Читать книгу Pikëll Paj - George Saoulidis - Страница 17
ОглавлениеPJESA E DYMBËDHJETË
Hektori tërhoqi flokët.
Kjo ishte tepër stresuese. Ndeshja vazhdonte, ai mezi mund të rezistonte. Shpatat dhe shtizat dhe topat-me-zinxhirë fluturonin në ajër dhe godisnin gjithkënd rreth e përqark.
Nuk e kishte fare idenë se çfarë po ndodhte. Shtypi përsëritjet e ndeshjes dhe pa Peti Ru-në.
Ajo ishte mirë në këtë gjë, por diçka nuk shkonte. Gjithë preçizion vërviti shpatën e gjatë, shmangu shumë prej goditjeve, duke iu dredhuar atyre me rreth dy centimetra e gjysëm. Por skuadra kundërshtare si një e tërë dukej se ishte më në formë.
Shumë më në formë.
Të gjitha Vajzat e Hijshme u duhej të nxirrnin në pah gjokset. Hektori pa të dhënat e tyre. Sensualiteti, 3. Sensualiteti, 2. Sensualiteti, 3. Ato të gjitha ishin të dhëna me vlerë. Sigurisht, që bëhej një reklamë e mirë, por nuk do t’u mundësonte të fitonin ndonjë ndeshje tjetër. Me bythë apo pa bythë, prapë ishte sport, e mori dreqi!
Apo, ndoshta nuk kishte fare rëndësi kjo?
Hektori gati sa nuk po shkulte ndonjë tufë me flokë. Nga këndvështrimi i biznesit, kjo ishte gjë pa tru. Vajzat e Hijshme veshën parzmoret e imta që zor se i mbulonin trupat e tyre, që më shumë tentonin t’i tregonin sensuale sesa t’i mbronin. Helmetat natyrisht që as nuk diskutoheshin.
Nuk ishte çudi që ato gjendeshin përdhe në tokë. Dy atlete ishin jashtë loje, duheshin javë të tëra për të marrë veten dhe ndoshta me dëmtime të përhershme?
Kot fare.
U ul në cep të stolit, thuajse gati për t’u kthyer prapë në dyqanin e tij dhe t’u merrte këtyre vajzave të gjora ndonjë pajisje të përshtatshme. D.m.th që për dreq, edhe pajisja më e lirë që kishte, do e kishte zmbrapsur atë goditje që u kushtoi atyre një pikë.
Armët supozoheshin të ishin të cilësisë për stërvitje, të buta, me shkumë, plastike. Por forca është e barabartë me masën shumëzuar me atë dreq nxitim, dhe kur kishit cyber-krahë që vërtiteshin me aq shumë fuqi sa nuk kishte rëndësi nëse ishin me shkumë apo jo. Prapë t’i thyenin dhëmbet.
Gjak. Kjo ishte loja. Dyluftim, kjo ishte shfaqja.
Por ajo çka rridhte prej kësaj ishte e gjitha acaruese. Nuk u bëhej vonë këtyre njerëzve për këto femra të gjora, aspak nuk u bëhej vonë? Më e pakta fare, ata mund të mbronin investimet e tyre. Nuk kushtonte shumë të blije një atlete, edhe në këtë ligë koti të kategorisë së tretë.
Duke u shtyrë në mes tifozëve Toni u kthye, dhe u ul. “O njeri, më zgjati pafund shurra. Si përfundim, e lëshova në një kasolle aty afër banjove.”
“Është bukur ta dëgjoj këtë,” U zmbraps Hektori.
“Çfarë humba? Oh, dhjetë pikë përpara? Më vjen keq, o njeri, nuk ka bonus sot.”
“Nuk duket të ndodhë ndryshe, ashtu është. Por…” Ai u zhyt në mendime. “Dua të them, ato…”
Daullja nisi të binte sërish dhe Peti u hodh në sulm. Ishte e ngathët, dukej qartë se akoma po merrte veten nga një dëmtim i pësuar para ndeshjes. Prapëseprapë, ishte në formë. Ajo gjuajti dy kundërshtare, duke i paralizuar për disa rënie daullesh. Hektori e kuptoi vetë si ishte puna. Ajo i mbajti të dyja poshtë në tokë, duke i lënë shteg kuikut të saj dhe zinxhirit që të mbështilleshin të tëra dhe ta mbulonin. Vrapuan bashkarisht, duke tentuar të bënin një ngjitje.
I bllokuan, dhe të dyja ranë në gjunjë, me kafkën tek rrotullohej përdhe. Ishte mbuluar në gjak me ngjyrë rozë. Peti bëri përpara dhe e mbuloi kuikun e saj ndërkohë që rimerrte veten, por ishte shumë për të, pasi të gjitha ishin në sulm ndaj saj.
Iu shmang njërës prej skuadrës së të Dashurave, por të tjerat e hodhën poshtë me goditje. Në mikrofonët e stadiumit u dëgjua një kërcitje e brinjëve të saj. Një goditje tjetër me shtizë, dhe Peti u rrëzua, me gjakun ngjyrë rozë që spërkati të gjithë trupin e të Dashurës. Turma reagoi me një drithërimë kolektive.
Të Dashurat e Shkatërrimit nuk reshtën së godituri Petin përdhe, dhe arbitri i shtyu mbrapa, duke u bërtitur në fytyrë.
Hektori e ndjeu veten të shqetësuar. “Ato kurvat e dreqit!”
“Krejtësisht,” E aprovoi Toni.
“A është e rregullt kjo?”
“Jo, vërtet. Do marrin një paralajmërim,” tha ai thjesht. Pastaj shtypi me dorë një kanaçe dhe e flaku poshtë në dysheme.
“Paralajmërim?” Ulëriti Hektori. “Ato sapo e bënë për spital!”
Toni u kthye nga ai dhe mblodhi supet. “Çfarë do që të të them, o njeri?”
Hektori ngeli pa fjalë.