Читать книгу Rikthim Në Tokë - Danilo Clementoni - Страница 10
Anija kozmike Theos â Orbita e Jupiterit
ОглавлениеModuli sferik i transferimit të brendshëm, i vogël si përmasë por tepër i rehatshëm, po përshkonte me një shpejtësi mesatare prej rreth 10 m/s, në tubin numër tre, që do ta dërgonte Azakisin te hyrja e kabinës, pikërisht aty ku po e priste shoku i vet Petri.
Theosi, edhe ai në formë sferike me një diametër prej nëntëdhjetë e gjashtë metra, ishte i përbërë nga tetëmbëdhjetë tuba cilindrikë, secili me një gjatësi prej pak më shumë se treqind metra, që, si meridianët, ishin ndërtuar me një largësi dhjetë gradë njëri nga tjetri dhe duke mbuluar të gjithë perimetrin. Secili nga njëzet e tre nivelet, katër metra të gjatë, me përjashtim të hambarit qendror të anijes, (niveli i njëmbëdhjetë) që ishte dyfishi i gjatësisë, mund të arrihej lehtësisht në sajë të ândalesaveâ që kishte çdo tub në secilin kat. Praktikisht, për të shkuar nga njëri skaj i anijes tek tjetri, mund të duheshin maksimumi pesëmbëdhjetë sekonda.
Frenimi i modulit u konstatua sakaq. Dera u hap me një fishkëllimë të lehtë dhe prapa saj u duk Petri, që qëndronte me këmbë të hapura dhe me krahë të kryqëzuara.
«Ka orë të tëra që po pres» i tha me një ton shumë pak bindës. «Nuk mbarove së bllokuari filtrat e ajrit me atë gjë të shpifur me erë të keqe që mban gjithmonë pas vetes?» Aludimi që i bënte për cigaren ishte paksa i hollë.
Duke mos ia vënë veshin provokimit, me një buzëqeshje të lëhtë, Azakisi hoqi nga rripi analizuesin portabël dhe e aktivizoi me një gjest të gishtit të madh.
«Ma mbaj këtë dhe të shohim që të nxitojmë» i tha duke i kaluar me një dorë aparatin, ndërsa me tjetrën kërkonte që të fiksonte nga e djathta sensorin në brendësi të xhuntos. «Mbërritja është parashikuar për afro 58 orë dhe jam me të vërtetë shumë i merakosur. »
«Përse?» e pyeti Petri me naivitet.
«Nuk e di. Sikur kam ndjesinë se po na pret një surprizë e pakëndshme.»
Instrumenti që mbante në dorë Petri filloi të shënonte një seri tingujsh në frekuenca të ndryshme. E vëzhgoi pa patur idenë më të vogël se çfarë donte të thoshte. Ngriti vështrimin ngultas drejt pamjes së shokut në kërkim të ndonjë shenje por nuk vuri re gjë. Azakisi, duke lëvizur me shumë kujdes, e çoi sensorin tek xhuntoja tjetër. Një tjetër mori tingujsh të padeshifrueshëm doli nga analizuesi. Heshtje paskëtaj. Azakisi ia la instrumentin shokut të vet, vëzhgoi me vëmendje rezultatet, më pas buzëqeshi.
«Gjithçka në rregull. Mund të vazhdojmë.»
Vetëm atëherë Petri e ndjeu se, vetëm për pak, kishte ndaluar së marri frymë. Nxori jashtë të gjithë ajrin dhe përjetoi menjëherë një sens çlodhjeje. Një defekt, qoftë dhe më i vogli, te një prej atyre xhuntove do të kishte mundur që të kompromentonte misionin në mënyrë të pakthyeshme, duke i detyruar të ktheheshin mbrapa sa më shpejt që të mundeshin. Ishte gjëja e fundit që do të kishin dëshiruar të bënin. Kurse tani thuajse ia dolën.
«Po shkoj të pastrohem» tha Petri duke u përpjekur që të shkundte ca pluhurin nga trupi «Kontrolli tek tubat e shkarkimit kështu është gjithmonë kaq...» dhe duke shtrembëruar buzën e sipërme shtoi « formuese! »
Azakisi buzëqeshi. «Shihemi tek kabina e komandimit.»
Petri thirri kapsulën dhe një sekondë më pas ishte zhdukur.
Sistemi qendror njoftoi se orbita e Jupiterit ishte kaluar pa vështirësi dhe se po lëviznin pa problem në drejtim të Tokës. Me një lëvizje të lehtë por të shpejtë, të syve nga e djathta, Azakisi i kërkoi O^COM-it të tij që tâi tregonte sërish itinerarin. Pikëza blu që lëvizte mbi vijën e kuqe, tani ishte zhvendosur paksa drejt orbitës së Marsit. Count-down, që tregonte kohën e përllogaritur të mbërritjes, shënonte fiks 58 orë dhe shpejtësia e anijes ishte me 3.000 Km/sek. Ishte gjithmonë e më nervoz. Në fund të fundit, ajo ku po udhëtonin, ishte anija e parë kozmike e pajisur me motorët e rinj Bousen, të ideuar krejt ndryshe nga të mëparshmit. Projektuesit deklaronin se ata motorë do të ishin në gjendje që të shtynin anijen me një shpejtësi të afërt me një të dhjetën e shpejtësisë së dritës. Ende nuk ishte marrë guximi që të arrihej aq larg. Për momentin, 3.000 Km/sek, i dukej më se mjaftueshëm për një udhëtim të parë.
