Читать книгу Pikëll Paj - George Saoulidis - Страница 13

Оглавление

PJESA E TETË

Askush nuk e kishte vënë ujin në zjarr për të pastruar gjakun.

Hektori qëndronte aty me duart brenda xhepave të xhaketës. Gjaku ishte i kuq në balluket e flokëve, i tharë, dhe tani dukej me ngjyrë të zezë në kafe. Nuk ishte në ngjyrë rozë. Kjo nuk ishte një ndeshje sportive. Nuk ishte një shfaqje në film, apo në rrjet, ose në VR.

E njihte Diegon për më shumë se 10 vite, dhe ishte goxha kohë duke ditur se qe vetëm 30 vjeç. Praktikisht, një jetë e tërë e një djali të rritur. Nuk e kishte shok të vërtetë, por bastardin e njihte fare mirë.

Ishin bërë tapë disa herë së bashku, po ashtu kishin qeshur. Dhe më pak kur ai ishte bërë i varur nga droga, që atëherë prisnin herën tjetër kur piqeshin bashkë me Diegon. Ai kurrë nuk kishte qenë ndër më të mirët klientë të tij por gjithmonë i kishte shlyer borxhet me intel nga rruga dhe shumë mënyra të tjera. Shumica ishin vërtet një mut, por disa nga bakshishet e tij aktualisht ia vlenin.

Po tani, ajo çfarë kishte mbetur prej tij ishte një njollë ndryshku në anë të rrugës. Një qese e flakur ushqimesh e vënë aty mbi gjakun e tharë.

Plehra e vënë sipër plehrës.

Kaloi një gjysëm ore tjetër duke ecur lart e poshtë nëpër po atë rrugicë, duke u përpjekur të kontaktonte me dikë në telefon. Trupin e Diegos e kishin marrë dhe do merrej në zotërim nga qyteti i Athinës. Ai donte që ta riciklonin, dhe prej tij të kishte një pemë që rritej. Hektorin e njoftuan se shoku i tij me sa dukej ishte një adhurues i Demetrës.

Hektori vuri buzën në gaz i befasuar. Nuk e kishte njohur këtë anë të tij të vetëndërgjegjësimit ndaj ambientit. Qyteti e refuzoi kërkesën e bërë me dëshirën e tij, natyrisht për mungesë fondesh. Madje edhe një kishë e madhe nuk u jepte lëmosha apo ndihma njerëzve. Veçanërisht atyre që vdisnin.

Hektori u mendua për një çast.

“Do të paguaj për funeralin, sipas dëshirës së tij. Më dërgo faturën.” 1200 euro, thoshte emaili.

Kontrolloi llogarinë e tij bankare. 1700 euro. “Thjesht do të ta shtoj tek pjesa tjetër që më detyrohesh, o bastard trap,” i tha ai vendit të njollosur me gjak.

“Më fal, zotëri?”

“Asgjë. Do merrem unë me këtë, ja tani.”

Mbylli telefonin, pagoi faturën elektronikisht dhe shkoi për të bërë pazar në ushqimore, edhe pse thjesht mendimi për të ngrënë ushqim tani për tani i sillte të përziera në stomak.

Pikëll Paj

Подняться наверх