Читать книгу Kryqëzimi Me Nibirun - Danilo Clementoni - Страница 9
Anija kozmike Theos
ОглавлениеElisa, gjatë orëve të fundit, ishte pushtuar nga një sasi aq e madhe informacioni saqë tashmë ndihej si një fëmijë që e kishte tepruar duke ngrënë qershi. Ata dy personazhe të pazakontë por simpatikë, që në fakt u shfaqën nga hiçgjëja, në shumë pak kohë kishin rrëzuar shumë âsigurira historikeâ të cilat ajo dhe qeniet e tjera njerëzore realisht i kishin marrë si të mirëqena. Ngjarjet, zbulimet shkencore, besimet, kultet, fetë, madje dhe evolucioni i vetë njeriut gati po përmbyseshin në mënyrë tërësore. Lajmi i zbulimit se qeniet e ardhura nga një planet tjetër kishin ndryshuar dhe udhëhequr, që nga fillesat e para, në mënyrë kaq mjeshtërore zhvillimin e qenies njerëzore, do të kishte të njëjtin efekt mbi njerëzimin siç kishte patur zbulimi se Toka nuk qe e sheshtë por e rrumbullakët.
Azakisi dhe Petri, miku besnik dhe shoku i tij i aventurave, po qëndronin palëvizur në qendër të kabinës së komandimit ndërkohë që, me vështrimin ngultas, po mundoheshin të ndiqnin Elisën e cila, me duart e futura tek xhepat e mëdhenj të pantallonave, vërtitej me nervozizëm nëpër dhomë dhe pëshpëriste fjalë pakuptim.
Ndërsa Xheku, gati ishte plandosur mbi kolltuk dhe me duar përpiqej të ngrinte kokën lart e cila i dukej, se fare papritur, ishte bërë shumë e rëndë. Por qe pikërisht ai që, pas ca minutave heshtje që dukeshin pa fund, vendosi të merrte në dorë situatën. U ngrit në këmbë menjëherë dhe, i kthyer nga dy alienët, foli me zë të prerë «Nëse na keni zgjedhur ne të dyve për këtë punë, sigurisht që e keni pasur një arsye tuajën. Mund tâju them vetëm se nuk do tâju zhgënjejmë.» Pastaj vështroi Azakisin në sy dhe e pyeti me vendosmëri «Mund të na tregoni, përmes asaj pajisjeje» dhe bëri me shenjë nga imazhi virtual i Tokës që ende po rrotullohej ngadalë në mes të dhomës «një simulim të afrimit të planetit tuaj?»
«Pa problem fare» iu përgjigj Azakisi aty për aty. Me anë të impiantit të tij N^COM gjeti sërish të gjitha përllogaritjet e bëra nga Të Moshuarit dhe shfaqi paraqitjen grafike mu përpara tyre.
«Ky është Nibiru» tha duke treguar planetin më të madh. «Dhe këta janë satelitët e tij për të cilët po flisnim.»
Përreth planetit madhështor, shtatë trupa qiellorë, shumë më të vegjël, rrotulloheshin në mënyrë marramendëse në largësi dhe shpejtësi të ndryshme nga njëri tjetri. Azakisi afroi gishtin tregues tek ai që rrotullohej në largësi më të madhe nga gjithë të tjerët dhe e zmadhoi në përmasën sa vetë gjatësia e tij. Pastaj tha solemnisht «Zotërinj, ju paraqes Kodonin, masën e madhe shkëmbore që ka vendosur tâi sjellë ca si shumë telashe planetit tuaj të dashur.»
«Po sa i madh është?» pyeti Elisa, ndërkohë që kqyrte me kureshtje atë glob me gunga në ngjyrë gri të errët.
«Po themi se, nga madhësia, është pak më i vogël se Hëna juaj por masa e tij është gati dyfishi i saj.» Azakisi bëri një gjest të shpejtë me dorë dhe mu përpara tyre shfaqi të gjithë sistemin diellor me planetet që lëviznin ngadalë nëpër orbitat e tyre përkatëse. Trajektoret e secilit prej tyre paraqiteshin me anë të vijave të holla në ngjyra të ndryshme.
