Читать книгу Forcat E Kundërta - Aldivan Teixeira Torres, Daniele Giuffre' - Страница 17
Sfida e Tretë
ОглавлениеNjë ditë e re vjen. Koha është e këndshme dhe qielli është i kaltër në të gjithë pafundësinë e tij. Gjithë përtesë, ngrihem nga krevati duke fërkuar sytë, i përgjumur. Dita e madhe mbërriti dhe unë jam i përgatitur për këtë. Para së gjithash, më duhet të përgatis mëngjesin. Me elementet që arrita të gjej një ditë më parë, nuk do të jetë aq i varfër. Përgatis tiganin dhe nis të skuq vezët e pulës. Yndyra spërkatet dhe gati më bie në sy. Sa herë në jetë, duket se të tjerët na lëndojnë me shqetësimet e tyre. Ha mëngjesin, pushoj pak dhe përgatis strategjinë time. Sfida e tretë duket se është çdo gjë tjetër por e lehtë jo. Për mua është e pakonceptueshme të vras. Epo, edhe kështu, do të më duhet ta përballoj. Me këtë vendim, filloj të eci dhe shumë shpejt gjendem jashtë kasolles. Sfida e tretë nis këtu dhe përgatitem për të. Marr shtegun e parë dhe nis të eci. Pemët në anë të shtegut janë të mëdha me rrënjë të thella. Çfarë po kërkoj në të vërtetë? Sukses, fitore dhe arritje. Gjithsesi, nuk do të bëj asgjë që bie në kundërshtim me parimet e mia. Për mua reputacioni qëndron përpara famës, suksesit dhe pushtetit. Sfida e tretë po më vë në siklet. Për mua të vrasësh është krim edhe nëse bëhet fjalë vetëm për një kafshë. Nga ana tjetër, dua të hyj në shpellë dhe të bëj kërkesën time. Kjo përfaqëson dy "forca të kundërta" ose "shtigje të kundërta."
Qëndroj përsëri te shtegu dhe lutem që asgjë mos të gjej. Kushedi, ndoshta sfida e tretë duhej të anashkalohej. Nuk ma ha mendja se roja do ishte aq tolerante. Rregullat duhet t’i zbatojnë të gjithë. Ndalem për pak dhe nuk mund t’i besoj asaj që kam para syve: një mace e egër me tre këlyshat e saj që luajnë rreth e rrotull meje. Kaq e pat. Unë nuk do të vras mamanë e tre këlyshave. Nuk kam zemër. Mirupafshim sukses, mirupafshim shpella e dëshpërimit. Mjaft më me ëndrra. Unë nuk e kalova sfidën e tretë dhe tani po largohem. Do të kthehem në shtëpinë time dhe te të dashurit e mi. Gjithë nxitim, kthehem në kasolle për të bërë gati valixhet e mia. Unë nuk e përfundova sfidën e tretë.
Kasollja është shembur fare. Ça do të thotë e gjitha kjo? Një dorë më prek lehtë në sup. Hedh sytë mbrapa dhe shoh rojen.
—Përgëzimet e mia, i dashur! Ti e kalove sfidën dhe tani ke të drejtën për të hyrë në shpellën e dëshpërimit. Fitove!
Përqafimi i fortë që më dha, më pështjelloi akoma më shumë. Çfarë po thoshte kjo grua? A mund të diskutohej ëndrra ime dhe shpella pas këtyre që ndodhën së fundmi? Nuk më besohej.
—Çfarë kërkon të thuash? Unë nuk e përfundova sfidën e tretë. Shikoji duart e mia: Janë të pastra. Nuk do t’i lyeja dot me gjak.
—Nuk e di ti? Ta merr mendja se një fëmijë i Zotit do ishte në gjendje të kryente një mizori të tillë si ajo që të kërkova? Nuk kam fare dyshim se ti je mjaft i vlefshëm për të realizuar ëndrrat e tua, ndonëse mund të zgjasë pak derisa ato të bëhen realitet. Sfida e tretë të vlerësoi plotësisht dhe ti demonstrove dashuri të pakushtëzuar për krijesat e Zotit. Kjo është gjëja më e rëndësishme për një qenie njerëzore. Një diçka tjetër: Vetëm një zemër e dëlirë do t’i mbijetojë shpellës. Mbaji të pastra zemrën dhe mendimet e tua në mënyrë që ta kalosh.
—Të faleminderit ty Zot! Të faleminderit, jetë për këtë shans. Të premtoj se nuk do të të zhgënjej.
Emocioni më pushtoi të tërin si kurrë ndonjëherë para hipjes në mal. A ishte shpella vërtet në gjendje të bënte mrekullira? Gati-gati isha në zbulim të saj.