Читать книгу Forcat E Kundërta - Aldivan Teixeira Torres, Daniele Giuffre' - Страница 19

Mrekullia

Оглавление

Menjëherë pas lutjes sime, kupa dridhet, mbushet me tym dhe mund të dëgjoj zëra të shtrembëruar. Çfarë thonë nuk merret vesh fare. Një zjarr i vogël ngrihet nga kupa dhe vjen e ulet në dorën time. Drita e tij depërton dhe ndriçon të gjithë shpellën. Muret e shpellës marrin formë tjetër dhe të çojnë te një derë e vogël që sapo shfaqet. Ajo hapet dhe një erë e fortë nis të më shtyjë brenda saj. Më vijnë në mend të gjitha përpjekjet që kam bërë: Përkushtimi ndaj studimit, mënyra si i kam zbatuar përsosmërisht ligjet e Zotit, ngjitja në mal, sfidat, madje edhe ky kalim i gjatë në shpellë. E gjitha kjo më ka sjellë një rritje shpirtërore për t’u pasur zili. Tani isha gati për të qenë i lumtur dhe për të përmbushur ëndrrat e mia. Shpella tejet e frikshme e dëshpërimit më detyroi që të bëja lutjen time. Më kujtohen në këtë çast sublim të gjithë ata që kanë kontribuar në fitoren time direkt ose indirekt: Mësuesja e shkollës sime fillore, Zj.Sokorro, që më mësoi shkrim dhe lexim, mësuesit e mi të jetës, shokët e mi të shkollës dhe të punës, familja ime dhe roja që më ndihmoi të kaloja sfidat dhe këtë shpellë të madhe. Era e fortë vazhdon të më shtyjë drejt derës dhe shumë shpejt do gjendem brenda dhomës së fshehtë.

Forca që më shtyu, më në fund ndalet. Dera mbyllet. Ndodhem në një dhomë jashtëzakonisht të madhe që është e lartë dhe e errët. Në anën e djathtë është një maskë, një qiri dhe një Bibël. Nga e majta është një pelerinë, një biletë dhe një kryq. Në qendër, lart fare, është një aparat i rrumbullakët me një pamje interesante i bërë prej hekuri. Eci nga ana e djathtë: Vë maskën, marr qiririn dhe hap Biblën në një faqe çfarëdo. Eci nga ana e majtë: Vë pelerinën, shkruaj emrin dhe nënshkrimin tim në biletë dhe shtrëngoj kryqin me dorën tjetër. Eci në drejtim të qendrës dhe vendosem mu poshtë aparatit. Them 7 gërmat magjike: Profeti. Menjëherë, një rreth drite del nga aparati dhe më mbështjell të tërin. Nuhas erën e temjanit që digjet çdo ditë në kujtim të ëndërrimtarëve të mëdhenj: Martin Luther King, Nelson Mandela, Nënë Tereza, Francis i Assisit dhe Jezu Krishti. Trupi më dridhet dhe nis të shkasë. Shqisat e mia nisin të zgjohen dhe nëpërmjet tyre jam në gjendje të dalloj më mirë ndjenjat dhe qëllimet. Dhuntitë e mia janë forcuar dhe me anë të tyre jam në gjendje të bëj mrekullira në kohë dhe hapësirë. Rrethi mbyllet gjithnjë e më shumë dhe çdo ndjenjë e fajësisë, intolerancës dhe frikës më fshihet nga mendja. Jam pothuajse gati: Një sërë vegimesh të njëpasnjëshme nisin të shfaqen dhe më pështjellojnë. Më në fund rrethi largohet. Në një çast, hapen disa dyer të njëpasnjëshme dhe me anë të dhuntive të reja unë mund të shoh, ndjej dhe dëgjoj shkëlqyeshëm. Britmat e personazheve që duan të tregojnë, vende dhe kohë të qarta nisin të dalin në pah dhe pyetje kuptimplote nisin të më gërryejnë zemrën. Sfida për t’u bërë mendjemprehtë filloi.

Forcat E Kundërta

Подняться наверх