Читать книгу Forcat E Kundërta - Aldivan Teixeira Torres, Daniele Giuffre' - Страница 16
Një Ditë Para Sfidës së Fundit
ОглавлениеKanë kaluar gjashtë ditë qëkurse hipa në mal. E gjithë kjo kohë plot me sfida dhe përvoja më ka bërë të rritem së tepërmi. Mund ta kuptoj më lehtë natyrën, veten dhe të tjerët. Natyra marshon me ritmin e saj dhe është në kundërshtim me pretendimet e qenieve njerëzore. Ne presim pyjet, ndotim ujërat, dhe lëshojmë gaze në atmosferë. E çfarë nxjerrim prej kësaj? Ato që kanë rëndësi për ne, paratë apo mbijetesën tonë? Dhe pasojat janë aty: Ngrohja globale, pakësimi i florës dhe faunës, katastrofat natyrore. A nuk e sheh njeriu që të gjitha këto janë për faj të tij? Ka akoma kohë. Ka kohë për të jetuar. Bëje pjesën që të takon: Kurse ujin dhe energjinë, riciklo mbetjet, mos e ndot ambientin. Kërkoji qeverisë që të angazhohet në çëshjet ambientale. Është më e pakta që mund të bëjmë për veten tonë dhe për botën. Duke u kthyer prapë tek aventura ime, i kuptova më mirë dëshirat dhe limitet e mia sapo u ngjita në mal. E kuptova që ëndrrat bëhen të mundura vetëm përsa kohë ato janë fisnike dhe të drejta. Shpella është e drejtë dhe nëse kaloj sfidën e tretë, ajo do ta bëjë ëndrrën time realitet. Kur fitova sfidën e parë dhe të dytë, arrita t’i kuptoj më mirë dëshirat e të tjerëve. Shumica e njerëzve ëndërrojnë të kenë pasuri, prestigj në shoqëri dhe nivele të larta të komandimit. Ata nuk shohin më se çfarë është më e mira në jetë: Suksesi profesional, dashuria, dhe lumturia. Ato çfarë e bëjnë qenien njerëzore vërtet të veçantë janë cilësitë që shkëlqejnë përmes punës së tij. Pushteti, pasuria dhe dukja në shoqëri nuk e bën të lumtur gjithësecilin. Kjo është ajo çfarë po kërkoj tek mali i shenjtë: Lumturinë dhe fushën totale të "forcave të kundërta." Kam nevojë të dal jashtë për pak. Hap pas hapi, këmbët më çojnë jashtë kasolles që ndërtova. Shpresoj për ndonjë shenjë fati.
Dielli të nxeh jashtë mase, era bëhet më e fortë dhe asnjë shenjë nuk duket. Si do ta kaloj unë sfidën e tretë? Si do të jetoj me dështimin nëse nuk jam në gjendje të realizoj ëndrrën time? Përpiqem të heq nga mendja mendimet e këqija por frika është më e fortë. Kush isha unë para se të hipja në mal? Një djalë i ri, krejt i pasigurt, me frikën për t’u përballur me botën dhe njerëzit. Një djalë i ri i cili luftoi një ditë për të drejtat e tij por ato nuk iu dhanë. E ardhmja më ka treguar se kjo ishte më e mira. Nganjëherë ne fitojmë duke humbur. Ma ka dëshmuar jeta këtë. Disa zogj cicërojnë rreth e rrotull meje. Me sa duket ata e kuptojnë shqetësimin që kam. Nesër do jetë një ditë e re, dita e shtatë e qëndrimit në majën e malit. Fati im gjendet në rrezik nga kjo sfidë e tretë. Lutuni, lexues, që unë të mund ta kaloj me sukses.