Читать книгу Pikëll Paj - George Saoulidis - Страница 10
ОглавлениеPJESA E PESTË
Timbo dëgjoi zërin e perëndisë.
Me këmbët e zbathura që përplaseshin pas mermerit të ftohtë, ai vërtitej rreth e qark stacionit të metrosë.
“Dil jashtë,” i foli zëri i perëndisë.
Timbo hodhi vështrimin lart, dhe pa në çdo cep. Tavani ishte aq i lartë dhe ai e ngriti kokën aq shumë saqë ra me bythë.
“Të thashë, dil jashtë!” buçiti anembanë zëri i perëndisë.
Timbo lëvizi prej andej dhe bëri ca hapa, dhe pastaj u fsheh prapa një qosheje. Me siguri që perëndia nuk mund ta shihte dot tani.
“Prapë mund të të shoh,” i foli perëndia, me zë të kthjellët, që vinte nga të gjitha anët. Zëri i kërciti si një radio e keqe, njëlloj si ajo radioja që gjyshja e dëgjonte gjithmonë.
Timbos i duheshin ca monedha për atë ditë. Nuk e dinte vërtet sesa kishte, por ai mund t’i mbante me pëllëmbë dhe të ndiente peshën e tyre. Padyshim që e kishte marrë shtruar po kasolles do t’i vinte era mut nëse ai do kthehej kështu. Timbo e pa se vendi më i mirë për të lëvizur ishte në krah të kabinave hyrëse. Njerëzit vendosnin biletat e tyre të metrosë në makineri, shtypnin ca gjëra, pastaj ose rrëshqitnin kartën tjetër ose vinin monedha. Ata që numëronin monedhat në kohën kur afroheshin tek makineria ishin ata që Timbo mund t’i mashtronte. Ai u afrohej, fuste hundët, u tregonte këmbët e pista dhe ngrinte sytë për t’i parë me sytë e tij të mëdhenj.
Kështu i thoshte familja gjithsesi. Që ai kishte sy të mëdhenj. Timbo nuk mundte dot t’i shihte sytë si i kishte, por duhej të ishte e vërtetë përderisa kështu këmbëngulnin të gjithë. Dhe Timbo ishte i mirë në këtë gjë, ai u afrohej njerëzve dhe u lutej që t’i jepnin ndonjë monedhë që nxirrte jashtë makineria. Ato dilnin nga foleja plastike që mund të shihej aty poshtë, dhe Timbo përpiqej t’i kapte dhe të rrëmbente ndonjë monedhë më shumë por asnjëra nuk binte. Dhe makineria i gërvishte krahun dhe e lëndonte dhe Timbo thoshte ‘O Zot.
Ja përse perëndia po i bërtiste, për atë që ai gjuante makinerinë që lëshonte monedha.
Timbo pa rreth e rrotull. Ndodhte që stacioni i metrosë të ishte i zbrazët në atë orë. I ndriçuar mirë, çdo gjë funksiononte por nuk gjendej askush tjetër aty rrotull përveç të gjorit Timbo të vogël. Ai u fsheh mbrapa qoshes dhe mbajti monedhat me dorë. Kishte shumë dritë. E dinte se në kasolle do zemëroheshin.
Timbos i duhej të sillte diçka. Të gjithë vëllezërit dhe motrat dhe kushërinjte e tij sillnin diçka çdo natë. Përndryshe do rriheshin dhe nuk do hanin gjë dhe do flinin jashtë. Nganjëherë njerëzit shihnin duart dhe këmbët e pista të Timbos dhe i jepnin ndonjë gjë për të ngrënë, duke i folur atij për lypjen dhe sesi po e shfrytëzonin.
Timbo tundte kokën dhe buzëqeshte dhe mbante pëllëmbën lart por megjithatë e dinte se nuk po shfrytëzohej. Familja ishte familje. Ju thjesht siguroni për familjen, dhe gjithë njerëzit e tjerë së bashku. Nuk i dinin këto këta njerëz?
Dhe kur ishe i madh sa duhej për t’u bërë vetë me fëmijë, merr pjesën që të takon nga vjedhjet e ditës. Timbo kishte një kushëri që tashmë ishte në moshën e duhur për të pasur dy fëmijë të vetët, dhe gruaja e tij sorollatej nëpër gjithë pjesën jugore të Athinës. Timbo i kishte parë të dy sa e sa herë pasi ai e merrte metronë gjatë gjithë ditës dhe shëtiste poshtë e lart. Ata ishin të këndshëm me të dhe e shihnin sesa i zbehtë ishte dhe nganjëherë i jepnin edhe ca monedha që t’i çonte në shtëpi.
