Читать книгу Shkrimtari - Danilo Clementoni - Страница 12
Pasadena, Kaliforni â Budallai
Оглавление«Kjo është gjithçka?» u shpreh tipi i shëndoshë, vërtet obez, ndërkohë që kqyrte pajisjen e çuditshme që mbante në dorë i riu budalla. «Mos më thuaj se na ke bërë të presim më shumë se një muaj për të parë këtë gjënë që ndriçon.»
«Mund tâju siguroj se po punon» iu përgjigj djali shumë i frikësuar. «Me të vërtetë, besoj se ka bërë atë për çfarë është projektuar.»
«Po, por a do na thuash se çfarë?» i bërtiti tipi i gjatë dhe i hollë ndërkohë që hidhej në këmbë. «Tani po e humbas vërtet durimin.»
Në bodrumin plot me aparatura, ekranë dhe kompjutera të të gjitha llojeve, ndriçuar nga një dritë led e zbehtë që përhapej duke u pasqyruar në faqet e ngrëna, fytyra e hequr e djalit ngjante akoma më e zbehtë nga çâishte në të vërtetë.
«Tani nëse nuk na thua se për çfarë shërben vërtet ajo gjëja, të betohem se do të të bëj ta gëlltisësh të tërën» tha trashaluqi duke e kapur budallain nga qafa.
«Po jua thashë» pohoi prapë djali gjithnjë e më i frikësuar. «Ãshtë një sistem për të aktivizuar në largësi një proçedurë.»
«Po ça proçedure? Për ça bëhet fjalë?» vazhdoi tipi i shëndoshë, ndërkohë që shkundte djalin sikur po tundte një Margarita.
«Nuk jam i sigurt» u përpoq të përgjigjej djali i ri. «Por besoj se kemi aktivizuar diçka shumë të veçantë dhe të rrezikshme duke parë sistemet e mbrojtjes që mâu desh të lidhja.»
«Sqaroje më mirë» foli trashaluqi duke mos reshtur së shkunduri djalin.
«Do të ta tregoj nëse më lëshon.»
«Në rregull. Po shiko që të jesh sa më bindës se përndryshe copa jote më e madhe e gjendur prej teje, do mund të shihet vetëm me mikroskop.»
Djali rregulloi bluzën, sistemoi flokët e gjatë që nuk e shihnin shampon prej shumë kohësh dhe lëvizi në drejtim të një tavoline pune ku gjendeshin dy tastiera dhe një seri kompjuterash gjysëm të çmontuar. Shtypi shpejt disa komanda të pakuptueshme dhe pas disa minutash, mbi një ekran gjigand që varej nga tavani, u shfaq një pamje tredimensionale e objektit të çuditshëm që rrotullohej ngadalë rreth vetes.
«Kjo është telekomanda jonë misterioze.»
«Ah, tani qenka bërë telekomandë?»
«Bah, duke parë funksionin e saj besoj se mund ta quajmë kështu pa merak.»
«Vazhdo» foli tipi i hollë ndërkohë që sistemohej mbi një karrige të shkatërruar në mënyrë që të mund të kqyrte më mirë ekranin e madh.
«Kështu që, problemi kryesor është që ta riaktivizojmë. Mâu desh të lodhesha ca pasi, me shumë gjasa, nuk ishte vetëm i fikur por i zoti donte që askush mos ta ndizte më kurrë.»
«A e pe se nuk i janë shkarkuar bateritë, ti ore që nuk je gjë tjetër veçse një idiot i shëmtuar» foli tipi trupmadh, duke iu drejtuar shokut të vet.
«Jo, nuk ka fare bateri aty brenda» vazhdoi të thoshte budallai. «Besoj se punon në sajë të një burimi energjie të jashtme, një tip fluksi elektromagnetik që arrin të kapë dhe transformojë në fuqi të pastër.»
«Interesante» komentoi ai i holli. «Por cila është rrezja e saj e veprimit?»
«Teorikisht, edhe disa qindra mijëra kilometra.»
«E marrtë dreqi» shfryu trashaluqi ndërkohë që merrte në dorë objektin e çuditshëm. «Do të më thuash se kjo gjëja do ishte në gjendje të transmetonte një sinjal që këtu deri në hënë?»