«Kjo» vazhdoi Azakisi, duke treguar një vijë në ngjyrë kuqe të errët «ështe trajektorja që Nibiru do të ndjekë gjatë fazës së afrimit të tij me Diellin.» Pastaj përshpejtoi lëvizjen e planetit deri sa e afroi afër Tokës dhe shtoi «Dhe kjo është pika ku orbitat e dy planeteve do të kryqëzohen.»
Dy tokësorët po ndiqnin të habitur, por me shumë vëmendje, shpjegimin që Azakisi po u jepte mbi ngjarjen që, pas pak ditësh, do të trondiste jetët e tyre dhe të gjithë banorëve të tjerë të planetit.
«Në çfarë largësie prej nesh do të kalojë Nibiru?» pyeti me qetësi koloneli.
«Siç po thoja më përpara» ia ktheu Azakisi «Nibiru nuk do tâju bezdisë aq shumë. Por do të jetë Kodoni që do të cekë Tokën dhe do të krijojë goxha probleme.» Iu afrua edhe pak imazhit dhe shfaqi simulimin e satelitit në momentin kur do të mbërrinte në pikën më të afërt me orbitën tokësore. «Ky do të jetë momenti i tërheqjes maksimale të gravitetit ndërmjet dy trupave qiellorë. Kodoni do të kalojë vetëm 200.000 kilometra nga planeti juaj.»
«Ta marrë dreqi» foli Elisa. «Ãshtë tamam inerci.»
«Herën e fundit» ia ktheu Azakisi «pikërisht para dy cikleve, kaloi afro 500.000 kilometra larg dhe e dimë të gjithë se çfarë arriti të shkaktonte.»
«Tamam, e famshmja Përmbysja e Botës.»
Xheku po qëndronte në këmbë me duart e kryqëzuara prapa kurrizit dhe, duke u ngritur lehtë fillimisht në majë të gishtave pastaj mbi takat e çizmeve, bënte ngadalë ecejake para mbrapa. Papritmas, me ton shumë serioz, theu heshtjen momentale duke thënë «Natyrisht që nuk jam ndër ekspertët më të mirë në këtë fushë, por kam frikë se asnjë teknologji tokësore nuk është në gjendje të bëjë diçka për ta frenuar një ngjarje të këtij lloji.»
«Ndoshta do të mundemi të kundërpërgjigjemi duke hedhur raketa me mbushje bërthamore» guxoi të thoshte Elisa.
«Ajo ndodh vetëm në filmat fantastiko shkencorë» foli Xheku duke vënë buzën në gaz. «Pastaj, duke supozuar se ato lloj raketash mund të arrijnë mbi Kodon, do të rrezikonim ta bënim satelitin copë e çikë, duke provokuar kështu një shi meteorësh që do të ishte vdekjeprurës. Ajo po që do të kishte qenë fundi i gjithçkaje.»
«Më falni» foli atëherë Elisa duke u drejtuar nga dy alienët. «Po a nuk na kishit thënë më përpara se, në këmbim të plastikës sonë âtepër të çmuarâ, do të na ndihmonit që të zgjidhnim këtë situatë absurde dhe të pakuptimtë? Shpresoj se keni vërtet ndonjë ide të mirë për të na ndihmuar, përndryshe jemi të mbaruar.»
Petri, që deri atëherë kishte ngelur mënjanë në heshtje, buzëqeshi lehtë dhe bëri një hap në drejtim të pamjes tredimensionale të paraqitur në qendër të kabinës se komandimit. Me një lëvizje të shpejtë të dorës së djathtë shfaqi një si tip objekti në formë petulle në ngjyrë argjendi. E shtypi me gishtin tregues dhe e zhvendosi deri sa e çoi pikërisht midis Tokës dhe Kodonit, pastaj tha «Kjo mund të ishte zgjidhja.»