Читать книгу Kryqëzimi Me Nibirun - Danilo Clementoni - Страница 15
Anija kozmike Theos â Dhurata
Оглавление«Duhet që të kthehemi poshtë» foli koloneli i kthyer nga të dy alienët. «Duhet të bëj ndonjë telefonatë dhe nuk besoj se prej këtej do të ishte vërtet e mundur.»
«Nuk do të isha shumë i sigurt» ia ktheu Azakisi duke vënë buzën në gaz. «Shiko se Petri i mirë nëse i vihet seriozisht, mund të bëjë gjëra që as i përfytyron dot» dhe i dha një të rrahur mikut në shpatulla.
«Qetësohu, qetësohu» ia ktheu Petri duke lëvizur krahët në ajër. «Pikësëpari përkufizo konceptin e âtelefonatësâ.»
Xheku pak i çuditur nga pyetja me sa duket banale, u kthye nga Elisa e cila, në fillim iu shtrëngua në supe pastaj, duke treguar xhepin e veçantë të kolonelit, foli çiltërsisht «Do jua tregosh celularin tënd, apo jo?»
Me një gjest të shpejtë, Xheku nxori smartphonin e vet. Ishte një touch-screen tepër i dalë mode. Kurrë nuk i kishte pëlqyer të ndiqte tendencën absurde për të patur gjithnjë modelin e fundit. Preferonte të kishte në dorë një aparat që e njihte mirë, pa iu dashur të shpenzonte çdo herë mjaft kohë për të mësuar të gjitha funksionet e reja.
«Nuk jam teknik» foli Xheku ndërkohë që ia tregonte alienit «por me këtë gjënë, jemi në gjendje të flasim me një person tjetër që zotëron një të ngjashme si ky, thjesht duke formuar numrin e tij me atë të kësaj tastierës.»
Petri mori telefonin dhe e pa me vëmendje. «Duhet të jetë një sistem i transmetimit një në një, i ngjashëm më komunikuesit tanë portabël.»
«Me të vetmin ndryshim që» shtoi Elisa «çdo herë që e përdorim, na marrin një thes me para.»
Duke menduar se njohja e kufizuar e gjuhës nuk i lejonte që të kapte të gjithë konceptet, Petri vendosi të mos ia vinte veshin deklaratës së fundit dhe vazhdoi me analizën e objektit që mbante në dorë. «Do të kem nevojë për pak kohë për të kuptuar se si funksionon.»
«Bëje me qetësi» komentoi Elisa me dëshpërim. «Aq më tepër që është një planet që po na vjen drejt nesh.»
Petri e vështroi në mëdyshje pastaj, duke parë se nuk e kishte kapur as atë batutën, vendosi të mos shtonte gjë tjetër. Tundi thjesht supet dhe u fut në modulin e transferimit të brendshëm që gjendej më afër nga ku u zhduk brenda pak sekondash.
«Atëherë, supozojmë se celulari jot arrin të funksionojë prej këtej, si e mendon që të vazhdosh më tej?» pyeti Elisa, ndërkohë që përpiqej me dëshpërim të merrte veten nga dobësia e shkaktuar nga mungesa e oksigjenit dhe nga mijëra emocionet që kishte përjetuar orët e fundit.
«Fillimisht kisha menduar të kontaktoja senatorin Preston, eprorin direkt të gjeneralit Kembëll. Por pastaj, duke marrë parasysh se ai person asnjëherë nuk më ka bindur shumë, kam vendosur të ndjek një rrugë tjetër për të arritur tek presidenti.»
«Mendon se mund të jetë edhe ai i përfshirë?»
«Ata të dy djajtë nuk ma treguan asnjëherë të vërtetën. Kanë qarkulluar zëra se Prestoni është edhe i implikuar me prodhuesit e armëve vërtet pak të rekomandueshme. Nuk kam besim fare tek ai.»
«Kështu që?»
«Kështu që do të drejtohem direkt tek admirali Benxhamin Uillson. Ka qenë krahu i djathtë i presidentit për shumë vite dhe madje ishte një mik shumë i ngushtë i babait tim.»
«Ishte?»
«Për fat të keq babai na la afro dy vjet më parë.»
«Më vjen keq...» pëshpëriti Elisa duke i ledhatur me ëmbëlsi krahun e majtë.
«Uillsoni më ka mbajtur në prehër kur isha fëmijë. Ãshtë nga të paktët persona tek të cilët besoj verbërisht.»
«Nuk di çâtë them. Për sa kohë që ti ke marrëdhënie shumë të mira me të, besoj se do të jetë e vështirë që tâia përcjellësh një lajm të këtillë nëpërmjet telefonit.»
