Читать книгу Shkrimtari - Danilo Clementoni - Страница 5
ОглавлениеBashkëshortes dhe djalit tim për durimin që kanë pasur në përballjet e mia dhe për të gjitha sugjerimet e çmuara që më kanë dhënë, duke kontribuar për të arritur më të mirën si për mua ashtu edhe për këtë roman.
Një përqafim të veçantë për mamanë time dhe një puthje shumë të madhe për babanë tim, i cili ndërkohë që lëngonte i sëmurë në shtrat, me praninë dhe me vështrimin e tij të ngulët më nxiti që të vija të gjithë zemrën time në këtë rrëfim të mrekullueshëm.
Një falenderim i veçantë për të gjithë miqtë e mi që vazhdimisht më kanë mbështetur dhe inkurajuar për të vazhduar përpara në përfundimin e kësaj vepre që ndoshta, pa ta, nuk do të kishte dalë kurrë në dritë.
Do të doja të falenderoja përkthyesin tim, z.Gentian Cane, për bashkëpunimin, pasionin dhe profesionalizmin që ka demonstruar në finalizimin e këtij përkthimi.