Читать книгу Rikthim Në Tokë - Danilo Clementoni - Страница 12
Anija kozmike Theos â Alarm në afërsi
ОглавлениеSistemi O^COM identifikoi menjëherë para syve të Azakisit, një objekt të çuditshëm konturet e të cilit, duke pasur parasysh rezolucionin e ulët të përftuar nga dylbitë me rreze të gjatë, akoma nuk ishin të përcaktuara qartë. Me siguri që ishte në lëvizje dhe padyshim që po përparonte drejt tyre. Sistemi i alarmit në afërsi, përcaktonte një probabilitet të përplasjes midis Theosit dhe objektit të panjohur, më të lartë se 96% në rast se asnjëri prej tyre nuk do të ndryshonte itinerarin e lëvizjes.
Azakis nxitoi që të futej tek moduli i transferimit që gjendej më afër. «Kabina e drejtimit» urdhëroi prerazi sistemin e kontrollit të automatizuar.
Pas pesë sekondave, dera u hap duke fërshëllyer dhe në ekranin e madh qendror të sallës së komandës, ishte ravijëzuar, ende shumë turbullt, objekti që po përparonte në itinerarin e përplasjes me anijen.
Pothuaj në të njëjtën kohë, u hap një derë tjetër afër nga e cila kërceu jashtë Petri pa frymë.
«Ãfarë dreqin po ndodh?» pyeti shokun «Nuk duhej të kishte meteorë në këtë zonë» u shpreh i çuditur duke vështruar edhe ai ekranin e madh.
«Nuk besoj të jetë meteor.»
«Por nëse nuk është meteor, atëherë çfarë është?» pyeti Petri me një shqetësim të dukshëm.
«Në qoftë se nuk korrigjojmë menjëherë itinerarin, do mund ta shohësh vetë me sytë e tu, kur të gjendemi të shtypur drejt e në kabinën e drejtimit.»
Petri u mor menjëherë me komandat e drejtimit dhe vendosi një ndryshim të lehtë të trajektores duke iu referuar asaj që ishte përcaktuar më përpara.
«Përplasje pas 90 sekondash» komunikoi pa emocione, zëri i ngrohtë femëror i sistemit të alarmit në afërsi. «Largësia e objektit: 276.000 kilometra, duke u afruar.»
«Petri bëj diçka dhe bëje shpejt!» bërtiti Azakisi.
«Jam duke e bërë, por ai objekti po ecën me të vërtetë shumë shpejt.»
Llogaritja e probabilitetit të përplasjes, që dukej te ekrani në të djathtë të objektit, po zvogëlohej ngadalë. 90%, 86%, 82%.
«Nuk do tâia dalim dot më» tha me një fije zëri Azakisi.
«Miku im, duhet akoma të lindë një âobjekt misteriozâ që të mundet të arrijë të shkatërrojë anijen time» pohoi Petri me një buzëqeshje të vockël djallëzore.
Me anë të një manovre që i bëri të dy të humbnin për një moment ekuilibrin, Petri ushtroi tek të dy motorët Bousen një ndryshim anasjelltas të menjëhershëm të polaritetit. Anija kozmike u drodh për shumë momente dhe vetëm sistemi i përmirësuar i gravitetit artificial, duke arritur të kompensojë oshilacionin në mënyrë të menjëhershme, nuk e la që i gjithë ekuipazhi të përfundonte i përplasur pas faqes që ndodhej përpara.
«Lëvizje e bukur» briti i gëzuar Azakisi duke i rrahur shpatullat mikut. «Por tani, si mendon që ta ndalosh këtë rrotullim?» Objektet përreth kishin nisur tashmë që të ngriheshin dhe të vinin vërdallë nëpër dhomë me lëvizje marramendëse.
«Vetëm një moment» tha Petri duke mos reshtur së shtypuri butonat dhe së luajturi me levat e komandës.
«Mjafton vetëm që tâia arrijë të ...» Një çurg i madh djersësh i binte lehtë lehtë nga balli.
«të hapë ...» vazhdoi, ndërkohë që gjithçka që gjendej brenda dhomës fluturonte në mënyrë kaotike. Edhe vetë ata të dy filluan që të ngriheshin nga dyshemeja. Sistemi i forcës së rëndesës artificiale nuk ia dilte dot më që të kompensonte forcën e pafundme centrifugale që po gjenerohej. Ishin gjithmonë e më tepër të lehtë.
«De... de... derën e pasme automatike numër tre!» bërtiti më në fund Petri, ndërkohë që gjithë objektet po binin sërish në dysheme. Një konteiner i rëndë që shërbente për mbeturinat, e goditi Azakisin tamam në vendin midis brinjës së tretë dhe të katërt, duke e detyruar që të nxirrte një rënkim të dobët. Petri, nga gjysëm metri lartësi ku rrinte pezull, ra furishëm në kuadrin e komandave, duke marrë një pozë shumë të panatyrshme dhe padyshim qesharake.
Llogaritja e probabilitetit të përplasjes kishte zbritur në 18% dhe vazhdonte që të zvogëlohej me shpejtësi.
«Gjithçka në rregull?» nxitoi të sigurohej Azakisi, duke u përpjekur që të fshihte sëmbimin në ijen e sapogoditur.
«Po, po. Jam mirë, jam mirë.» u përgjigj Petri duke u përpjekur që të ngrihej sërish.
Një çast më vonë, Azakisi po merrte kontakt me pjesën tjetër të ekuipazhit i cili i komunikonte menjëherë komandantit të tyre në lidhje me mungesën dhe dëmet në artikuj apo njerëz.
Manovrimi i sapo përfunduar, kishte arritur ta devijonte paksa Theosin nga itinerari i mëparshëm dhe rënia e presionit e provokuar nga hapja e derës së pasme automatike ishte kompensuar menjëherë nga sistemi i automatizuar.
6%, 4%, 2%.
«Largësia nga objekti: 60.000 Km» foli zëri.
Po qëndronin të dy me frymën pezull, në pritje të mbërritjes në largësinë prej 50.000 Km, përtej së cilës do të aktivizoheshin sensorët me rreze të shkurtër. Ato çaste iu dukën si pa mbarim.
«Largësia nga objekti: 50.000 Km. Sensorët më rreze të shkurtër u aktivizuan.»
Forma e turbullt përpara tyre papritmas u qartësua. Objekti u shfaq qartë në ekran, duke e bërë të dukshme çdo detaj të veçantë. Dy shokët u kthyen njëkohësisht, me sytë e zgurdulluar, në kërkim të vështrimit të njëri tjetrit.
«E pabesueshme!» bërtitën njëzëri.