Nga pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e ekuipazhit që normalisht do të duhej që të ishin në bordin e Theos-it, për këtë mision të parë, ishin përzgjedhur vetëm tetë, përfshi Petrin dhe Azakisin. Arsyet e parashtruara nga Të Moshuarit nuk kishin qenë plotësisht bindëse. Ishin kufizuar duke trumbetuar që, duke parë natyrën e udhëtimit dhe vendmbërritjen, mund të evidentoheshin disa vështirësi dhe si rrjedhojë do të kishte qenë më mirë sikur mos të viheshin shumë jetë në rrezik në mënyrë të panevojshme.
Atëherë jemi ne ata që do sakrifikohemi? Ãa dreq argumentesh. Gjithmonë kështu kishte për të përfunduar. Kush dërgohej kur qe fjala për të rrezikuar lëkurën? Azakisi dhe Petri.
Fundja, prirja e tyre drejt aventurës dhe aftësia e dukshme për zgjidhjen e situatave âtë komplikuaraâ, u kishte dhënë mundësinë e përfitimit të shumë lehtësirave aspak të këqija.
Azakisi jetonte në një ambient të bollshëm në qytetin e mrekullueshëm të Saaranit, i gjendur në jug të Kontinentit, e cila ishte përdorur deri pak kohë përpara, si depo nga Artizanët e qytetit. Ai, në sajë të âlehtësiraveâ, ia kishte dalë mbanë që ta fuste në pronësi dhe të kishte lejen për ta modifikuar sipas pëlqimit te vet.
Faqja jugore ishte zëvendësuar krejtësisht me një fushë të forcës vektoriale e njëjtë me atë që ishte përdorur në anijen kozmike, duke pasur si qëllim që ai të mund të sodiste, direkt nga kolltuku i vetëmykur dhe i pandarë, gjirin e mrekullueshëm teposhtë. Por në rast nevoje, e gjithë faqja mund të shndërrohej në një sistem gjigand tredimensional, në të cilin mund të shfaqeshin njëkohësisht deri në dymbëdhjetë transmetime sinkron të Rete-s. Më shumë se një herë, ky sistem i sofistikuar i kontrollit dhe drejtimit, i kishte lejuar që të mblidhte shumë para kohe, informacione vendimtare, duke i dhënë mundësi kështu që të zgjidhte në mënyrë gjeniale madje dhe problemet shumë serioze. Nuk do të mundej më që të tërhiqej.
Një shtesë e plotë që i ishte bërë ish-depos së vjetër, rezervonte brenda saj një koleksion me âsuvenirëâ të gjetura prej tij gjatë gjithë misioneve që kishte kryer në vite, duke udhëtuar nëpër hapësirë. Secili prej tyre i kujtonte diçka të veçantë dhe çdo herë që gjendej në mes të atij lëmshi absurd objektesh tejet të çuditshme, nuk mund të rrinte pa falenderuar fatin e tij të mirë e mbi të gjitha, shokun e tij besnik që, më shumë se një herë, i kishte shpëtuar jetën.
Kurse Petri nuk ishte i dashuruar pas teknologjisë së shtytjes, megjithëse gjithmonë shquhej dukshëm në studime. Edhe pse qe në gjendje të pilotonte pa vështirësi të gjithë llojet e avionëve në qarkullim, njihte perfekt çdo model arme dhe gjithë sistemet e komunikimit lokal dhe ndërplanetar, ai preferonte shpeshherë tâi besonte instiktit dhe aftësive manuale në zgjidhjen e problemeve që i dilnin përpara. Më shumë se një herë, me sytë e tij, e kishte parë se si në shumë pak kohë, një grumbull i paformë hekurash transformohej në një mjet lëvizës apo në një armë mbrojtëse të frikshme. Ishte e jashtëzakonshme, do të kishte mundur që të ndërtonte çfarëdolloj gjëje që tâi nevojitej. Për këtë me siguri i detyrohej pjesërisht asaj që i kishte transmetuar i ati brez pas brezi, Artizani mjeshtër i shkëlqyer, por mbi të gjitha, pasionit të tij tejet të madh për Artet. Që në djalëri, vërtet që kishte qenë gjithmonë i mahnitur me atë sesi aftësitë manuale të Artizanëve arrinin të transformonin lëndën e zakonshme, në objekte të teknologjisë dhe dobisë së madhe, por duke lënë të paprekur âbukurinëâ në brendësi të tyre.
Një tingull i bezdisshëm, me ndërprerje dhe me volum të lartë, e bëri që të hidhej përpjetë, duke e rikthyer menjëherë në realitet. Papritmas ishte aktivizuar alarmi automatik në afërsi.