Читать книгу Shkrimtari - Danilo Clementoni - Страница 13
Yjësia e Arushës â Planeti Kerion
ОглавлениеAfro gjashtëqind e pesë vite nga toka, gjigandi i kuq i quajtur Aldebaran ndriçonte zbehtë një planet të zhveshur i njohur me emrin Kerion. Sipërfaqja e tij, sot e karakterizuar vetëm nga shkretëtira të zhveshura, fusha dhe peisazhe shkëmbore, gryka të thella dhe rrafshnalta të buta, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Planeti filloi rënien e tij të ngadaltë afro dhjetë mijë vite para se, për arsye ende të panjohura, lëngu metalik nga i cili përbëhej bërthama nisi lehtë por në mënyrë të pakthyeshme të ngadalësonte rrotullimin e vet, duke shkaktuar reduktimin progresiv relativ të fushës së tij magnetike.
Sot atmosfera e Kerionit, që njëherë e një kohë përbëhej kryesisht nga azoti dhe metani në afro njëzet përqind të saj, realisht nuk ekziston më. Rrezet e dëmshme që vinin nga ylli i tij, në fakt jo të mbrojtura më nga fusha e fuqishme magnetike planetare, e kanë prishur atë deri sa e kanë reduktuar atmosferën fillestare me afro 0,1 përqind. Dete plot me ujë hidrokarburesh zinin gati gjysmën e planetit. Liqene plot me metan dhe shtresa të panumërta prej akulli piklonin mbi sipërfaqet e tokave dhe jeta përparonte me gjallëri. Por me sa dukej, një katastrofë ishte paracaktuar për fatin e Kerionit. Banorët e tij, me mijëra vite, kishin provuar të kërkonin një zgjidhje për të rigjallëruar bërthamën por pa arritur tâia dilnin mbanë. Që nga fillimet e ngadalësimit, kishin provuar madje edhe të ndërmerrnin udhëtime shumë të gjata dhe të rrezikshme ndëryjësore në kërkim të një planeti të ngjashëm me të tyrin ku edhe mund të zhvendoseshin por asnjë prej këtyre misioneve nuk kishte patur sukses.
Duke ardhur në fund të burimeve të tyre jetike, praktikisht i ishin dorëzuar zhdukjes së pashmangshme kur, një nga mendjet më brilante të planetit propozoi atë që shumica e popullsisë së planetit e quajti si çmenduri absolute: të çliroheshin nga gjithçka nga e cila do të mundnin âtë vdisninâ. Keriani filloi një sërë eksperimentesh që, në harkun e disa dhjetra viteve, do të çonin në heqjen e trupave materiale të atij që ne do të mund ta përkufizonim si âshpirtiâ, duke e çliruar kështu nga lidhja që deri më atëherë besohej se ishte e pashkëputshme me trupin fizik. Esenca e disa vullnetarëve u nda nga materia e gjallë dhe u implantua në strukturat e reja tërësisht mekanike. Ajo që lindi qe një specie e re, bazuar tërësisht në trupat kibernetikë por e pajisur me inteligjencën e vet dhe të asaj esence kozmike e quajtur shpirti, ose më thjesht, jeta.
Shkëputja e shpirtrave të të gjithë banorëve përfundoi në pak vite por, duke marrë parasysh sasinë e paktë të materialeve të përshtatshme për realizimin e trupave të rinj kibernetikë, zhvendosja po kryhej shumë ngadalë. Atëherë u vendos, që të bëhej ruajtja e âesencaveâ në mbështjellëse të posaçme në formë ovoidale, në mënyrë që të mbroheshin nga shkatërrimi deri sa të realizohej ekzoskeleti i tyre i ri.
Të parat qenie të reja të krijuara, tashmë realisht të pavdekshme, filluan atëherë një epope të re eksplorimesh të kozmosit në kërkim, këtë herë, të planeteve që mund tâu jepnin atyre lëndët e para të nevojshme për përfundimin e projektit. U identifikuan dhjetë, madje në një largësi disa qindra vite dritë nga planeti i tyre mëmë, në të cilët u ndërtuan laboratorët e vërtetë dhe të duhur ku burimet e planeteve u hoqën dhe u shfrytëzuan në vend për realizimin e trupave të rinj. Shumë e rëndësishme ishte prania e elio-3 i cili, përmes një sistemi kompleks të bashkimit nuklear, do tâi garantonte strukturës së çdo keriani të ri një burim energjie praktikisht të pashtershëm. Për të arritur të gjithë ata planete aq të largët, u krijuan portale të vërtetë dhe të duhur ndëryjësore, nëpërmjet të cilëve kontenitorët me shpirtrat e banorëve dhe pajisjet e nevojshme u trasferuan në laboratorët e montimit. Realizimi i çdo trupi të vetëm, implantimi i shpirtit dhe aktivizimi i tij i plotë kërkonte çdo herë një proçedurë shumë të gjatë por, për ta, koha nuk përbënte më problem.
«Kemi marrë një mesazh të pazakontë nga impianti /\» njoftoi keriani që merrej me transmetimet.
«Ãfarë mesazhi është?» ia ktheu eprori i tij, që përgjigjej në emër të Shefit RTY, forma fizike e të cilit të kujtonte shumë një specie araknide me putra shumë të gjata dhe trup të stërmadh.
«Ãuditërisht u ndërpre para se të përfundonte. Kjo është ajo që na ka ardhur» dhe transmetoi më një nën-dritë një copëz të komunikimit.
Laboratori është sulmuar. Dërgojmë mbrapsht...
«Dërgojmë çfarë? Sulmuar nga kush?»
«Nuk kishte gjë tjetër. Që prej atij momenti, komunikimet me /\ u ndërprenë.»
«Të përpiqemi që të rivendosim kontaktin sa më shpejt dhe të kuptojmë çfarë ka ndodhur» urdhëroi RTY. «Gjenden më shumë se dhjetë miliona shpirtra në atë laborator në pritje për tâu zhvendosur.»
«E di mirë» i tha punonjësi i transmetimeve. «Por, për momentin, gjëja e vetme që po marr është sinjali i kontenitorit (|) që po përshkon tunelin e ndërkomunikimit.»
«Ndoshta është ajo gjëja që po na dërgojnë mbrapsht.»
«Do ta zbulojmë shpejt. Do të jetë këtu brenda treqind e njëzet cense.»