematikan, nga Raipuri. Profesor Kobayashi, fizikant i energjive të larta, nga Osaka.> Në çdo shtrëngim dore Charlene ndjente që emocioni rritej brenda saj, si një lum i mbushur plot. I dukej sikur ishte pranë perëndive. <Profesoresha Novak, fizikante nga Universiteti i Oslos. Zonjusha Yamazaki, pre laureate e profesor Kobayashit.>
Maoko e pa Charlene-ën me shikim kritik, pastaj ia ktheu me një shtrëngim dore shumë të ngrohtë.
<Profesoreshë Bryce, biologe e Universitetit tonë.>vazhdoi Drew, <dhe unë, profesor Lester Drew, fizikant dhe relator i të fejuarit tuaj.>
<Jam e nderuar që po njihem me ju.> deklaroi e emocionuar Charlene. <Më falni, ju lutem, që hyra ashtu në laborator dhe që ju krijova këto probleme. Po përpiquni të më kuptoni, nuk e dija ç’farë po sajonte Joshua dhe... bëra një çmenduri. Më falni sërish.>
<Ajo që u bë u bë.> përfundoi Drew. <Por, tani, ju duhet të kuptoni që gjithçka që keni parë këtu dhe për gjithçka që do viheni në dijeni që tani e tutje do të jetë absolutisht sekrete. Absolutisht sekrete, kuptove? Retkori McKintock personalisht është në dijeni të këtij projekti dhe ka urdhëruar sekret maksimal. Ju nuk do duhet kurrrë, e përsëris kurrë, të flisni me dikë. Është e qartë?>
<Po. Është e qartë. E kuptova.> u përgjigj Charlene akoma pak e penduar, por edhe krenare që kishte hyrë në atë grup.
<E pastaj,> tha Drew duke i shkelur syrin, <një psikologe gjithmonë mund të na duhet!>
Charlene buzëqeshi, dhe në të njëjtin moment Bryce e kapi nga brryli dhe e çoi mbrapa, drejt vendit të fshehtë të brejtësit.
<Mirë, zonjush aspirante psikologe Charlene, e fejuar e nxënësit Marron, si rit të fillimit të kësaj vëllazërie sekrete të Universitetit të Manchesterit, ju duhet të më ndihmoni të rigjejmë kavien që ka ikur.> dhe i vuri në dorë një copë kartoni.
Charlene u zverdh.
<Oh, jo!Jo, nuk mundem!>
<Si thatë, ju lutem?> e pa në sy me pamje kërcënuese.
<Oh, epo,> Charlene e kuptoi që ky ishte çmimi që duhej të paguante për pafytyrësinë e saj, <në fakt, është vetëm një mi i vogël ... një mi i vogël.> dhe u rrënqeth.
<Është një brejtës, jo një mi!> e korrigjoi e thartuar Bryce, <dhe shumë familje e mbajnë si kafshë shtëpiake, prandaj nuk duhet të kesh asnjë drojtje. Palos kartonin në kënd të drejtë, po, kështu, dhe mbështete tek këto dy anët e lira të dollapit.> dhe i tregoi ku ta vendoste, pastaj u ul deri në tokë dhe vuri një krah përballë anës së fundit të lirë të dollapit mbështetur në mur, duke lënë vetëm një hapje të vogël. Futi dorën e lirë dhe kontrolloi në hapësirën rrethuese. Një gjueti e shkurtër, pastaj <Ah, e kapi!> Nxorri me ngadalë dorën dhe u ngrit në këmbë, duke i prezantuar botës gjitarin e parë të zhvendosur me makinerinë.
Brejtësi ishte shumë mirë, duke gjykuar nga paramendimi i sjelljes së tij.
Charlene bëri disa hapa prapa e tronditur nga kafsha, pavarësisht të gjithave.
Bryce e futi kavien në kutinë e mostrave, që tashmë ishte pajisur me vrima për të marrë frymë ekzemplarët e transportuar.
<Dhe tani, doni të më shpjegoni ç’farë ndodhi në shkëmbimin e fundit?> pyeti duke iu kthyer kolegëve përreth saj.
<Është e thjeshtë, profesoreshë.> u përgjigj Kobayashi. <Nga emocionet e eksperimenteve të kryera me sukses, nuk na ra ndërmend që kafazi i vogël ishte më i madh se vëllimi i hapësirës që makineria ishte e predispozuar të transferonte. Kafazi është një kub me rreth tetë centimetra brinjë, ndërsa ne e kishim kalibruar vetëm për katër centimetra brinjë. Rezultati është që vetëm kavia në brendësi të vëllimit të kalibrimit është transferuar, së bashku me një copë dysheme të kafazit. Pjesa tjetër e mbështjelljes mbeti në pllakën A.>
<Doni të thoni që ...> insinuoi e tensionuar Bryce <... që nëse kriteri nuk do të qe gjetur plotësisht brenda vëllimit të puntuar nga transferimi, do kishim zhvendosur vetëm gjysmën e kafshës? Një pjesë do kishte mbetur në kafaz?>
<Po, është kështu.> konfirmoi Kobayashi, aspak i shqetësuar nga ideja.
Bryce psherëtiu.
<Atëherë, paska shkuar mirë.> pohoi duke përsëritur, mendueshëm. <Sidoqoftë, është një rrezik që nevojitej ta ndërmerrnim në çdo rast. Por, kuptoni, që në nivel etik eksperimenti mbi kafshët duhet bërë vetëm dhe vetëm nëse nuk ka zgjedhje të tjera. Me rezultatet entuziazmuese të kryera më parë, nuk kisha as minimunin e ndjesisë që diçka do kishte shkuar keq. Për këtë e vendosa kafazin mbi pllakë shumë e shpenguar. Ky brejtës është tamam me fat! Me shpejtësinë me të cilën lëviz, mund të kishte qenë kudo në momentin e shkëmbimit. Jam i lumtur që shkoi çdo gjë mirë.> përfundoi duke piketuar një gisht mbi kutinë në të cilën kafshëza bënte një lëvizje të madhe duke bredhur aty këtu.
Marron, ndërkaq, i ishte afruar Charlene-ës. E tërhoqi veçmas dhe e pyeti me zë të ulët.
<Po më thuaj një gjë. Si ia bërë për të hyrë në laborator pa të parë asnjë?>
<Në drekë nuk të kisha parë.> iu përgjigj ajo. <Isha e shqetësuar. Në mbasdite, ndërsa po shkoja në bibliotekë, të pashë që po dilje nga menca së bashku me grupin e njerëzve që janë këtu prezent. Ju kam ndjekur nga larg dhe ju kam parë që hytë këtu. Erdha përqark godinës dhe gjeta dritaren e banjos të hapur. Kam hyrë që andej dhe pa më parë asnjë u fsheha mbrapa atij dollapi. Kam parë eksperimentet. Të tjerat ti i di.>
<Nga banjua ke hyrë.> i buzëqeshi i dashuruar Marron. E përkëdheli me shikim. <Si në një film policor të serisë B.> dhe qeshi nën hundë i zbavitur.
<Pikërisht kështu, dinak!> e qortoi me djallëzi Charlene, duke i dhënë një shkelm tek njëra këmbë.
<Zonja dhe zotërinj, për sot mjafton!> njoftoi me zë të lartë Drew. <Do të thoja që më mirë se kaq nuk mund të kishte shkuar. Faleminderit të gjithëve. Shihemi nesër!>
Grupi u shpërbë dhe secili iu drejtua banesës së tij.
Një ditë tjetër historike arriti në fundin e saj.
Kapitulli XV
Midori pa jashtë nga dritarja dhe fiksoi një pikë të largët, për të e padukshme.
Atje, ishte kopshti i qershive, në atë park ku kishte takuar të dashurin e saj Noboru.
Ishte perëndim, dhe vajza po i shkruante të dashurit.
“Sot jam vërtet e lodhur.
Mësimi i Historisë së Japonisë së Mesme Lindore është vërtet i padurueshëm. Ç’më intereson nga ajo epokë?Tani është koha që unë po jetoj. Tani nuk mund të të takoj, dhe zemra më dhemb, aq shumë më mungon.
Për dy javë kam provimin e Historisë dhe nuk arrij të ngulis në kokë nocionet. Do shkojë keq, e ndjej. Dhe prindërit e mi do pyesin përse, pas një karriere të mirë universitare, rendimenti im të bjerë kaq dukshëm.
Jo, nuk është e drejtë, as për ata, që sidoqoftë më duan shumë dhe shpresojnë që unë të ndërtoj një pozitë të mirë sociale, as për mua, pasi nëse nuk mbaroj studimet do mund të kryej vetëm punë poshtëruese, të pasigurta dhe të paguara keq. Përse gruaja në Japoni duhet të jetë kaq e getoizuar? Është një shoqëri lëvizëse, e dominuar nga ata meshkuj autoritarë që vendosin gjithçka dhe lënë gruan të shikojë atë tavan transparent përtej të cilit ata qeverisin jetët tona.
Po unë nuk dua të qëndroj në hije.
Do studioj, po, do studioj si asnjëherë, edhe Histori, po, kështu do të arrij tek diplomimi dhe do të bëhem mësuese, do të fitoj mirë dhe do të martohemi, ti do të zbresësh nga ajo varkë dhe nuk do jesh më i varfër. E do të studiosh letërsi, si mua, dhe do të bëhesh poet: ke talent, Noboru, dhe duhet ta plotësosh me studime.”
Midori ngriti penën nga fleta dhe vendosi duart mbi sytë, për të tharrë lotët që i vijëzonin fytyrën duke i rrjedhur vrullshëm. Vuante jashtëzakonisht. Por ishte edhe e fortë dhe racionale. Dinte të luftonte.
Maoko morri shaminë dhe fshiu sytë. Fatkeqësia e Midorit e kishte mallëngjyer. Ajo dashuri torturonjëse derdhej nga faqet e romanit dhe e prekte në zemër, duke e bërë për të qarë gjithmonë.
Me një psherëtimë, por pikërisht në atë moment dëgjoi të trokisnin në derë.
Një trokitje e butë, pothuajse e ndrojtur, do kishte thënë.
Në mëdyshje pa orën në dritën e abat-jour-it: ishte dhjetë e darkës; kush mund të ishte, në atë orë?
U ngrit nga shtrati, uli librin dhe iu drejtua derës. Nuk kishte sy magjik, ndaj u afrua me kujdes.
<Po?> pyeti pa e hapur.
<Novak.> qe përgjigjja e thjeshtë.
Maoko ngriti sytë nga qielli, duke psherëtirë, ndezi dritën kryesore, hapi derën dhe la të hynte norvegjezen; mbylli pastaj derën me çelës, duke parashikuar vijimin.
Kishte të drejtë.
Jasmine Novak kishte veshur një pallto kafe të hapur me detaje skoceze, të shtrenjtë. Këpucë kafe me takë të ulët dhe flokët të kapura bisht. Nuk kishte çantë.
Ishte ndalur sapo hyri brenda. Priti që Maoko t’i vinte përpara, pastaj me një gjest të matur shkopsiti pallton duke filluar nga lart, një kopsë pas tjetrës, me ritëm të rregullt. Kur arriti në fund, me duar kapi dy fletët në lartësinë e gjoksit dhe dalngadalë i hapi, në mënyrë perfektshërisht simetrike.
Poshtë ishte plotësisht lakuriq.
Maoko e dinte që skandinavet ishin të hapura, por nuk e priste një sjellje të tillë.
Novak ndau dy fletët e palltos derisa veshja filloi t’i binte poshtë nga shpatullat. E la t’i rrëshqiste butësisht mbi krahë, prapa vetes, dhe kur ishte duke i rënë përtokë e mbajti me duar, e palosi përgjysëm dhe e vendosi me rregull mbi mbështetësen e një divani të vogël aty afër.
Fiksoi pastaj sytë e saj tek ata të japonezes dhe shtriu krahët përpara vetes, duke kryqëzuar kyçet me njëra-tjetrën.
Maoko ia ktheu shikimin, thatë, pastaj vëzhgoi ato kyçe: mbetej vetëm një skuqje e lehtë atje ku ishin shtrënguar nga litarët mbrëmjen e kaluar. Kjo ishte për të një kënaqësi e madhe, pasi konfirmonte mjeshtërinë e saj në Shibari, artin japonez të litarit. I kushtohej paralelisht me studimin universitar, duke patur parasysh përmbajtjen e madhe estetike që ai art antik paraqiste, dhe donte të bëhej Nawashi, mjeshtër.
Do kishte mundur të realizonte një skulpturë të rafinuar, duke përdorur litarët mbi trupin statujë të Novak, por nuk besonte që ajo të njihte Shibarin dhe aq më pak të kishte ardhur të ofrohej si modele për një formë arti të tillë.
Jo, norvegjezja donte diçka tjetër, dhe po e kërkonte me sytë e ndezur, dhe me trupin lakuriq që i ofrohej pa rezerva shikimit të Maokos.
E kishte lëkurën të bardhë, siç i përshtatej prejardhjes së saj, dhe flokët biondë arrinin mbi shpatulla me një prerje të thjeshtë por të saktë carré.
Fytyra e patrukuar ishte delikate, ndriçuar nga sy të kaltër të hapur të vendosur me korrektësi dhe dekoruar nga vetulla bionde sipër, dhe nga quka pastel poshtë.
Hunda ishte e vogël dhe pak lart, goja e hollë me buzë rozë e hapur pa buzëkuq.
Mjekër e rregullt, me një birë të vogël që bashkë me formën e buzëve jepte një nuancë mospërfilljeje.
Mollëzat mezi dukeshin, dhe faqet ishin të shtrira dhe të lëmuara. Veshët ishin të vegjël dhe të formuara mirë. Qafa e gjatë dhe e hollë ishte në harmoni perfekte me fytyrën.
Shpatullat kishin gjerësi të përpjestuar me trupin e gruas, e gjatë rreth një metër e shtatëdhjetë, dhe muskulatura e mirë tregonte aktivitet sportiv të rregullt. Klavikulat shfaqeshin prepotente, duke shtrirë lëkurën dhe duke konfirmuar sa i tonifikuar ishte ai trup.
Ashti dhe brinjët vizatonin edhe ato imazhin e tyre të një skeleti të përsosur, me një kafaz kraharori të vogël dhe jashtëzakonisht femëror që çonte në një bel të ngushtë dhe sensual.
Gjokset ishin të përmasave të vogla, të mbajtura mirë nga muskulatura e asaj gruaje që tregonte tridhjetë e tre, tridhjetë e katër vjeç.
Bark i sheshtë me abdominale të dukshme, fryt i stërvitjeve me vrap ose biçikletë.
Këmbët ishin një mrekulli. Gjatësia e femorit dhe ajo e tibisë ishin në proporcione ideale, dhe i bënin të shfaqeshin të mrekullueshme muskulaturat e kofshës dhe të pulpës. Kavilje të holla plotësonin atë kuadër të zilishëm.
Maoko vështroi krahët e gjatë dhe të dobët, të tonifikuara si gjithë trupi, dhe duart, me gishtërinj të hollë dhe të këndshëm. Me një dorë e kapi tek kryqëzimi i kyçeve të buta dhe e çoi me ngadalë deri tek krevati tek.
<Hiqi këpucët.> e urdhëroi me zë të qetë por të vendosur.
Novak u bind, pastaj Maoko u vendos pas saj dhe e shtyu të ngjitej në gjunjë mbi krevat, duke e shtyrë deri në qendër dhe të kthyer nga gjatësia e krevatit. I morri duart dhe ia vuri pas kurrizit, pastaj i kryqëzoi kyçet dhe i mbajti me një dorë.
<Hapi gjunjët.> urdhëroi sërish.
Ajo u bind.
<Akoma.> shtoi.
Novak hapi edhe pak gjunjët mbi krevat, duke mbajtur kofshët drejt për të mbështetur trupin.
<Mirë.> Gjunjtë ishin rreth gjysmë metri largësi njëri nga tjetri.
<Bustin ngritur. Kokën lart. Shiko përpara.>
Norvegjezja u drejtua, e ndihmuar edhe nga tërheqja e ushtruar nga krahët e tendosur nga mbrapa dhe të mbajtura nga Maoko nga kyçet e kryqëzuara.
Ngriti me krenari kokën dhe pa përpara vetes me shikimin fiks.
<Mos lëviz.> urdhëroi në fund japonezja.
I la ngadalë kyçet dhe u largua nga krevati.
Ajo nuk lëvizi as një milimetër.
Maoko shkoi tek dollapi, që ndodhej pas Novak dhe jashtë fushë pamjes së saj, dhe morri një foulard të verdhë mëndafshi, u kthye tek krevati dhe mbështolli foulard-in dy herë rreth kyçeve të kryqëzuara të norvegjezes. Bëri një nyjë të parë të thjeshtë, e shtrëngoi butë dhe mbylli lidhjen me një nyje të dytë.
Novak merrte frymë rregullisht, në pritje, duke mbajtur me kujdes pozicionin që i ishte vendosur.
Maoko kishte veshur pizhama me xhaketë dhe pantallona të gjata, me copë të bardhë stampuar me personazhe Kawaii24. Hoqi pizhamat dhe mbeti në të brendshme me ngjyrë të bardhë.
U kthye tek dollapi dhe nga çanta e laboratorit morri një palë doreza llastiku. I veshi duke i shkundur me zhurmë pasi i rregulloi.
