Читать книгу Një Flluskë Jashtë Kohe - Andrea Calo' - Страница 5
ОглавлениеFALËNDERIME
Të shkruash një libër është sikur të nisesh në një udhëtim. Përgatiten valixhet, nisesh nga një pikë e caktuar dhe vazhdon duke u përpjekur të arrish pikën e mbërritjes, destinacionin e dëshiruar. Por, siç ndodh ndonjëherë gjatë një udhëtimi, grackat, gabimet, frikërat dhe të papriturat janë aty gati të na befasojnë, të na ndalojnë, ndonjëherë deri në atë pikë sa të na bëjnë të heqim dorë nga vazhdimi. Me ndihmën e njerëzve që na gjenden pranë ose të atyre që takojmë përgjatë rrugës, arrihet gjithsesi t’ia dalësh mbanë, ndonjëherë me lehtësi, herë të tjera me shumë mundim; por nuk mund të shkelësh kurrë mbi gabime, për të mos humbur investimin e bërë. Gjatë këtij udhëtimi kam patur disa njerëz afër meje, të gjithë më kanë nxitur dhe inkurajuar të vazhdoja rrugën, të realizoja atë ëndërr që prej shumë vitesh mbaja të mbyllur në një sirtar, duke më lejuar t’i hapesha plotësisht asaj, projektin tim.
Faleminderit gruas time Sonias, që më shumë se gjithkush ka besuar tek unë, gjithmonë, për leximin e duruar të bocave bërë që në fazat e hershme të përgatitjes së këtij teksti dhe për diskutimet frytdhënëse që kanë çuar në krijimin e fabulës së këtij romani.
Faleminderit prindërve të mi, që më kanë dhuruar jetën, më kanë rritur dhe shkolluar, duke lejuar që gjithë kjo të transformohej në realitet.
Dhe në fund, por jo e fundit, faleminderit ty Elena, që ke udhëzuar zemrën time dhe udhëhequr mendjen time gjatë gjithë këtij udhëtimi: këtu brenda ka vërtet një pjesë të madhe nga ty.