Читать книгу Pikëll Paj - George Saoulidis - Страница 15
ОглавлениеPJESA E DHJETË
“Mrekulli zemër ja ku qenke,” tha burri trashaluq, duke lëvizur kursorin në kompjuter. Dhoma e hakerit ishte plot me kompjutera të prishur dhe pije freskuese.
“Toni, ende nuk e kuptoj këtë gjënë mbi pronësinë e blokçein-it.”
“Shkelës, o njeri. Është emri im -” u ankua hakeri.
“Kurrë nuk do të thërras kështu. Tani boll më harxhove kohë. Sqaroje,” tha ai, me pamje të mërzitur, duke e shtyrë që të vazhdonte më tej.
Toni, hakeri piu një gllënjkë dhe u fut në mendime. “Shiko, blokçein-i është publik dhe i pandryshueshëm. Është një regjistër publik i kujt që dërgon çfarë.”
“Unë përdor kriptomonedha, i kam pak a shumë. Në rregull. Si më hyn në punë ky shkopi?”
“Ky shkopi thjesht mban paramonën, tastin thurje të pronësisë së një atleti të caktuar. Në këtë rast, është e njëfarë Peti Ru,” Toni paraqiti imazhin e një atleteje.
Emri | Patricia Georgiu |
Pseudonimi | Peti Ru |
Forca | 2 |
Shpejtësia | 1 |
Strategjia | 3 |
Sensualiteti | 1 |
Madhësia e Kupës | D |
Rritjet | 21% |
Skuadra | Vajzat e Hijshme (Zëvendësim i Përkohshëm) |
Pozicioni | Sulmuese (Shpatë dhe Mburojë) |
Fitore | 4 |
Humbje | 67 |
Të ardhurat | 4500 |
Sponsorizimet | Asnjë |
Hektori u përkul përpara, çuditërisht jo më i mërzitur. “4500 të ardhura, pra euro në muaj?” Fishkëlleu ai. Nuk ishte ndonjë fat kushedi, por atij i duheshin tre porosi të plota për të arritur atë nivel të ardhurash me dyqanin e tij, gjithashtu ai kishte edhe shpenzime dhe kosto materiali që duhej t’i merrte parasysh.
“Po. Më lër të ngarkoj Aplikacionin e Pronarëve të Cyberpink-ut te filmi jot…”
Sapo u shfaq, Hektori preku me gisht tastin instalo, sytë nuk i hiqeshin nga faqja e të dhënave.
“Dhe tani tasti thurje e pronësisë…” Toni preku me gishta tastierën. “Të presim për ca sekonda. Tre konfirmime. Shtatë. U krye.” Ktheu karrigen dhe provoi një lëng portokalli plot me sheqer. “Ti tani je zotëruesi krenar i një atleteje Cyberpink. Kontrata paramone e saj të përket ty.”
Hektori u ul përsëri dhe mori frymë. “Dhe unë thjesht jam bërë një pronar skllaveje? Kështu është? Po si është e ligjshme kjo?”
“Borxh,” Tha Toni, duke pickuar ajrin përpara sikur fjala t’i rridhte nga gishtat. “Borxh dërrmues, masiv. Nuk është skllavëri, në aspektin jo teknik. Është varësi me borxh. Vajzat thjesht shlyejnë atë çfarë u detyrohen korporatave me anë të ardhurave që nxjerrin. Natyrisht, dëmtimet dhe kostot e mirëmbajtjes vazhdojnë të bëhen kapicë, bashkë me interesin dhe tarifat për vonesat. Është e gjitha përsosmërisht ligjore sipas kontratave që kemi nënshkruar ne të gjithë, dhe ato u nënshtrohen Cyberpink-ut për vite me radhë para se të jenë afër shlyerjes së borxheve që kanë.”
“Kështu që unë nuk kam një skllave, thjesht kam borxhin që më detyrohet ajo, derisa ajo ta shlyejë, teknikisht ajo është e imja, dhe bëj me të çfarë dua unë.”
Toni lëpiu buzët me një mënyrë të neveritshme. “A ke ndonjë ide?”
“Po!” Tha Hektori, me sy të zgurdulluar. “Unë do ta vë atë të punojë dhe të shlyejë borxhet e mia.”