Hipi edhe vetë mbi krevat, në gunjë pas Novak, me lëvizje të qeta për mos ta tronditur.
Mbështeti secilën nga kaviljet e saj mbi ato homologe të norvegjezes, për ta mbajtur akoma më mirë në pozicion, pastaj i mbështeti me ngadalë duart në bel. Novak kërceu dhe nxorri një gulçim që mezi dëgjohej, por u përmbajt shpejt dhe u kthye në palëvizshmërinë që duhej të mbante.
Me lëvizje simetrike, Maoko rrëshqiti duart nga beli afër tek vithet, duke i përkëdhelur. Ishin të forta dhe të mbajtura mirë. Vazhdoi pastaj me ngadalë më sipër, duke u ngjitur përgjatë kurrizit dhe duke mbajtur gishtërinjtë të shtypur në zgavrën e shtyllës kurrizore. Ndërsa përparonte ndiqte me gishtrinj konturet e çdo vertebre, dhe njëkohësisht shtypte me gishtrinjtë e tjerë çdo brinjë. Mbante një presion konstant që stimulonte fundet e ndjeshme nervore të këtyre pjesëve, dhe Novak u rrënqeth. Një djersë e ftohtë i mbuloi ballin dhe kurrizin, por shtrëngoi dhëmbët për të mos lëvizur. Maoko buzëqeshi me vete, duke vlerësuar reagimin e norvegjezes dhe vetëkontrollin që tregonte.
Duart arritën në bazën e qafës. Me gishtrinjtë masazhoi intensivisht dhe disa herë vertebrat çervikale, pastaj kaloi mbi shpatullat dhe, duke mbajtur gjithmonë presion mbi lëkurën, i çoi duart përpara, në lartësinë e pjesës së përparmë të kafazit të kraharorit. I rrëshqiti letshëm për nga lart, duke i marrë progresivisht gjinjtë në pëllëmbën e saj. Kur gishtat tregues takuan pengesën e thithave Maoko vijoi pa kujdes duke mbajtur të njëjtin presion, duke i detyruar ato të tërhiqeshin në masë. Zgjeroi pastaj menjëherë hapësirën midis gishtit tregues dhe atij të mesit, për t’i lënë të dilnin. Sapo dolën pak përjashta, të ngritur dhe të fortë, ndaloi përparimin e duarve. Qëndroi kështu disa sekonda, duke mbajtur gjinjtë me kënaqësi. Novak ishte e mbuluar nga djersë dhe merrte frymë në mënyrë të padukshme, në një tension ekstrem.
Japonezja në atë çast mbylli lehtësisht gishtin tregues dhe të mesit, njëri kundër tjetrit, duke i shtypur thithat në mes. Norvegjezja shqeu sytë dhe gojën, dhe nuk arriti të mbante një <Oooh!> të mbytur.
<Urtë!> e urdhëroi Maoko me një frymë.
Novak ngriu në atë gjendje, me sy të shqyer dhe gojë të hapur, dhe vazhdoi të djersijë.
Japonezja hapi lehtësisht gishtin tregues dhe të mesit duke i lënë thithat, të cilat tani dukeshin të shtypur në bazë, afër areolës ku gishtërinjtë ishin mbështetur. U kthyen në mënyrë elastike në diametrin origjinal në pak sekonda.
Maoko priti disa sekonda akoma, pastaj shtypi sërish duke përsëritur proçesin. Këtë herë shtypi më fort, duke zeruar pothuajse hapësirën midis gishtave. Novak mbylli gojën dhe shtrëngoi dhëmbët, duke mbajtur frymën, por arriti të mos nxirrte asnjë zë. Maoko i lëshoi thithat dhe atyre iu desh më shumë kohë të ktheheshin natyralë. Priti akoma edhe pak dhe shtrëngoi përsëri gishtërinjtë, duke i mbyllur me shumë forcë njëri kundër tjetrit. I mbajti shtrënguar për disa sekonda, gjatë të cilave Novak qëndroi e ngurtë me sytë e fryrë dhe buzët të tërhequra që po zbardheshin nga tensioni.
Në fund Maoko i hapi gishtërinjtë gradualisht, një milimetër çdo herë, dhe këtë radhë thithat qëndruan të shtypur për shumë sekonda. Pak nga pak pastaj u rregulluan, ndërsa norvegjezja djersinte papushim çdo herë që nervat delikate e sinjalizonin për riaktivizimin progresiv dhe torturues të qarkullimit.
Maoko i la gjokset duke i rrëshqitur duart mbi kafazin e kraharorit dhe drejt ijeve, duke i kaluar mbi belin e hollë dhe duke ndaluar mbi vithe nga ku ishte nisur.
E la të pushonte pak.
Frymëmarrja e Novak u kthye e rregullt dhe djersa filloi të thahet.
Ngrohtësia e dhomës, në atë mbrëmje marsi, ishte e rehatshme mbi atë trup lakuriq.
Drita e abat-jour-it mbi komodinë ishte ngjyrë e bardhë e ftohtë, përshtatur për lexim falë kontrastit të lartë që prodhonte mbi faqet e printuara, ndërsa llampadari në qendër të dhomës nxirrtë një dritë të verdhë kashte të butë. Trupi i zbehtë i Novak ngjyrosej uniformisht nga ajo e verdhë, duke marrë një tonalitet të ngrohtë dhe të këndshëm, ndërsa e bardha e abat-jour-it projektuar në tre të katërtat nxirrte hije nga bordet e shpatullave dhe vija e mesit. E palëvizur siç ishte, norvegjezja dukej një skulpturë e ekspozuar në një muze dhe ndriçuar nga ndriçues vendosur posaçërsht. Ishte shumë e bukur.
‘Të shohim tani.’ tha Maoko me një buzëqeshje dinake.
Dalngadalë rrëshqiti duart drejt barkut, duke i mbajtur gishtërinjtë të mbyllur midis tyre. Nuk po shtypte, dhe duke ndenjur fare pak e mbështetur mund të ndjente poshtë tyre shtresat muskulare që po tendoseshin. E paepur vazhdoi drejt ijeve, dhe Novak sapo kishte filluar të djersinte dhe të merrte frymë me zor, edhe pse po mbahej e ngurtë në pozicion. Futi të mesmin, të unazës dhe të voglin të çdo dore në kanalin inguinal respektiv, kryqëzoi gishtat pak sipër vulvës dhe i mbajti treguesit të ngritur. Qëndroi kështu për të paktën gjysmë minuti, gjatë të cilit norvegjezja guxoi të nxirrte vetëm disa psherëtima; zemra e saj pulsonte me shpejtësi dhe me forcë, aq sa Maoko mund ta ndjente të tingëllonte me forcë në kafazin e kraharorit. Uli pastaj treguesit drejt vulvës dhe me delikatesë i përdori për të hapur buzët e mëdha. Nëpërmjet llastikut të butë perceptonte nxehtësinë e lëkurës të lagur nga eksitimi. Ndau buzët me vendosmëri derisa hyrja e vaginës qe plotësisht e hapur. Novak ishte e tendosur në maksimum, me zemrën që i rrihte si e çmendur, e pakontrolluar. Ndihej gjithandej e ekspozuar, e pambrojtur, dhe e tronditur perceptonte ajrin që hynte në vaginë dhe qarkullonte në brendësi të saj, më e ftohtë në kavitet, duke amplifikuar ndjenjën e dobësisë që provonte. Nuk e dinte se ç’farë do të kishte ndodhur, por gjithsesi nuk po guxonte të lëvizte asnjë muskul.
Maoko e mbajti kështu për një minutë të mirë, të lidhur dhe të palëvizshme, plotësisht të djersitur dhe me fytyrën të ngurosur në një maskë, me esencën e saj më intime nxjerrë zbuluar dhe lënë në mëshirë të botës.
Papritur Maoko zgjeroi më tepër treguesit, duke i lënë të rrëshqasin mbi lëkurën e brendshme të buzëve të mëdha deri sa i la përsëri: lëshuan një tingull të thatë dhe të lagësht, të ngjajshëm me një dorë të përplasur mbi një sipërfaqe të lagur. Hoqi duart nga ijet e Novak dhe zhveshi dorezat duke i kthyer mbrapsht. Zbriti nga krevati duke u tërhequr mbi gjunjë dhe shkoi direkt t’i hidhte.
Norvegjezja nuk lëvizi.
Maoko u kthye pranë krevatit dhe i zgjidhi kyçet, duke vendosur pastaj foulard-in mbi komodinë. Nuk kishte shenja të thella, pasi kishin qenë të lidhur për një kohë të shkurtër dhe jo të shtrënguar. Ndërsa Novak kishte ndenjur perfektshmërisht e palëvizur gjatë gjithë kohës dhe nuk kishte ushtruar forcë mbi lidhjen, gjë që kishte ruajtur lëkurën.
<Bashkohu.> urdhëroi Maoko duke i mbështetur një gisht mbi çdo anësi për ta drejtuar.
Norvegjezja zbriti nga pozicioni i drejtë që mbante dhe mbështeti kofshët mbi pulpa. Krahët ishin të lëshuara anash ijeve.
Maoko hoqi jastëkun nga krevati dhe e vuri mbi divan.
<Shtrihu.> shtoi. E kapi nga shpatullat dhe e ndihmoi të shtrihej me barkun lart.
Duke e kapur nga kyçet i zhvendosi krahët sipër kokës, të lëshuara mbi krevat dhe të palosura në mënyrë që duart të gjendeshin rreth njëzet centimetra larg njëra tjetrës, me pëllëmbët e kthyera nga lart.
I vendosi foulard-in midis duarve.
<Mbaje të tendosur. Shiko tavanin.> i tha.
Ajo u bind dhe tendosi foulard-in midis duarve të mbështetura mbi krevat, pastaj fiksoi sytë mbi tavanin e lyer në të bardhë.
<Hapi.> i tha me një zë neutral duke i mbështetur duart në brendësi të kofshëve. Ia hapi derisa gjunjët nuk ishin hapur rreth gjashtëdhjetë centimetra njëri nga tjetri, ndërsa këmbët ishin kthyer drejt qendrës së krevatit.
Japonezja u kthye tek dollapi dhe veshi një palë doreza të tjera, pastaj shkoi në kuzhinë dhe nga një sirtar morri një palë shkopinj ushqimi 25.
Novak kuriozoi me bisht të syrit lëvizjet e Maokos, por kur ajo u rrotullua për t’u kthyer pranë saj e çoi menjëherë shikimin drejt tavanit.
Japonezja iu bashkua mbi krevat në të djathtë të Novak dhe e vështroi me shikim kritik, duke filluar nga këmbët dhe duke ndjekur fleksibilitetin e këmbëve, duke kaluar në bark, mbi kraharor, mbi fytyrë deri në duart që mbanin zellshëm foulard-in. Djersa ishte tharë pothuajse plotësisht. Verifikoi edhe një herë që po shikonte tavanin dhe u përkul mbi vulvë.
Me gishtin e madh dhe atë tregues të dorës së majtë hapi buzët, në lartësinë e klitorisit. Organi i vogël nxorri kokën jashtë nga lafsha klitoride. Ishte i vogël por i dallueshëm qartë, rozë e hapur dhe i fryrë nga eksitimi. Maoko sistemoi shkopinjtë në dorën e djathtë dhe trokiti majat me njëra tjetrën disa herë, me një trokitje të thatë të drurit nga i cili ishin përbërë, pastaj ia afroi vulvës dhe me saktësi të madhe e kapi klitorisin me majat sikur të ishte një karkalec.
E shtrëngoi pak, aq pak sa mjaftonte për ta mbajtur mirë të kapur, dhe mobilizoi dorën. Klitorisi ishte i burgosur midis shkopinjve, i shtypur lehtësisht nga majat që e mbanin nga anët. Pa fytyrën e Novak. Ajo vazhdonte të shikonte me vendosmëri tavanin, por kishte shqyer sytë dhe balli i ishte mbushur me djersë. Goja ishte gjysmë e hapur dhe dukej sikur nxirrte një ‘Oooh’ të heshtur.
E kënaqur nga vetëkontrolli që norvegjezja tregonte, Maoko lëvizi me kujdes ekstrem majat e shkopinjve duke bërë një rreth në drejtim të kundërt të orës, duke deformuar klitorisin. Lëvizja ishte me pak milimetra, por gjashtëmijë funde nervash që arrinin tek organi i vogël transmetonin valë tronditëse kënaqësie në trurin e norvegjezes.
Novak nxorri një psherëtimë dhe kontraktoi dukshëm muskujt e barkut.
<Kontrollohu!> fshikulloi Maoko.
Ajo u zbeh, pastaj me ngadalë çliroi barkun dhe mbajti me forcë foulard-in midis duarve, duke e kthyer atë në valvolën e shfryrjes së tensionit ekstrem ndaj të cilit ishte ekspozuar.
Japonezja vazhdoi lëvizjen rrotulluese duke bërë tre xhiro në një drejtim, pastaj tre xhiro në tjetrin, në mënyrë të alteruar, për të bilancuar stresin mbi klitoris. Gjatë proçesit Novak u mbush përsëri me djersë në të gjithë trupin. Tërhiqte fortë foulard-in për të kontrolluar më mirë dhe bicepsat shfaqeshin dukshëm, të kontraktuara dhe të modeluara mirë.
Tre xhiro nga një anë, tre xhiro nga ana tjetër, vazhdimisht, pa ndalesë. Klitorisi tani ishte i kuq i errët dhe i ngritur.
Pas disa minutave Maoko pa që fytyra e norvegjezes ishte duke u bërë e zbehtë dhe frymëmarrja po përshpejtohej. Muskujt e barkut po kontraktoheshin në formë të pavullnetshme dhe nga gryka e Novak ngjitej një lloj zhurme që rritej në volum. Po arrinte në orgazëm, atëhere Maoko hapi menjëherë shkopinjtë duke lënë papritur të lirë klitorisin. La të lira edhe buzët, që u mbyllën.
<Aaaaah!> u ankua Novak me një zë hundor të moduluar, ndërsa eksitimi u ndërpre papritur. Ishte e zhgënjyer, e paduruar të përfundonte arritjen deri në maksimum, por kjo i ishte ndërprerë në mënyrë të papritur.
Ngriti kokën dhe pa me inat Maokon, por ajo e vuri menjëherë në vendin e saj.
<Urtë! Poshtë!> i bërtiti duke i mbështetur dorën e majtë mbi ballë dhe duke e shtyrë poshtë.
Novak u kthye sërish në pozicion, e inatosur. Shfryu si protestë, por pastaj u relaksua dhe filloi të shikonte tavanin dhe të mbante foulard-in.
Fytyra po i kthehej në ngjyrë normale dhe djersa po thahej me shpejtësi.
Maoko priti edhe pak. Kur e gjykoi që ishte mjaftueshëm e qetë i mbështeti dorën e majtë mbi bark dhe filloi ta përkëdhelë, lehtësisht dhe në mënyrë rrethore, duke vlerësuar lëkurën e lëmuar dhe muskujt e tonifikuar të skalitur. Novak mbylli sytë, e qetë. Merrte frymë rregullisht, qetësisht, duke marrë ajër nga hunda dhe duke nxjerrë nga goja gjysmë e mbyllur. Në gjendje gjysmë gjumi, liroi edhe kapjen e foulard-it.
Në atë pikë, Maoko futi me delikatesë gishtin e mesëm të dorës së djathtë në vaginë, duke e mbajtur pëllëmbën nga lart. Norvegjezja u duk sikur nuk reagoi. Shtoi treguesin, dhe u shty pak më lart. Novak atëhere hapi sytë; e kishte shikimin të zbrazët, dukej e largët. Maoko shtyu akoma edhe pak, dhe duke bërë kështu hynë edhe gishti i unazës dhe i vogli; dora e saj e vogël filloi të penetrojë në vaginë. Novak hapi progresivisht sytë sa herë që Maoko hynte brenda saj. Për çudi nuk filloi të djersijë, por ama filloi të zbardhet, e zhytur plotësisht në ndjenjat e papërshkrueshme që po përjetonte.
Dora e Maokos vazhdonte të ngjitej në kanalin vaginal të vetëlubrifikuar nga eksitimi, dhe edhe gishti i madh hyri në kalim. Hyrja e vaginës ishte zgjeruar dhe shtrënguar rreth diametrit maksimal të dorës, baraz me rreth tetë centimetra. Duke shtyrë akoma Maoko futi dorën plotësisht, dhe hyrja u mbyll e lagësht rreth pulsit.
Tani Novak dukej si e mpirë; i kishte hapur qepallat e syve përgjysmë dhe nuk shfaqte reagime të dukshme. Dukej plotësisht e braktisur në atë marrje në zotërim të pjesës më intime të trupit të saj, dhe dukej se shprehte pranim të plotë.
Me koordinim të madh Maoko kishte vazhduar ti përkëdhelte barkun, për ta mbajtur të qetë. Tani ndaloi dorën e majtë në qendër të barkut dhe shtypi lehtësisht, pastaj brenda norvegjezes lëvizi treguesin dhe të mesmin, duke fërkuar majat e gishtave ndaj mureve të përparmë të vaginës. I lëvizte me ngadalë përgjatë një rrethi, në kërkim, me nyjet të drejtuar nga muri i pasëm për shkak të hapësirës së ngushtë. Vazhdoi të kërkonte me kujdes derisa gjeti atë që po kërkonte. Një zonë e ashpër, jo më e madhe se një monedhë, në qendër të aksit të simetrisë së vaginës. Novak kishte pikën G 26, dhe Maoko e kishte gjetur.
