Читать книгу Rikthim Në Tokë - Danilo Clementoni - Страница 11
Nasiria â Hoteli
ОглавлениеHoteli natyrisht që nuk ishte âme pesë yjeâ, por për këdo që ishte mësuar tâi kalonte javët në një tendë në mes të shkretëtirës, edhe vetëm një dush mund të konsiderohej luks. Elisa priti valën e nxehtë dhe çlodhëse që tâi vinte nga lart, e tâi masazhonte qafën dhe shpatullat. Dukej që trupi ia dëshironte pa masë pasi një varg i tërë drithërimash nga kënaqësia i përshkuan shpinën shumë herë.
E kuptojmë se sa rëndësi kanë disa gjëra, vetëm kur nuk i kemi më.
Vetëm pas dhjetë minutash vendosi që të dilte nga dushi. Avulli kishte mbështjellë pasqyrën që dukej qartë se ishte vendosur shtrembër. U përpoq që ta drejtonte, por sa e lëshoi, u rikthye sakaq në pozicionin e saj fillestar. Vendosi të mos merrej më me të. Me një cep të peshqirit pastroi ujin që i kishte mbetur në buzë dhe admiroi veten. Kur ishte më e re në moshë, shumë herë e kishin kontaktuar për të punuar si modele apo edhe si aktore. Ndoshta tani do të kishte qenë një divë e kinemasë apo gruaja e ndonjë futbollisti të pasur, por paratë nuk e kishin tërhequr më aq shumë. Preferonte të djersitej, të hante pluhur, të studionte tekste të vjetër dhe të vizitonte vende të humbura. Aventurën që e kishte pasur gjithnjë në gjak dhe emocionin që i dilte kur merrte mbetjet e një punimi dore të lashtë, ri-nxjerrja në dritë e gjurmëve të mijëvjeçarëve më përpara, nuk mund të kishte të krahasuar me asgjë tjetër.
Iu afrua pasqyrës shumë afër, dhe pa ato rrudhat e vogla dhe të mallkuara tek cepat e syve. Dora iu fut automatikisht në çantën e tualetit nga ku mori një nga kremrat âqë të heqin dhjetë vjet brenda një javeâ. E shtroi me kujdes në të gjithë fytyrën dhe u pa me kujdes. Ãfarë pretendonte, një mrekulli? Fundja, efekti do të ishte i dukshëm vetëm pas âshtatë ditëshâ.
Buzëqeshi për veten dhe për të gjitha gratë që rregulloheshin lehtësisht me anë të reklamës.
Ora e varur në mur sipër krevatit shënonte 19,40. Nuk do tâia kishte dalë kurrë që të bëhej gati vetëm në njëzet minuta.
U tha sa më shpejt që të mundej, duke i lënë paksa të lagura flokët e gjatë bjondë dhe qëndroi përpara komodinës prej druri të errët, ku mbante ato pak veshje elegante që kishte arritur tâi merrte me vete. Në momente të tjera, do të kishte kaluar orë të tëra vetëm që të vendoste mbi veshjen që i përshtatej rrethanës veçse, atë mbrëmje, përzgjedhja ishte vërtet e kufizuar. Zgjodhi, pa u menduar shumë, fustanin e shkurtër në ngjyrë të zezë. Ishte shumë e hijshme, padyshim seksi por aspak vulgare, me një dekolte të gjerë që me siguri do ta kishte ekzaltuar âmasën e tretëâ të mbushur të saj. E mori dhe, me një gjest elegant të dorës, e vuri mbi krevat.
19,50. Pavarësisht faktit që ishte femër, nuk i pëlqente të ishte me vonesë.
Iu avit dritares dhe pa një Fuori Strada të errët, jashtëzakonisht të shkëlqyeshme, tamam përpara derës së hotelit. Personi që duhej të ishte shoferi, një djalë i ri i veshur me rroba ushtarake, po rrinte i mbështetur tek kofna dhe shtynte kohën e pritjes duke pirë një cigare në qetësi.
Bëri çmos që tâi theksonte sytë me laps dhe rimel, kaloi me shpejtësi buzkuqin mbi buzët e saj, ndërkohë që përpiqej ta përhapte në mënyrë uniforme me një sërë puthjesh të lëshuara më kot, vuri vathët e preferuar, duke u lodhur jo pak që të gjente âvrimatâ.
Në fakt, kishte shumë kohë që nuk dilte mbrëmjeve. Puna e dërgonte gjithmonë nëpër botë dhe kurrë nuk kishte arritur që të gjente një përson për lidhje të qëndrueshme, që të zgjaste më shumë se disa muaj. Instikti i lindur mëmësor që çdo grua ka brenda vetes dhe që në vajzëri gjithmonë bënte si bënte dhe e injoronte me zgjuarsi, tani me afrimin e orës biologjike, ndihej gjithmonë e më shpesh. Ndoshta do të kishte qenë momenti që të mendonte seriozisht për tâu mbledhur në familje.
E zmbrapsi atë mendim me shpejtësinë më të madhe të mundshme. Veshi fustanin, dhe të vetmet palë këpucë me takë dymbëdhjeçe që kishte sjellë me vete dhe, me gjeste të mëdha, spërkati të dy pjesët e qafës me parfumin e saj të preferuar. Shall mëndafshi, çantë e zezë e bollshme. Ishte gati. Një kontroll i fundit para pasqyrës së varur në mur, afër derës dhe të ndotur në disa pjesë të saj, i konfirmuan perfeksionin e fustanit që kishte. Bëri një rrotullim rreth vetes dhe doli jashtë e kënaqur.
Shoferi një djalë i ri, pasi kishte drejtuar mjekrën që i kishte rënë poshtë, me të parë Elisën tek dilte nga hoteli duke ecur me hap modeleje, flaku tej cigaren e dytë që sapo kishte ndezur dhe nxitoi që tâi hapte derën e makinës.
«Mirëmbrëma, profesoresha Hanter. A mund të shkojmë?» e pyeti ushtaraku me një notë ngurrimi.
«Mirëmbrëma» iu përgjigj ajo duke vënë në provë buzëqeshjen e mrekullueshme. «Jam gati.»
«Faleminderit për shoqërimin» shtoi ajo ndërkohë që hipte në makinë, duke ditur fare mirë se fundi do tâi ishte ngritur pakëz dhe do tâia kishte ekspozuar pjesërisht këmbët para ushtarakut të sikletosur.
I kishte pëlqyer gjithnjë të ndihej e admiruar.