Читать книгу Pikëll Paj - George Saoulidis - Страница 8

Оглавление

PJESA E TRETË

Ai mbylli dyqanin dhe shkoi lart në apartamentin e vet. Shkroi ca mesazhe në email, piu pak uzo të lirë, dhe pastaj ua dërgoi mesazhet klientëve me kriptim PGP. Ishte mesi i natës por dhe klientët e tij nuk kishin tamam një punë me orar 9 me 5, më e pakta që mund të thuhej.

Rrëkëlleu edhe ca gota të tjera me uzo për të marrë pak forcë, dhe pastaj doli në ballkon. Athina dukej e paqtë. Fushëpamja nuk ishte edhe aq e gjerë, vetëm një qiell i mjegullt, me ngjyrë të kafenjtë në të verdhë për shkak të smogut. Ndriçuesit LED në rrugë e tregonin akoma më keq. Ai gjendej në një rrugë paralele me bulevardin Syggrou. Aty kishte disa dyqane, artizanale si e tija, me artikuj të veçantë. Fishekzjarre me porosi, doreza sporti, vegla, lodra seksi. Klientë të një shumëllojshmërie gjërash mos pyet-mos thuaj. Pseudonime, negocime nëpërmjet kanaleve të kriptuara, pagesë në kriptomonedha.

Të gjitha gjërat e zakonshme.

I duhej të kishte 10 mijë për Kanvasin nesër. I hodhi një sy orës nga ai cep shikimi që kishte. Ngeleshin edhe trembëdhjetë orë.

Kanvasi, polici lokal i Mbrojtjes së Zonës, do të vërtitej aty çdo muaj dhe do kërkonte ndonjë thelë. Në këmbim të kësaj, do t’i ofrohej siguri nga rreziqet, sidomos nga ai vetë. Kanvasi ishte një burrë gjigand, si një kullë e lartë plot muskuj dhe forcë. I pëlqente të pallonte djem. Dy djem, në veçanti, që quheshin Mikael dhe Anxhelo. Dhe i pëlqente të bënte shëtitje të gjata teposhtë dyqaneve, ndërkohë që ruante qetësinë, dhe të hiqte gjakun e armiqve të tij për ta lyer pastaj te trupi i vet. I pëlqente ta kishte të lyer trupin me gjakun e një prej djemve që pallonte ndërkohë që vazhdonte të pallonte atë tjetrin.

Vërtet që ekzistonin video dhe gjithçka tjetër për të.

Hektori e kishte parë videon ndërsa mbante sytë mbyllur gjatë gjithë kohës që shfaqej. I duhej ta pranonte se ishte një goxha porno, me dy kushte: E para se njerëzve u pëlqejnë videot me tre gei, gjë që Hektorit aspak. Dhe e dyta, përtej kësaj mund ta merrni mend se për ta mundësuar këtë pjesë pornografike, ndonjëri edhe mund të vdiste nën dhimbje.

Dhe ky njeri zëre se brenda ca orëve, po vinte t’i trokiste te dera.

I harroi emailat.

Hektori u kthye prapë brenda dhe hapi aplikacionin e kriptuar. Do bënte ca telefonata dhe do ngacmonte disa njerëz. E çfarë do bënin ata? Ta vrisnin?

“Po, hollësitë i keni në emailin që jua dërgova. Rregullojeni tani me një pagesë paraprake dhe do merrni një zbritje 50% për dhjetë parzmoret e trupit. Epo, mund ta thonit këtë. Shkëlqyeshëm. Sapo të kryhet pagesa, do lidhem sërish me ju për ndonjë hollësi më shumë që dëshironi, në rregull? Mrekulli, është vërtet fantastike të bëj biznes me ju.”

E mbylli telefonin. Po! Katër mijë euro. Dhe kjo ishte diçka.

Të tjerët nuk i ishin përgjigjur, ose thonin se tani për tani nuk u nevojitej gjë. Hektori pa lajmet, nuk kishte asgjë të tillë si goditje me armë, grabitje, vrasje nëpër kompani, asgjë fare.

Dreq.

Biznesi kishte një rritje galopante çmimesh kur ndodhte një situatë e tillë. E ndjente veten si ata shpendët grabitqarë, por çfarë i duhej të bënte tjetër? Mos të ndihej i lumtur kur një sulm terrorist në qendër të qytetit i sillte pesë klientë të rinj brenda një dite?

I dha fund uzos që kishte ngelur, menjëherë. U lëshua mbi tavolinë, ishte i karikuar dhe kishte akoma një zell që s’po i pushonte. Gjumë? Bah. Do flinte kur të ishte i vdekur.

E kyçi në mendjen e vet profilin social të Kanvasit dhe nisi të ecte rreth e përqark punishtes.

Aty duhet të kishte diçka që mund t’i shpëtonte bythën.

Dhe kjo parzmore për dyluftim të ashpër? Mund ta përshtaste për atë burrë vigan. Por ishte e rëndë, e shëmtuar madje. E bërë kastile për mbrojtje maksimale. Sigurisht, që të shtinte frikën por Kanvasi nuk kishte nevojë për ndihmë në atë fushë.

Një helmetë? Diçka me shkëlqim? Po çfarë u pëlqente gei-ve? Lulet?

Hektori qeshi nën hundë, ankthi mbi vdekjen që po i afrohej i solli pështjellim, por nuk mund ta ndalte dot. Ja, me mendje vizatoi veten sikur po i tregonte titanit një helmetë me lule, dhe pastaj tek shkelte tamam në vendin ku gjendej një pellg me gjak, ku pastaj Mikaeli fuste fshesën dhe e fshinte lehtë me fëshfërimë.

Jo.

I duhej diçka që Kanvasi ta donte tmerrësisht.

Hektori ndali para asaj që ai e quante mburoja-zuskë. Ai nuk e reklamonte si të tillë, por në këtë rrugë ajo mund të ishte madje një reklamë e mirë.

Ishte një parzmore e tejdukshme, elastike. Një mburojë-kraharori për gratë, një mburojë që shndërrohej në të lëngshme kur merrte goditje dhe mund ta përthithte një goditje plumbi, e tejdukshme aq sa mund t’u shfaqte trupin dhe/ose të brendshmet e shtrenjta. Rezistente ndaj thikës, ndaj ujit, e rehatshme. Nuk mund të të mbronte nga armët e kalibrit më të lartë por sigurisht që për të do duhej më shumë material mbushës. Kjo kishte një qëllim të veçantë në vetvete, mbrojtje vetjake me stil.

Hektori e ngriti në duar. Ishte e vogël, zor se mund ta mbulonte Kanvasin nga e majta, le më pastaj të gjithë kraharorin.

Ja pra, kjo ishte! Një art i vërtetë. Mund ta thurte me…

Hektori e përplasi parzmoren mbi tavolinën e tij të punës, gjumi i iku krejt, mendja iu bë më e mprehtë se kurrë. Vdekja që po i afrohej, e bën një gjë të tillë te njeriu. Kishte dhe ca orë kohë për të punuar. Dhe mund t’ia dilte. Të porosiste dhe ca pjesë, që do vinin nga ora njëmbëdhjetë…

Kapi çekanin. “Hefest më jep forcë, ta kushtoj ty këtë si pjesën time më të çmuar,” murmuriti ai, dhe iu përvesh punës.

Pikëll Paj

Подняться наверх