Norvegjezja reagoi menjëherë.
<Aah!> psherëtiu me zë të lartë, duke tërhequr foulard-in dhe duke tendosur muskujt e barkut.
Maoko nuk e qortoi.
Filloi të kalojë gishtërinjtë mbi pikën G, lart e poshtë, me shtypje të moderuar dhe me ritmin e një kalimi në të dytin. Shtypte ndërkaq me dorën tjetër mbi muskujt e barkut, për ta mbajtur në vend. Novak filloi të ngrejë kokën nga krevati, me trupin të kontraktuar dhe gojën në formë O, duke nxjerrë një <Ooh...> të vazhdueshëm dhe të ngjirur. Lëshoi foulard-in dhe solli krahët përpara, duke u kapur me duar në anët e dyshekut dhe duke e shtrënguar me forcë. Në çdo kalim të gishtërinjve brenda saj norvegjezja ngjitej dhe zbriste me kokë dhe një pjesë të trupit.
Maoko vazhdonte kokëfortë me stimulimin dhe linte që Novak të lëvizte lirshëm. Ishte ajo që donte: e kishte mbajtur deri në atë moment pikërisht që të shpërthente në orgazmën më supreme që një grua mund të provojë.
Tashmë fytyra e norvegjezes ishte një maskë e prishur, e skuqur dhe që kullonte djersë. E kuqe ishte edhe qafa mbi të cilën arteriet ishin shfaqur të fryra dhe pulsuese; bashkë me tendinat të tërhequra në limit pikturonin një strukturë manifest nga një tavolinë anatomie sa herë që ajo ngrinte trupin. Trupi shkëlqente nga djersët dhe poshtë ijeve çarçafi ishte lagur me lëng vaginal.
Maoko harkoi lehtësisht gishtërinjtë dhe, në vend që të përdorte majat e tyre siç kishte bërë deri në atë moment, filloi të kalonte thonjtë mbi pikën G. Ishin thonjtë e një shkencëtareje që ishte mësuar edhe me punë të vogla dore, pra me gjatësi mesatare dhe jo të mprehta. I kaloi me vendosmëri mbi mishin e ndjeshëm në brendësi të Novak, përsëri dhe përsëri, ndërsa ajo shtrëngonte me spazma dyshekun e rënkonte duke gulçuar. Akoma edhe pak sekonda, pastaj norvegjezja hodhi kokën papritur mbrapa dhe bërtiti egërsisht me sa forcë kishte.
Maoko qe e shpejtë t’i vinte menjëherë dorën e majtë mbi gojë për mos të lënë të dilte zbuluar atë britmë të tmerrshme.
Muskujt e barkut të Novak kontraktoheshin dhe relaksoheshin me ritëm frenetik, duke shkarkuar energjinë shkatërruese të asaj orgazme që ajo nuk kishte provuar kurrë në jetën e saj. Britma vazhdonte, e mbytur nga dora e japonezes.
Maoko priti.
Pas shumë sekondash kontraksionet e trupit të Novak filluan të pakësohen. Britma u tkurr derisa pushoi, dhe dalngadalë norvegjezja u kthye të mbështeste kokën në krevat. Lëshoi dyshekun dhe braktisi krahët përgjatë trupit. Maoko i hoqi dorën nga goja dhe rifilloi ti përkëdhelte barkun. Me delikatesë filloi të nxjerrë dorën e djathtë nga vagina. Rrëshqiste lehtësisht në kanalin e mbytyr nga lëngu vaginal dhe muskulatura ishte e tensionuar nga zgjerimi ndaj të cilit ishte nënshtruar. Në pak sekonda dora qe jashtë dhe Maoko konstatoi që doreza kishte mbetur e padëmtuar edhe pse ajo kishte përdorur thonjtë me forcë. Për këtë ishte e lumtur, pasi për të gjithë japonezët higjena është një praktikë thelbësore e ndjekur me një kujdes obsesiv.
Vështroi Novak. Prehej e ngurtë mbi krevat, me sytë të përhumbur kthyer nga tavani. Frymëmarrja po kthehej e rregullt. Fytyra pak nga pak po merrte ngjyrën natyrale dhe djersa po thahej shpejt. Pas një minute flinte e qetë, me gojën gjysmë të hapur dhe kokën të kthyer lehtazi nga e djathta.
Maoko zbriti nga krevati, duke lëvizur me kujdes për të mos e zgjuar; shkoi të hidhte edhe këto palë doreza të dyta, fiku dritën kryesore dhe veshi përsëri pizhamat. Me delikatesë ekstreme tërhoqi lart mbulesën nga fundi i krevatit dhe mbuloi norvegjezen që të mos ftohej, pastaj shkoi tek dollapi dhe nga një raft morri një plaid. Fiku edhe abat-jour-in dhe verbazi shkoi deri tek divani. U shtri duke u kthyer në njërin krah dhe u mbulua me plaid-in.
Pa në errësirë për disa minuta, e menduar, dhe në fund e zuri gjumi.
Kapitulli XVI
Drew kishte lënë laboratorin bashkë me të tjerët dhe ishte drejtuar për në shtëpi. Tashmë ishte pothuajse errësirë dhe kishte dëshirë të pushonte, të mbyllte atë ditë të tmerrshme. Kishin ndodhur, gjëra! Qetësia dhe ekzistenca e dhembshur e mësuesit të fizikës ishte tronditur papritur nga ai zbulim i pabesueshëm. Ditët e fundit kishin përjetuar ngjarje ogurzeza, me një rritëm të shpejtë, në një rritje lavdie dhe emocioni, më shumë nga sa kishte provuar gjatë gjithë jetës së tij.
Duke ecur në korridor, rastësisht vështrimi i tij ra mbi ndërtesën ku qëndronte zyra e rektorit.
‘Duhet t’ia them.’ mendoi.
Ishte i lodhur, por sidoqoftë u drejtua në atë drejtim.
Drita filtrohej nga dritarja e McKintockut. Drew e dinte që punonte edhe jashtë orarit të punës.
Zonjusha Watts kishte ikur tashmë, prandaj trokiti drejtpërsëdrejti në derën e zyrës.
<Hyr.> u përgjigj një zë i lodhur. <Ah, je ti, Drew? Eja hyr, miku im.> dhe në atë miku im kishte dhembshuri të sinqertë, vërejti Drew. Ndoshta McKintock nuk ishte vetëm një makinë drejtuese gjithmonë në kërkim të parasë, në fund të fundit. Apo ndoshta po? Në kërë rast, ai manifestim i pazakontë i miqësisë do të kishte qenë vetëm falënderimi për fitimet bujare që rektori parashikonte falë zbulimit të Drew-së dhe Marronit, të cilët duheshin patur në konsideratë të lartë.
Sigurisht, fitimet ishin për Universitetin, por McKintock ishte një idealist, dhe të prosperonte entin që ai drejtonte ishte për të një çështje jetësore. Ishte në atë pikë saqë ai identifikohej me vetë Universitetin, prandaj të mirën që i bënte Universitetit ia bënte vetes. Dhe për këtë ishte akoma atje duke punuar, duke mbyllur praktika administrative që mund të ishin kryer edhe mëngjesin tjetër, por rektori e dinte shumë mirë që të nesërmen mund të kishte dalë ndonjë pengesë tjetër që do ti kishte shtyrë ato praktika, dhe nga kjo do kishin probleme të tjera, në një reaksion zinxhir që ishte më mirë të mos e nxiste.
<Ia dolëm, McKintock.> njoftoi Drew me zë të ngrohtë. <E gjetëm teorinë bazë, dhe jemi në gjendje të vlerësojmë energjinë që shërben për Shkëmbimin mbi largësi të ndryshme dhe për vëllime të ndryshme të shkëmbyera.>
<Shkëlqyeshëm.> u gjallërua rektori. <Dhe sa larg mund të shkojmë?>
<Kudo.> u përgjigj thjesht Drew, duke u ulur.
<Pra, në Pekin, në Moskë, në Anchorage? Ku të duam?>
<Atje, dhe më larg.>
<Si, më larg?> McKintock ishte i çorientuar. U mendua për një moment. <Në hënë?> pyeti pastaj ironik.
<Hëna është këtu afër, për këtë makineri.> u përgjigj Drew i qetë. <Shkëmbimi mund të kryhet me një pikë të çfarëdoshme të universit të njohur.>
McKintock nuk e kishte idenë sa i madh ishte universi i njohur, as sa mund të njihej nga vetë universi. Për të hëna dhe planetet e sistemit diellor ishin tashmë gjithë universi që ai njihte.
<Universi është shumë i madh, McKintock. Vlera aktuale është baraz me nëntëdhjetë e tre miliardë vite dritë. Imagjino një sferë të atij dimetri.>
McKintock e pa ftohtë. Ku kuptonte gjë, ai, nga vitet-dritë?
Drew e kuptoi që duhej t’ia shpjegonte. Nuk kishte dëshirë, por ishte e nevojshme.
<Një vit-dritë është largësia që një reze drite përshkon në një vit. Pasi që drita udhëton me shpejtësinë rreth treqindmijë kilometra në sekondë, në një vit përshkon mbi nëntëmijë miliardë kilometra.>
McKintoc shqeu sytë. Nëntëmijëmiliardë kilometra. Largësitë me të cilat ishte mësuar ishin ato që arrinte ti përshkonte me makinë. Dhjetë kilometra, njëqind, dyqind kilometra, më poshtë se kaq.
Nëntëmijë miliardë kilometra. Nuk arrinte ta imagjinonte një largësi të tillë.
<Mirë,> vijoi Drew duke vëzhguar i zbavitur lebetitjen e rektorit, <për aq sa dimë universi është i madh nëntëdhjetë e tre miliardë herë nga ato nëntëmijë miliardë kilometra, pra tetëqind miliardë kilometra.>
McKintock shikonte Drew-në me sy të zbrazët.
<Mos u shqetëso, McKintock. Edhe unë nuk arrij ta konceptoj këtë largësi. Askush nuk mundet. Nuk është një masë për njeriun. Por, ajo që është e rëndësishme, është që në nivel matematike ky është një numër si të tjerët dhe për këtë i trajtueshëm sipas dëshirës. Dhe akoma më e rëndësishme është që me makinerinë tonë do mund të eksplorojmë çdo zonë që do duam të universit. Kjo është e rëndësishme. Mendo për progresin e shkencës. Të gjitha thesaret e njohjes që na presin. Është e pabesueshme që na ndodhi neve, por ndodhi, dhe jam pafundësisht i lumtur të jetoj në këtë epokë të re që po na pret.>
McKintock qëndroi i heshtur për pak. Duhej të treste ato që kishte dëgjuar. Ndjente që po shtypej nga madhësia e atyre largësive, e atyre njohurive të errëta për të cilat kishte folur Drew. Ishte si i shtypur poshtë asaj mase të pamatshme që imagjinonte e dominonte.
<Po... dhe ndonjë zbatim më tepër, të themi, të përditshëm?> pyeti i pasigurtë.
<Ah, e drejtë. Harrova.> iu përgjigj Drew. <Mund të ndërtohen makina të vogla, të strukturuara në mënyrë të përshtatshme, që do të lejojnë të veprohet në fushën mjeksore. Do të mund të heqin masa tumorale nga trupi, pa prerë. Biopsitë do të bëhen një seancë e thjeshtë aspak traumatike. Mendo ç’farë do të përfshijë, kjo.Do të mjaftojë të rregullosh makinerinë në pozicion, formë dhe përmasa të asaj që do të heqësh, të aktivizosh dhe në një çast ajo masë do të gjendet jashtë trupit. Hapësira e zënë më përpara për shembull mund të zëvendësohet nga një përbërje fiziologjike, ose gjëra të tilla. Nuk jam një mjek, prandaj nuk mund të futem në detaje. Do të mendojnë specialistët.>
Me qëllim nuk citoi mundësinë e zhvendosjes së qënieve të gjalla, duke shpresuar që rektori nuk do e mendonte.
Gabohej.
<Më thuaj pak, Drew,> sulmoi McKintock duke bërë hetuesin <sa të mëdhaja mund të jenë gjërat që do zhvendosen?>
‘Ohu!’ mendoi Drew, duke imagjinuar vijimin. <Epo,> u përgjigj evaziv <nuk e dimë akoma mirë.> gjë që ishte e vërtetë. <Duhet të ndërtojmë një makineri më të madhe dhe të shikojmë se ç’farë arrin të bëjë.> E edhe kjo ishte e vërtetë. Shtrëngoi grushtat në bark, i fshehur pas tavolinës. Nuk i pëlqente të thoshte gënjeshtra, prandaj ishte në vështirësi të madhe.
<Uhm, kuptoj.> foli rektori duke pohuar me ngadalë, dhe serioz. Ishte një njohës i madh i njerëzve dhe e kuptonte kur bashkëbiseduesi po i fshihte diçka.
<Rastësisht,> filloi me pakujdesi <mos keni eksperimentuar edhe me ndonjë formë të gjallë?>
‘Natën e mirë.’ përfundoi Drew me vete. Gjithsesi rrezikoi me një goditje të fundit të dëshpëruar.
<Pse vallë po më pyesni?> guxoi.
<Ashtu, thjesht kureshtje.> u përgjigj akoma McKintock, këtë herë tinëzar. <Nga dritarja pashë të kalonte Bryce me disa kuti dhe po pyesja veten nëse mbanin kavie për laboratorin tënd. E di, kisha patur përshtypjen se po lëvizte diçka e gjallë, në ato mbajtëse. Ç’mund të më thuash?>
<E mirë. Nuk mund të të fshehësh vërtet asgjë, McKintock.> u dorëzuar Drew. <Kemi eksperimentuar efektivisht shkëmbimin duke përdorur edhe bimë dhe kafshë të vogla, dhe gjithçka shkoi për mrekulli, të paktën për aq sa kemi mundur të verifikojmë deri tani.> Bëri një frymëmarje të thellë. <Nuk doja të të mbaja në errësirë, doja vetëm të fitoja kohë për të eksperimentuar akoma më tepër para se të jap konfirmime.>
<Kuptoj.> dhe këtë herë rektori pohoi me mirëkuptim dhe vlerësim për korrektësinë e Drew. <Por, në linjë teorike, teorike, ki kujdes, do kishte qenë e mundur pra të zhvendosje njerëz?> pyeti duke parë fizikantin drejt në sy.
Drew nuk kishte rrugë, prandaj nuk u hezitoi.
<Po. Në linjë teorike, po. Kur të kemi makinerinë e duhur, kur ajo të jetë eksperimentuar siç duhet, dhe nëse do të ketë mundësi ligjore për ta bërë, po, mund të zhvendosim njerëz.> përfundoi gjithçka me një frymë.
McKintock ishte rrezatues. Lodhja e ditës ishte larguar sikur një erë ta kishte shtyrë tutje. U ngrit në këmbë dhe u rrotullua rreth tavolinës së shkrimit. I dha dorën Drew-së dhe ia shtrëngoi me ngrohtësi.
<Fantastike, miku im. E pabesueshme, dhe fantastike.> e komplimentoi i sinqertë.
<Faleminderit, McKintock. Por, tani, po shkoj në shtëpi. Jam vërtet i lodhur. Shihemi nesër.>
<Mirupafshim, Drew. Shihemi nesër.> e përshëndeti rektori duke e parë të dilte nga zyra pak i përkulur.
Drew arriti në shtëpi dhe bëri menjëherë një dush.
Tensioni ektrem i ditës kishte ikur së bashku me ujin e pisët dhe ai kishte një uri ujku. Motra e tij kishte përgatitur darkën tashmë, siç i përshtatej një personi perfekt dhe të përpiktë si ajo, dhe së bashku hëngrën duke biseduar kot së koti.
<Si është mikesha jote nga Leeds?> pyeti Drew si në një kronikë. <Tashmë shkon tek ajo çdo fundjavë. Duhet të keni me të vërtetë shumë të përbashkëta! Meqë ra fjala, si quhet?>
Timorina ngriti vetullën e djathtë, e çuditur nga ai interesim i papritur për çështjet e saj personale. Drew rrallë e pyeste për diçka që i përkiste drejtpërsëdrejti, i zhytur siç ishte në punën e tij dhe në studimet e tij.
U çudit, pra, por vuri re edhe që atë mbrëmje i vëllai ishte tepër euforik.
<Je në humor, sonte, Lester.> iu përgjigj duke e vëzhguar. <Çne?>
<Rezultate të shkëlqyera me një kërkim. Nuk ndodh shpesh.> shpjegoi vakët, duke mos hyrë dot në detaje. <Pra, mikesha jote?>
Timorina e kuptoi që Drew kishte vetëm dëshirë të bënte një bisedë dhe entuziazmi që tregonte në lidhje me të rridhte nga lumturia e brendshme që provonte për suksesin në kërkimin për të cilin i kishte folur.
