Viktimë E Pallogaritur

Viktimë E Pallogaritur
Автор книги: id книги: 2079036     Оценка: 0.0     Голосов: 0     Отзывы, комментарии: 0 546,59 руб.     (5,86$) Читать книгу Купить и скачать книгу Купить бумажную книгу Электронная книга Жанр: Общая психология Правообладатель и/или издательство: Tektime S.r.l.s. Дата добавления в каталог КнигаЛит: ISBN: 9788835424307 Скачать фрагмент в формате   fb2   fb2.zip Возрастное ограничение: 0+ Оглавление Отрывок из книги

Реклама. ООО «ЛитРес», ИНН: 7719571260.

Описание книги

Kjo është historia e viktimave të tjera të pushtimit gjerman në Francë, historia e nënës sime, e cila u nda nga familja e saj dhe u arratis, dhe torturat që mbetën me të përgjithmonë. Këto janë kujtimet, siç m’i ka treguar nëna ime. Jam përpjekur ta tregoj historinë e saj me aq përpikmëri sa ma tregoi ajo, duke i renditur ditaret e shkruara, së bashku me anekdota të ndryshme që plotësuan dhe u dhanë shije historive gjatë jetës sime, pa zbukurime, duke ndërfutur interpretimet e mia të ngjarjeve. Ky nuk është një roman ankthi, ndonëse ngjarjet e treguara këtu sigurisht që ishin ankth për ata që i përjetuan. Pa dyshim që ato më dukeshin të ankthshme ndërsa i dëgjoja dhe i lexoja. Kështu që, për të shmangur sikletin për këdo që lexon këto fjalë, kam zgjedhur të përdor pseudonime sipas rastit, ndërsa përpiqesha të mbaja të pandryshuar thelbin e historisë. Nëna ime ishte franceze dhe, herë pas here, disa fjalë dhe fraza frëngjisht shfaqen në të gjithë tekstin. Kam përfshirë përkthime kudo që është e përshtatshme. Gjithashtu, ajo jetoi dhe studioi në Itali para se të transferohej në Izrael dhe, përfundimisht, në Shtetet e Bashkuara. E thënë sërish, aty ku fjalët dhe frazat përfshihen në ato gjuhë, kam përfshirë përkthime me sa kam pasur mundësi.

Оглавление

Yael Eylat-Tanaka. Viktimë E Pallogaritur

Siç iu rrëfye

Të drejtat e autorit © 2016, nga Jael Ejlat-Tanaka. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Table of Contents

Отрывок из книги

VIKTIMË E PALLOGARITUR

UDHËTIMI I NJË SHPIRTI TË TORTURUAR

.....

Kishte kaq pak hebrenj në Valencë para Luftës së Dytë Botërore saqë nuk kishte tempull ose sinagogë në qytet. Sidoqoftë, një vit, prindërit e mi vendosën të kryenin shërbime në apartamentin tonë gjatë Ditëve të Mëdha të Shenjta. Meqenëse një kuorum prej dhjetë burrash është i nevojshëm për të kryer lutjet, me vështirësi u gjetën aq burra hebrenj në Valencë dhe u ftuan në shtëpinë tonë. Prindërit e mi zhvendosën shumicën e orendive nga dhoma e ngrënies dhe e mbuluan dollapin e rrobave me një çarçaf të bardhë. Një Tora ishte sjellë nga një prej tempujve në Lion dhe ishte vendosur në atë Ark të improvizuar. Gratë uleshin në dhomat e tjera dhe shikonin nga hyrja e derës ndërsa burrat luteshin në “shenjtërore”. Më kujtohet paksa një incident gjatë atyre Ditëve të Shenjta kur gjatë shërbesave një nga burrat u ul në shenjtërore dhe kryqëzoi këmbët, duke e vendosur njërën këmbë në majë të gjurit të kundërt. Kjo krijoi mjaft trazira në mesin e burrave të tjerë, që e qortuan për mungesën e respektit në këtë vend “të shenjtë”. E përmend këtë si një shembull se sa i shenjtë ishte judaizmi për familjen time, përkundër qëndrimit dhe dekretit modern të babait tim që fëmijëve të mos u jepej ndonjë edukim i veçantë fetar.

Atë vit, meqë do të kishim një “tempull” në shtëpinë tonë, së bashku me shumë të ftuar, nëna e vuri tezen time, Alegrën, të më qepte një fustan të ri prej mëndafshi. Ishte ngjyrë blu e çelët dhe fundi ishte me pala të holla. Provat në shtëpinë e tezes dhe gëzimi im që do të vishja një fustan të ri kaq të lezetshëm gjatë Ditëve të Shenjta nuk kishte kufij! Mjerisht, nuk iu binda prindërve të mi ose bëra ndonjë prapësi një javë para festivalit dhe u ndëshkova atje ku më dhembte vërtet: kotësia ime. M’u ndalua të vishja fustanin tim të ri, i cili rrinte në varëse dhe ishte gati e dukej i mrekullueshëm për të gjithë që mund ta shihnin në varëse, por jo mua të veshur me të! Dhe nuk e kam veshur kurrë, sepse befas hodha shtat dhe fustani më rrinte shumë i vogël. Ky zhgënjim më preku mjaft thellë, sepse e kuptova që duhet të kisha qenë jo vetëm një telash për prindërit e mi, por sigurisht mjaft mendjemadhe. Ende më duket sikur i dëgjoj miqtë e nënës sime, duke komentuar se çfarë vajze të vogël të bukur që kishte, dhe nënën duke u përpjekur të frenonte atë që padyshim më kishte hipur në kokë. Shoqja ime më e mirë kishte një pasqyrë, në të cilën admiroja kaçurrelat e mia të gjata, dhe babai u dëshpërua deri në atë pikë sa ai u betua se do të m’i priste të gjithë flokët ndërsa flija nëse nuk do të ndaloja së kundruari atë pasqyrë! Nuk mund të besoj se e kishte me gjithë mend për këtë, edhe pse atëherë i besoja.

.....

Добавление нового отзыва

Комментарий Поле, отмеченное звёздочкой  — обязательно к заполнению

Отзывы и комментарии читателей

Нет рецензий. Будьте первым, кто напишет рецензию на книгу Viktimë E Pallogaritur
Подняться наверх