Читать книгу Pikëll Paj - George Saoulidis - Страница 9

Оглавление

PJESA E KATËRT

Kanvasi mbërriti në kohë. Ai ecte përpara, dy djemtë që pallonte i kishte në krah, përveç tyre ishin dhe dy burra të tjerë me të. Ishin të rinj, Hektori nuk i kishte parë më parë. Ata qëndruan jashtë duke formuar një perimetër çlodhës dhe Hektori u ngrit të shkonte te dera për t’i përshëndetur.

“Kanvas, o shoku im, dukesh shumë mirë sot!”

“Kurse ti, dukesh si mut,” i tha Kanvasi. “Mora një krem zbutës për qeskat poshtë syve siç i ke dhe ti, bën mrekullira.”

“Dhe unë do doja ta provoja, të lutem më dërgo ndonjë mostër. Dhe hajde hyr brenda.”

Kanvasi rregulloi mitralozin e rëndë që i varej mbi sup dhe psherëtiu. “Kur njerëzit tregohen kaq shumë të sjellshëm, e di se ata nuk do ta kruajnë me mua.”

“Kohët kanë qenë të vështira,” i tha Hektori, me kokën që i tundej sa lart poshtë. “Por unë kam nja, katër-mijë.”

Kanvasi i hodhi sërish një shikim të shpejtë Anxhelos dhe tundi kokën. “Katër-mijë është diçka që mund t’ua tregoj eprorëve të mi, sot për sot.”

“Jo, nuk është nevoja-”

Anxhelo goditi me shkelm një nga ekspozitorët dhe e përplasi poshtë në dysheme. Ai bjondi i vogël kurvë. Hektori u drodh por nuk ia vuri veshin dëmit që iu bë. “Dhe unë kam diçka që besoj se do të të pëlqejë. Le ta quajmë dhuratë.”

Kanvasi ngriti njërën vetull. “Oh?”

“Më ndiq pas, e kam brenda në dyqan.”

Hektori ktheu shpejt shpinën dhe burri gjigand i vajti pas.

“Tani, kjo këtu, është një punë artistike. Është absolutisht unike në gjithë botën, askush tjetër nuk e ka një të tillë.”

Kanvasi rrudhi vetullat. “Është e pazakontë. Çfarë është kjo, një gjysëm parzmore?”

“Është një parzmore seksi, o shoku im seksi. Shife. Të lutem provoje, mora guximin ta përshtas sipas masës që ke.”

Kanvasi i hodhi prapë një shikim shkarazi Anxhelos dhe ai kurva ngriti pushkën ca centimentra më lart, për të mbuluar shefin e tij për çdo rast. Kanvasi hoqi rrobat aty në vend, parzmoren që mbante veshur e hodhi pjesë pjesë në dysheme.

“Ka një dhomë për t’u ndërruar aty në të djathtë - Oh, mirë pra, me atë trup që ke, nuk ka asgjë për të pasur ndrojtje.” Hektori e hodhi vështrimin pikërisht te dhoma.

Kanvasi i hodhi sytë përdhe, i nevrikosur. “E si ta vesh-”

Hektori i rregulloi rripat.

“Tani, përfytyro sikur po ecën rreth e qark me këtë, me kraharorin dhe muskujt e tu të barkut tepër të skalitur, tamam ashtu siç do të të pëlqente. Mund ta nxjerrësh në pah, ti mund të jesh Kanvasi!”

Kanvasi pa shëmbëlltyrën e vet në pasqyrë.

Anxhelo iu afrua afër, me pamjen e tij plot epsh.

Po! Hektori iu përmbajt entuziazmit që kish. Por bëri vetëm një gjest duke rënë me grusht kot në ajër.

“Si dukem?” pyeti Kanvasi.

“I jashtëzakonshëm dhe seksi,” fishkëlleu Anxhelo. “Më pëlqen shumë. Në fakt, të dëshiroj ja që këtu.”

“Shkëlqyeshëm. Dhe kjo i ndal plumbat?”

Hektori kaloi krejtësisht në rolin e shitësit të mirëfilltë. “Cilësi e lartë e metamaterialit, e shndërron gjatë goditjes në material edhe më të mirë se Kevlari, që as thika nuk e shpon. Nxjerr në pah format e trupit dhe të mbron në të njëjtën kohë. Kosto tepër e lartë për centimetër, vetëm njerëzit e famshëm dhe VIP-at e korporatave mund ta përballojnë.” Pastaj u kthye dhe tha si padashur, “E vesh Viko këtë.”

Me ta përmendur emrin e njeriut të famshëm, Kanvasi u gjallërua.

“Viko? Seriozisht e ke?”

“Nuk largohet nga shtëpia pa të veshur. Punë sipas klientit, me këto duar ja këtu.” Hektori luajti gishtat. “Ti e di që unë nuk u tregoj klientëve të mi por e di se mund të kem besim te ty.”

Kanvasi i hodhi një sy vetes në pasqyrë edhe disa herë të tjera. Dukej vërtet shumë mirë, Hektorit i duhej ta pranonte këtë gjë. Një titan plot muskuj, inteligjent, i stërvitur, i armatosur gjer në dhëmbë por me pjesë të tejdukshme të endura në vende pikante. Me të vërtetë i jashtëzakonshëm dhe seksi.

Hektori u ndje disi krenar.

Tani sikur të mund të jetonte për të shijuar emocionin.

Kanvasi iu afrua afër dhe Hektori u tremb. Ai i dha një goditje në sup dhe i shfaqi dhëmbët e tij të përsosur. “Më pëlqen.”

Hektori mori frymë për herë të parë gjatë gjithë këtyre orëve.

Pikëll Paj

Подняться наверх