«Mund tâi tregoj gjithmonë ndonjë foto të qytetit të tij që shihet prej këtu sipër.»
«Me sensorët tanë me rreze të shkurtër» vërejti Azakisi që kishte ngelur mënjanë deri më atëherë «do mundemi që tâu themi gjithashtu, në kohë reale, se sa rrahje në minutë ka zemra e tij.»
«Mos bëj shaka të lutem» tha Elisa duke përforcuar deklarimin e e saj me një gjest të dorës.
«Nuk më beson? Atëherë shiko.»
Azakisi, me anë të O^COM-it, shfaqi në ekranin gjigand pamjen nga lart të kampit të profesoreshës. Në pak sekonda, zmadhoi imazhin deri sa inkuadroi atë që ishte tenda e saj e laboratorit.
«Ajo që po shihni...»
«Ãshtë tenda ime» thirri Elisa para se Azakisi të mbaronte fjalinë.
«E saktë. Dhe tani rrini e shikoni.»
Papritmas ndodhi sikur mbulesa e tendës u zhduk fare dhe kështu shiheshin në mënyrë të përsosur të gjitha objektet që gjendeshin brenda saj.
«Tryeza ime e punës, librat...e pabesueshme.»
«Nëse do të qe njeri brenda, do mund tâju tregoja nxehtësinë e gjeneruar nga qarkullimi i gjakut dhe kështu që do mund të përllogarisja edhe rrahjet e tij.»
I kënaqur padyshim nga demonstrimi u kishte bërë atyre, alieni nisi të sillej rrotull me hap krenar nëpër dhomë.
Por papritur, koloneli, që nuk e kishte marrë veten nga habia, pati një si shok elektrik dhe foli i irrituar «Ãâështë kjo ânëse do të qe njeriâ? Duhet të ketë njeri brenda. Ku dreqin kanë përfunduar dy të burgosurit?»
Elisa iu afrua ekranit për të parë më mirë. «Ndoshta i kanë lëvizur. A mund të kemi një pamje më të plotë të pjesës tjetër të kampit?»
«Pa problem fare.»
Në fare pak sekonda, Azakisi filloi të bënte një panoramim të kampit. Sensorët zhbiriluan gjithandej por nuk u gjend asnjë gjurmë prej të dy të burgosurve.
«Duhet të jenë arratisur» pohoi shkurt koloneli. «Kjo do të thotë se do tâi zëmë krejt papritur. Për fat gjenerali është çuar i sigurt nga njerëzit e mi. Ata të tre bashkë do të ishin në gjendje të ngatërronin më shumë se vetë djalli.»
«Nuk ka rëndësi» foli Elisa. «Tani kemi probleme vërtet shumë më të mëdha për tâu marrë.»
As nuk e kishte mbaruar fjalinë kur dera e modulit të komunikimit të brendshëm numër tre u hap. Një vajzë e hijshme doli prej andej me hap të butë dhe të harkuar. Mbante në dorë një lloj tabakaje krejtësisht të tejdukshme mbi të cilën ishin vënë disa enë me ngjyra.
«Zotërinj» lajmëroi me pompozitet Azakisi duke nxjerrë në dukje një prej buzëqeshjeve të tija më të këndshme. «Ju prezantoj me anëtaren më tërheqëse të itinerarit të të gjithë galaktikës.»
Xhekut, të cilit i kishte rënë nofulla, për habi arriti vetëm të belbëzonte një âmirëditaâ të thjeshtë para se të merrte një goditje të mirë me bërryl midis brinjës së dhjetë dhe të njëmbëdhjetë në anën e tij të djathtë.
«Mirë se vini në bord» foli me një anglishte mjaft të cunguar. «Besoj se keni uri. Ju solla diçka për të ngrënë.»
«Faleminderit, jeni shumë e sjellshme» iu përgjigj Elisa me zemërim, ndërsa vështronte gjithë inat të dashurin e saj.
Vajza nuk shtoi gjë tjetër. Vuri tabakanë mbi një mbështetëse në të majtë të tyre, ndriçoi fytyrën me një buzëqeshje të mrekullueshme dhe, pas pak sekondash, u zhduk sërish në të njëjtin modul nga kishte ardhur.
«E lezetçme apo jo?» komentoi Azakisi duke vështruar kolonelin.
«E lezetçme? Kush? Për çfarë po flisje?» nxitoi tâi përgjigjej Xheku, duke kujtuar goditjen e marrë më parë.
Azakisi shpërtheu në një të qeshur buçitëse pastaj, me një gjest të dorës, i ftoi të dy të hanin.