<Jenny është një zonjë e dashur.> filloi duke buzëqeshur. <E kam njohur në një ekspozitë pikturash disa muaj më parë. Kemi zbuluar që kemi shumë autorë të preferuar të përbashkët, prandaj kam vendosur të shoqërohem me të. Ka disa piktura me vlerë si edhe një koleksion të bukur të librave mbi këtë argument. Kur takohemi gjejmë gjithmonë të veçanta stimuluese mbi të cilat të diskutojmë. Të siguroj që për një të apasionuar të tillë një pikturë ofron disa shtysa, detaje që ndoshta nuk i kishe vënë re më parë dhe tani të shfaqen papritur përpara syve. Fillojmë të analizojmë detajin dhe na pëlqen të krasasojmë vlerësimet respektive për çështjen: mund të jetë teknika, qëllimi i detajeve piktorale, gjendja psikologjike e autorit. Është një kënaqësi të qëndrosh me të. Është shumë inteligjente, një person shumë interesant.> përfundoi me zërin gjithmonë të kontrolluar që e shquante.
<Shiko! Përgëzime!> e komplimentoi Drew. <Është një miqësi absolutisht e vlefshme. Jam i lumtur për ty.> kapi pataten e fundit dhe mbajti pirunin të ngritur në ajër. <Përse nuk e fton këtu, në ndonjërën nga herët e tjera? Edhe ne kemi disa piktura të bukura për të treguar.> dhe futi pataten në gojë.
<Pikturat tona nuk janë të gjinisë që po studiojmë.> gënjeu sinqerisht Timorina. <Kur të kalojmë tek ekspresionizmi ndoshta do ta ftoj. Gjithsesi ajo ka një koleksion të bukur edhe të atij. Të shohim.> përfundoi gjithmonë duke buzëqeshur.
Asnjëherë nuk do kishte folur për Cliff-in. Ishte dashuruar çmendurisht me atë burrë të njohur në muze, dhe i dukej sikur po ti tregonte do kishte shkatërruar imazhin e dlirësisë dhe perfeksionit që vëllai kishte për të. Por, nuk e dinte akoma mirë si të sillej, sepse nëse ishte e vërtetë që ishte hera e parë në pesëdhjetë vitet e jetës së saj që dashurohej kështu, ishte edhe e vërtetë që lumturia e saj mund të ishte ndarë shumë mirë me të vëllanë. Kishin jetuar gjithmonë bashkë, pasi të dy prindërit kishin vdekur, dhe nuk kishte patur ditë në të cilën Lester mos ta kishte falënderuar për kujdesin që ajo kishte për të. Ishte i shpërqëndruar, po, mendonte gjithmonë për fizikën, sigurisht, po i tregonte vazhdimisht, me fjalë dhe me sjelljen e tij, sa perfekte ishte ajo, e rëndësishme dhe e domosdoshme. Si mund ta mbante jashtë kësaj?
Jo, për tani ishte më mirë kështu. Kishte frikë se po t’i kishte treguar historinë e saj të dashurisë kaq shpejt, vetëm pas pak muajsh nga fillimi, dhe kjo pastaj të shkatërrohej, tragjedia do kishte qenë akoma më e rëndë. Do kishte qenë për atë vetë, për imazhin e saj dhe edhe për të vëllanë, të cilit nuk donte ti sillte pakënaqësira.
Nuk donte të mendonte për edukatën e rreptë fetare, fanatike dhe shtypëse ndaj të cilës ishte nënshtruar. I ishte imponuar të mos shikonte dhe të mos mendonte për djemtë, pasi ‘janë burim mëkati dhe humbjeje’. Dhe këtë kishte bërë ajo, ose më mirë duhej të bënte, ndërsa shoqet e saj të klasës flirtonin me meshkujt sipas rastit, formonin çifte, ndaheshin, ndërronin partner dhe, të rritura, martoheshin dhe krijonin familje. Jo, ajo nuk kishte mundur. Gjashtëmbëdhjetë vjeçe zemra e saj kishte rrahur fort për një djalë; qante natën, në shtratin e saj, duke shtrënguar e dëshpëruar pas vetes jastëkun sikur po shtrëngonte atë, duke mbushur këllëfin me lotë djegës, por gjithçka në qetësinë më totale. Nuk mund të lejonte ta dëgjonte e jëma, që në dhomën ngjitur e kishte gjumin gjithmonë të lehtë. Por, pas disa ditësh, ai djalë ishte lidhur me një bjonde të pavlerë nga një klasë tjetër, një vit më e vogël. Kur Timorina e kishte zbuluar goditja kishte qenë e fortë. Nuk kishte guxuar të shfaqej vetë në kohë, dhe dikush tjetër e kishte bërë në vend të saj. Tashmë ishte shumë vonë dhe atëherë inati e pushtoi atë. I vërsulej me mendje kundër gjithë botës, kundër prindërve, kundër vetes së saj, frikacake. Kaloi ditë me inat të brendshëm e shtypur, e zhytur në studim dhe në gjimnastikë për të cilën ishte e prirur natyralisht. Kur furtuna mbaroi, vendosi që nuk do shikonte më asnjë djalë në jetën e saj, sepse do kishte mundur të vuante përsëri, të ishte e zhgënjyer, dhe e dëshpëruar. Jo, mjaft me dashurinë, edhe pse nuk e kishte eksperimentuar seriozisht.
U bë mësuese fiskulture dhe filloi karrierën e saj pranë një shkolle publike, në të cilën deri tani ushtronte profesionin e saj. Kishte injoruar me zotësi ose përjashtuar propozime që në vite dikush i kishte bërë dhe kishte ndërtuar një famë solide prej lëneshe të rregjur. Nuk i rëndonte të ishte vetëm. Kishte vëllain e saj për të cilin kujdesej, në shtëpi, dhe ai meritonte gjithë respektin e saj dhe përkujdesjet e saj.
Por, atë ditë në muzeun e Leeds, kishte ndodhur ajo që kurrë nuk do kishte menduar se do mund të kishte ndodhur. Po admironte një pikturë që tregonte një peisazh detar kur një zotëri rreth të pesëdhjetave u afrua edhe ai përpara pikturës, përbri saj, vështroi pamjen e pikturuar dhe në natyrshmëri e komentoi, me zë të thellë dhe sikur fliste me veten.
<Ajo e kaltër e ujit që sfumohet në portokallinë e perëndimit është e pabesueshme.>
Timorina ishte kthyer drejt tij, e çuditur. Po mendonte ekzaktësisht të njëjtën gjë.
<Ka diçka në teknikë që po më shpëton.> kishte bashkëbiseduar pa e kuptuar.
<Sipas meje është vaji. Do ketë shtuar ndonjë pigment të veçantë, ndoshta të bërë nga ai vetë.> kishte reflektuar burri me zë të lartë, duke kapur mjekrën me dorën e djathtë dhe duke çuar krahun e majtë horizontalisht mbi stomak, në mbështetje të brrylit të djathtë.
<Është e mundur.> i ishte përgjigjur Timorina. <Por efekti është uniform. Shikoni këtu?> dhe i ishte afruar pikturës, duke treguar një pikë. Edhe ai u afrua dhe ndoqi drejtimin e saj. <Afër varkës sfumimi është më i pakët. Po të ishte një pigment në vaj besoj se do ta kishte përdorur për gjithë pjesën e detit, ndërsa varka, që është lëpirë pikërisht nga perëndimi, duket sikur shfaqet si një entitet i veçuar.>
Burri e kishte parë me admirim.
<Keni të drejtë. Nuk e kisha vënë re.> i ishte përgjigjur me entuziazëm. <Ju jeni një specialiste, po shoh. Komplimentet e mia. Për plazhin ç’farë mendoni?>
Dhe aty kishin filluar një diskutim të gjerë mbi pikturën, duke zbuluar teknikën, periudhën artistike, psikologjinë e piktorit, cilësinë e telajos dhe madje ndriçimin në atë sallë të muzeut, që e gjykuan si jo perfekt për një shfrytëzim të mirë të veprës.
Pas dy orësh rojes i ishte dashur t’i ftonte t’i afroheshin daljes pasi duhej ta mbyllte.
As nuk ishin prezantuar, pas gjithë atyre të folurave, prandaj burri i zgjati dorën.
<Cliff Brandon. Ishte një kënaqësi për mua.>
<Timorina Drew.> i ishte përgjigjur ajo duke ia shtrënguar me shumë ngrohtësi. <Ka qenë një kënaqësi edhe për mua.>
<Ç’farë urie!> tha ai duke e parë i buzëqeshur, i hapur.
Ajo e kishte parë dhe nuk kishte mundur të refuzonte së shijuari atë fytyrë të sinqertë dhe simpatike.
<Kam uri edhe unë.> kishte thënë gëzueshëm.
Gjysmë ore më pas ishin ulur në një restorant italian jo larg nga muzeu dhe po shijonin një racion të bollshëm llazanjë në furrë. Vazhduan akoma edhe për pak të flisnin për pikturën, pastaj pa e kuptuar filluan për veten. Ai ishte vetëm, i divorcuar prej disa vitesh dhe pa fëmijë. Gruaja e kishte lënë për një tjetër, pas shumë viteve martesë, sepse ‘kishte nevojë për stimuj të rinj’, kështu kishte thënë.
Timorina kishte ngritur vetullën e çuditur, duke pyetur si mund të lije një burrë kaq simpatik, dhe iu desh të pranonte që pavarësisht që sapo e kishte njohur ndihej përsosmërisht në sintoni me të. Një nxehtësi i dilte nga brenda dhe duart pothuajse i dridheshin. Nuk kishte provuar kurrë asgjë të tillë, më parë, dhe atëherë hodhi pas krahëve betimin e saj të ndëshkimit. Me një gjysmë buzëqeshje e pa në sy.
<Banon larg?> i foli drejtpërsëdrejti me ti.
<Nuk dija si të të pyesja.> iu përgjigj ai. <Ndjehem aq mirë me ty saqë...>
<Ssssh!> e ndërpreu Timorina duke i vënë gishtin tregues mbi buzë, duke i bërë shenjë që të heshtte. U ngrit dhe iu drejtua kasës. Ai qe i shpejtë ta paraprinte dhe të paguante llogarinë.
Rreth një orë më vonë, ishte rreth tetë e gjysmë e darkës, rrobat e tyre ishin shpërndarë në tokë rreth krevatit të Cliff-it, dhe Timorina po humbiste virgjërinë e saj.
Duke kujtuar atë mbrëmje fatale pak muaj më pas Timorina u elektrizua, po u përpoq që mos ta shfaqte përpara të vëllait. Thelbësisht i kishte thënë të vërtetën, mbi muzeun, mbi pikturën, mbi diskutimet teknike; i vetmi ndryshim i përkiste personit të interesuar. Për momentin, i tha vetes, do ta kishte mbajtur gjithçka për vete. Më vonë, ndoshta, nëse gjërat do të konsolidoheshin, do t’ia kishte treguar.
U ngrit dhe filloi të pastronte tavolinën. Drew e ndihmoi, pastaj u drejtua nga kolltuku i tij. Ishte gati të ulej, kur ndërroi mendim.
<Dëgjo, të vjen keq nëse shkoj të pi një birrë?>
<Aspak. Mos u kthe shumë vonë. Dhe mos pi shumë.> e paralajmëroi.
<Rri e qetë.> iu përgjigj i dashur.
Drew shkoi në dhomën e tij dhe me shpejtësi veshi një veshje sportive. Zbriti dhe përshëndeti të motrën.
<Shihemi. Mirupafshim.>
< Mirupafshim.>
Dera sapo ishte mbyllur pas Drew-së dhe Timorina ishte ulur tashmë në kolltuk. Me një buzëqeshje në gjithë fytyrën morri dorezën e telefonit dhe formoi një numër.
Po i telefononte Cliffit.
Drew iu drejtua me hap të qetë birrarisë së tij të preferuar. Ishte në një rruginë jo larg Universitetit dhe here pas here shkonte për të thithur pak nga ai ambient i mobiluar me dru antik, stola të fortë dhe nxjerrës gjigandë për birrën. I pëlqente ajo botë në mënyrën e vjetër, me dritat e ulura dhe ngjyrat e ngrohta të kohëve të vjetra. Konsumatorët ishin pak a shumë burra të pjekur, si ai, po kishte gjetur edhe çifte të reja që dinin të vlerësonin një birrë të mirë të shijuar në mënyrën e duhur, dhe në vendin e duhur.
Ajri ishte i freskët, edhe i ftohtë në atë orë, dhe Drew e thithi me gjithe mushkritë, duke u gjallëruar në çdo hap. E donte Manchesterin e tij, ishte pjesë e atij qyteti, dhe ndjente që qyteti ishte pjesë e tij.
Dhe ç’farë po i tregonte tani Manchesteri i tij?
Epo mirë: Schultz, që vinte drejt tij duke parë përreth pak i hutuar dhe duke ecur me hap lëkundës. Kur po kalonte afër një ndriçuesi figura e tij prej luftëtari gjerman dilte nga errësira si një banor i turpshëm i territ, për tu zhdukur pastaj në errësirë pak metra më trutje.
Drew qeshi nën hundë, duke iu dukur skena qesharake. Tundi dorën dhe e thirri.
<Dieter! Miku im!>
Schultz pa në drejtimin e tij dhe shmpiu shikimin.
<Oh! Drew!> theksoi duke e njohur pas një çasti. <Miku im, jam i lumtur të të takoj! Po kërkoj një vend simpatik për të darkuar dhe nuk po arrij të orientohem. Ç’farë më këshillon?>
<Asnjë këshillë, por një ftesë! Po shkoj tek birraria ime e preferuar, dhe atje kanë edhe një kuzhinë të mirë tipike angleze. Jam i sigurtë që do mund të kënaqësh oreksin tënd në mënyrën më të mirë, dhe të ujisësh darkën tënde me një birrë të mirë. Këtej!> dhe e morri nga krahu duke ia ndryshuar drejtimin e marshimit.
<Oh, epo, faleminderit, Lester.> pranoi Schultz duke e ndjekur atë në mirëbesim. <Pas laboratorit hyra në banesën time dhe të betohem që u shemba në krevat i veshur. Më zuri menjëherë gjumi thellësisht dhe u zgjova vetëm pak më parë, me një uri të tmerrshme. Jam i kënaqur që të kam takuar.>
<Jam i kënaqur edhe unë. Një birrë në shoqëri është gjëja më e mirë për burrat e lodhur, pas një dite si e jona.> dhe i shkeli syrin.
<Në lidhje me burrat e lodhur, shiko pak atje poshtë!> Schultz tregoi me gisht përpara vetes, nja pesëdhjetë metra largësi.
Drew ndoqi drejtimin e mikut. Po kalonin në Sackville Park, dhe një figurë e errët rrinte ulur drejt në stolin e Turingut, në krah të statujës së gjeniut.
Nuk të duket...?> pyeti Schultz-in.
<Po.> konfirmoi Drew duke shkundur shikimin. <Po, është ai.>
<Kamaranda.> përfundoi Schultz duke pohuar.
Ecën në qetësi derisa arritën përpara indianit, dhe atje ndaluan.
Kamaranda ishte zhytur në meditime, siç edhe pritej. Kaluan disa sekonda, pastaj duke e kuptuar prezencën e tyre i njohu. Ngriti shikimin dhe i njohu. Një buzëqeshje iu pikturua në fytyrën ngjyrë kafeje, dhe u ngrit pa thënë asnjë fjalë. U drejtua bashkë me ta për nga birraria.
Ole Sinner Tavern ishte ngulitur në një banesë shumëkatëshe anonime që kufizonte një anë të një rruge të vogël pak të ndriçuar. Një ndriçues i verdhë tregonte hyrjen e lokalit dhe një tavolinë druri me një shkrim të trashë gërryer me shkronja të mëdha ishte mbështetur përbri portës. Shkrimi ishte lyer në të kuqe të errët, pak e konsumuar nga koha, e konsumuar si dhe pjesa tjetër ishte edhe tavolina që çdo ditë zhvendosej për të liruar trotuarin, për tu sistemuar pastaj në vendin e saj. Pamja e jashtme ishte e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Një unazë e trashë tunxhi ishte fiksuar mbi drurin e fortë të portës dhe jepte përshtypjen që duhej t’i bije për të hyrë dhe të hapej. Asgjë nga gjithë këto. Sapo të tre burrat arritën afër hyrjes porta u hap nga një hanxhi me përparëse dhe mustaqe në stilin e revolucionit industrial. I përshëndeti me besueshmëri dhe i çoi drejt e tek një tavolinë e lirë. Schultz dhe Kamaranda u mrekulluan, por Drew iu shpjegoi menjëherë trukun.
<Ka një qelizë fotoelektrike mbi portë. Kur dikush afrohet më pak se tre metra nga hyrja qeliza fotoelektrike bën të bjerë një zile në brendësi dhe mikpritësi vjen ta hapë. Është gjithmonë në lëvizje dhe zakonisht vjen në kohë, përndryshe e gjen gjithmonë përtej pragut që të uron mirëseardhjen. E dini, të kënaq fakti që të jesh i pritur me dëshirë.>
Kolegët pohuan fuqishëm ndërsa ishin duke zënë vend. Në një botë ku individualizmi po bëhej filozofia predominuese e jetës, në të cilën mos interesimi për tjetrin ishte praktikë e përditshme dhe respekti për tjetrin as nuk iu mësohej më fëmijëve, të gjeje një vend në të cilin ishin të kënaqur për ardhjen tënde dhe do të ishin dhembshurisht bujarë për ty të bëhej zemra mal, fjalë për fjalë.
