Читать книгу Pikëll Paj - George Saoulidis - Страница 7

Оглавление

PJESA E DYTË

“Çfarë më duhet që të bëj me këtë?” tha Hektori, duke e shtyrë përsëri fleshin.

Klienti ishte nervoz, e pakta që mund të thuhet. Ai nuk reshte së lëpiri buzët, së kruari bërrylin deri sa i doli gjak, dhe vetëm gjysma e këtyre veprimeve vinte si rrjedhojë e abuzimit me substancat narkotike. “Hajde, o njeri, është kolateral. Do të ta paguaj pjesën tjetër sapo të marr ndonjë fitim. E mora një bakshish o njeri. E mora një bakshish.”

Hektori u ul përsëri në karrigen e tij dhe nxori një psherëtimë të fortë. Ai kurrë nuk rrinte ulur kur një klient i paraqitej në dyqan, por Diego nuk ishte më një klient i mirë. Një klient që ekzistonte prej shumë kohësh, sigurisht, po a ishte një klient i mirë?

Bah…

Kapi një parzmore dhe vazhdoi të punonte mbi të për t’i zënë duart me punë ndërkohë që drogaxhiu i kërkoi ndjesë dhe vazhdoi akoma më tej duke i thënë sesi më në fund arriti rezultatin e tij të lartë dhe sesi i shlyu borxhet.

Rregulloi një pjesë te parakrahu, klienti i ishte ankuar se i ngacmonte lëkurën dhe nuk ndihej rehat nga kjo. Përshtatja e parzmores ishte fusha e tij e ekspertizës, kështu që vetëm mori veglat dhe e rregulloi. Po, lëvizi gishtat në pjesën e harkuar, aty kishte vërtet një buzë të mprehtë që mund të prekte copën. Vetëm një endje shumë të vogël dhe një shirit cope për ta bërë më të butë. Hektori preu shiritin me dhëmbë dhe si mjeshtër që ishte, e ngjiti te vendi. E endi rreth e përqark në dritë, saqë mezi mund të shihje mespërmes saj.

“O njeri i turneut, ty po të them, do bëhemi të pasur! Jashtëzakonisht të pasur.” Diego e vuri përsëri fleshin mbi tryezë. Me gishtat e tij të papastër, thonjtë akoma më keq, rrobat që kundërmonin erë nga droga, e vuri fleshin mbi tryezë me përulësi.

Çuditërisht, ishte e vetmja gjë e pastër tek ai njeri.

“Shumë pisët, vërtet” tha Hektori, duke ngritur sytë prapë drejt klientit të tij. “Diego,” i kërkoi ai. “Për të fundit herë, unë nuk jam manaxher sportesh. Unë bëj parzmore. I rregulloj ato. I përshtas sipas porosisë. Kjo është e gjitha çka ka bërë im atë, dhe gjithçka që unë di të bëj. Unë di një lesh në lidhje me sportet.”

“Por-Por kjo është, po ju them, është e përsosur. Vajzat, ato veshin parzmore. A nuk e shikoni, është një ndeshje e bërë në parajsë?” Diego mbështolli duart me njëra tjetrën për ta theksuar akoma dhe më shumë atë që sapo tha.

Hektori mori frymë me zor dhe menjëherë u pendua për këtë. Era ishte… e fortë. “Diego, thjesht ma lër peng dhe, të paktën më sill një pjesë të parave që më detyrohesh,” i përmendi ai atë detyrimin që tashmë i kishte kaluar afati.

“Ejj, o njeri, të besoj ty si gruas sime.”

“Kjo është… uauuu. Thjesht të themi, e gabuar, në kaq shumë aspekte.”

“Dyqani i pengjeve thjesht do ta shesë,” tha Diego, me kokën e ulur poshtë. Pastroi thonjtë e tij me nervozizëm. “Të paktën me ty, e di se do sillen mirë, ashtu si me mua.”

Hektori u kërrus përpara dhe e hodhi parzmoren e kraharorit mënjanë. “Diego, të lutem mos më gjyko për keq, por më duhet të ta them këtë gjë dhe do mundohem të jem sa më i qartë të mundem. S’më duhet fare për gruan tënde. S’më duhet fare për bastet e tua. Më nevojiten paratë që më detyrohesh. Do t’i marrë nesër Kanvasi. Jepi drejtim, shite zinxhirin, sido që të jetë.”

Diego kafshoi buzët, sytë u lëshuan rreth e rrotull, aty jashtë, teposhtë rrugës. Hektori mund ta nuhaste se ai njeri donte t’ia mbathte, por nuk po e ndalte dot. Ishte një rast i humbur. Duhej ta dinte më mirë sesi të punonte me një drogaxhi, por Diego kishte qenë klient i tij për një kohë të gjatë. I ati do t’i kishte dhënë drejtim në çast, por Hektori ishte shumë i butë për të bërë biznes.

Asnjë çudi nuk po i ndodhte.

Karrigia pati një kërcitje. Raftet e tij ishin praktikisht të zbrazët. Klientët e tij jo-ekzistentë.

U kthye beftas me karrige dhe mori një vendim. “Diego, dil jashtë ta marrë dreqi, dhe më sill paratë e mia. Të lutem. Tani më lër të merrem me telefonatat që kam me klientët që aktualisht po paguajnë në mënyrë që të shënoj porositë e minutës së fundit.”

Dhe i ktheu kurrizin.

Diego ngriu dhe nuk tha asgjë për disa çaste. Pastaj doli nga dyqani duke tërhequr këmbët zvarrë.

Pikëll Paj

Подняться наверх