Читать книгу Rikthim Në Tokë - Danilo Clementoni - Страница 13
Nasiria â Restoranti Masgouf
ОглавлениеKoloneli Hadson ecte i nervozuar para mbrapa, përgjatë diagonales së hollit që gjendej para sallës kryesore të restorantit. Vështronte faktikisht çdo minutë orën taktike që e mbante gjithmonë në kyçin e dorës së majtë dhe që nuk e hiqte asnjëherë, madje as kur flinte. Ndihej i emocionuar si një djalosh në takimin e tij të parë.
Për të shtyrë kohën tek priste, i ishte sjellë një Martini me akull dhe feta limoni nga baristi me mustaqe i cili, nga poshtë vetullave të trasha, e kundronte me kureshtje, ndërsa me përtesë thante një varg të tërë gotash me fron të lartë.
Alkoli nuk lejohej aspak në vendet islamike por, gjatë asaj mbrëmjeje, ishte bërë një përjashtim. Restoranti i vogël ishte rezervuar tërësisht për ata të dy.
Koloneli, pak pasi kishte mbaruar bisedën me profesoreshën Hanter, menjëherë kishte kontaktuar me përgjegjësin e lokalit, duke i kërkuar qëllimisht pjatën speciale Masgouf, sipas së cilës mbante emrin edhe restoranti. Duke parë vështirësinë në gjetjen e përbërësit kryesor, trofta e Tigrit, donte të sigurohej që lokali e kishte gjetur. Gjithashtu, duke e ditur më së miri se do të duheshin të paktën dy orë për ta përgatitur, dëshironte që gjithçka të gatuhej pa nxitim dhe me një perfeksion absolut.
Përsa i përket mbrëmjes, duke parë që uniforma ushtarake do të kishte qenë me të vërtetë e papërshtatshme për ambientin, kishte vendosur që të shpluhuroste kostumin e tij të errët Valentino, duke e kombinuar me një kravatë mëndafshi të stilit Regimental më vija gri e të bardha. Këpucët e zeza, të llustruara ashtu siç dinte tâi bënte vetëm një ushtarak, ishin italiane edhe ato. Me të vërtetë, ora taktike nuk kishte të bënte fare por nuk do të mundej dot të rrinte pa të.
«Mbërritën.» Zëri doli klithshëm nga receptori, njëlloj me telefonin celular, që mbante në xhepin e brendshëm të xhaketës. E fiku dhe vështroi jashtë në drejtim të xhamit të derës.
Makina e madhe e errët shmangu një qese të zhubravitur e cila, shtytur lehtazi nga flladi i mbrëmjes, rrotullohej me ngathtësi në mes të rrugës. Me një manovrim të shpejtë parkoi tamam përpara hyrjes së restorantit. Shoferi priti sa pluhuri i ngritur nga mjeti të grumbullohej sërish në tokë, më pas zbriti nga makina me kujdes. Nga kufja gjysëm e fshehur në veshin e djathtë, i erdhi një seri e âall clearâ. Vështroi me vëmendje të gjitha vendet e caktuara që më parë, derisa të sigurohej se kishte identifikuar të gjithë kolegët ushtarakë të cilët, në gjendje gatishmërie, do të angazhoheshin për sigurinë e dy darkuesve gjatë gjithë mbrëmjes.
Zona ishte e sigurt.
Hapi derën e pasme dhe, duke zgjatur me delikatesë dorën e djathtë, ndihmoi të ftuarën që të zbriste.
Elisa duke e falenderuar ushtarakun për finesën, doli butësisht nga makina. Drejtoi vështrimin për lart dhe, ndërsa mbushej nga mushkëritë me ajrin e kthjellët të mbrëmjes, u rregullua për një çast për të parapritur spektaklin e mrekullueshëm që vetëm qielli plot yje mbi shkretëtirë dinte që ta luante në skenë.
Koloneli ngeli për një moment i pavendosur nëse të dilte dhe të shkonte ta takonte apo të qëndronte brenda lokalit në pritje të hyrjes së saj. Në fund zgjodhi të rrinte ulur, me shpresën që ta maskonte më mirë emocionin. Kështu, me një pamje indiferente, iu afrua banakut, u ul mbi një karrige të lartë, mbështeti bërrylin e majtë mbi sipërfaqen me dru të errët, rrëkëlliu pak pijen alkolike të mbetur në gotë dhe u ndal të kundronte farën e limonit që depozitohej lehtë lehtë në fund.
Dera u hap me një kërcitje të butë dhe shoferi ushtarak pa jashtë për të kontrolluar që gjithçka qe në rregull. Koloneli bëri një gjest të lehtë me kokë dhe shoqëruesi prezantoi Elisën nga brenda, duke i hapur rrugën me një gjest të madh të dorës.