Drew buzëqeshi gëzueshëm, duke parë shokët e tij të kënaqur të merrnin menutë. Ndërsa ai morri listën e birrave, edhe pse e dinte tashmë ç’farë do kishte porositur.
<Ç’farë na këshillon, Drew?> pyeti Schultz duke u vendosur më së miri mbi karrigen e rëndë prej druri të fortë. Duhet të kishte shumë uri.
Kamaranda përshkonte listën duke shtrënguar nga pak sytë në dritën e zbehur të lokalit.
<Po, ç’farë na këshillon? Je pronari i shtëpisë, këtu.> u bashkua edhe indiani.
<Unë kam ngrënë tashmë, prandaj do të marr një birrë të mirë. Për ju këshilloj një Steak Balmoral të mirë, që është një biftek i bërë në tigan me kërpudha, whisky, krem dhe erëza të ndryshme. Është shumë i mirë dhe i ushqyeshëm.>
Që të dy kërkuan pjatën mbi menu dhe lexuan përshkrimin e detajuar.
<Në rregull pa tjetër.> qe Kamaranda i pari që aprovoi. Schultz pohoi i bindur dhe mbylli menunë, duke e vendosur në një cep.
<Unë do të marr një old ale.> tha Drew. <Është e zezë, me malt dhe rreth 6 gradë alkool. Mendoj që është perfekte edhe për pjatat tuaja.>
Schultz ishte një pirës i rregullt i birrës, si gjerman që ishte, dhe miratoi menjëherë. Kamaranda iu bashkua, pikërisht ndërsa po arrinte hanxhiu të merrte porositë. Kishte një bllok të vogël me letër të verdhë me katrorë dhe një laps të harxhuar nga përdorimi. Drew porositi për të gjithë dhe hanxhiu u largua.
Lokali ishte mbushur përgjysmë, rreth shtatë, tetë tavolina, pothuajse të gjitha të zëna nga njerëz të moshës së tyre. Por ishte edhe një tavolinë me dy vajza që kishin përpara vetes një broke të madhe me birrë të zezë dhe një pjatë tashmë të zbrazët. Kishin pamjen e studenteve universitare, por, të huaja. Me flokët e zinj dhe linjat latine, duhet të ishin italiane ose spanjolle, do kishte thënë Drew. U mendua pak, pastaj u iluminua. Ishte pikërisht kështu, në fakt! I kishte parë duke ecur krahë për krahë në rruginat e Universitetit, në muajt e fundit, dhe një herë ishte kryqëzuar me to ndërsa flisnin me një kolegun e tij mësues anglishteje. Duhej të ishin atje për gjuhën, përfundoi.
‘Mirë’, tha me vete Drew, ‘është bukur që të ketë të rinj që dinë të kënaqen me shijet e traditës angleze’. Dhe që ato dy vajza të huaja ishin atje pikërisht për këtë e mbushte me gëzim. Ndjente që kishte një urë midis tyre, profesorët lundërtarë, dhe levat e reja që një ditë do të merrnin nga duart e tyre dëshmitarin e kulturës dhe do kishin vijuar atë punë thelbësore që ishte e mira më e çmuar e njerëzimit: shpërndarja e njohurive, dhe progresi i shkencës.
Ishte i zhytur në këto mendime, ndërsa Kamaranda dhe Schultz bisedonin me njëri tjetrin. Akoma dhe një moment, pastaj hanxhiu u kthye me një tabaka të madhe të rëndë për porositë komplete që po sillte.
Mbështeti përgjysmë tabakanë mbi një anë të tavolinës dhe shpërndau pjata dhe birra. Vetëm ti shikoje, pjatat të bënin të të vinte lëng në gojë, ndërsa birrat monumentale ishin të parrezistueshme. Të tre burrat kapën secili broken e vetë dhe e ngritën në ajër, duke ngritur dolli.
<Për universin e ri!> shpalli Drew me zë të lartë.
<Për Sistemin!> recitoi Kamaranda.
<Për ne!> shtoi Schultz i entuziazmuar.
Komshinjtë e tavolinave ngritën edhe ata broket duke u bashkuar me dollinë.
Pinë me lakmi atë nektar të perëndive, i fortë, i fresët, i shijshëm, pastaj të dy miqtë sulmuan pjatën e tyre ftuese.
Ai ishte një moment feste.
Ajo ishte mbrëmja e tyre.
E kishin merituar.
Kapitulli XVII
Pasi doli Drew, McKintock kishte mbetur vetëm në zyrë. Azhornimi që sapo kishte marrë mbi gjendjen e punimeve, me ato lajme kaq jashtëzakonisht entuziazmuese mbi mundësitë e makinerisë, e kishin tronditur plotësisht. Nuk po arrinte më të përqëndrohej mbi praktikën që po vendoste në rregull; vazhdonte të mendonte për përdorimet e pajisjes së re revolucionare. Të kurojë sëmundjet duke vepruar drejtpërsëdrejti në brendësi të trupit, të spostojë objektet në largësi të paimagjinueshme, të transportojë persona! I dukej sikur ishte një krimb që sapo kishte nxjerrë kokën jashtë nga toka për herë të parë, duke e kuptuar sesa e pakufijshme dhe tërheqëse ishte bota nga jashtë. Ndjenja e pafundësisë e kishte pushtuar atë, duke e lënë në agoni në prag të infinitit.
U përpoq të përcaktonte detajet e fundit të spikatura të praktikës, që mëngjesi vijues do t’ia kishte dorëzuar zonjushës Watts për redaktimin përfundimtar. Ndjenja e tij e detyrës ishte e pandërrueshme edhe në këtë moment ekzaltues, dhe ishte kjo që e bënte njeriun që ishte.
Shkruajti shënimin e fundit dhe mbështeti stilolapsin mbi tavolinën e shkrimit, pastaj pati një ide të rrufeshme.
U ngrit papritur, duke i mbajtur duart të mbështetura në anët e praktikës, dhe tha: ‘Përse jo?’
Për të festuar ngjarjen e madhe do kishte shkuar tek Cynthia, edhe pse nuk ishte dita e programuar. Sigurisht, nuk do kishte mundur t’i thoshte arsyen e vërtetë të asaj vizite të papritur, por sigurisht ajo do kishte qenë e kënaqur ta shikonte dhe do kishin kaluar një mbrëmje të bukur bashkë.
Mbylli me nxitim zyrën, shkoi tek makina dhe u zhyt në trafikun e mbrëmjes, drejtuar për në Liverpool. Fatmirësisht i kapi disa semaforë jeshilë dhe shumë shpejt u gjet në errësirë duke vrapuar drejt perëndimit, me vetëm ndonjë makinë që e kryqëzonte në autostradën e errët. Ngau më shpejt se zakonisht, por gjithmonë duke respektuar kufijtë e shpejtësisë siç e kishte zakon, dhe pas pak pa e kuptuar doli nga nata dhe hyri në qytezën bregdetare.
Lagjja elegante rezidenciale në të cilën jetonte Cynthia ishte e zhytur në gjelbërimin e një parku të krijuar posaçërisht, me pemë që rriteshin shpejt, shtretër lulesh shumëngjyrash dhe livadhe alla angleze të kositura përditë. Ishte një zonë e re, në të cilën apartamentet e rafinuara ishin koordinuar mirë me peisazhin. McKintock la makinën në hapësirën e parkimit në shërbim të pallatit të vogël ku ishte apartamenti i Cynthias, dhe me hapa të mëdhenj arriti tek paneli i zileve. Duke buzëqeshur shtypi ‘Farnham’, dhe priti.
Kaloi një minutë e mirë, dhe nuk morri përgjigje.
I mëdyshur, riprovoi.
Pas një gjysmë minuti, një zë vuajtës doli nga altoparlanti.
<Mmh, po? Ç’farë ka? Kush është?>
Ishte Cynthia, por siç nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë.
McKintock u shqetësua.
<Jam Lachlan. Më fal për improvizimin, Cynthia, po... nuk je mirë?>
<Jo... jo. Eja lart, Lachlan.> dhe i hapi portën.
McKintock hyri shpejt dhe mbylli derën e hekurt pas krahëve, përshkoi me nxitim rrugicën që të çonte në ndërtesë dhe u fut në hyrje. I errësuar në fytyrë thirri ashensorin; për fat ai ishte tashmë në katin përdhe dhe u hap menjëherë. Shtypi butonin numër katër dhe priti i paduruar të arrinte lart.
Kur dera e rrëshqitshme u hap, doli dhe u kthye djathtas, duke u gjendur përballë derës së blinduar të apartamentit të Cynthia-s.
Ishte gjysmë e mbyllur. E shtyu me kujdes dhe i çuditur pa që apartamenti ishte plotësisht në errësirë. Kërkoi çelësin por një zë e ndaloi.
<Mbylle derën dhe mos e ndiz dritën, të lutem.> ishte ajo, me të njëjtin timbër vuajtës si më parë.
McKintock mbylli me kujdes derën dhe u gjend në errësirën më totale.
<Cynthia, po ç’farë...>
<Kam dhimbje koke, Lachlan. Një dhimbje koke të tmerrshme, dhe nuk mund të shikoj dritë.>
<Uh... ah... ehm... ç’farë mund të bëj? Do të doja të të afrohesha...> belbëzoi i çorientuar.
<Apartamentin e njeh. Përpiqu të arrish këtu, por mos e ndiz dritën!> përfundoi ajo ankueshëm.
<Oh... eh... në rregull. Po e provoj.>
Sytë e tij po mësoheshin në errësirë dhe McKintock përparoi ngadalësisht, një hap pas tjetrit dhe duke prekur murin, drejt sallonit. Zëri i Cynthias vinte nga aty. Ishin gjashtë ose shtatë metra, por në errësirë të plotë ishin si një kilometër. Në mes të rrugës McKintock u ndje pak më i sigurtë dhe shpejtoi, por menjëherë dora që prekte murin preku një zbukurim tavoline. Ajo ra rëndshëm në dysheme me një zhurmë të fortë dhe rrotulluese.
<Aaaaah!> u ankua Cynthia e mbytur nga dhimbja.
<Dreqi ta...> shpërtheu McKintock, duke u paralizuar.
<Edhe zhurmat më bëjnë të ndihem keq! Ki kujdes!> bërtiti ajo me dhimbje.
McKintock ishte ujë në djersë. Nuk gjeti zgjidhje tjetër veçse të ulej përtokë dhe të ecte ashtu, mbi gjunjë, drejt zërit.
Duke e prekur, vuri re se objekti i rrëzuar ishte një statujë e fortë ebaniti që tregonte një luftëtar afrikan të armatosur me shigjetë. Shpresoi të mos ishte thyer; do t’i kishte ardhur shumë keq ti bënte një dëm Cynthias.
<Pothuajse erdha.> përparoi edhe pak, dhe qe në destinacion.
<Ja. E dashur, si je?> e pyeti duke u mbledhur afër divanit mbi të cilin Cynthia ishte shtrirë.
<Mmh, jam keq.> u përgjigj ajo me zë qarës. <Jam keq, jam shumë keq...>
Ai i kërkoi dorën dhe ia morri me delikatesë.
<Më vjen keq. Po ta kisha ditur ... po ta kisha imagjinuar... më vjen keq.> ishte i penduar siç nuk kishte qenë ndonjëherë në jetën e tij. Të paktën, jo për një situatë të tillë. <Po... sa kohë ke sëmurë? Nuk të kam parë kurrë kështu.>
<Fol me zë të ulët, të lutem.> e paralajmëroi Cynthia me zë të dobët.
<Oh, më fal.> pëshpëriti shpejt McKintock. <Më fal, e dashur. Atëhere, ç’farë po të ndodh?>
<Ndodh që kam dhimbje koke, nuk e shikon?> foli e këputur. Ishte keq, ishte evidente, dhe reagimet e saj ishin të ndryshueshme.
McKintock preferoi të qëndronte në qetësi për pak, derisa ajo të qetësohej.
Ndenji kështu pesë minuta të mira, pastaj me zë të ulët u përpoq të komunikonte.
<Mund të më thuash diçka?>
<Sapo u ktheva nga puna më filloi kjo dhimbje koke.> iu përgjigj ajo me siklet, duke belbëzuar. <Nuk di as sa është ora...>
<Është tetë.> e informoi me zë të ulët McKintock, pasi i hodhi në sy orës me katrorë fosforeshentë.
<Atëherë ka dy orë që jam sëmurë.>
<Ke ngrënë?>
<Jo. Kur jam kështu nuk mund të ha. Do të më vinte të përzierë dhe do të villja gjithçka. Kam edhe një dhimbje të fortë stomaku. Vuaj nga migrena. Ky është problemi im. Ashtu siç edhe problem i shumë grave.>
McKintock ishte zemërthyer. Kishte qëlluar atje pikërisht në momentin më të vështirë, e kishte shqetësuar dhe bërë të vuante akoma më shumë, me gjithë rrëmujën që kishte shkaktuar, dhe tani nuk dinte minimalisht si të bënte për ta ndihmuar.
<Ç’farë mund të bëj për ty, që të jesh më mirë?> guxoi. <Ke pirë ndonjë gjë? Nuk e di, ndonjë ilaç, ndonjë analgjezik... Diçka që pihet në këto raste?>
Cynthia u përcoll dhe pastaj u kollit me zhurmë, duke mbajtur stomakun me një dorë.
<Po, kam pirë të vetmin ilaç që zakonisht bën ndopak efekt, por menjëherë e volla, prandaj është sikur të mos kem pirë asgjë.> U kollit përsëri, sikur ti vinte përsëri për të vjellë. <Dhe nuk mund të pi më asgjë. Mos më fol më për të kapërdirë në stomak diçka!> përfundoi me ankesa dhe pak e inatosur.
<Jo, në rregull, në rregull.> miratoi McKintock i tronditur. I përkulur atje në tokë, me kostumin e shtrenjtë të shtrënguar dhe të katandisur si një leckë, u kujtua që kishte uri. Kishte programuar të darkonte me të, por kjo gjë tashmë ishte e pamundur, duke parë situatën. Ç’farë mund të bënte? Tentoi për një kompromis.
<Dëgjo, e dashur, nëse të marr në krahë me ngadalë dhe të vendos në krevat, është mirë për ty? Të mbyll derën e dhomës dhe ti rri në errësirë dhe pa zhurma që të shqetësojnë, kështu do jesh e qetë dhe sigurisht më rehat sesa në divan. Si thua?> përfundoi bindës me zë të ulët.
<Mmh, në rregull.> pranoi Cynthia me një pëshpërimë. <Po ti, përse nuk do të rrish me mua?> e pyeti vuajtëse.
<Ehm... jo se nuk dua të rri me ty. Erdha enkas për të të takuar. Çështja është që po vij direkt nga Universiteti dhe nuk kam ngrënë, prandaj doja të shkoja në kuzhinë dhe...>
<Aaaaah! Mos më fol për ushqim! Ta kisha thënë!> dhe u kollit sërish sikur të ishte duke vjellë.
<Më fal, më fal, po... si mund të të shpjegoja gjërat nëse nuk do të thoja si ishte situata dhe...> pushoi papritur, i penduar, dhe priti që ngarja e kollës ti kalonte. Pas pak ajo u qetësua, atëherë McKintock pa humbur kohë e morri në krahë dhe në errësirë me të cilën tashmë ishte përshtatur e çoi në dhomë. E mbështeti me delikatesë mbi krevat dhe e mbuloi me një mbulesë të marrë nga dollapi. Ajo mugëtiu një <Mmh...> dhe mbështeti një dorë mbi ball. McKintock i përkëdheli dorën dhe doli, duke mbyllur derën pa bërë zhurëm.
Ndezi dritën e korridorit dhe qëndroi menjëherë i përkulur. Bebet i ishin zmadhuar në maksimum gjatë gjithë asaj kohe në errësirë, dhe tani një sasi e ekzagjeruar drite kishte mbërritur në kohë tek retinat e tij para sesa bebet e syrit të merrnin urdhrin të shtrëngoheshin dhe ta vinin në praktikë. Shtrëngoi sytë disa herë dhe shumë shpejt filloi të shikonte normalisht. Para së gjithash shkoi të ngrinte statujën e rënë. Verifikoi në ç’farë gjendjeje ndodhej dhe u çlirua që e gjeti në mënyrë perfekte të plotë. Me delikatesë e vendosi mbi raftin ku e kishte vendin dhe më në fund u zhvendos në kuzhinë. Mbylli derën për të izoluar më tepër zhurmat e mundshme në lidhje me dhomën e gjumit, pastaj me lëvizje të ngadalta dhe të qeta hapi sirtarët e shumtë dhe shtroi tavolinën për vete.
Kishte vërtet një uri të madhe.
Hapi frigoriferin dhe kërkoi një birrë. Fatmirësisht kishte disa shishe, një e markës së tij të preferuar dhe një tjetër, që pëlqente Cynthia. Morri të përzgjedhurën e tij dhe zbrazi menjëherë një gotë të madhe nga e cila piu një gllënjkë të madhe të bollshme. Në çast u ndje i rifreskuar, pastaj hoqi xhaketën dhe e mbështeti mbi mbështetësen e një karrigeje. Hapi sërish frigoriferin në kërkim të diçkaje për të ngrënë. Nuk kishte shumë. Cynthia hante pak për të qëndruar në formë, dhe ato që hante ishin për më tepër ushqime të shëndetshme, me pak yndyrna dhe tendencë ndaj vegjetarizmit.