«Po ça dreqin është kjo gjëja?» murmuriti Elisa ndërkohë që me një veprim shumë pak elegant, provonte pjatancat e ndryshme.
«Mëlçi Nebiri» nxitoi të sqaronte alieni «brinjë Hanuku dhe rrënjë Hermesi të ziera, të gjitha të shoqëruara nga një pije le të themi âenergjikeâ.»
«Në restorantin Masgouf ishte gjithçka tjetër për tjetër» foli shkurt Elisa. «Por unë kam një uri prej ujku dhe mendoj vërtet se do të ha diçka.»
Kapi me duar një copë brinje dhe, pa shumë probleme, filloi ta ndukte gjer në kockë. «Nuk është se kjo gjëja do të na sjellë dhimbje barku të pashembullta, apo jo Zak? Provoje edhe ti, zemër. Shija është pak e çuditshme por aspak e keqe.»
Koloneli, që po e vështronte Elisën i tromaksur ndërkohë që konsumonte pa kontroll gjithë ato ushqime të çuditshme që gjendeshin në tabaka, u mjaftua vetëm duke belbëzuar «Jo, jo, faleminderit. Nuk kam uri.»
Por vëmendja iu tërhoq nga pamja e pazakontë, si e tabakasë ashtu edhe e enëve që shërbenin si pjata. Kapi një me ngjyrë të kuqe të ndezur dhe i pa përbërjen. Ishte e pazakontë dhe e ftohtë padyshim. Më e ftohtë nga sa duhet të ishte dhe, pavarësisht kësaj, ushqimi në brendësi të saj ishte shumë i nxehtë. Me majën e gishtit tregues preku lehtë të gjithë sipërfaqen. Ishte jashtëzakonisht e lëmuar. Nuk dukej as prej metali, as prej plastike. Fundja, si mund të ishte plastike? Ata e përdornin atë për gjithë qëllimet e tjera. Gjëja tjetër vërtet e çuditshme ishte se, pavarësisht përsosmërisë së punimit në sipërfaqe, kishte një mungesë absolute të pasqyrimeve. Drita sikur ishte përpirë nga ai material misterioz. Afroi veshin tek sipërfaqja e lëmuar dhe, me nyjen e gishtit të mesit, filloi tâi binte sipër me delikatesë. Në mënyrë të pabesueshme, ena nuk nxori asnjë zhurmë. Dukej sikur po trokiste mbi një top të madh prej pambuku.
«Po me çfarë janë bërë këto objekte?» pyeti me tepër kureshtje. «Dhe tabakaja? Duket se janë prej të njëjtit material.»
Azakisi, po aq i habitur nga pyetja e pazakontë, iu afrua edhe ai tabakasë. Mori një enë tjetër, këtë herë me ngjyrë jeshile të zbehtë, dhe e ngriti deri tek sytë.
«Në fakt, nuk është një âmaterialâ i vërtetë dhe tamam i përshtatshëm.»
«Në çfarë kuptimi? Ãfarë do të thuash?»
«Ju çfarë përdorni për të mbajtur objekte, ushqime, lëngje ose substanca në përgjithësi?»
«Ngaherë si gjithmonë, përdorim kuti kartoni ose druri për të transportuar materiale. Për të shërbyer ushqimet përdorim tenxhere metalike, pjata në qeramikë dhe gota prej qelqi, ndërsa për të transportuar ose ruajtur ushqime dhe lëngje në përgjithësi përdorim enë në plastikë të formave nga më të shumëllojshmet.»
«Plastikë? Po flasim për të njëjtën plastikë që na hyn edhe ne në punë?» pyeti Azakisi me habi.
«Besoj vërtet se po» iu përgjigj menjëherë koloneli. «Në fakt, plastika është bërë një nga problemet më të mëdha në lidhje me ndotjen në planetin tonë. Vetë ju na keni thënë që keni gjetur sasi të tepërta gjithandej.» Bëri një pauzë të shkurtër pastaj shtoi «Prandaj për këtë arsye, oferta juaj për të rikuperuar gjithçka na ka tunduar pa masë. Do të kishim gjetur zgjidhjen e një problemi shumë të madh.»
«Pra, nëse e kuptova mirë, ju e përdorni plastikën si enë dhe pastaj e flakni tutje pa kontroll, duke ndotur çdo cep të planetit tuaj?»
«Ãshtë tamam kështu» iu përgjigj Xheku gjithnjë e më i pështjelluar.
«Por është marrëzi, është absurditet. Po helmoheni vetë me duart tuaja.»