«Mirëmbrëma profesoreshë Hanter» tha koloneli duke u ngritur nga karrigia dhe duke nxjerrë në pah buzëqeshjen e tij më të bukur. «A patët një udhëtim të rehatshëm?»
«Mirëmbrëma kolonel» u përgjigj Elisa me një buzëqeshje po aq rrëzëllitëse «Gjithçka në rregull, faleminderit. Shoferi juaj ishte shumë i sjellshëm.»
«Mund të shkoni, faleminderit» tha me një zë autoritar koloneli, duke iu drejtuar shoqëruesit, i cili përshëndeti ushtarakisht, rrotulloi takat dhe u zhduk nëpër natë.
«Një aperitiv, profesoreshë?» e pyeti koloneli, duke thirrur me një gjest të dorës baristin me mustaqe.
«Atë që keni marrë ju» u përgjigj menjëherë Elisa, duke treguar gotën e Martinit që koloneli mbante ende në dorë. Më pas shtoi «Më thërrisni Elisa kolonel, preferoj kështu.»
«Shkëlqyeshëm. Dhe ti më thirr Xhek. âKolonelâ ta lëmë për ushtarët e mi.»
Ãshtë një fillim i mbarë, mendoi koloneli.
Baristi përgatiti me kujdes Martinin e dytë dhe ia dha të porsaardhurës. Ajo afroi gotën e vet me atë të kolonelit dhe i trokitën të dyja me njëra tjetrën.
«Gëzuar » tha me gjallëri dhe ktheu një gllënjkë të mirë.
«Elisa, duhet të të them se sonte shkëlqen vërtet» i tha koloneli duke i derdhur të ftuarës së tij një vështrim nga koka tek këmbët.
«Bah, edhe ti nuk je aspak keq. Edhe uniforma madje do të ishte tërheqëse por unë të preferoj kështu siç je» i tha duke buzëqeshur me djallëzi dhe duke lëvizur pak kokën anash.
Xheku, pakëz në siklet, përqendoi vëmendjen brenda gotës që kishte në dorë. E kundroi për një çast, më pas e thau të gjithën me një frymë.
«Si thua sikur ta zhvendosim tryezën tonë?»
«Ide fantastike» thirri Elisa. «Kam një uri prej ujku.»
«Kam arritur të përgatis specialitetin e shtëpisë. Shpresoj që ta pëlqesh.»
«Jo, mos më thuaj se ke arritur që të gatuash Masgouf-in» tha e habitur, duke hapur paksa sytë e shkëlqyeshëm jeshilë. «Praktikisht është e pamundur që të gjesh troftën e Tigrit në këtë periudhë. »
«Për një të ftuar si ty nuk mund të mos bëja ndryshe përveçse të kërkoja më të mirën» tha i kënaqur koloneli, duke parë që zgjedhja e tij dukej se ishte pëlqyer prej saj. I zgjati me delikatesë dorën e djathtë dhe e ftoi që ta ndiqte pas. Ajo, duke buzëqeshur djallëzisht, ia mbajti dorën shtrënguar dhe vazhdoi ta shoqëronte për tek tryeza.
Lokali ishtë rregulluar me finesë në stilin tipik të vetë vendit. Dritë e ngrohtë dhe e mprehtë, perde të gjera mbushnin pothuaj të gjithë muret dhe arrinin deri në tavan. Një tapet i madh me motive vizatimi të Eslimi Toranjdar, vishte pothuaj të gjithë dyshemenë, kurse tapete të tjerë më të vegjël ishin sistemuar në këndet e dhomës, sikur të rrethonin gjithçka në kornizë. Natyrisht, tradita do të kishte dashur që ta konsumonin darkën të shtrirë në tokë mbi jastëkë të butë e të rehatshëm por, si një perëndimor i sjellshëm, koloneli kishte preferuar një tryezë âklasikeâ. Edhe ajo ishte e pajisur më së miri dhe ngjyrat e zgjedhura për mbulesën ishin në kombinim të përkryer me pjesën tjetër të lokalit. Një sfond muzikor në të cilin një Darbuka9 që shoqëronte nën ritmin Maqsum10 melodinë e një Oud11 , mbushte me delikatesë të gjithë atmosferën.
Mbrëmje e përsosur.
Një kamerier i gjatë dhe i hollë, iu afrua me politesë dhe, me një përkulje, i ftoi dy të ftuarit të uleshin. Koloneli akomodoi në fillim Elisën dhe u preokupua që tâi rregullonte karrigen, më pas u ul edhe ai përballë saj, dukë bërë kujdes që mos i shkiste kravata në pjatë.