Mesa dukej i blinte llojet e ushqimeve që hante ai vetëm njëkohësisht me vizitat e tij të programuara. Pak i ngushëlluar morri një kuti me djathëra të ndryshëm, një tjetër kuti me perime të pjekura dhe një shishe me salcë tartar. Nga kredenca morri një qese me shkopinj buke të pjekur pa yndyrë dhe u ul të hante.
I shërbeu vetes me bujari. Me urinë e madhe që kishte, asortimentet e pakta po kalonin në plan të dytë. Duke zbutur gjithçka me birrë, sidoqoftë, në fund fare u kënaq. Përgjithësisht edhe ai nuk ishte ndonjë hamës i madh, por prirej drejt pjatancave sigurisht më kalorike se ato që përbënin dietën e Cynthias.
‘Nesër duhet t’i bëj pazarin.’ tha. Nuk donte që ajo të gjendej pa asgjë për të ngrënë, darkën tjetër. E dinte që në mesditë ajo hante jashtë, por për darkën do t’i kishte shërbyer furnizimi i nevojshëm. Të nesërmen në mëngjes, para se të kthehej në Manchester, do kishte kaluar në një supermarket atje afër dhe do t’i kishte blerë djathra, perime dhe ndoshta edhe ndonjë gjë të shijshme që e dinte që ajo donte, por nga e cila qëndronte zakonisht larg nga kaloritë përmbajtëse.
U dembelos disa minuta në tavolinë, pastaj shkoi tek dritarja dhe qëndroi pak të shikonte lulet, me krahët të kryqëzuara. Nga aty mund të shikonte Park Road, mbi të cilën rridhte akoma pak trafik nate. Në sfond ishte Gjiri, i zi dhe i padukshëm, piketuar nga dritat e disa anijeve të linjës dhe të mallrave në ankorim. Ishte një vend i bukur, Liverpooli, me gjelbërimin e tij, arkitekturën e tij urbanistike dhe portin e tij. Vendosur në grykëderdhjen e gjerë të lumit Mersey që derdhej në detin Detin e Irlandës, ishte themeluar në shekullin e trembëdhjetë; për kohë të gjatë ka qenë protagonist i trafiqeve nga deti në nivel botëror, dhe tani turizmi përbënte një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së tij. McKintock-ut i pëlqente të shëtiste mbi mol së bashku me Cynthian, kur kishte kohë për të kaluar me të. Aroma e detit e gjallëronte, dhe ecejaket e vazhdueshme të imbarkimeve i jepnin përshtypjen se ky ishte mekanizmi i brendshëm që sillte botën vërdallë. Në njëfarë kuptimi ishte pikërisht kështu, pasi lëvizja e njerëzve dhe mallrave ishte në themel të tregtisë botërore dhe të punës. Tani gjërat do të ndryshonin, falë shpikjes së Drew-së. Kushedi si do kishte qenë bota, nga aty për disa vite. Më e mirë, shpresonte. Duheshin luajtur letrat e duhura, duhej lëvizur me kujdes. Do të kishte kaluar tek faturimi për favoret e shumta që në vite iu kishte bërë personazheve të ndryshëm kyç të sistemit britanik. Do kishte zeruar me siguri llogarinë e tij, po do t’ia vlente. Po, do të shkonte çdo gjë shumë mirë, e ndjente. Përmblodhi mendimet edhe për disa çaste me sytë të ngulitur mbi Gjirin, pastaj hoqi shikimin dhe u kthye në tavolinë. Për pak minuta pastroi tavolinën dhe lau gjërat që kishte përdorur, gjithmonë pa bërë zhurmë, pastaj u avit të kontrollonte si ishte Cynthia. Doli nga kuzhina dhe la dritën të ndezur, mbylli derën dhe fiku dritën e korridorit. Në ambientin e ndriçuar dobët nga tehu i ndritshëm që vinte nga kuzhina, iu afrua qetësisht derës së dhomës së gjumit. Asnjë zhurmë nuk vinte nga brenda, atëhere me dorë të lehtë uli dorezën dhe hyri. Cynthia po bënte gjumë të rëndë, me barkun lart siç e kishte lënë dhe me krahët të lëshuar përgjatë trupit. Nga goja gjysmë e hapur merrte dhe nxirrte frymë me një fishkëllimë të rregullt, qetësuese. Mesa dukej dhimbja e kokës i kishte kaluar mjaftueshëm për ta lejuar ta zinte gjumi. Për të mos rrezikuar ta shqetësonte doli nga dhoma dhe shkoi të zhvishej drejtpërsëdrejti në banjo, ku bëri një tualet të shpejtë dhe u përgatit për të shkuar për të fjetur. Por, pizhamat e tij, ishin në dollapin e dhomës, dhe ta hapte do të thoshte të bënte zhurmë. Hoqi dorë, pasi edhe apartamenti ishte i ngrohur mirë. I la rrobat mbi një divan në sallon, fiku dritën e kuzhinës dhe vetëm me të brendshmet veshur hyri përsëri në dhomë. Shumë ngadalë hyri në krevatin dopio, Cynthias i pëlqente të flinte rehat, dhe u shtri përbri saj, nga krahu i derës. Cynthia ishte sipër çarçafëve, e mbajtur ngrohtë nga mbulesa që ai i kishte hedhur në trup më parë, dhe preferoi ta linte siç ishte për të mos rrezikuar ta zgjonte.
U qetësua, duke e lënë veten të kushtëzohej nga frymëmarrja ritmike e Cynthias, dhe në pak minuta e zuri gjumi.
Dritat e makinave në Park Road u bënë gjithnjë e më të rralla derisa në fund u zhdukën, dke e lënë rrugën të shkretë, ndriçuar vetëm nga rreshtat e llampadarëve në krahët e saj. Në Gji asgjë nuk lëvizte, dhe dritat e pozicioneve të anijeve ishin kaq fikse sa të jepnin përshtypjen që edhe anijet po flinin, shtrirë mbi ujin e errët.
Në apartament qetësia ishte totale, endur vetëm nga frymëmarrja e Cynthias gjithmonë e përgjumur thellësisht.
Nga ora tre e natës, në errësirë, një zë i ulët iu mbivendos asaj frymëmarrje.
<Do t’i çojmë, po, do t’i çojmë kudo... ata dhe gjërat e tyre...> McKintock fliste në gjumë, <... dhe pakot, dhe kontenierët, gjithçka do të çojmë... po, me Makinerinë... nga këtu atje, shtyp një pulsant dhe ke mbërritur... as nuk të bie ndërmend që ke mbërritur...> belbëzonte fjalët, por ishte i kuptueshëm <... me Makinerinë tënde, Drew, po si ia dole ta shpikje... ke ndryshuar historinë, Drew...>
Nja njëqind metra larg pallatit, një furgon me simbole të antenave ishte parkuar në një vend makinash ngjitur me një godinë tjetër, sikur tekniku të kishte shkuar në shtëpi të flinte pas një dite pune. Piktoreske ishin dy antenat mbi çatinë e furgonit, dy parabola të bardha që shikonin njëra në të djathtë dhe tjetra në të majtë, orientuar pak për nga lart. Reklamonin mirë aktivitetin e deklaruar nga shenjat e ngjitura mbi sipërfaqen gështenjë të mjetit, por nga antena e djathtë dilte një kabëll i fshehur që nëpërmjet një mbajtese kabllash mbi çatinë e furgonit hynte në zonën e ngarkesës. Atje, muret e brendshme ishin të mbuluara me instrumenta elektronike. Disa radio-marrëse të llojit ushtarak ishin bërë pirg njëra mbi tjetrën, në një rack27. Çdo marrës ishte në gjendje të kapte një numër të caktuar bandash frekuence, të ndryshme për marrës të ndryshëm dhe në rend rritës, në mënyrë që ai rack të mund të kapte çfarëdo sinjali radio që një transmetues do kishte mundur të gjeneronte. Përbri rack-ut të marrësve ishte edhe rack-u i analizuesve të spektrit. Ata shfaqnin formën e valës radio të marrë dhe e shfaqnin mbi një ekran. Pas analizuesve ishte dekodifikatori, i përbërë nga një tjetër rack me disa pajisje në gjendje të deshifronin 28 mesazhe në kode edhe ekstremisht komplekse. Vijonte një rack me regjistruesit, mbi të cilët mesazhet e marra memorizoheshin në mënyrë stabël për analiza të mëtejshme. Rack-u i fundit përmbante seksionin audio të sistemit, i aftë të përpunojë ato që ka marrë dhe të largojë zhurmën e sfondit, duke ngritur zërat dhe tingujt e lartë në mënyrë që të nxirret çka me interes. Komplesit të rack-ëve i ishte lidhur një kompiuter, nëpërmjet të cilit përbërësit e ndryshëm të rack-ëve impostoheshin për funkionimin e dëshiruar.
Në atë moment vetëm një marrës ishte ndezur, i sintonizuar në rreth 7 GHz, dhe analizuesi i spektrit i lidhur me të shfaqte një fashë horizontale jeshile në brendësi të së cilës lëviznin barra vertikale portokalli dhe të kuqe. Një aparat deshifrimi pulsonte jeshil, duke treguar që po punonte rregullisht dhe pa gabime. Dy rregjistrues në paralel memorizonin pa zhurmë mbi hard-diskun e tyre, ato që merrnin, në mënyrë për të patur dy kopje të dallueshme të materialit.
Zëri i McKintockut dilte dallueshëm nga kufjet e vendosura nga një burrë me veshje casual, ulur mbi një karrige përpara kompiuterit. Përbri monitorit të madh një filxhan çaji gjysmë i zbrazët ishte i dyti i një serie, për atë natë. Burri ishte relaksuar mbështetur mbi karrige, me duart mbi bark dhe kokën të përkulur, sytë të mbyllur, në dëgjim.
<Do t’i çojmë, po, do t’i çojmë kudo... ata dhe gjërat e tyre...> zëri i McKintockut shfaqej mbi monitorin e kompiuterit si një vijë horizontale e valëzuar që ndryshonte vazhdimisht në amplitudë, <... dhe pakot, dhe kontenierët, gjithçka do të çojmë... po, me Makinerinë... nga këtu atje, shtyp një pulsant dhe ke mbërritur... as nuk të bie ndërmend që ke mbërritur...> burri në dëgjim hapi sytë papritur dhe ngriti kokën <... me Makinerinë tënde, Drew, po si ia dole ta shpikje... ke ndryshuar historinë, Drew...> burri drejtoi trupin dhe iu afrua kompiuterit. Me mouse-in manovroi me shpejtësi disa kontrolle për të rritur më tepër ngritjen e zërit të McKintockut. Frymëmarrjen e Cynthias e kishte filtruar tashmë më përpara dhe ishte përjashtuar praktikisht nga dëgjimi në kufje. Rrudhi ballin në errësirë, duke vëzhguar kurbën tangente të zërit të Drew-së në monitorin që ndriçonte lehtësisht fytyrën.
<... universi në dispozicion, e pabesueshme, gjithë universi... me Makinerinë...>
Burri hoqi njërën nga kufjet në mënyrë që të lironte njërin vesh. Ngriti dorezën e një telefoni ushtarak të kriptuar dhe kompozoi një numër me pesë shifra.
Një sekondë më pas dikush tjetër ngriti dorezën e telefonit të thirrur, pa thënë asgjë.
<Më kalo Spencerin.> tha burri.
Fundi i Pjesës së Parë
Pjesa e Dytë
Kur zbriti edhe punëtori i fundit,dukej që kishte mbetur vetëm shoferi, ulur në vendin e vetë.
Ndërsa, pas disa sekondave,mbi shkallët e autobuzit u shfaq një tjetër figurë.
Zbriti shkallët me dembelizëm,me qetësi, duke u shfaqur pak nga pak.
Kapitulli XVIII
Qielli mbi Manchester ishte sfumuar nga ngjyrat e agimit. Retë e përjetshme zinin këtë herë vetëm një pjesë të harkut të qiellit, duke errësuar në perëndim yjet e fundit që sidoqoftë po veniteshin në fillimin e agimit, dhe duke lënë zbuluar në lindje ekranin e gjerë mbi të cilin spektri i së kuqes po zvarritej i paepur. Shtresat me gjatësi vale më të madhe, të kuqe të errët, shtynin për lart ato me gjatësi më të vogël, vjollcë, portokalli, të verdha, derisa të shkonin në kufirin e atij spektri dhe për tu zhdukur në pertinencën e bardhë të temperaturës me ngjyrë nominale të diellit. Çdo ditë, kudo mbi planet, kjo shfaqje përsëritej me siguri matematike, por Anglia e shijonte shpesh edhe më pak për shkak të shtresës së reve që tashmë bënte pjesë në kulturën e saj të imazhit që të tjerët kishin për atë komb. Pavarësisht kësaj, ky ishte trigger-i 29, fillimi i një dite të re për pjesën më të madhe të njerëzve. Dielli që lind metaforizon rizgjimin e natyrës dhe të qënieve të gjalla që e popullojnë. Por, ka edhe, shumë nga ata që punojnë edhe natën, ose veçanërisht natën, kur të tjerët flenë, dhe arrijnë kështu rezultate që ndryshe do ishin të paarritshme. Disa nga këta ishin bashkuar në atë moment në një dhomë, dhe dëgjonin me kujdes ekstrem një regjistrim që dilte nga një impiant i besueshmërisë së lartë.
<Do t’i çojmë, po, do t’i çojmë kudo... ata dhe gjërat e tyre... dhe pakot, dhe kontenierët, gjithçka do të çojmë... po, me Makinerinë... nga këtu atje, shtyp një pulsant dhe ke mbërritur... as nuk të bie ndërmend që ke mbërritur...> një nga dëgjuesit ishte përkulur mbi tavolinë, me krahët të palosur mbështetur mbi bango dhe dora e djathtë mbyllur mbi buzë, i përqëndruar <... me Makinerinë tënde, Drew, po si ia dole ta shpikje... ke ndryshuar historinë, Drew... universi në dispozicion, e pabesueshme, gjithë universi... me Makinerinë...>
Burri i mbështetur mbi tavolinë mbeti disa sekonda i zhytur, pastaj pa lëvizur iu kthye atij në të majtë të tij, ulur afër kompiuterit.
<Vendose ta dëgjoj edhe një herë.>
Spencer manovroi mouse-in për ta kthyer rregjistrimin nga fillimi, pastaj klikoi mbi Play për herë të tretë qëkur mbledhja kishte filluar.
< Do t’i çojmë, po, do t’i çojmë kudo... ata dhe gjërat e tyre....> burri dëgjoi, qëllimisht, dhe në një farë pike filloi të pohonte lehtësisht, gjithmonë e më shumë i bindur < universi në dispozicion, e pabesueshme, gjithë universi... me Makinerinë...> burri u ngrit dhe u mbështet mbi kurrizin e karriges së tij. Shtrëngoi sytë për të larguar gjumin.
<Po, duhet të ketë diçka.>deklaroi. <Trenton?>
<Është e mundur, po, e besoj edhe unë.> u pajtua me të burri në të djathtë të tij.
<Në ç’orë të ka telefonuar Boyd?>
<Pak pas orës tre.> u përgjigj Spencer. <Në vend të budallallëqeve të zakonshme që thotë kur fle, McKintock kishte filluar të fliste për këtë ’Makineri’ të shpikur nga një farë Drew, dhe... me pak fjalë, pjesën tjetër e dëgjuat vetë. Boyd shikon një llogjikë në atë fjalim, dhe kështu më telefonoi menjëherë.>
<Boyd ka punuar mirë. Gruaja ka dëgjuar, sipas jush?>
<Ne mendojmë që jo, zoti Farnsworth.> tha Spencer. <Ka patur dhimbje koke gjatë gjithë mbrëmjes dhe McKintock e çoi të flinte. E zuri gjumi thellësisht dhe edhe ndërsa ai fliste ka vazhduar të marrë frymë në të njëjtën mënyrë. Kemi nxjerrë frymëmarrjen e saj nga rregjistrimi, duke filluar nga dhjetë minuta para fjalimit të McKintockut dhe duke përfunduar dhjetë minuta pas; e kemi analizuar si ritëm dhe thellësi dhe nuk ka ndryshuar në formë të vlefshme. Jo, sipas nesh nuk ka dëgjuar gjë.>
<Mirë.> aprovoi Farnsworth. <Shumë mirë.> Pa fiks përpara vetes, duke reflektuar.
<Është hera e parë që flet për një gjë të tillë,> pa nga Spencer, që konfirmoi duke pohuar<prandaj duhet të jetë diçka që e ka goditur thellësisht. Është rektori i Universitetit të Manchesterit, dhe me mjetet që ka në dispozicion, laboratorët, profesorët, kërkuesit, është e mundur që të ketë ndeshur në një zbulim sensacional. Po, është vërtet e mundur. Dua të shikoj qartë.> përfundoi. <Silleni këtu.>
Spencer u ngrit me vrik dhe doli me hapa të mëdhenj nga dera. Koha ishte vendimtare. Hyri në një ambient prej nja pesëdhjetë metrash katrorë me muret të tapetëzuara nga rack me marrës, dekodifikatorë, analizaues spektri dhe kompiuter, të ngjashme me pajisjet në furgonin e Boyd, po shumëzuar për njëzetë. Nja pesëmbëdhjetë persona punonin në pozicione të ndryshme, duke transkriptuar biseda të regjistruara nga pika të ndryshme dëgjimi, duke dekriptuar mesazhe me kod, duke komunikuar me njerzit në fushë.