Kushuriri e dinte nga përvoja e tij personale sa sa të vështira ishin disa nga ditët.
“Shporru, ti mut, jevgjit i neveritshëm!” i tha perëndia nga të katër anët.
Timbo u tremb and ia futi vrapit si skëterrë.
Vrapoi në kah të kundërt me shkallët elektrike, duke gulçuar fort ndërkohë e tërhiqnin zvarrë për poshtë. Duke nxituar me të shpejtë, harroi që kjo ishte rruga më e vështirë. Timbo ecte në kah të kundërt me lëvizjen e shkallëve vetëm kur ishte i mërzitur dhe donte të luante. Në nxitim e sipër, ai eci kështu dhe shtyu me duar e këmbë për të arritur sipër.
Doli jashtë. Sytë shpejt u mësuan me rrugën e errët. Metroja ishte aq e shndritshme dhe me atë mermer pasqyrues saqë mund të dukej se aty brenda ishte ditë. Eci ca blloqe, duke parë rreth e rrotull, duke qëndruar në pritje nëse perëndia mund ta shihte prapë atë.
Fatmirësisht, nuk mund ta shihte më.
Timbo mblodhi gishtat e këmbëve. Mermeri ishte i këndshëm dhe i lëmuar, por rruga ishte tjetër lloj. Timbos do t’i kishte pëlqyer të mbante veshur këpucë por tutori gjithnjë thoshte se ai gjithsesi do rritej e do bëhej i madh dhe ça problemi do kishte? Plus kësaj ai dukej më patetik në këtë gjendje dhe njerëzit i jepnin ndonjë monedhë.
Por tani bënte ftohtë dhe Timbo ecte vetëm fare në rrugë. Ai nuk kishte humbur rrugën, e dinte mirë rrugën e kthimit për te qoshja ku ndodhej tutori madje,edhe nëse bëhej vonë shumë, ai e dinte rrugën e kthimit në shtëpi. Nuk e kishte humbur rrugën, jo. Por nuk kishte guxim të kthehej vetëm me aq monedha sa kishte.
Kështu që do gjente diçka tjetër për ta çuar në shtëpi. Duke vjedhur, siç e quanin njerëzit. Familja e tij nuk e quante kështu këtë veprim, por njerëzit zemëroheshin me të vërtetë kur të kapnin duke kryer këtë gjest. Nëse nuk të kapnin, atëherë shkonte në rregull çdo gjë.
Kështu që, Timbos i duhej vetëm të gjente ndonjë gjë për ta çuar në shtëpi. Diçka të tillë … si balonë? Jo. Si… copë çokollatë?
Jo jo, as kjo madje.
Diçka … si çanta e atij burrit? E kishte lënë aty mbështetur përballë dritave të rrugës. Ai qe ulur në errësirë, duke pritur. Nuk reshte së kruajturi krahun dhe as nuk mund të rrinte ulur. Ai i ngjalli frikë Timbos po a kishte zgjedhje tjetër?
Gjithashtu, ai burri nuk ngjante si gjithë të tjerët aty. Ai dukej si njerëzit e tjerë kur flisnin me dikë në telefon, por ai s’kishte telefon, Timbo ishte i sigurt se ai po fliste me veten. Por mendja i rrinte larg, padyshim.
Timbo ishte i vogël nga trupi. Ishte e lehtë për të të ecte qetë pa zhurmë, të përqafonte murin, të qëndronte në hije.
Zgjati dorën e vogël në drejtim të çantës.
Burri u kthye në drejtim të tij dhe Timbo u fsheh prapë, i sigurt se do kapej dhe do merrte ndonjë të rrahur, dhe pastaj do merrte edhe një të rrahur të mirë nga tutori që nuk kishte çuar asgjë në shtëpi.
Por burri vetëm dridhej nga nervat si më parë dhe mërmëriste.
Kur hodhi vështrimin tutje, Timbo vendosi të përpiqej ta merrte. E arriti çantën dhe e rrëmbeu. Brenda ishte plot me diçka që Timbo nuk mundte dot ta shihte dhe ishte shumë më e rëndë nga sa e pandehte. Ai foli nëpër dhëmbë dhe ishte i sigurt se burri do ta dëgjonte por ai nuk e dëgjoi aspak.
Timbo e mori çantën me vete, duke e ndjerë peshën që kishte, duke vënë shumë buzën në gaz.
Sonte do çonte diçka në shtëpi.