Читать книгу Pikëll Paj - George Saoulidis - Страница 18

Оглавление

PJESA E TREMBËDHJETË

Ambulanca ndriçoi rrugën në drita blu. Ishte natën vonë. Nga dritaret e tyre, njerëzit kundronin jashtë, për të parë me kureshtje se çfarë ishte gjithë ajo zhurmë.

“E çuditshmja është se, në lagjen e tij, zakonisht ne marrim, nuk shpërndajmë. Vër firmën këtu, të lutem,” i tha mjeku dhe i nxori një tablet që ta firmoste elektronikisht.

“Ti nuk mund ta lësh atë këtu,” U ankua Hektori.

Mjeku e vështroi në fytyrë. “A nuk jeni ju pronari i regjistruar i kësaj atleteje?”

“Po… Por-”

“Atëherë, është problemi juaj, jo i imi. E rregulluan aty poshtë në ER dhe tani ajo ka nevojë vetëm të marrë veten. Mund t’i hedhësh një sy Pyetjeve të Shpejta në sitin tonë të web-it për udhëzime apo diçka tjetër që mund të të duhet.”

“Cili sit web?”

“Thjesht shiko tek Pyetjet e Zakonshme mbi Cyberpink-un në sitin Apollo Medical.”

Hektori rrahu qepallat dhe theksoi duke pyetur. “Pra kjo është e zakonshme?”

“Më shumë se sa mund ta mendosh,” i tha mjeku dhe kontrolloi fletat. U duk i kënaqur dhe thirri kolegun e tij, i cili u bë gati të shtynte nga mbrapa ambulancës. “Kështu pra, ku e do?”

Pikëll Paj

Подняться наверх