Читать книгу Forcat E Kundërta - Aldivan Teixeira Torres, Daniele Giuffre' - Страница 4
Përmbledhje
Оглавление“Forcat e kundërta është libri i parë i vëllimit “Profeti”, ku personazhet kryesore janë dinamika e dyfishtë, Profeti dhe shoku i tij i pandarë i aventurave, Renato. Në këtë vëllim të parë, i lodhur nga monotonia, Profeti vendos të ndërmarrë një udhëtim në një mal që premton se është i shenjtë, me shpresën që ëndrrat e tij të bëhen realitet. Pas ngjitjes në mal, ai takon një roje, një qenie të lashtë plot mençuri, që i premton ta ndihmojë në rrugëtimin e tij. Me ndihmën e saj, ai kalon tre sfida që i japin atij fuqitë që i duhen për të hyrë në shpellën e dëshpërimit, një vend ku e pamundura bëhet e mundur. Ai vendos të hyjë aty. Duke shmangur kurthet dhe kaluar me sukses skenarët njëri pas tjetrit, ai arrin tek dhoma sekrete ku shndërrohet në një mendjemprehtë me plot fuqi, i aftë të kapërcejë kufijtë e hapësirës dhe kohës dhe të kuptojë dëshirat më të thella të zemrës. Duke u larguar nga shpella, ai ritakohet me rojen, dhe së bashku me djalin e quajtur Renato dërgohet në një mision që është akoma dhe më i komplikuar. Atje i duhet të zgjidhë padrejtësitë, të ndihmojë dikë që të gjejë veten dhe të ribashkojë forcat e kundërta që janë çekuilibruar. Kështu fillon aventura e tij e parë e madhe që premton emocione, suspansë, romancë dhe dramë. Ju vetë a keni një ëndërr? Atëherë lexojeni dhe zbuloni elementet kyçe që nevojiten për ta përmbushur. Lexim të këndshëm!”
"Mbretëria e Parajsës është si një njeri që hedh farë të mirë në fushë. Një natë, kur të gjithë po flinin, erdhi armiku, hodhi farë të keqe në mes të grurit, dhe iku. Kur gruri u rrit, dhe filluan të formohen kallëzat, atëherë u shfaq edhe bari i keq. Punëtorët vështruan nga pronari, dhe i thanë. "Zotëri, a nuk i hodhët farë të mirë kësaj fushe? Atëherë, si mbiu vallë bari i keq?" Pronari u përgjigj: "'Ka qenë një njeri armiqësor që e bëri këtë." Punëtorët pyetën: "A ta shkulim barin e keq?" Pronari ua ktheu: "Jo mos. Mundet që duke shkulur barin e keq nga rrënjët, do të shkulni edhe grurin. Le të rriten së bashku deri sa të korrim. Dhe kur të fillojë koha e korrjeve do t’u them korrësve: Filloni njëherë me barin e keq dhe bëjeni tufa tufa për ta djegur. Pastaj grumbullojeni grurin në hangarin tim." Mat eu 13:24-30.