Spencer shkoi në vendin e vet dhe menjëherë ngriti dorezën e telefonit ushtarak që kishte në dispozicion. Formoi një numër me pesë shifra dhe priti.
Në furgonin e Boyd pa të pulsonte sinjali i thirrjes të telefonit. Zilja ishte përjashtuar në mënyrë që asnjë zë të mos arrinte nga jashtë mjetit, për veshët kureshtarë. Hoqi një kufije nga veshi dhe mbështeti dorezën e telefonit në vesh, pa thënë një fjalë.
<Është akoma atje?> pyeti thjesht Spencer.
<Po. Fle akoma.> Ishte ora gjashtë e mëngjesit, konstatoi Boyd duke parë orën në kompiuter. Sapo kishte mbaruar filxhanin e katërt të çajit, bashkë me një brioche për mëngjes. Një tjetër natë përgjimi po shkonte drejt fundit.
<Mirë.> u përgjigj Spencer. <Do vimë ta marrim.>
<Në rregull. Po shkoj në pozicion.> dhe uli poshtë dorezën e telefonit pa shtuar tjetër.
Pa një monitor përbri kompiuterit, mbi të cilin katër ndarje tregonin imazhet të filmuara nga telekamera të tjera të fshehura përgjatë perimetrit të furgonit, fshehur brenda bullonave fallco ose të shtirura si sensorë parkimi. Vetëm një person ishte në dukje, pas mjetit, dhe po pedalonte mbi biçikletën e tij duke u larguar. Kishte një çantë të vogël mbi kurriz, dhe Boyd e dinte që ai ishte një student që nisej shpejt në mëngjes për të shkuar në shkollë.
Duke mbajtur në kontroll monitorin veshi një tutë prej tekniku antenash mbi rrobat casual që kishte veshur, pastaj hapi derën e komunikimit midis ndarjes së ngarkesës dhe kabinës së shoferit dhe u ul në timon. Me atë tutë veshur dukej vërtet një tip që po shkonte të punonte. Ndezi furgonin dhe doli nga vendparkimi. E kishte parkuar nga prapa, mbrëmjen e kaluar, në mënyrë që të mund të dilte menjëherë pa manovra, në rast nevoje. Duke ngarë makinën ngadalë erdhi në të njëjtin parkim në të cilin McKintock kishte lënë makinën, parkoi sërish nga mbrapa dhe fiku motorin. Makina e rektorit ishte nja dhjetë metra përballë dhe në të majtë, krahasuar me turirin e furgonit. U kthye në ndarjen e ngarkesës dhe mbylli derën e komunikimit mbrapa vetes. Pajisjet kishin vazhduar së regjistruari, dhe kompiuteri nuk shënonte lëvizje ose biseda të ndodhura në apartament ndërsa ai ngiste për atë njëqindëshe metrash që ndante parkimin e mëparshëm nga ky aktual. Rivendosi kufjen dhe u vu përsëri në dëgjim, këtë herë duke vëzhguar në mënyrë konstante monitorin për telekamerat. Ajo e orës nëntë30 shfaqte pallatin e vogël ku ishte apartamenti në të cilin McKintock po flinte. Në të djathtë të asaj pamjeje Boyd mund të shikonte edhe turirin e makinës së rektorit, ndërsa telekamera në orën dymbëdhjetë tregonte pjesën e mbetur të mjetit dhe një pjesë të madhe të parkimit.
Nga ora gjashtë e gjysmë një berlinë gri metalixato me xhamat e errët hyri në parkim dhe u vendos në një nga vendet e lira më në fund, larg nga hyrja e tij.
Telefoni i Boyd pulsoi sërish. Ai ngriti dorezën e telefonit dhe dëgjoi.
<Njësia Dy.> tha një zë anonim. <Të reja?>
<Asnjë.> u përgjigj Boyd.
Në gjashtë e gjysmë në kufjen e Boyd filluan të dëgjohen zhurmat e zgjimit. Cynthia u ngrit me gjallëri nga krevati dhe shkoi menjëherë në banjë. Zhurma të ndryshme kontekstuale përfaqësuan për Boyd tualetin e përpiktë që gruaja vendosi. Kur ishte gati, shkoi të zgjonte McKintockun. Ai po flinte akoma si një giro, sikur të kishte kaluar një natë të shqetësuar dhe kishte nevojë ta rikuperonte. Cynthia e shtyu me një këmbë, duke e bërë të rrotullohet rreth vetes, dhe e qortoi me shaka.
<Zgjohu, dembel! Ç’farë ke sajuar natën? Të është dashur të kënaqësh një harem të tërë me konkubina të zjarrta? Ah, ah, ah!> filloi të qeshë kur McKintock u ngrit me rrëmbim dhe tundi kokën majtas dhe djathtas për të qartësuar trurin.
<Pse je me mbathje dhe bluzë? Ku janë pizhamat e tua? Ah, ah, ah!> u tall përsëri duke qeshur me lezet.
<Uff, janë në dollapin tënd!> bërtiti ai duke u hedhur poshtë nga krevati dhe duke e kapur nga shpatullat. Ajo e la ta kapte, dhe ai e puthi fort në ballë.
<Si je tani?> e pyeti duke e parë çmendurisht i dashuruar. <Të ka kaluar dhimbja e kokës?>
<Po, jam shumë mirë, dhe kam një uri të tmerrshme. Ndaj ...> dhe i rezistoi tentativës së tij për ta tërhequr në krevat <... prandaj tani do hamë!> u lëkund dhe iku në kuzhinë, duke qeshur.
McKintock e pa të largohej, e lehtë si një flutur, me atë trup të plotë dhe intensiv që e trondiste çdo herë që e shikonte. Kishte një dëshirë të tmerrshme të bënte dashuri me të, por e kuptonte që Cynthia ishte pa ushqim që nga mesdita e një dite më parë, prandaj s’kish ç’të bënte.
Shkoi edhe ai në banjo dhe u përgatit, duke u veshur me nxitim por me kujdes, pastaj shkoi në kuzhinë.
Cynthia ndërkohë kishte përgatitur vezë, pançetë dhe bukë të thekur, dhe së bashku përpinë gjithçka në pak minuta.
<Siç do ta kesh vënë re, kam ngrënë gjithë djathin dhe perimet që kishe në frigorifer. Kisha vërtet një uri të madhe.>
Cynthia tundi kokën duke aprovuar, ndërsa përtypte kafshatat e fundit.
<Para se të kthehem në Manchester do kaloj të të blej ato që të duhen.>
<Nuk ka nevojë. Do merrem unë pasi të kthehem nga puna, në mbrëmje.>
<Po jo, nuk dua që të harxhosh kohë. T’i kam ngrënë unë, gjërat, prandaj është e drejtë që të t’i blej unë.> insistoi McKintock.
<E po mirë, nëse vërtet e ke merak.> pranoi në fund Cynthia ndërsa ngrinte gotën e madhe me lëng frutash me dardhë dhe po e çonte tek buzët.
McKintock e pa duke pirë, i tronditur nga eksitimi ashtu si gjithë herët e tjera. Kur pinte lëngun e frutave, Cynthia ngrinte mjekrën dhe gëlltiste ritmikisht me lëvizje të fytit aq sensuale saqë ai kapej nga një frenezi e çmendur për ta zotëruar, penetruar me gjithë qënien e tij dhe ta mbushte me veten. Ajo e dinte shumë mirë të gjithë këtë, dhe luante duke e ngacmuar e sinqertë dhe e ligë si gjithë gratë sexy dhe të ndërgjegjshme për sex-appeal-in e tyre. Kur gota e madhe ishte bosh Cynthia e anoi kokën më tepër për nga lart dhe i rrëzoi pikat e fundit të mbetura direkt mbi gjuhë, duke e ditur mirë që në atë moment McKintock do kishte arritur kulmin e eksitimit. Ai në fakt ishte bërë i kuq si një spec dhe shtrëngonte fort bordin e tavolinës me duart me nyjet të zbardhura nga kontraktimi muskular.
Pas pikës së fundit Cynthia uli gotën mbi tavolinë me forcë. Zhurma e fortë e shkundi McKintock-un dhe e bëri të shqyejë sytë, i paduruar.
<Tani... tani...> belbëzoi ai.
<Tani ështe momenti për të shkuar të punojmë!> deklaroi ajo duke i treguar orën e varur në mur.
Dalngadalë, dhe mekanikisht, McKintock ktheu shikimin drejt orës, si një automat, dhe papritur i ra ndërmend sa vonë qe. Shtatë e gjysmë! Duke iu dashur të kalonte në supermarket do të ishte kthyer në Manchester mëngjesin tjetër! Universiteti do të kishte filluar ditën pa të! Nuk ishte e mundur! Ç’farë mund të bënte?
Cynthia e vëzhgonte e zbavitur, duke e ditur mirë se Universiteti qe gjithçka për të, përveç vetë Cynthias, natyrisht. Duke qeshur, i largoi sikletin.
<Lachlan, kthehu në Manchester, ji i qetë.> i tha me simpati. <Do ti blej unë vetë ato që më nevojiten. Meqë ra fjala, pse vallë ma bëre këtë surprizë, mbrëmë?>
<Oh, epo, faleminderit. Faleminderit, më vjen keq që të krijova pak rrëmujë. Ah, ja... mbrëmë në darkë isha aq shumë i lumtur për disa rezultate të shkëlqyera në disa kërkime saqë vendosa të festoj duke ardhur tek ty. Por erdha në momentin e gabuar. Më vjen keq.>
<Herën tjetër kur të jesh kaq i lumtur, më telefono!> e instruktoi provokuese. <Do të jem e gatshme të festoj me ty.> dhe i shkeli syrin plot kuptim.
Ai u skuq sërish dhe u ngrit nga tavolina, duke u munduar të largohej nga ajo.
Boyd dëgjoi në kufje McKintockun që merrte gjërat e tij, pastaj derën që po hapej dhe një puthje me zhurmë përshëndetjeje.
‘Uf!’, mendoi, ‘këtë herë ia hodha’. Farnham ishte një tërbim i vërtetë në seks, dhe çdo herë që McKintock shkonte tek ajo i takonte të dëgjonte çiftosje stratosferike, me britma dhe hungërima primitive. Ajo e përdorte si një instrument të vërtetë seksual i bindur ndaj kënaqësisë supreme të saj, dhe kur ai madje nuk duronte për gjithë kohën që ajo pretendonte, edhe e fshikullonte, dhe i thoshte fjalë të pista. Ishte sidoqoftë një lojë që finalizohej me kënaqësi reciproke, vetëm shumë të dhunshme, dhe McKintockut i pëlqente kështu. Boyd mendonte që ai burrë duhej të kishte dalë nga një raport i mëparshëm i ftohtë dhe i përmbajtur, dhe të gjendeshe me një grua të atij niveli, me atë gjallëri, për atë duhej të ishte apoteoza e kënaqësisë. Sigurisht, edhe në përgjime të tjera Boyd kishte dëgjuar aktivitete seksuale të llojeve të ndryshme, por kjo e trondiste vërtet dhe e pengonte të qëndronte i shkëputur.
‘Ta kisha unë, një grua kështu.’ përfundoi edhe këtë herë me një psherëtimë, si gjithë herët e tjera. U shkund dhe me telefonin e maskuar telefonoi makinën gri.
<Po del.> njoftoi thjesht.
<Marrje.> u përgjigj konçiz bashkëbiseduesi.
Boyd u kthye në vendin e shoferit dhe morri një gazetë nga sedilja. E mbështeti tek timoni dhe u shtir sikur po lexonte, ndërsa me bishtin e syrit përgjonte pallatin e vogël. Pas rreth një minute pa McKintockun të dilte nga hyrja dhe të afrohej me hapa të mëdhenj drejt parkimit, drejt tij. Nxitonte, dukej. Kur McKintock qe nja dhjetë metra larg nga makina e tij, Boyd ndezi motorrin dhe me pakujdesi u drejtua nga dalja e parkimit, sikur ishte duke ikur. McKintock as nuk e vuri re furgonin që po i kalonte përbri, i hutuar siç ishte nga nxitimi për të ikur. Pak sekonda më pas makina gri lëvizi nga ana tjetër, duke iu afruar me ngadalë makinës së rektorit. Kur ai ishte disa metra larg makinës dhe filloi të zgjasë krahun drejt derës, furgoni u kthye ndjeshëm në të djathtë, duke mbuluar pamjen e pallatit të vogël drejt parkimit, dhe në të njëjtën kohë makina gri shtoi shpejtësinë papritur dhe shkoi ndaloi pikërisht përpara makinës së McKintockut. Dy burra zbritën në çast, si dy susta të shtypura, dhe u vendosën në anët e rektorit. Njëri nga ata i tregoi për një çast një distinktiv, ndërsa tjetri po e kapte nga një krah.
<Policia! Rektori McKintock, ejani me ne!>
Ai mbeti i ngurtësuar, pa fjalë. Të dy e tërhoqën pa ceremoni drejt makinës gri; njëri nga ata hapi derën e pasme të djathtë dhe duke i shtyrë kokën për ta detyruar ta ulte e futi brenda, duke shkuar të ulej shpejt përbri tij. Uli perdet e dritareve në mënyrë që brenda të ishte errësirë, pastaj i bëri një shenjë burrit të tretë, që ishte në timon. Ky e ngau makinën për disa metra, drejt furgonit, dhe priti.
Në atë pikë McKintock filloi të flasë.
<Por... por... ç’po ndodh? Përse ma bëni këtë? Ç’farë kam bërë?>
<Qetësohu, rektor McKintock, duhet vetëm t’ju bëjmë disa pyetje. Do mbarojmë shpejt, do ta shohësh.>
<Por... por unë duhet të shkoj në Manchester! Dhe duhet të shkoj menjëherë!>
<Në fakt pikërisht atje po shkojmë. Ji i qetë.>
<Por... po makina ime... si t’ia bëj? Nuk mund ta lë këtu.>
<Edhe ajo po shkon në Manchester. I qetë. Relaksohu.>
<Por... po çelsat? I kam unë, si ia bëni...?> dhe i çorientuar pa burrin e ulur pranë tij. Ai këmbeu shikimin me një shkelje syri kuptimplotë. <Ah... kuptoj... nuk duhen...>
Jashtë, burri i mbetur në rrugë kishte hipur tashmë mbi makinën e McKintockut dhe kishte ndezur motorrin, gati të nisej.
Gjatë veprimit, Boyd kishte zbritur nga furgoni dhe kishte bërë sikur po kontrollonte një gomë, për të justifikuar ndaj vëzhguesve të rastit manovrën e çuditshme që po bënte. Sapo pa makinën gri të vinte drejt tij kuptoi që operacioni ishte kryer dhe hipi si vetëtimë mbi mjet, duke u nisur menjëherë me shpejtësi të moderuar sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Makina gri doli nga parkimi dhe e parakaloi e shpejtë dhe e heshtur, ndjekur nga makina e McKintockut me pak metra largësi.
Parkimi mbeti atje i palëvizshëm dhe indiferent të priste pronarët e mjeteve të tjera. Me qetësi do kishin arritur edhe ata.
I gjithë aksioni kishte zgjatur jo më shumë se dhjetë sekonda.
Në një çerek ore mjeti i vogël ishte tashmë në autostradën për në Manchester, duke marshuar me shpejtësi të qëndrueshme dhe duke mbajtur gjithmonë korsinë e parakalimit. Shoferi i makinës së parë, ajo me McKintockun në sediljen e pasme, ecte me siguri dhe përqëndrim. Ishte mësuar të shpëtonte në situata më të vështira, dhe trafiku i mëngjesit herët s’ishte asgjë në krahasim me ndjekjet që herë pas here duhej të bënte. Nuk thoshte asnjë fjalë, por kontrollonte sistematikisht që makina e McKintockut ta ndiqte në largësi të vogël. Kolegu i tij në timon ishte ekspert po aq sa ai, specialist të kalonte çdo lloj mjeti që ti dilte para dhe të merrte kontrollin në moment, duke e bërë shoferin e rradhës armik dhe duke u nisur me shpejtësi të lartë drejt destinacionit të duhur, ndoshta duke shmangur në të njëjtën kohë zjarrin armik.
Burri i ulur nga mbrapa bashkë me McKintockun ngriti perdet, dhe pamja fushore filloi të rrëshqiste me shpejtësi përpara tyre.
McKintock ndërkaq ishte relaksuar pak, dhe kishte filluar të reflektonte. Ç’farë mund të donte nga ai policia? Kishte bërë ndoshta diçka të gabuar? Cili veprim i tij do kishte justifikuar një ‘kapje’ të këtij lloji? Përse ndihej i kapur, po, e kishin marrë si një gangster në daljen nga një bar famëkeq. Si mundeshin ata? Ai ishte Rektori i Universitetit të Manchesterit. Duhet të kishte ndonjë gabim. E mblodhi veten dhe kaloi në kundërsulm.
<Dëgjoni pak, ju.> iu drejtua burrit ulur pranë tij.
<Po?> u përgjigj ai duke e parë mjaftueshëm.