«Besoj vërtet se po dhe ndoshta e ka bërë tashmë.»
«Dhe çfarë të ketë transmetuar?»
«Këtu vjen pjesa interesante» vazhdoi djali ndërkohë që shfaqte një pamje tjetër mbi ekranin e madh. «Këto janë simbolet që, pasi u riaktivizuan, u shfaqën në pjesën ballore.»
«Duket si një lloj gjuhe e lashtë» komentoi ai i holli. «Më duket se diku e kam parë.»
«Në fakt, është kuneiforme. E përdornin Sumerët disa mijëra vite përpara Krishtit.»
«Dhe çfarë bëjnë mbi një instrument kaq të përparuar në aspektin teknologjik?»
«Kjo është gjuha e vizitorëve tanë alienë.»
«Do të thuash se ata gjigandët që na kapën flasin gjuhën kuneiforme?» pyeti tipi trupmadh po aq i habitur.
«Bah» u përpoq të sqaronte djaloshi «nuk është puna se gjuha kuneiforme flitet. Ãshtë një lloj shkrimi. Sidoqoftë besoj se gjuha e tyre është tamam kjo.»
«Dhe ti arrite ta deshifrosh?»
«Në realitet, për të siguruar ekzekutimin e komandës, mâu desh të fusja një tip passwordi. Pratikisht, simbolet e shfaqura në sekuencën e duhur janë futur në modalitetin operativ.»
«Pra me pak fjalë, si ai sistemi që përdoret tani për të zhbllokuar celularin?»
«Po, pak a shumë» tha budallai duke vënë buzën në gaz, i lumtur që ata të dy më në fund e kishin kuptuar atë që po thoshte.
«Ke bërë vërtet një punë të shkëlqyer» tha trashaluqi i kënaqur.
«Po, por nuk e kemi kuptuar akoma funksionin e saj të vërtetë» ia ktheu tipi i hollë duke e kundërshtuar.
«E ndjej se po guxoj një hipotezë për të cilën besoj se mund të jetë mjaft realiste» foli atëherë djali, me një fije zëri.
«Bah, çfarë pret? Fol» ia ktheu trashaluqi duke iu afruar vetëm pak centimetra nga hunda.
«Besoj se është sistemi për të aktivizuar proçedurën e vetëshkatërrimit të një anije kozmike përveç sa e sa funksioneve të tjera.»
Të dy shokët u panë për një çast të shastisur pastaj, ai më i shëndoshi, sikur tâi kishte bërë dikush dhuratën më të bukur në botë, tha «Të lutem, më thuaj nëse i kemi hedhur në erë.»
«Me shumë gjasa alienët do kenë patur të gjithë kohën e nevojshme për të shpëtuar kokën por mjeti i tyre mund të ketë patur vërtet një fund të hidhur.»
«Biri im, je gjeni» thirri tipi trupmadh. Pastaj, nxori nga xhepi një flesh USB dhe shtoi «Vendosi këtu brenda të gjitha të dhënat që ke për këtë gjënë dhe pastaj fshiji të gjitha. Nëse zbulojmë se ke ruajtur për vete edhe një byte të vetëm...»
«E di, e di. Do më bëni copa copa.»
«Të lumtë. Isha i sigurt se je një tip i zgjuar.»
Proçedura e kopjimit zgjati vetëm pak sekonda. Budallai, pasi kishte hequr fleshin nga kompjuteri i vet, ia dha tipit trupmadh i cili ia mori shpejt nga duart. Pastaj, me të marrë edhe objektin e çuditshëm dhe me tâi futur të dy në xhepin e djathtë të pantallonave, i tha shokut të vet «Ikim plako, ndoshta ëndrrat tona po bëhen realitet.»
Kishin arritur pothuajse te pragu kur djaloshi foli «Ej, nuk keni harruar diçka?»
«Ku e ke fjalën?» pyeti tipi i gjatë dhe i hollë.
«Pjesën tjetër të parave që më takojnë.»
«Parave?» ia ktheu trashaluqi. «Falendero zotin që nuk të përdrodhëm qafën» dhe përplasi portën pas vetes.