«Këtu është me të vërtetë shumë bukur» tha Elisa duke vështruar përreth.
«Faleminderit» tha koloneli. «Duhet të të rrëfej që për pak pata frikë se nuk do të pëlqente. Më pas u mendova për pasionin që ke për këto vende dhe mendova se mund të ishte zgjedhja më e mirë. »
«Qëllove në shenjë!» tha e ngazëllyer Elisa duke nxjerrë në pah sërish buzëqeshjen e saj të mrekullueshme.
Kamarieri hapi një shishe shampanjë dhe, ndërsa mbushte kupat e të dyve, një tjetër erdhi me një shportë në dorë duke thënë «Sa për fillim, do të dëshironit që të shijonit një Most-o-bademjun12 ».
Dy të ftuarit u vështruan të kënaqur, morën dy kupat dhe i trokitën sërish.
Afro njëqind metra nga lokali, dy personazhe të pazakontë me një makinë të errët po merreshin me një sistem të sofistikuar përgjimi.
«E pe kolonelin si përkëdhelet me atë tarallaken? » tha njëri prej tyre duke u kukurisur me një tjetër tepër të shëndoshë që rrinte në vendin e shoferit, ndërkohë që përtypte një sanduiç tepër të madh dhe barku e pantallonat po i mbusheshin plot me thërrime.
«Ishte ide gjeniale futja e një transmetuesi në veshin e profesoreshës» iu përgjigj tjetri, shumë më i hollë, me sy të mëdhenj dhe të zinj, ndërkohë që rrufiste kafen nga një gotë e madhe kartoni ngjyrë gështenje. «Prej këtej mund të dëgjojmë në mënyrë të përsosur gjithçka që thonë.»
«Shih se mos bën rrëmujëra dhe regjistroji të gjitha» e qortoi tjetri «përndryshe do të na bëjnë që të hamë vathët për mëngjes.»
«Mos u bëj merak. E njoh shumë mirë këtë aparat. Nuk do të na shpëtojë as edhe një pëshpërimë.»
«Duhet të arrijmë të marrim vesh se çfarë ka zbuluar realisht profesoresha» shtoi trashaluqi. «Shefi ynë ka shtënë një thes më para për të ndjekur në fshehtësi këto kërkime. »
«Sigurisht nuk do të jetë e lehtë duke parë strukturën fantastike të sigurisë që ka vendosur koloneli.» Tipi i hollë ngriti vështrimin drejt qiellit me një pamje ëndërrimtare, pastaj shtoi «Nëse do të më kishin dhënë edhe vetëm një të mijtën e atyre parave, tashti do të qëndroja i shtrirë rrëzë një palme në Kubë, duke patur si shqetësim të vetëm atë të zgjedhjes së një Margarite ose të një Piña Kolada.»
«Dhe ndoshta së bashku me ca vajza me bikini që të fërkojnë me krem mbrojtës ndaj diellit» tha trashaluqi, për të shpërthyer më pas në një të qeshur buçitëse, ndërkohë që si pasojë e barkut të kërcyer, i binin poshtë thërrimet të cilat ishin depozituar më përpara.
«Kjo antipasta ishte shumë e shijshme.» Zëri i doktoreshës doli pakëz i transformuar nga altoparlanti i vogël i vendosur mbi kroskot. «Duhet të të rrëfej se me të vërtetë nuk besoja që, prapa asaj âpamjejeâ prej ushtaraku të vrazhdë, mund të fshihej një burrë i rafinuar.»
«Bahh, faleminderit Elisa. Edhe unë sâdo ta kisha menduar kurrë që një âprofesoreshëâ kaq shumë e kualifikuar mund të ishte, përveçse e bukur, edhe mjaft e afrueshme dhe simpatike.» foli zëri i kolonelit, gjithmonë pakëz i transformuar, por me një tonacion paksa më të ulët.
«Shih shih se si po flirtojnë» thirri trashaluqi nga vendi i shoferit. «Sipas meje, do të përfundojnë të dy në shtrat.»
«Nuk jam edhe aq i sigurt» pohoi tjetri. «Profesoresha jonë është padyshim tepër dinake dhe nuk besoj se një darkë e vockël dhe ndonjë kompliment i vakët mund të mjaftojnë që ajo të shkojë e të bjerë drejt e në krahët e tij.»
«Dhjetë dollarë bast që sonte do ta bëjë» tha trashaluqi duke i zgjatur dorën e djathtë kolegut.
«Ok, dakord» foli tjetri duke i shtrënguar dorën që i ishte zgjatur përpara.