«Bah, nëse vendos edhe gjithë smogun e shkaktuar nga mjetet tona të lëvizjes, nga fabrikat dhe nga sistemet për gjenerimin e energjisë do të arrijmë ta bëjmë akoma më keq. Për të mos folur pastaj për skorjet radioaktive që nuk dimë ende se si tâi heqim qafe.»
«Ju jeni pa tru dhe të papërgjegjshëm. Po shkatërroni planetin më të bukur të gjithë sistemit diellor. Dhe për fat të keq, faji është edhe i yni.»
«Si i juaji?»
«Bah, ishim ne që modifikuam ADN-në tuaj, qindra mijëra vite më parë. Ju kemi dhuruar një inteligjencë më të lartë nga gjithë qeniet e tjera të Tokës, dhe ju si e keni përdorur?»
«E kemi përdorur për ta çuar planetin drejt shkatërrimit.» Xheku fliste duke mbajtur kokën ulur, si një student që merr një notë pakaluese nga mësuesja për mos kryerjen e detyrave. «Por tani jeni kthyer. Shpresoj shumë që mund të na ndihmoni për të sistemuar dëmet që kemi shkaktuar.»
«Nuk besoj se do të jetë aq e lehtë» foli Azakisi gjithnjë e më i shqetësuar. «Falë analizës së bërë nga Petri mbi gjendjen e oqeaneve tuaja, kemi mundur të zbulojmë se sasia e peshqve që gjenden në to është pakësuar me mbi tetëdhjetë përqind nga hera e fundit që kemi qenë këtu. Si është e mundur të ndodhë?»
Xheku, në atë moment, do të ishte rrëzuar me dëshirë në dysheme nëse do të mundte. «Nuk ka justifikime» arriti vetëm të thoshte me një fije zëri. «Jemi vetëm një mori qeniesh arrogantësh, mendjemëdhenjsh dhe të çmendurish.»
Elisa, që i kishte dëgjuar në heshtje të gjitha qortimet e Azakisit, kapërdiu copën e fundit të mëlçisë së Nebirit, fshiu buzët me shputën e dorës, pastaj foli qetë qetë «Shiko se nuk jemi aspak kështu, e di apo jo?»
Alieni e vështroi me habi, por ajo vazhdoi me vendosmëri. «Janë të ashtuquajturit âtë fuqishmitâ që na kanë katandisur në këtë gjendje. Pjesa më e madhe e njerëzve normalë përpiqen çdo ditë për mbrojtjen e ambjentit dhe të të gjitha formave jetësore që popullojnë planetin tonë të dashur. Ãshtë e lehtë të vish nga miliona kilometra, pas mijëra vitesh dhe të bësh moral. Na keni dhënë madje dhe inteligjencën por nuk na keni lënë as edhe një copëz manuali për të na udhëzuar se si ta përdorim!»
Xheku e vështroi dhe e kuptoi sa i dashuruar pafundësisht ishte pas asaj gruaje.
Azakisi kishte mbetur gojëhapur. Nuk e priste natyrisht një reagim të këtij lloji. Elisa, në kundërshtim, vazhdoi e padekurajuar «Nëse vërtet doni të na jepni ndonjë dorë, duhet që të na vini në dispozicion të gjitha njohuritë tuaja teknologjike, mjekësore dhe shkencore në një kohë sa më të shkurtër që të mundni duke parë se nuk do të qëndroni shumë gjatë mbi këtë planet të shkatërruar.»
«Po, po, në rregull. Mos u nxeh shumë» u mundua tâia kthente Azakisi. «Më duket se jemi vënë në dispozicionin tuaj duke mos ngurruar fare që tâju japim ndihmën tonë, apo jo?»
«Po tamam, ke të drejtë. Të kërkoj të falur. Fundja do të mundnit që të merrnit plastikën tuaj dhe të ishit kthyer andej nga keni ardhur pa përshëndetur kurse ju jeni këtu duke vënë në rrezik jetën tuaj bashkë me ne.»
Elisa ishte penduar vërtet për reagimin që kishte bërë. Dhe kështu për ta çdramatizuar disi, foli me gëzim «Megjithatë ushqimi ishte i mirë vërtet.» Pastaj, iu afrua alienit dhe duke e parë nga koka te këmbët foli butësisht «Më falni, nuk duhej ta kisha bërë.»
«Mos u shqetëso, të kuptoj shumë mirë dhe, për të treguar që nuk mbaj asnjë mëri, po të dhuroj këtë.»
Elisa i zgjati dorën e porsahapur dhe Azakisi la që të binte një objekt shumë i vogël dhe i errët.
«Të faleminderit, por çfarë është kjo? » e pyeti me kureshtje.
«Ãshtë zgjidhja për problemet që keni më plastikën.»