Читать книгу Forcat E Kundërta - Aldivan Teixeira Torres, Daniele Giuffre' - Страница 7

Përgatitjet

Оглавление

Bëj gati valixhen me gjërat e mia personale më të rëndësishme: Disa rroba, disa libra të mirë, kryqi im i pandarë, bibla dhe ca letër për të shkruar. E ndjej se do të kem shumë frymëzim nga ky udhëtim. Ku i dihet, ndoshta do të bëhem autori i një tregimi të paharrueshëm që do ngelet në histori. Para se të shkoj gjithsesi, më duhet t’u them mirupafshim të gjithëve (veçanërisht mamasë sime). Ajo është më shumë protektive seç duhet dhe nuk do më lërë të shkoj pa një arsye të qartë ose të paktën me një premtim që do të kthehem shpejt. E ndjej se një ditë, do të më duhet të bërtas prej lirisë dhe të fluturoj si një zog që ka krijuar krahët e vet...dhe ajo do duhet ta kuptojë këtë, sepse unë nuk i përkas asaj, por më shumë universit që më mirëpriti pa kërkuar asgjë prej meje si këmbim. Është universi ai që më bëri të vendosja të bëhem shkrimtar dhe të kryej rolin tim dhe të zhvilloj talentin. Kur të arrij në fund të rrugës dhe të kem bërë diçka për veten, do të jem gati të hyj në komunikim me krijuesin dhe të marr vesh një plan të ri. Jam i sigurt se këtu do kem gjithashtu një rol të veçantë.

Kap valixhen dhe në moment e ndjej ankthin të rritet brenda meje. Pyetjet më vijnë nëpër mend dhe më ngacmojnë: Si do të jetë ky udhëtim? A do të ketë vallë rrezik e panjohura? Çfarë masash më duhet të marr? Ajo ça di është se do më nxisë mendimet në lidhje me karrierën time dhe unë jam i gatshëm ta ndërmarr. Rrëmbej valixhen (përsëri) dhe para se të largohem, kërkoj familjen time që t’u them mirupafshim. Mamaja është në kuzhinë duke përgatitur drekën bashkë me motrën. Afrohem dhe u shpreh shqetësimin tim kryesor.

—E shikoni këtë çantë? Do të jetë bashkëudhëtarja ime e vetme (përveç jush, lexues) në një udhëtim që po përgatitem të ndërmarr. Jam në kërkim të mençurisë, dijes dhe kënaqësisë nga profesioni im. Shpresoj se ju të dyja ta kuptoni dhe miratoni vendimin që kam marrë. Hajdeni; më jepni një përqafim dhe urimet tuaja më të mira.

—Biri im, harroji qëllimet që ke, pasi janë të pamundura për njerëz të varfër si puna jonë. Ta kam thënë një mijë herë: Nuk do të bëhesh idhull apo diçka i tillë. Kuptoje mirë: Ti nuk ke lindur për të qenë njeri i madh—Tha Zhuljeta, Mamaja ime.

—Dëgjoje mamanë tonë. Ajo e di se çfarë thotë dhe ka plotësisht të drejtë. Ëndrra jote është e pamundur sepse ti nuk ke talent. Pranoje se misioni yt është vetëm të bëhesh një mësues i thjeshtë matematike. Nuk do të shkosh më larg se kaq—Foli Dalva, Motra ime.

—Pra atëherë, nuk ka asnjë përqafim? Përse nuk besoni se unë mund të bëhem i suksesshëm? Ju garantoj: Edhe nëse paguaj për të përmbushur ëndrrën time, do të jem i suksesshëm sepse një njeri i madh është ai që beson tek vetja. Do ta bëj këtë udhëtim dhe do të zbuloj gjithçka që gjendet atje. Do të jem i lumtur sepse lumturia qëndron tek ndjekja e rrugës që Zoti ndriçon rreth e përqark nesh në mënyrë që ne të dalim fitimtarë.

Dhe duke u shprehur kështu, drejtohem nga dera me sigurinë se do të jem fitimtar në këtë udhëtim: udhëtimi që do më çojë në destinacione të panjohura.

Forcat E Kundërta

Подняться наверх