Читать книгу Kryqëzimi Me Nibirun - Danilo Clementoni - Страница 19

Anija kozmike Theos – Presidenti

Оглавление

«Po ku e merr energjinë për të krijuar një fushë force kaq të fuqishme?» pyeti koloneli me kureshtje, ndërkohë që vëzhgonte me kujdes shandanin e sapokrijuar.

«Energjia është kudo, në çdo vend të universit» iu përgjigj Azakisi. «Gjithçka që është në përbërje të saj, është bërë nga materia dhe materia nuk është gjë tjetër veçse një formë e energjisë dhe anasjelltas. Madje edhe qeniet e gjalla nuk janë gjë tjetër veçse forma të thjeshta të energjisë dhe materies.»

«Jemi bërë nga e njëjta substancë si e yjeve» pëshpëriti Elisa e mrekulluar, duke rikujtuar një citim të vjetër të dikujt, që në atë moment nuk i kujtonte as emrin.

«Jam dakord me këtë, por për të arritur që ta mbajmë në këtë mënyrë duhet kohë» ia ktheu koloneli.

Ishte gati të kërkonte një dritë tjetër kur një melodi bluz, që vinte nga celulari i tij, e ndërpreu.

«Po tani kush dreqin do jetë?» foli me zë të lartë ndërkohë që lexonte emrin e telefonuesit “Camp Adder – Burgu”.

«Koloneli Hadson» foli ftohtë në mikrofon.

«Kolonel, më në fund.»

Xheku njohu menjëherë zërin e trashë të rreshterit me ngjyrë që e kishte pasur në krah në shumë misione. «Rreshter, çfarë ka?»

«Ka orë të tëra që po ju kërkoj. Po ku gjendeshit?»

«Hëm, le të themi se po “vërtitem si një helikë rrotulluese”. Sidoqoftë, më thoni rreshter, ça problemi ka?»

«Doja vetëm t’ju informoja se kërkesa juaj për transferimin e gjeneralit u zbatua pa problem fare.»

«Kërkesa për transferimin e gjeneralit? Por për ça dreqin po flet?»

«Kam përpara meje një urdhër me shkrim, të firmosur nga dora juaj, që autorizon gjeneralin Riçard Rajt dhe kolonelin Oliver Moris për të marrë gjeneralin Kembëll me qëllim transferimin e tij në një vend top sekret. E verifikova dhe firma është tamam e juaja.»

«Por unë nuk kam autorizuar një gjë të tillë» koloneli bëri një pauzë të shkurtër dhe pastaj tha «Dhe kështu, ku është gjenerali tani?»

«Nuk ia kam fare idenë, zotëri. E kanë marrë në ruajtje ushtarakët për të cilët po ju flisja.»

«I mallkuari, ia doli që të arratiset.» Pastaj pati një si parandjenjë dhe tha «Rreshter, do të ishit në gjendje të më përshkruani të dy ushtarakët që e kanë marrë?»

«Sigurisht. Njëri ishte i gjatë dhe i hollë ndërsa tjetri ishte më i shkurtër dhe mbi të gjitha, i shëndoshë dhe mbi peshë. Kishin...»

Kryqëzimi Me Nibirun

Подняться наверх