<Më tregoni përsëri distinktivin, nëse nuk iu vjen keq.>
<Kur të mbërrijmë.> qe përgjigjja, e ndjekur nga një shikim penetrues dhe domethënës, shoqëruar nga një dorë që me moskokëçarje futej poshtë xhaketës, afër sqetullës së majtë.
McKintock ndoqi në mënyrë të paevitueshme atë lëvizje, dhe u drodh. Nuk ishte rasti të bënte pyetje të tjera, vendosi. Sidoqoftë ata dukeshin vërtet të policisë dhe nuk i kishin prekur një fije floku, mbi të gjitha, prandaj u rehatua në sedilje dhe priti që ngjarjet të kishin rrjedhën e tyre. Por, ishte tmerrësisht kureshtar, kureshtar dhe i shqetësuar sepse nuk arrinte të imagjinonte ç’farë donin ata nga ai.
Ç’farëdo gjëje që të ishte, do ta kishte zbuluar shpejt. Shumë më shpejt nga sa e mendoi e kuptoi që ishin tashmë duke hyrë në Manchester, me makinën e tij nga pas sikur të ishte kapur me një litar çeliku. Burri pranë tij uli perdet e dritareve dhe këtë herë uli poshtë edhe një perde më të madhe, që ndante vendet përpara nga ato nga mbrapa. Uli edhe një tendë përpara dritares së pasme, në mënyrë që tani pamja rrethuese të rezultonte e plotësisht e rrethuar. McKintock pra nuk e dinte ku ishin duke udhëtuar brenda Manchesterit, që e njihte kaq mirë.
Pas nja njëzet minutash makina ndaloi.
Burri që ishte pranë tij zbriti nga makina dhe i hapi derën.
<Zbrisni.> e urdhëroi thatë.
McKintock zbriti dyshues dhe u gjend në një parkim të nëndheshëm, me mure betoni të përfunduara më së miri dhe pak drita të zbehta të vendosura aty këtu mbi mure. Makina e tij ishte parkuar tashmë atje përbri dhe burri që e kishte ngarë po e mbyllte me një telekomandë të zezë të çuditëshme, të panjohur. E kapën nga bërrylat, por ai bëri shenjë që do kishte bashkëpunuar.
Njëri nga burrat miratoi, kështu duke ecur pranë tij ata e çuan deri tek një ashensor i shpartalluar vendosur tek muri përballë. Hynë, McKintock dhe tre të tjerët, dhe njëri nga ata shtypi një buton të bardhë, pa numër. As butonat e tjerë të rreshtit nuk ishin me numra, në të vërtetë.
‘Boh, sa ashensor i çuditshëm.’ mendoi McKintock.
Një ngjitje e shkurtër, pastaj dera u hap tek një korridor i bardhë i pisët, i pisët në kuptimin që muret ishin të njollosura me myk, me shenja rrëshqitjesh, me gërvishtje nga mbështetëset e karrigeve dhe, McKintockut iu duk, edhe me njolla të çuditshme të kuqe të errët. Disa ngjanin pothuajse gjurmë pjesore duarsh, sikur dikush të ishte mbështetur i gjakosur mbi mur, dhe kështu e kishte fëlliqur. Shpresoi ta kishte interpretuar keq, dhe ndërkohë grupi kishte arritur përballë një dere druri të zbardhur, të copëtuar dhe të pisët si muret. Njëri nga të tre e hapi dhe e shoqëroi brenda, duke e ulur në një karrige katandisur si dhe çdo gjë tjetër, afër një tavoline që kishte parë edhe ditë më të mira.
Burri mbylli derën dhe u ul mbi një karrige tjetër, në pritje. Dy të tjerët u larguan. Ai që qëndroi ishte po i njëjti që rrinte ulur në sediljen e pasme bashkë me McKintockun, gjatë udhëtimit.
<Po ç’farë vendi është ky? Ku më keni sjellë?> shpërtheu i bezdisur McKintock. Ishte mësuar në mjedise me cilësi shumë më të mirë. Kishte erë myku dhe lagështire, dhe mbi dysheme vërtitej i pashqetësuar një buburrec. Këndet e sipërme të dhomës ishin të mbuluara me rrjeta merimange të dendura dhe të zverdhura, rënduar nga pluhuri. Ndonjë merimangë e zezë gllabëronte e qetë brenda tyre, në pritje të një preje tjetër.
Burri e injoroi, dhe McKintock kuptoi që do të kishte qenë e kotë të këmbëngulte më tepër.
Pas pak minutash dera u hap dhe hyri një tip tek të gjashtëdhjetat, me një komplet të bukur blu dhe syze me skelet kockor.
<Mirëdita, rektor McKintock. Jam William Farnsworth, përgjegjës i Shërbimeve të Sigurisë.>
‘Shërbimet e Sigurisë’? Ç’farë ishin? pyeti veten McKintock.
<Mirëdita.> u përgjigj i thartuar. <Përse më keni sjellë këtu? Ç’farë doni nga unë? Ç’vend është ky?> pyeti përsëri akoma më shumë indiferent.
<Ju kemi sjellë këtu> u përgjigj Farnsworth duke theksuar rëndë rrokjen e parë, me një zë të ashpër, <sepse juve dini diçka që mund të jetë e një rëndësie të veçantë për këtë Vend.> Bëri një pushim me efekt. <Sepse ju e doni Anglinë, vërtet?> luajti letrën e patriotizmit, duke ia ngulitur me shëmti sytë.
<Oh... epo... sigurisht. Sigurisht që e dua Anglinë.> Farnsworth po shkallmonte një derë të hapur, pasi McKintock ishte një britanik besnik, dhe e donte madje edhe mbretëreshën, ndryshe nga bashkëqytetarë të tij të tjerë. Krejt i zbërthyer, dorëzoi armët.
<Ç’farë doni të dini? Jam në shërbimin tuaj.>
<Jemi në dijeni të një projekti ku ju jeni i përfshirë.> përfundoi Farnsworth duke e parë në sy, por pa armiqësi, këtë herë. <Një projekt që ka lidhje me një farë Makinerie, në gjendje të zhvendosë sende dhe njerëz në largësi të vlerësuara në shkallë universale, dhe shpikur nga një farë Drew. Ç’mund të na thoni për gjithë këtë?>
McKintock mbeti i befasuar.
Si mund ti dinte këto gjëra?
Edhe ai nuk i dinte deri një natë më parë. Si e bënë? Ishte e pamundur që dikush të kishte folur, megjithatë duhej të kishte ndodhur, nuk kishte mundësi tjetër. U zbardh si një rrobë e vjetër, pastaj u skuq vrullshëm, dhe në fund gjeti fjalët.
Ai psherëtiu thellësisht, para se të përgjigjej.
<Nuk e di si e keni marrë vesh, por kjo që ju keni përshkruar në mënyrë të përmbledhur është e vërteta. Do të shpjegoj gjithçka, po të paktën më thoni ç’farë janë këto Shërbimet e Sigurisë për të cilat më folët, dhe kush jeni ju në të vërtetë.>
<Pastaj.> u përgjigj thatë Farnsworth. <Të jeni i sigurtë, do dini gjithçka në kohën e duhur. Ndërkaq, ky është distinktivi im, sa për t’ju qetësuar.> dhe i tundi përpara për një çast një stemë të ngjashme me atë që i tregoi vartësi i tij gjatë ‘marrjes’, në parkimin në Liverpool.
McKintock psherëtiu sërish, dhe filloi të tregojë.
<Rreth një javë më parë një profesor fizike i Universitetit tim, profesori Drew, erdhi tek unë bashkë me një nxënësin e tij, Joshua Marron. Ky djalë rastësisht kishte zbuluar një efekt të prodhuar nga një dispozitiv i ndërtuar nga Drew për qëllime të tjera, kishte informuar profesorin e tij për ngjarjen dhe bashkë kishin analizuar efektin. Doli që dispozitivi mund të shkëmbejë midis tyre dy vëllime hapësire të largëta sipas dëshirës, madje dhe në shkallë kozmike, me gjithë ç’përmbajnë. Në praktikë kjo tregon që Makineria, si e quaj unë, mund të rregullohet në mënyrë që të piketojë mbi kolegun tuaj, këtu,> dhe tregoi burrin tjetër <dhe njëkohësisht ta transportojë në një vend tjetër, duke vënë në vend të tij diçka tjetër. Po të duam,> dhe këtu McKintock u skërmit me kënaqësi, duke marrë një hak të vogël, <ai mund të transferohet në fund të detit, dhe në vendin e tij do të shfaqej një gjëmim i bukur uji i kripur.> përfundoi duke u avitur papritur mbi tryezë.
Burri i ulur lëvizi nervoz në karrige dhe pa zymtazi shefin e tij.
Farnsworth kishte shqyer sytë i mahnitur, por e kishte marrë veten shpejt.
<Mirë. Pra është e vërtetë. Është provuar tashmë kjo ... Makineri?>
<Ekziston një prototip i vogël në gjendje të zhvendosë objekte me pak centimetra brinjë. Me ndihmën e një ekipi shkencëtarësh midis më të mirëve në botë, profesor Drew arriti të ngrejë një teori të funksionimit të Makinerisë, dhe pikërisht dje më kishte nxjerrë disa rezultate të provave. Për këtë jam i çuditur që ju jeni në dijeni të gjithë kësaj. Tani,> dhe fiksoi sytë direkt tek ata të Farnsworth <mund ta di si ia bëtë që e morrët vesh? Më detyroheni, për këtë.>
<Kemi sistemet tona. Dhe nuk mund t’jua zbuloj, përndryshe do të bëheshin të pavlefshme. Por, meqë keni qenë bashkëpunues, do t’ju them këtë. Shërbimet e Sigurisë që unë koordinoj merren me mbledhjen e informacioneve të çdo lloji që mund të jenë me interes për Vendin, dhe jemi të zotë në punën tonë.>
<Shërbimet Sekrete, pra.> konstatoi McKintock.
<Po.> u përgjigj thjesht Farnsworth. <Dhe nëse ju zbuloj këtë informacion e bëj sepse jam i bindur që ju jeni vërtet një patriot, dhe nga pozicioni që keni mendoj se jeni edhe një njeri me ndjenjë të lartë përgjegjësie. Teknologjia të cilën ju e dispononi mund të jetë e një vlere të pamatshme për Britaninë e Madhe, në pikën që ju ndoshta nuk e keni kuptuar akoma.>
‘Dhe si do kisha mundur?’ mendoi McKintock, ‘Më kanë thënë vetëm dje në darkë ç’farë mund të bënte Makineria...’
<Sepse, siç e dini,> vijoi Farnsworth <vendi ynë po jeton një periudhë stanjacioni ekonomik dhe politik. Me teknologjinë që ju përshkruat, me Makinerinë, Britania e Madhe do të kishte një avantazh teknologjik të pallogaritshëm krahasuar me gjithë vendet e tjera të botës, dhe kjo e bën automatikisht projektin tuaj të një rëndësie themelore. Nga gjithë kjo rrjedh që Makineria nga ky moment do jetë një Sekret Shtetëror, dhe asnjë, them asnjë, nuk duhet të vihet në dijeni veçse me autorizimin tim. Sa persona janë në dijeni?>
Gjatë gjithë kohës McKintock nuk kishte bërë gjë tjetër veçse të dëgjonte dhe miratonte. Direktiva e fshehtësisë ishte e njëjta që ai vetë ia kishte imponuar Drew-së dhe të tjerëve, dhe tani po gjendej ai vetë që po e vuante. Kështu ishin gjërat.
Numëroi me mendje.
<Nja dhjetë, përfshirë mua.>
<Kaq shumë?> u alarmua Farnsworth, i çuditur. <Këta persona ç’farë raporti kanë me ju? Dua të them, janë të besuar? Do mund t’ua tregonin të tjerëve ekzistencën e Makinerisë?>
<Jo. Unë vetë i kam detyruar ata që projekti qe një sekret, dhe jam i sigurtë që kanë ruajtur paktin. Janë të gjithë shkencëtarë ose bashkëpunëtorë me integritet të provuar, dhe është në interesin e tyre që, të paktën në këtë fazë studimi dhe prove, projekti të mbetet sekret. E kuptoni, do kenë pastaj meritën e tyre me publikimet shkencore që do të vijojnë, efekti do të emërtohet në bazë të emrave të tyre, e kështu me rradhë.> U vrenjt, i menduar. <Por, pavarësisht të gjithave, duhet të supozoj që dikush nga ata të ketë folur. Përndryshe nuk shpjegohet si i keni marrë ju informacionet.>
<Jo. Asnjë nga ata nuk ka folur, jua konfirmoj.> e qetësoi Farnsworth. <Siç po ju thoja, kemi sistemet tona. Teknologjia.>
<Ah! Përgjimet!> pati një intuitë McKintock.
Farnsworth nuk e pasoi shpërthimin e rektorit dhe u ngrit nga karrigia.
<Mirë.> tha i prerë. <Tani duhet të veprojmë. Dhe duhet ta bëjmë shpejt.> Pa nga McKintock. <Ju jeni në dijeni të detajeve teknike të projektit?>
<Jo. Unë jam profesor i letërsisë së vjetër, dhe nuk kuptoj asgjë nga fizika dhe teknologjia. Profesor Drew është në krye të projektit. Ai i di të gjitha.>
<Mirë.> përsëriti Farnsworth. <Sot do të flasim me këtë Drew-në.>
‘Sot?’ mendoi i çuditur McKintock. ‘Kaq me nxitim?’
<Sigurisht, sot.> iu kthye Farnsworth duke parë shprehjen e rektorit. <Më thatë që bëhej fjalë për fizikë dhe teknologji. Shkëlqyeshëm. Tani do t’ju them ato që ju duhet të bëni jashtë nga këtu. Ju dhe makina juaj do çoheni në një vend të përshtatshëm, ju do hipni në makinë dhe do të shkoni në Universitet sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Do jeni vetëm pak me vonesë.> pa orën. <Do justifikoheni me një problem mekanik të makinës. Në orën pesëmbëdhjetë fiks do prisni vizitën e zotit Crenshaw,> dhe tregoi burrin e ulur pranë <me të cilin do të thoni që keni takim për disa furnizime të pajisjeve shkollore. Instruktoheni sekretaren tuaj për këtë. Crenshaw do t’ju shoqërojë jashtë nga zyra juaj, dhe do të bashkoheni me disa specialistë të sektorit që ju më treguat. Do të shkoni pastaj në vendin ku gjendet Makineria, një laborator, mendoj?> McKintock pohoi <dhe atje, në prezencën e të gjithë atyre që janë përfshirë dhe që ju do t’i mblidhni, do të bëni një demonstrim të funksionimit. Ç’farë ka? Nuk jeni mirë?>
McKintock ishte zverdhur.
<Jo, jam mirë.> u përgjigj i ngathët. <Puna është që ata janë shkencëtarë të kategorisë së parë, dhe do të mendojnë që dikush do t’u marrë atyre shpikjen. Mund të kthehet në një problem, ai demonstrim.>
<Jo, nuk është kështu.> e qetësoi Farnsworth. <Asnjë nuk do t’u vjedhë atyre projektin, as famën. Ajo që duam, që Kombi do > dhe bëri një shenjë të paqartë për lart, me dorë <është që Makineria të përdoret për të mirën e Britanisë së Madhe, në vend që të kufizohet vetëm në eksperimente të laboratorit. Pse, ju si donit ta përdornit?> dhe vështroi McKintockun me shikim penetrues.
<Po e mendoja.> u përgjigj ai pafajësisht. <Të zhvendosësh mallra, të zhvendosësh njerëz, dhe ndërkohë do të kishim edhe zbatime në fushën mjeksore. Është një gjë kaq e re sa nuk kam patur akoma kohë të bëj plane.> dhe kjo ishte e vërtetë, mbi të gjitha.
<Kuptoj.> miratoi Farnsworth i bindur mjaftueshëm. <Mbi zbatimet do vendosë kush e ka për detyrë. Por, e theksoj, që këta shkencëtarë mund të rrinë të qetë. Atributi i zbulimit nuk është në diskutim. Unë marr vesh nga astronomia, e dini?> shtoi pak me lajka <Unë e di se sa vlerë ka për një studiues të njihet si zbulues i diçkaje. Merrni kometat, për shembull. Shumë individë kalojnë netët e tyre të ngjitur pas okularit të një teleskopi në kërkim të një komete akoma të pa dalluar. Nëse arrijnë qëllimin, emri i tyre do t’i vendoset kometës, dhe përgjithmonë ajo do të quhet me atë emër. Është shpaguese, e dini?>
McKintock shpresoi që gjërat të shkonin siç parashikonte Farnsworth. I pëlqente, ai burrë. Për Shërbimet Sekrete kishte imazhin e njerëzve me kostume të zeza, këmishën e bardhë, syzet e diellit dhe dorën gjithmonë mbi pistoletë. Ndërsa, ai, ishte madje edhe gaztor, kur fliste për një argument që kishte pasion.
<Dakord.> miratoi McKintock. <Në orën pesëmbëdhjetë, me zotin Crenshaw.> dhe pa burrin e ulur. Ai këmbeu shikimin pa buzëqeshur. Nuk ishte një person i qeshur.
Crenshaw e udhëhoqi McKintock-un drejt ashensorit. Kur arritën tek dera erdhën edhe dy të tjerët, dhe hynë të gjithë. Ndërsa zbrisnin Crenshaw iu kthye McKintockut.